Hëna e Re tek Demi

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Hëna e Re tek Demi në 11/05/2021: Si do ndikojë 12 shenjat e zodiakut

Hëna e Re që realizohet në 11 Maj 2021 në shenjën e Demit është ideale për të vendosur qëllime të reja dhe të vendosim baza për të realizuar ëndrrat tona. Takimi Hënës-Diellit në shenjën stabile të Demit përfaqëson fundin e një rrethi dhe shenjëstron fillimin e një tjetri me qëndrim rigjallërues dhe balancë sentimentale. Eshtë moment i jashtzakonshëm për fillime të reja, për vendime të reja që do lënë pas zakone të vjetra, sjellje dhe besime, të cilat vonohen dhe sabotojnë përparimin tonë.

Këndet pozitive

Këndet që krijojnë janë kryesisht pozitive dhe kështu universi… bashkpunon dhe na ndihmon të shohim të ardhmen me optimizëm.

Gjashtkëndëshi Hënës së Re me Neptunin rrit ndjshmërinë, intuitën, imagjinatën, kreativitetin dhe na lëkund të ëndërrojmë, të bëjmë plane të mëdha, të tregojmë besim në intuitën tonë, por jo në fjalë të mëdha të personave të tretë që nuk njohim mirë. Kështu që, ky është një moment i jashtzakonshëm për të vizionuar dhe të ëndërrojmë të ardhmen tonë.

Trekëndëshi Merkurit me Saturnin funksionon në mënyrë mbështetëse dhe na ndihmon të gjitha këto ëndrra të mos mbeten në teori, ti kushtojmë vëmëndje detajeve, për të plotësuar c’do gjë që arrijmë në kohë dhe pa gabime. Eshtë një kënd i mirë që favorizon studimin, marrjen e vendimeve të rëndësishme, por edhe kompromentimet, shkëmbimet sipërmarrëse dhe nënshkrimet e kontratave dhe marrveshjeve.

Paralelisht kemi dhe gjashtkëndëshin e Marsit me Uranin që ka të gjitha elementët për të na mbyshur fuqinë dhe besimin dhe me guxim të marrim rrezikun për të bërë ndryshime në jetën tonë. C’farë kemi marrë përsipër, c’farë kemi patur frikë, erdhi momenti për ta guxuar dhe të marrim iniciativa me frymzim dhe guxim dhe të shkojmë më poshtë në jetën tonë.

Hëna e Re e Majit realizohet në 11/05/2021 në shenjën e Demit, në gradën e 21 të shenjës dhe këndet që krijon janë më tepër harmonike. Krijon një gjashtkëndësh me Neptunin tek Peshqit dhe një trekëndësh me Plutonin tek Bricjapi. Eshtë një Hënë e Re toksore, e ëmbël që pikërisht sepse këndet e saj janë të rrafshta, vështirë na detyron të aktivizohemi, të merremi praktikisht me nevojat e trupit dhe shëndetit tonë, por dhe të kujdesemi për cështjet praktike të punës dhe financave tona. Eshtë një Hënë e re e jashtzakonshme për të gjitha shenjat për të vendosur qëlimet tona të reja, mjafton të jemi realist në qasjen tonë dhe qëllimet nuk janë të arritshëm. Shenja e Demit ku krijohet kjo Hënë e Re shquhet për ritmet e tij më të avashtë. Kështu nuk duhet të nxitohemi të fillojmë dicka nëse nuk jemi mirë të përgatitur dhe të organizuar për këtë. Hëna e re do ndikojë sigurisht të gjithë në, por ekzistojnë 3 shenja të cilat do ndikohen më shumë dhe favorizohen në aktivitete të reja. Mos harroni të lexoni dhe për horoskopin tuaj, vecanërisht nëse ndodhet nga grada e 18 deri në të 24 e këtyre shenjave.

Sigurisht c’do Hënë e re apo Hënë e Plotë vecanërisht kur realizohet në një shenjë stabile mund të ndikojë pak më shumë rrethanat meteorologjike apo gjeofizike.

