Jeta erotike e Dashit

Jeta erotike e Dashit

Mashkulli Dash

Jeni të Dashuruar me një mashkull Dash? Atëher keni një mashkull të vërtetë krah jush! Udhëhiqet nga Marsi, nga planeti I flaktë dhe I kuq dhe është I fuqishëm dhe guximtar, energjik dhe seksual, I gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Do të digjeni së bashku në flakën e pasionit dhe të ndjenjave, pasi di sesi të japë plotësisht veten por edhe të jetë tolerant me partneren e tij. Disa herë I mungon diskrecioni dhe ndjeshmëria por kjo nuk është pengesë për ta dashuruar me shikimin e parë! Kur mashkulli Dash është i dashuruar, nuk dëshiron të presë. Menjëherë fillon të bëjë 1000 plane sesi ta fitojë objektit të pasionit të tij. Por fatkeqsisht sado shpejtë pasioni I tij rritet, aq shpejtë ajo zhduket. E sigurta është se jeta juaj me të nuk do të jetë kurrë e mërzitshme!

Si ta trajtoni?

Për t’i tërhequr vëmëndjen e tij, do duhet ta kënaqni në nevojat e tij personale. Zgjidhni të bëni dicka të guximshme, pasi mashkulli Dash është dashnor i rrezikut dhe të adventurës dhe duhet të aktivizoni mëndjen e tij për t’u fokusuar tek ju. Duke patur një dëshirë seksuale të ngritur, ka nevojë për taktikë dhe vecanërisht jetë seksuale energjike. Eshtë sulmues seksualisht dhe I paparashikueshëm dhe dëshiron gjithmonë të ketë përparësinë.Në të njëjtin moment, është shumë i kujdesshëm me femrën që dashuron, gati të luftojë (metaforikisht dhe plotë kuptimin e fjalës) për të, dhe kjo është ajo që e bën më tepër tërheqës.Të jeni ama të sjellshme me “egon” e tij.Mjaft vështirë të pranojë refuzimin më të vogël.

Gjëra që duhet të bëni për ta mbajtur pranë jush:

Mashkull Dash duhet të ndjejë ndjenja shumë të forta për të qëndruar në një lidhje, pavarësisht së krenaria e tij e pengon të tregojë ndjenjat e tij dhe c’farë mendon.Dëshiron të zgjedhë dhë të mos zgjidhet.Duhet t’i lejoni të ketë lirinë e tij, nëse doni ta mbani pranë jush dhe sigurisht të mos I ushtroni presion apo ta urdhëroni. Eshtë besnik por nëse ndihet I kufizuar nuk do mundet t’i kundërpërgjigjet tundimit. Për më tepër, nëse nuk mundeni të kënaqni nevojat e tij seksuale, pasi ka impulse të forta seksuale. Pavarësisht këtyre, të dini se mashkulli Dash nuk dëshiron t’ju lëndojë dhe nëse akoma ju humbet, do të tregojë akoma më shumë kujdes derisa ta falni. Shmangni shpërthimet seksuale, sepse do ta lodhni dhe do t’ju ikë shpejtë. Gjithashtu, merrni parasysh se jeta e beqarit nuk e besdis aspak, pasi I pëlqen të ndërrojë vazhdimisht partner.Duhet të përbëjë një ngjarje të jashtëzakonshme për të hapur rrugë dhe të vendosë për një lidhje të qëndrueshme.Fundja, është e pamundur të mërziteni me të.

Femra Dash

Femra Dash e gjen lumturinë e saj në një lidhje jetëgjatë.I pëlqen të ndajë gjithcka me partnerin e saj dhe është e dashur dhe e ndjeshme. Do të aleati juaj më I ngrohtë nëse jeni perkrah saj, besojini dhe kurajojeni. Eshtë një partnere e shkëlqyer për një mashkull që lufton për një arritje sociale, sepse do t’i japë të gjithë forcën dhe vendosshmërinë që ka. Nëse ndjen se nuk dashurohet, do të jetë kërkuese dhe e sforcuar. Mbi të gjitha, nuk do të durojë kurrë ta injorojnë dhe ta lënë pas dore. Nuk dëshiron një partner që do të merret më shumë me interesat e tij sesa me atë. I do ose të gjitha ose asgjë!

