Hëna jashtë trajektores dhe planetet në lëvizje

                               Hëna jashtë trajektores dhe planetet në lëvizje

 

Shumë koinçidenca ndodhin në rutinën tonë për të qenë thjesht një ngjarje e rastësishme. Kur gjërat nuk ju ecin mirë dhe mund të shpjegoni përse-në. Shikoni trajektoren e Hënës dhe të planeteve dhe do të nxirrni menjëherë konkluzionin tuaj...

 

Është vënë re që herë pas here me “Hënën jashtë trajektores” ndodhin gjëra “të çuditshme” si: rrobat të cilat i blejmë përfundimisht, të mos na bëjnë ose ndoshta kanë difekt dhe nganjëherë grisen nga pakujdesia. Kërkesat që bëjmë mbeten të papërmbushura dhe nuk marrin përgjigje ose zakonisht përgjigja nuk na kënaq. Udhëtime të cilat vendosen ose nuk realizohen asnjëherë, vërejmë që vonojnë ose u kalon koha. Porosi që mund të bëjmë vonojnë jashtë mase. Kontakte të natyrave të ndryshme nuk japin rezultat dhe qëndrojnë “meteor”. Marrëveshje të çdo lloj forme, dalin nga kontrolli jonë.

Gjëra të tilla të ndryshme ndodhin për çdo lloj gjëje që fillon brenda një kohe të tillë dhe jo për diçka që zhvillohet, ndërkohë ka filluar një moment tjetër. Duket se truri njerëzor nuk funksinon në mënyrë perfekte për shkak të kushteve dhe jep rezultate të papranueshme. Synoni të zbatoni programe të rutinës si pastrimin e ambjenteve ose sendeve, mirëmbajtjen e tyre, shplodhje dhe gjumë ose shijoni një muzikë të bukur, largoni ankthin me çdo mënyrë. Këshilla është: Ecni si ecën dallga e jetës.

Për të patur kontrollin e zhvillimeve, shmangni çdo lloj fillimi të rëndësishëm marrëdhëniesh, pune ose të ndonjë aktiviteti tjetër dhe mos merrni vendime të rëndësishme dhe iniciativa.

 

Periudhat e planeteve në lëvizje.

Ekzistojnë periudha kohore që kemi planete në lëvizje në drejtim të kundërt. Këto periudha kanë një rëndësi të veçantë nga ana astrologjike dhe mbi të gjitha lidhen me vonesat në planet tona. Këto vonesa kanë si synim të na vendosin procedura ndryshimi ose rishikimi të planit tonë, në mënyrë që të kemi sukses më të madh. Por nëse këmbëngulim të vazhdojmë siç kemi planifikuar, atëherë shumë gjëra të çuditshme ndodhin. Diçka e re në llojin e tij shumë herë ka sukses më të madh nëse fillon në një periudhë të një planeti në lëvizje të kundërt.

 

Kalimi Mërkurit:

Vonesë dhe ters ose mungesë kujdesi kundrejt detajeve. Analizoni me vëmendje detajet në fillimet e çdo sektori të rëndësishëm, por dhe në kontrata gojore ose të shkruara.

Egziston rreziku i vonesave të mëdha ose i moskryerjes për shkak të pengesave nga të tjerë që ndikojnë mbi situatën ose përballim i papjekur i detajeve të punës, për të cilën bëhet fjalë të fillojmë. Nëse doktori juaj personal ju cakton ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale mirë do të ishte t’i linit për më vonë gjatë periudhave që Mërkuri do të jetë në drejtimin normal të tij. Tregoni kujdes që të mos humbni letra të rëndësishme ose një objekt të nevojshëm, mos nënshkruani diçka e cila nuk është sqaruar plotësisht. Kompjuterat elektronik kërkojnë kujdes në përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Merrni masat e duhura për të mos humbur të dhënat e ruajtura.

Pajisjet elektronike të cilat kanë dëmtime për shkak të vjetërsisë në një periudhë të tillë i nxjerrin ato në pah.

 

Kalimi i Afërditës:

Duhen rishikuar zgjedhjet të cilat bëhen me kriter ekonomik ose sentimental. Është mundësia për të parë se çfarë na pëlqen dhe çfarë jo duke zbuluar, arsyet të cilat na drejtuan në këtë zgjedhje. Lidhet me vlerësimet e marrëdhënieve njerëzore erotike dhe të tjera.

 

Kalimi i Marsit:

Shmangni fillime të rëndësishme aktivitetesh dhe biznesesh gjithashtu dhe realizimin e planeve dhe të programeve. Për ndërhyrje kirurgjikale të mundshme duhet të merni të paktën dhe një mendim të dytë nga doktori.

 

Kalimi i Jupiterit:

Shmangni të planifikoni udhëtime dhe të merrni vendime për plane afatgjata, të zgjidhni çështje ligjore të filloni fushata publicitare ose botime. Një tjetër faktor ka plane të ndryshme ose mendime të ndryshme me ju dhe do t’ju vonojnë. Planetet e mëposhtëm lidhen me situata më të përgjithshme të jetës.

 

Kalimi i Saturnit:

Mos lini gjëra pezull, t’i përfundoni një nga një të gjitha punët tuaja.

Kërkon që të rishikoni nga fillimi bazat e punës tuaj dhe vonon realizimin e planit tuaj. Mjetet dhe bashkëpunëtorët tuaj ndoshta duhet të rifreskohen. Pengesat e jashtme është e vështirë që t’i kapërceni.

 

Kalimi Uranit:

Zbulime ose kërkime që ju ndodhin ju drejtojnë në zhvillime të shpejta me sukses. Mos ia deklaroni askujt hapat tuaja të ardhshme, deri sa të dilni nga situata e vështirë në të cilën ndodheni. Prisni momentin e duhur për veprim. Mendoni mirë para se të merrni pjesë në aktivitete në grup.

 

Kalimi i Neptunit:

Ndodhin verifikime në lidhje me mashtrimet të cilat ju janë bërë. Mund të përcaktoni me lehtësi kufijtë e mundësive tuaja midis ëndrrës dhe realitetit. Është mundësia të filloni procedurat e dorëheqjes nga situata dhe ambjente të cilat ju rëndojnë.

 

Kalimi i Plutonit:

Ndodhin tronditje dhe duhet të qëndroni të qetë sikur nuk po ndodh asgjë. Mendohuni mirë para se të hyni ose të dilni nga organizata ose përfitime të mëdha ekonomike në të cilat jeni përfshirë.

 

Në të gjitha periudhat kohore të mëparshme të levizjeve në drejtim të kundërt të planeteve, nëse nuk mund të shmangni aktivitetet në të cilat do merrni pjesë kërkoni nga një astrolog me eksperiencë këshilla të bazuara mbi horoskopin tuaj individual, kur dhe si të veproni.

 

https://www.youtube.com/watch?v=KjYQrNL1Zg8

 

 

 

 

 

 

 

Shiko gjithashtu