 

Si do ndikohen 12 përfaqësuesit e shenjave të zodiakut nga Hëna e Re tek Demi:

DASHI

Hëna e re tek Demi rrit energjinë, vetbesimin dhe enthusiazmin tuaj dhe ju ndihmon të fitoni përshtypjet e personave që kanë fuqi dhe ndikim dhe që munden t’ju ndihmojnë të bëni hapat tuaja të ardhshme në jetën tuaj. Tani është periudha përshtatshme të vendosni përpara qëllime afatgjata që lidhen me anën ekonomike dhe investuese. Nëse keni lindur në fillim të dhjetditëshit të tretë mund të shfaqet një punë e re që do ju mbushë dhe portofolin tuaj. Hënë e Re aktivizon shtëpinë e 2 të horoskopit tuaj diellor që lidhet me financat dhe vetvlersimin tuaj dhe duhet të mendoni zgjedhjet tuaja profesionale dhe të besoni në fuqitë tuaja. Nëse nuk besoni ju në veten tuaj si do besoni të tjerët? Nëse ekzistojnë cështje ekonomike dhe borxhe përpiquni me këtë hënë ti vendosni në një rregull dhe të bëni një fillim të ri në mënyrën sesi i menaxhoni. Në përgjithësi do ekzistojë një ndjesi rinovimi dhe freskie në cështjet tuaja ekonomike dhe ato profesionale dhe do zbehen shqetësimet tuaja. Do keni më shumë qef të socializoheni dhe të vini në kontakt me shokë dhe kolegë.

 

DEMI

Hëna e Re në 11/05 shkruan emrin tuaj dhe ju fton të vendosni qëllime të reja për vitin e ditëlindjes tuaj. Mendoni c’farë është ajo që doni të arrini deri në ditëlindjen tuaj të ardhshme dhe planifikoni sesi do e arrini. Dhe kjo lidhet me të gjitha fushat, profesional dhe personal. Mundeni të transformoheni, të rilingni dhe të gjeni një version të ri të vetes tuaj, të ekspozoheni dhe të ndryshoni. Po, mos ju friksojë fjala ndryshim, pasi do jetë për mirë. Jeni të lumtur? Dhe nëse jo, c’farë bëni për këtë? Tani erdhi momenti vendimeve, të planifikimisht dhe realizimit të ëndrrave. Do keni aleatë përkrah jush dhe shokë që t’ju mbështesin dhe nëse ekzistojnë zëra të kundërta në planet tuaja,, mbyllni veshët. Eshtë momenti juaj dhe jeta juaj dhe do ta krijoni ashtu si ju dëshironi dhe universi është përkrah jush.

Hëna e re unike e 2021 në shenjën tuaj realizohet të Martën 11/05 dhe ndikon jo vetëm ditët që vijnë, por dhe të gjithë vitin tuaj të ditëlindjes, vecanërisht nëse keni lindur nga data 8 deri në 14 Maj. Kjo do të thotë se mundeni të prisni fillime të reja dhe ndryshime në jetën tuaj drejt një drejtimi pozitiv nga tani e deri në ditëlindjet tuaja të ardhshme të 2022. Dielli dhe Hëna bashkojnë fuqitë e tyre në shenjën tuaj dhe ju ftojnë të vendosni prioritet ju dhe vetëm veten duke u fokusuar në nevojat personale dhe dëshirat tuaja. Vëmëndja juaj duhet të jetë e kthyer në ato që doni jut ë arrini dhe të keni sukses dhe të mos merreni me atë c’farë mendojnë apo duan të tjerët nga ju. Jo nuk është egoiste kjo qasje. Eshtë një qasje vetkujdesi për shenjën tuaj apo horoskopin tuaj. Pasi Hëna e Re udhëhiqet nga Afërdita dhe Afërdita ndodhet tek Binjakët, Hëna e re ju gjen në një delirium komunikues me shumë energji, mundësi për njohje dhe kontakte personale dhe profesionale, por dhe propozime të reja. Madje përshkak të natyrës lëkundëse të Binjakëve mund të ekzistojnë dy propozime të ndryshme profesionale që do ju lëkundim dhe ekonomikisht. Nëse horoskopi juaj ndodhet nga grada e 18 deri në 24 të Demit vlen parashikimi mësipërm.