Si ta trajtoni?

Nëse dashuroni një femër dash, kurrë s’do t’ju mungojë enthusiazmi.Por jeni mashkull që mundet të trajtojë një femër qëështë e pavarur dhe e fortë?Ajo femër pasionante dhe shumë sentimentale dëshiron…zjarr dhe pret një…luftë për të ndezur pasionin e saj.Në lidhjet e saj me meshkujt është autoritare.Mundeni ose ta pranoni ose të largoheni. Nëse qëndroni, keni bërë lëshimin e parëpor do të shpërbleheni me dashurinë e saj. Do dashuri dhe lufton për ta marrë por asnjë burrë nuk do të bëhet zoti dhe pronari I saj. Kërkon një mashkull me të drejta të barabarta.Eshtë besnike, por qëndron e tillë në shkëmbim.Nëse e trajtoni me vetëpërmbajtje dhe I ofroni enthusiazmin që ka nëvojë, ajo femër e gjallë, e ndjeshme, mrekullueshme do të bëjë c’do gjë ju doni.

Gjëra që duhet të bëni për ta mbajtur pranë vetes?

Një femër Dash do t’ju joshi menjëherë. Rrezaton enthusiazëm, por nën ketë fuqi të jashtme fshihet një sjellje fëmijërore dhe sensuale.Nëse besoni se kjo fëmer është shumë e fortë dhe sulmuese, ndoshta nuk e keni marrë mundimin të shihni poshtë sipërfaqes.Mos prisni një jetë të qetë me këtë lloj femre. Nëse jeni tipi I mashkullit që do të vijë në shtëpi nga puna dhe të relaksohet, këtë harrojeni. Femra Dash nuk dëshiron një mashkull të ndënshtruar por një lidhje me vlera të barabarta ose sipas preferencës, dikë që mundet të jetë më I fuqishëm se ajo. Dashuria dhe miqësia zënë një pjesë të rëndësishme të jetës së saj sentimentale të femrës Dash dhe e kërkon me ngrohtësi. Eshtë shumë e ngrohtë dhe e sinqertë në shprehimin e ndjenjave të saj.Por kjo tendenca e saj mund ti shkaktojë shumë probleme, sepse mund të vendosë pa menduar një fejesë apo martesë, e ndikuar nga pasioni saj, me rezultat ndarjen. Nëse konsideroni se dashuria është një eksperiencë emocionuese dhe arrini të zbusni këtë femër, do të keni realisht një jetë emocionuese!

Sekretet e Dashit të zjarrtë dhe guximtar

Dashi e afron dashurinë fiks me të njëjtën mënyrë që afron gjithcka në jetë, papritmas dhe guximshëm.Dashi është shenja e parë e zodiakut dhe shenjëstron fillim e Pranverës.Dëshiron të ketëpërparësi, është gjuetar dhe preferon emocionin e gjuetisë, e humbet enthusiazmin e tij, kur e arrin prenë e tij.Kur flirton apo kur përpiqet të fitojë objektin e pasion e tij, është nënjë kërkim dhe lëvizje të vazhdueshme dhe ndihet I rrëmbyer nga emocionet e gjuetisë. Dashi është shenja e zjarrit, kështu që mundeni të jeni të sigurt se do të ekzistojë shumë ngrohtësi dhe pasion në lojën e dashurisë. Ana fizike e dashurisëështë e rëndësishme për një Dash, veprat janë ato që kanë rëndësi dhe jo fjalët. Marsi, planeti udhëheqës i Dashit, është një zot I luftës, kështu që ekziston gjithnjë dëshira për luftime dhe vepra.

Përputhshmëria e Dashit me shënjat e tjera të zodiakut

Për një Dash nuk vlejnë aq fjalët sentimentale të dashurisësa shprehja e tij e cila është: “më trego sesa më do”. Një Dash nuk do mundej të pëshpërisëëmbël në veshin e saj fjalë romantike, por do t’ju tregojë me vepra dashurinë e tij. Dëshiron të jetë epiqëndra e kujdesit, e shikon partnerin e tij si një pronësi dhe do të luftojë për të. Sepse është egoist, dëshiron e gjithë bota të dijë sesa i dhimbsur dhe partner erotikisht bujar është, kështu që shumë herë nga provat e dashurisë në realitet rrjedhin nga zemra e tij, në thellësi dëshiron të shprehë sesa fatlum është partneri I tij erotic që e ka në jetën e tij. Kur është jashtë në botë do të bëjë shumë lajka për burrin/gruan e jetës së tij/saj, por dëshiron vazhdimisht ta vërtetojë se e ka në pëllëmbë të dorës.

Aq sa meshkujt, aq edhe femrat Dash, nuk durojnë dot rutinën dhe mërzitjen në një lidhje, bëjnë gjithcka për tëekzistuar gjithnjë dicka e re. Një Dash nuk kushton rëndësi detajeve të vogla, si për shëmbull të hapë derën, por kur bëhet fjalë për gjëra më të rëndësishme, është aty pranë jush.Seksualiteti është shumë i rëndësishëm në një lidhje erotike dhe nxitohet të ndodhet seksualisht me objektin e tij të dëshiruar shumë më shpejtë se shenjat e tjera.Eshtë guximtar, egoist dhe autoritar, por nxitimi dhe enthusiazmi I tij e bëjnë të dashurohet plotësisht lehtë.

Nëse jeni të dashuruar me një Dash, prisni të rrethoheni ngushtë dhe të jetoni një pasion dhe romantizëm të fortë tëëndërrave tuaja. Nëse nuk mundeni të përmbani emocionet e gjuetisë gjallë dhe ti jepni pasion të theksuar, do të lodhet dhe do të largohet nga jeta juaj. Dashi juaj sigurisht do të përpiqet dhe luftojë për të mbajtur pasionin, por duhet dhe jut ë gjeni mënyra për ta mbajtur flakën gjallë. Si të jeni Dash, si të jeni të dashuruar më një Dash, një gjëështë e sigurt: Jeta juaj erotike s’do të jetë kurrë e mërzitshme.

Përputhshmëria erotike e Dashit me shenjat e tjera të zodiakut

Shenjat më të përputhshme për një Dash janë Luani, I cili është udhëheqësi i shtëpisë së pestë diellorë të tij, të fushës së dashurisë dhe romantizmit dhe pas tij ndjek Shigjetari.Së bashku mund të krijojnë shumë dhe ekziston një energji e theksuar por disa herë ama energjia aq e madhe në një lidhje mund të mos jetë një gjë dhe aq e mirë, pasi Dashi nuk dëshiron të ketë konkurent, pasi vendi kryesor I përket atij. Nëse janë tëdy Dash në një lidhje, kjo do mundej të nënkuptojë shkatërrimin, pasi të dy konkurojnë për vëndin e parë. Dy sheaf në një lidhje ështëpak e vështirë të bashkëjetojnë, dhe falë të shumë përplasjeve, lidhja gjatë kohës do të zbehet. Do duhet tëdy të përshtaten dhe të ndajnë frenat. Ndërkohë, kjo do të jetë një lidhje shumë, shumë pasionante.

Shenja e kundërt e Dashit, Peshorja, e cila është dipllomate dhe pajtuese, e josh Dash, pasi qetësia dhe paqja në sjelljen e saj, e qetëson nga tensioni dhe është fiks c’farë ka nevojë për të zbutur këtë energji pasionante dhe të madhe të tij.

Gaforrja sensitive dhe Peshqit ëndërrimtar mund të konsiderojnë se Dashi nuk mund të kuptojë luhatjet e humorit të Gaforres dhe të Peshqëve, kështu që ndajnë dëshirën për gjëra të reja.Të dyja shenjat duan të ndihen të mbrojtura dhe të kenë një prezencë të fortë në jetën e tyre.Ky kombinim do mundej të funksiononte nëse nuk ekzistojnë cështje pushteti dhe kontrolli.

Dashi dhe Dashi: Ndjenja pasionante dhe të zjarrta krijohen në këtë lidhje, gjë që do të kuptojë se lidhja nuk do të bëhet kurrë e mërzitshme. Sfida do të jetë ama sesi do të bëjnë bashkë 2 shefa në një lidhje. Kërkohet me patjetër kompromis.

Dashi dhe Demi: Dashi është i shpejtë dhe pasionant pasi Demi është I avasht, I duruar dhe I ndjeshëm. Nëse takohen në një moment kohor të duhur, secili ka shumë për t’i mësuar njëri tjetrit.

Dashi dhe Binjakët: Flirtim të theksuar, kimi erotike dhe shumë biseda drejtojnë në një lidhje erotike shumë pasionante. Nëse ky cift mundet të shmangi debatet e fjalëve për gjëra të parëndësishme, nuk bëhet fjalë të lodhen njëri me tjetrin.

Dashi dhe Gaforrja : Të kundërtat joshen dhe kanë të dy një kurjozitet të njohin njeri tjetrin. Uji me zjarrin prodhojnë avull dhe shumë argëtim në shtrat.

Dashi dhe Luani : Të dyjanë të krijuaj njeri për tjetrin dhe bashkë ndjejnë pasion të fortë dhe ndjenja. Do të ekzistojë ama luftë për pushtet, por shumë argëtim në shtrat brenda kundërshtimeve.

Dashi dhe Virgjëresha : Një tërheqje direkte erotike që nuk mund të zgjasë përtej takimeve të para. Joshja erotike është sipërfaqësore dhe kjo lidhje mund të funksionojë vetëm me durim nga të dyja palët.

Dashi dhe Peshorja : Të dy gjysmat e një tërësie është ky cift së bashku dhe këtu vlen rregulli se të kundërtan tërhiqen për të krijuar një lidhje me gjatësi dhe joshte të fortë seksuale. Secili gjen tëk tjetri atë c’farë kërkon.

Dashi dhe Akrep :Do të jetë e vështirë të rezistojë njeri tjetrin, pasi dashuria vjen me shikimin e parë dhe është e vështirë të mos jenë bashkë. Kimia seksuale do t’i kaplojë.

Dashi dhe Shigjetari : Ky cift ka shumë gjasa të nxitohet për të bërë gjëra së bashku, pasi ndikohen nga enthusiazmi dhe spontaniteti tyre. Ekziston mundësia 50/50 të jetë një lidhje e bekuar nga qiejt apo një zhytje erotike.

Dashi dhe Bricjapi : Munden të arrijnë shumë bashkë, por ka shumë gjasa të ketë një fillim të paqëndrueshëm. Këto dy shenja thjesht nuk e kuptojnë njeri tjetrin.

Dashi dhe Ujori : Jeta nuk do të jetë kurrë e mërzitshme me një cift që janë fillimisht shoqë dhe më pas dashnorë. Do vazhdojë të enthusiazmonë njëri tjetrin dhe të dy do mendojnë se janë fatlum që janë bashkë.

Dashi dhe Peshqit : Peshqit përmbajnë flakën e Dashit por ekziston një fuqi e pashpjegueshme që i bashkon bashkë. Kurrë nuk do ta kuptojnë njëri tjetrin, por ndoshta do duan të kalojnë një jetë bashkë duke u përpjekur.

 

 

Shiko gjithashtu