 

BINJAKET

Hëna e Re ju ul me këmbë në tokë tak dhe ju fton të disiplinoni cështjet e situatës fizike dhe shëndetit. Duhet ti kushtoni rëndësi vetes tuaj, trupit dhe nevojave tuaja. Të shihni thellë brenda vetes, të gjeni të vërtetën tuaj, të shplodheni, të rikarikoni bateritë tuaja dhe të cliroheni nga peshat. C’farë është ajo që ju mban pas dhe ka fikur buzëqeshjen nga buzët tuaja? C’farë dhe cilët funksionojnë toksikisht në jetën tuaj dhe nuk shërbejnë në zhvillimin tuaj? Gjejini dhe thyejini zinxhirat. Merrni vendimet tuaja, shërojini plagët dhe rinovohuni. Gjeni kohën për ju dhe filloni një mënyrë ushqimore të saktë, bëni analiza dhe kushtojini rëndësi të mirës më të madhe, shëndetit tuaj. Sapo të cliroheni nga motive toksike do rritet fuqia juaj personale dhe do arrini të plotësoni qëllimet tuaja. Ky është momenti përshtatshëm për të filluar lidhje të reja apo të bëni meditimin në ato tashmë ekzistente. Nga ana tjetër, mundet për të lindurit e dhjetditëshit të tretë të jetë një periudhë me shumë prapaskena.

 

GAFORRJA

Hëna e re tek Demi sjell në rrugën tuaj dhe në krahun tuaj personat që besojnë tek ju, në aftësitë tuaja dhe në vizionin tuaj dhe duan me c’do mënyrë t’ju ndihmojnë për të arritur qëllimet tuaja. Eshtë casti përshtatshëm të filloni bashkpunime të reja të vlefshme apo intuita juaj do jetë e lartë, për të kuptuar qëllimet e personave rreth jush. Do bëni një fillim të ri në jetën tuaj sociale dhe ndoshta gjeni interesa të reja apo persona me të cilët përshtateni dhe keni përceptime të njëjta apo dhe hobi të njëjtë. Do jeni më optimist dhe do keni më shumë nevojë të qëndroni me shokë, të merrni pjesë në grupe apo të hapni horizontet tuaja në njohuri dhe eksperienca të reja.

 

LUANI

Hëna e re e juaj… ju mbyll syrin dhe hap rrugë për karrierën tuaj profesionale dhe arritjet tuaja. Kjo mund të nënkuptojë një fillim të ri profesional, vecanërisht për të lindurit në dhjetditëshin e 3 të shenjës tuaj apo një propozim i ri që mund të rrisë famën tuaj dhe t’ju afrojë më pranë në arritjen e qëllimeve tuaja. Erdhi momenti të ndërtoni bazat për të ardhmen që gjithnjë ëndërronit dhe do arrini sigurisht me disiplinën e nevojshme, këmbngulje dhe durim. Mundësitë tuaja do jenë të shumta dhe intuita juaj e fortë, për të zgjedhur me zgjuarsi bashkpunimet tuaja. Besoni instiktin dhe aftësitë tuaja, bëni hapa të qëndrueshëm dhe shumë shpejtë do merrni frymet e mundeve tuaja.

Fusha e karrierës prej kohësh tani ka tërhequr vecanërisht vëmëndjen tuaj dhe dëshironi të krijoni rrethanat e përshtatshme për jo vetëm të përfitoni prej saj, port ë jetë dhe një karrierë që ju frymzom, të ketë elementin e fortë të kreativitetit dhe t’ju bëjë të dalloheni në fushën ku aktivizoheni. Ndaj dhe Hëna e re që realizohet në 11/05 në fushën e karrierës është vecanërisht e rëndësishme për ju. Duket se mund t’ju japë mundësi të jashtzakonshme të ndiqni një rrugëtim të ri profesional që mund të sjellë përfitime afatgjata dhe fitime ekonomike. Hëna e re krijon kënd pozitic me Neptunin, planetin e ëndrrën dhe intuitës. Me këtë hënë atëher ftoheni të ndiqni jo vetëm llogjikën, por të dëgjoni dhe instiktin tuaj për të marrë vendimet tuaja. Do keni intuitë të zhvilluar, frymzim në lidhje me c’fare doni të bëni dhe nëse puna juaj mbështetet në krijimtari, art, mund të keni një mundësi unike ekspozimi. E njëta dhe nëse lëvizni në hapësirën e komunikimit, por edhe ekonomisë. Do ndikohen kryesisht të lindurit nga data 10 deri në 16 Gusht. Nëse horoskopi juaj ndodhet nga grada e 18 deri në 24 të Luanit vlen parashikimi mësipërm.

 

VIRGJERESHA

Super favorizuese Hëna e Re për të hapur horizontet tuaja dhe të zgjeroni këndvështrimet tuaja në cështje studimesh, por dhe profesionale. Nëse dëshironi të hapni një biznes, të bëni një hap të ri profesional, të zgjeroni punën tuaj në internet apo jashtë shtëpit apo të pasuroni njohuritë me një master apo seminar nuk keni vec se ta bëni me këtë hënë që ndricon në shtëpinë e 9 të horoskopit tuaj diellor. Gjithashtu, përfshirja e Neptunit do ju bëjë më romantik në lidhjet tuaja dhe do shtojë nevojën tuaj të afroheni në kontakt thelbësor me ata që doni. Ndërkohë Saturni, që është i vendosur në shtëpinë tuaj të 6 diellore që lidhet me rutinët tuaja të përditshme, imponon ti kushtoni rëndësi vetes tuaj dhe të rkijoni rrethanat për të patur cilësi në jetën tuaj.

 

PESHORJA

Mundësi për të mbyllur marrveshje profesionale dhe ekonomike apo dhe shit-blerje ju jep kjo Hënë e Re, ndërkohë paralelisht vlen dhe për jetën tuaj erotike. SIgurisht, do keni nevojë për të gjitha këto ti bëni nën prizmën e stabilitetit dhe sigurisë këtë moment dhe c’do lloj sjellje tjetër ndoshta trondit balancat tuaja. Nëse për shembull jeni në një lidhje ku partneri juaj tjera thotë dhe tjera nënkupton apo të bëjë lëvizje që vendosin në rrezik portofolin tuaj të përbashkët apo të ardhmen tuaj nuk do jeni kaq të qetë dhe dipllomatë përballë tij. Doni biseda të qarta me të dashurit dhe bashkpuntorët tuaj për të ditur pikërisht se ku hecni dhe sesa mundeni të hecni në ato për të përparuar me ta në planet tuaja të ardhshme.

 

AKREPI

Fillime të reja në lidhje dhe bashkpunime mund të sjellë Hëna e Re në jetën tuaj dhe madje këtë herë do lindin në baza më të shëndetshme. Ju vetë jeni lodhur duke u shoqëruar me persona të “gabuar” dhe tashmë dëshironi të kërkoni një histori dashurie që të jetë në korniza fiziologjike, sa të e mundur kjo për ju. Kërkoni më shumë cilësi dhe harmoni në lidhjet që për t’ju ofruar kënaqësi dhe gëzim dhe Hëna e Re mund të kundërpërgjigjet në qëllimet tuaja. Dhe këto jo vetëm në lidhjet tuaja erotike, por dhe në ato profesionale, pasi nuk duroni më të keni rreth jush persona që ju shkaktojnë pasiguri, të ndizni mendime të dyta dhe të kërkoni vazhdimisht c’farë fshehin pas buzëqeshjes së tyre. Kjo hënë do ju ndihmojë të vendosni kufinj dhe të krijoni rrethanat për bashkpunimet e vlersuara dhe thelbësore që do ju falin frymzim krijues dhe jo intriga!

Hëna e re e Majit “godet” zemrën e lidhjeve, të martesës dhe bashkpunimeve për shenjën tuaj apo horoskop. Kjo sigurisht do të thotë se do ekzistojë shumë lëvizshmëri dhe kontakte të rëndësishme dhe angazhime në ditët që vinë. Fillimisht Hëna e Re ju vë në procedurë të mendoni cilët janë qëllimet tuaja aq sa në lidhjet tuaja personale sa dhe në ato profesionale. Kjo është hapi më i rëndësishëm me këtë Hënë të Re. Të thelloni më shumë në ato që doni të arrini dhe të mos keni frikë të zbuloni situatat deri në kockë. Do duhet të jeni të sinqertë në biseda me partnerin apo partnerë të mundshëm apo kolegë, të vendosni kufinj të rreptë dhe të jeni dhe shumë fleksibël. Ajo që duhet të keni ndërmend është se sa zor ka mundësi të ndjeni në rrugën për një lidhje të re, zyrtarizim lidhjeje apo bashkpunim, rezultat jo vetëm që do ju drejtësojë, por mund të luajë rol përcaktues në jetën tuaj në vitet e ardhshme. Hëna e Re ndikon kryesisht të lindurit nga data 10 deri në 16 Nëntor. Nëse horoskopi juaj ndodhet nga grada e 18 deri në 24 të Demit vlen për parashikimin e mësipërm.

 

SHIGJETARI

Në fushën e shëndetit, të situatës fuzike dhe punës, realizohet Hëna e Re dhe krijon rrethanat për të hapur një kapitull të ri në cështjet e të ushqyerit dhe ushtrimit, por edhe në përditshmërinë e punës. Për të lindurit në fillime të dhjetditëshit të tretë do mundej të nënkuptojë dhe një punë të re apo propozim. Hëna e Re do shtojë nevojën tuaj për qëndrueshmëri dhe tashmë të gjitha lëvizjet tuaja do orjentohen në këtë drejtim. Në cilën do fushë të jetës tuaj gjërat janë stabile apo të ju shkaktojnë pasiguri, do krijoni kështu rrethanat, për të vendosur themele për një të nesërme më të mirë që do ju sigurojë dhe një cilësi jete. Eshtë e vërtet se periudhun e fundit ndiheni të izoluar dhe Hëna e Re do ndezë kjo ndjejë, por njëkohësisht do ju bëjë të kuptoni se liria që aq kërkoni varet nga rutinët tuaja të përditshme. Keni marrë vendimet e sakta dhe keni bërë zgjedhjet e sakte për mënyrën e jetës, angazhimit, punës dhe fleksibilitetit? Nëse jo, tani është momenti për të bërë një fillim të ri dhe programatizim, për të siguruar qetësinë që doni dhe shmangni rrethanat toksike që i keni imponuar vetes tuaj.

 

BRICJAPI

Hëna e re ju bën më produktiv dhe më të guximshëm në dashuri dhe ndoshta bën zemrën tuaj të rrahë fortë me një njohje të re. Nëse jeni ama në një lidhje që ju mbush, atëher do afroheni më pranë dhe do jeni me partnerin tuaj caste të pasioni të fortë. Jeni vecanërisht favorizues në cështjet e fëmijëve dhe do ndiheni më të lumtur dhe plot harmoni. Fama juaj mund të shpërthejë, do jeni më social, por dhe në hapësirën e punës do jeni më shoqërorë dhe të disponueshëm. Do keni frymzim, ide dhe mundësi të shkëlqeni profesionalisht. Eshtë gjithashtu një moment i mirë për të filluar një punë të re, një biznes apo dhe të bëni një bisedë me dikë që mund të mbështesë planet tuaja. Do ju jepen mundësitë të tregoni talentet tuaja dhe në përgjithësi do keni më shumë qef dhe nevojë të ndani gëzimin tuaj me shokët tuaj dhe sa doni.

 

UJORI

Eshtë Hëna e re e përshtatshme për të bërë fillime të këndshme të reja dhe do duhet të kapni mundësinë. Do keni nevojën të vendosni baza të reja në jetë dhe në shtëpinë tuaj dhe të bëni gjëra nga e para, por këtë herë me mënyrën tuaj. Ndoshta shfaqet ndonjë ndryshim sistemues ose në shtëpi ose në punë. Mund të merreni me cështje pasurish të paluajtshme, shtëpia apo të bëni rregullime në hapësirën ku jetoni apo punoni apo të filloni disa aktivitete me pikë kryesore shtëpinë tuaj. Gjithashtu, mund të shfaqen dhe disa cështje familjare apo të dalin tani në sipërfaqje probleme që janë shfaqur në të kaluarën me të afërm, por për tu zgjidhur apo të fallen dhe të hynë në një dollap kohe të zgjidhjes për gjithnjë dhe tashmë të krijoni themele të reja dhe të “qarta” sentimentale me familjen tuaj. Paralelisht do keni oreks të shijoni jetën tuaj, të argëtoheni dhe të bëni gjëra që ju kënaqin dhe ju bëjnë të buzëqeshni.

 

PESHQIT

Hëna e re tek Demi është ideale për të vendosur qëllime të reja, që mund të lidhen me cështjet profesionale, studimet dhe cështjet që lidhen me udhëtime, internetin, versionet, marketing, publikimin, marrdhëniet tregtare. Do keni frymzim, do jeni më ambicioz dhe ndoshta më konkurues. Hëna e re ju shtron një… tapet të kuq për të shkelur dhe të arrini qëllimet tuaja. Por më e rëndësishmja është të dini c’farë doni. Pasi nëse ndikoheni dhe silleni midis ëndrrash të pakapshme dhe pasioneve të realizueshëm, nuk do arrini askund. Planifikoni të ardhmen tuaj, organizoni planet tuaja dhe mos imagjinoni dhe ëndërroni vetëm, por filloni praktikisht realizimin e tyre. Vendosni themele, gjeni aleatë dhe besoni në veten tuaj. Nëse i bëni të gjitha këto dhe jeni gati, Hëna e Re do ju ndihmojë ti komunikoni saktë dhe ti arrini.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu