Hëna e re tek Binjakët në 22 Maj 2020.

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls in menu_set_active_trail() (line 2405 of /home/astrolog/public_html/includes/menu.inc).

Bëhet fjalë për një Hënë të re vecanërisht komunikuese dhe aktive, që do tëna japë mundësinë të zgjerojnë horizontet tona, të rrethohemi me shumë persona, të mbledhim informacione dhe të aktivizohemi në mënyrë të përshtatshme për të arritur secili prej nesh synimet tona. Komunikimi, është fjala – celës e kësaj të Hënës së re, do të ketë si rezultat përmirësimin e lidhjeve tona me ambjentin, ndërkohë që do të krijojë dhe shumë dashuri të reja me interesa të përbashkëta dhe dialog thelbësor.

Cilat shenja ndikohen nga Hëna e re tek Binjakët?

Shenjat që do të favorizohen më shumë nga kjo Hënë e re janë shenjat e ajrit (Binjakët, Peshoret dhe Ujorët) dhe të zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetarët). Virgjëreshat dhe Peshqit do duhet të jenë më të kujdesshëm, ndërkohë që Gaforret dhe Bricjapët, do duhet të kontrollojnë nervat e tyre dhe të ruajnë qetësinë për të shmangur konfliktet e ashpra.

Në mënyrë simbolike, Hëna e re ofron disa fillime te reja ndërtuese dhe stabile që mund të lidhen kryesisht me shenjat ajrore dhe të zjarrit me datat e lindjeve shumë afër 23/5, 23/3, 24/11, 25/9, 22/1, 25/7.Kjo tendencë lidhet me ata që kanë planet/pikë në horoskopin personal shumë afër gradës së 2 të shenjave të ajrit, por edhe të zjarrit.

Këndi katror i takimi të Merkurit dhe të Afërditës me Neptunit, do mundej, në të njëjtën kohë, të tregojë situata problematike/ aleanca, sqarime, përgënjeshtrime, zhgënjime, zbulime, shqetësime, por edhe zhvillime negative apo ndjenja të cuditshme ose dhe debate mbi disa cështje për disa brenda rrethit të zodiakut. Këtu nevojitet një kujdes i vecantë në vlerësimin/ mjeshtri në menaxhim nga tëlëvizshmit dhe të qëndrueshmit me data lindjesh shumë pranë: 10/6, 10/3, 12/9, 12/12, 25/4, 25/1, 28/7, 28/10, por edhe pë rata që kanë në horoskopin personal/pikë shumë pranë në gradën e 20 të shenjave të lëvizshme apo në gradën e 5 të atyre stabile.

Dashi

Hëna e re e cila shndërrohet në 22 Maj favorizon vecanërisht shenjën tuaj, të dashur Dashë, pasi ju jep mundësinë të vendosni më shumë adventurë dhe crregull në jetën tuaj. Pesëmbëdhjetë-ditëshin e ardhshëm do të jeni më shumë të “hapur” me personat rreth jusj dhe do të merrni pjesë në shumë aktivitete, me me qëllim që të kaloni mirë.

Eskursionet e afërta apo akoma dhe udhëtimet më të mëdha, do t’ju rinovojnë dhe do t’ju shkarkojnë nga rutina e përdishmërisë, ndërkohë nëse jeni beqarë, do t’ju sjellin dhe një njohje që mund të ketë vazhdimësi pozitive. Nëse jeni në një lidhje, komunikimi me partnerin tuaj, do të përmirësohet këtë periudhë.

Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të tretë komunikuese, nuk do të ndaloni duke folur me të gjithë botën! Ekziston shumë lëvizshmëri rreth jush dhe shumë ngjarje me komshinjtë, vëllezërit dhe rrethin tuaj të afërt. Disa lajme që prisnit prej kohësh do t’ju sjellin lumturi dhe kënaqësi, do të mblidhni informacione të shumëllojshme, do të interesoheni për dije, do dëshironi të mësoni c’do gjë, do të kërkoni c’do gjë rreth jush. Shfaqini idetë tuaja të zgjuara, pasi mendja juaj është më e hapur dhe do të ndryshoni pikëpamjen që keni në jetë. Me qëndrimin tuaj të lumtur, shkataë dhe humorin do të krijoni një atmosferë shumë të këndshme dhe do të rinovoni qëndrimin me personat rreth jush.

Demi

Të dashur Dema, Hëna e re që do të formohet në 22 Maj, aktivizon fushën tuaj ekonomike dhe ju jep mundësinë të përmirësoni në mënyrë të rëndësishme të ardhurat tuaja. Brenda pesëmbëdhjetë- ditëshit të ardhshëm, mund të filloni një punë të re që do t’ju ofrojë fitime apo akoma dhe të ushtroni ndonjë hobi brenda shtëpisë tuaj, e cila mund të rezultojë në të ardhmen një burim kryesor të të ardhurave tuaja.

Pasi situata juaj sentimentale ndodhet në një nivel shumë të mirë, tashmë mundëni të zhvilloni një familjaritet tëri me partnerin tuaj dhe të ndjeni më shumë siguri për të ardhmen. Mbarësi të rëndësishme mund të vijë dhe nga ambjenti juaj familjar apo ai i të afërmve, ndërkohë që nuk përjashtohet sa Dema janë beqarë, të gjejnë dashurinë brenda mbledhjeve familjare.

Me Hënën e re ne shtëpinë tuaj të dytë, të parave, kërkoni të komunikoni me persona që do të përputhen dhe harmonizohen me vlerat tuaja, mendimet janë në financat tuaja dhe arritjet personale, keni ide të reja për të arritur një cilësi jetese më të mirë. Do mundeshit të keni shenja për të përmirësuar situatën tuaj ekonomike dhe personat rreth jush, do t’ju japing ide për të bërë jetën tuaj më të qetë dhe të këndshme. nëse keni ndonjë biznes, këshillat e personave rreth jush por edhe idetë tuaja do t’ju ndihmojnë në një ritëm më të qëndrueshëm prodhimtarie, do të shfaqni talented tuaja dhe do të gjeni mënyra për të fituar më shumë para. Tashmë do të bëheni më shumë produktiv në punën tuaj.

Binjakët

Hëna e re në 22 Maj do të formohet në shenjën tuaj, të dashur Binjakë, dhe ju jep mundësinë të përmirësoheni në shumë fusha të jetës tuaj. Hëna e re do të ndikohë pozitivisht në qëndrimin tuaj, me rezultat të ndjeni më shumë vetëbesim dhe optimizëm përballë sfidave të jetës. Enthusiazmi juaj do të jetë aq i madh, sa mund të merrni iniciativa të rëndësishme dhe të deformoni jetën tuaj, duke filluar një aktivitet që do t’ju sjellë fitime të mëdha në të ardhmen. Nëse ndërkohë, po mendoni të braktisni një punë të përhershme, ndoshta duhet ta rimendoni… Zhvillime pozitive priten në fushën sentimentale, ose në një lidhje tashmë ekzistente, nëse jeni në një lidhje, ose në një lidhje të re që do të krijoni këtë periudhë.

Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të parë, të personalitetit tuaj, do tëpërcillni anën e këndshme dhe të lehtësuar të personalitetit tuaj, do të rinovoni veten tuaj dhe do të kërkoni dicka të re. Hëna ju inkurajon të ndryshoni mënyrën e jetesës juaj, të plotësoni nevojat dhe dëshirat që keni, për të jetuar më mirë, duke vendosur kufinj personave që nuk i pranojnë idetë dhe vlerat tuaja ose përpiqeshin të përfitojnë prej jush. Provoni gjëra të reja në jetë pasi do të jeni më të guximshëm dhe më të sigurt për veten tuaj. Flisni dhe mendohuni më shumë, njohje të reja do t’ju enthusiazmojnë dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të lumtur dhe optimist.

Gaforrja

Gaforre te dashura, Hëna e re do të formohet në 22 Maj, në shenjën e Binjakëve dhe në shtëpinë e dymbëdhjetë të horoskopit tuaj diellor, ngjarje që do t’ju sjellë në kontakt me nëndërgjegjien dhe nevojat tuaja më të thella. Kështu, pesëmbëdhjet-ditëshin e ardhshëm, është e përshtatshme për të vlerësuar rrugëtimin tuaj deri të tanishëm dhe të studjoni hapat tuaja të ardhshme.Largimi nga persona dhe situata që nuk ju favorizojnë, do të gjykohet e domosdoshme, akoma dhe nëse kjo ide nuk ju enthusiazmon aq shumë.

Por akoma dhe nëse nuk arrini si përfundim të shkëputeni nga disa persona, do duhet të ruani një qëndrim mbrojtës përballë tyre dhe të mos u besoni synimet tuaja, të paktën ato që lidhen me planet tuaja profesionale. Përkundrazi, në fushën sentimentale ekziston një mabrësi e vecantë dhe nuk duket se ju problematizon dicka.

Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, të nëndërgjegjies, plagë të kaluarës që nuk janë mbyllur, do të dalin në dritë për t’ju dhënë një fund përfundimtar. Tashmë, ndjeni nevojën për t’ju kushtuar më shumë rëndësi fjalëve të tjerëve, c’farë fshihet pas sipërfaqjes dhe cilat janë argumentat e personave rreth jush. Jepuni rëndësi të vecantëc’do gjëje që dëgjoni dhe ndoshta disa informacione do t’ju shqetësojnë shpirtërisht dhe sentimentalisht. Tashmë ju josh ajo qëështë e fshehur dhe misterjoze, ndoshta keni disa zbulime të informacioneve të fshehta që i kishit të panjohura deri më tani.Ëndrrat tuaja janë profetike dhe intuita e gabuar.Por kini kujdes ama imagjinatën tuaj, pasi mund të luajë lojra të rrezikshme.

Luani

Të dashur Luanë, Hëna e re e cila formohet në 22 Maj, ju jep mundësinë të merrni pjesë në aktivitete sociale, të njihni persona të rinj dhe të realizoni ëndrrat dhe aspiratat tuaja. pesëmbëdhjetditëshin e ardhshëm, pavarësisht se pritet të jetë shumë i fortë dhe aktiv, nuk do t’ju lodhë aspak, pasi tashmë do të zbuloni mënyrën sesi të kombinoni punën dhe argëtimin dhe madje me shumë sukses. Ajo që do duhet të keni kujdes ndërkohë, janë financat tuaja, pasi “jeta e madhe” zakonisht kërkon dhe shpenzime të mëdha, fakt që do ta kuptoni pak më vonë. Gjithashtu do duhet të dedikoni kohën e përshtatshme shplodhjes tuaj, për të mos u sëmurur. Brenda zakoneve tuaja të përditshme, do duhet të ruani mënyrën e duhur të ushqyarit dhe gjumin e nevojshëm, që do t’ju sjellin energji të paulur.

Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë, të shoqërisë dhe të grupeve, do të kërkoni lumturinë dhe argëtimin nëpërmjet shokëve tuaj ose mund të merrni pjesë në klube ose organizata. Shikoni tani anën e lehtë dhe argëtuese të jetës, bisedoni me njerëz të rinj, planifikoni udhëtime me shokët tuaj dhe kini ide prototipe dhe të reja që do të përmirësojnë të ardhmen tuaj. Dëshironi të jetoni fort jetën dhe shoqëri të reja që do të bëni do t’ju frymëzojnë. Eshtë një periudhë e mirë kohore për të komunikuar apo të bëni shokë të rinj në rrjetet soviale ose të gjeni kolegë të rinj. Tashmë do të kërkoni më shumë pavarësinë dhe do të merreni me aktivitete të pazakonta.

Virgjëresha

Të dashur Virgjëresha, fillime e reja profesionale mund t’ju sjellë Hëna e re e cila do të formohet në 22 maj në fushën e karrierës tuaj. Pesëmbëdhjet-ditëshin e ardhshëm, do të merrni përsipër më shumë përgjegjësi, që mund t’ju lodhin, por paralelisht do t’ju hapin rrugën për një pozicion më të mirë. Madje nuk përjashtohet të pranoni dhe një propozim tëri profesionale ekstremisht interesant që do duhet të pranoni pa dilemma.

Ndërkohë, ajo që duhet të keni kujdes këtë periudhë, është lidhja juaj me partnerin, pasi ekziston mundësia per hamendësime dhe keqkuptime që mund të krijojnë një atmosferëjo të këndshme. Nëse jeni beqarë, do duhet të kini kujdes njohjet që do të bëni këtë periudhë, pasi ekziston mundësia që t’ju prezantohen me një personalitet të rremë.

Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të dhjetë, të karrierës, do të keni ide të reja për të materializuar ëndrrat tuaja të mëdha në karrierën tuaj, të jeni më produktiv në punë dhe t’ju njihet puna juaj e fortë. Një rrugëtim i ri i karrierës tuaj do të hapët përpara jush dhe do t’ju drejtojë në shkallët e suksesit. Idetë në punë do të pranohen nga personat mbi ju, me këshillat dhe eksperiencat tuaja do të ndihmoni kolegë dhe bashkëpunëtorët tuaj. Por të jeni të kujdesshëm përsa i përket mënyrës sesi e menaxhoni fuqinë dhe pushtetin tuaj, pasi ndikimi i fortë i ideve tuaja, mund të krijojë konkurenca në ambjentin e punës tuaj. Një ndryshim definitiv në punën tuaj, ose nëpërmjet largimit të ndonjë personi, apo të riorganizimeve administrative, do të jetë mundësia juaj e artë.

Peshorja

Peshore të dashura, Hëna e Re e formuar në 22 maj, rezervon për ju ngjarje shumë pozitive, pasi ajo zhvillohet në shenjën e përputhshme të Binjakëve. Një epokë e re po hapet para jush, gjatë së cilës do të jeni në gjendje të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga shumë probleme dhe të vendosni themelet për një të ardhme më të mirë. Një udhëtim jashtë vendit, njerëz nga një vend tjetër, apo edhe një lidhje dashurie me një të huaj, do të luajë një rol vendimtar dhe do të diversifikojë jetën tuaj të përditshme. Nëse tashmë jeni në një lidhje, tani mund të vendosni ta zyrtarizoni atë dhe të filloni një jetë të re që do të duket si një përrallë. Më në fund, është e mundur të filloni një partneritet profesional me jashtë, i cili do të heq karrierën tuaj.

Me Hënën e Re në shtëpinë tuaj të nëntë, idetë dhe bisedat e reja ndryshojnë tërë filozofinë e jetës tuaj, një njohje e re ose dije e re, kanë një ndikim në jetën tuaj.Tani doni të provoni vlerën tuaj, të tregoni përvojat dhe njohuritë tuaja, ndoshta mund dhe të mësoni. Do të jetoni jetën e lumtur dhe të lirë, filloni aventura të reja, flirtoni dhe argëtoheni, jeni të hapur për njohje të reja, edhe nëse ato janë në një qytet tjetër ose në një vend tuajin.Mund të interesoheni për zhvillimin tuaj shpirtëror, pasi ju e shihni jetën me më shumë mençuri.Tashmë e tregoni natyrën tuaj të lumtur, të shkujdesur dhe shoqërore, veten tuaj më të mirë.Ju mund të zgjeroni njohuritë tuaja me një udhëtim ose një filozofi të re.

Akrepi

Të dashur Akrep, Hëna e Re më 22 maj është koha e përkryer për të transformuar rrënjësisht jetën tuaj dhe për të krijuar një realitet të ri. Sidomos kur bëhet fjalë për financat tuaja dhe borxhet ndaj palëve të treta, kjo mund të jetë shansi i fundit që merrni iniciativa të suksesshme. Nëse ende nuk keni borxhe, atëherë ndoshta mund të bëni një investim fitimprurës që do t'ju sigurojë një kohë të gjatë.Ndryshimet do të ndodhin edhe në fushën e dashurisë, pasi do të duhet të pastroni ndjenjat tuaja ose të forconi lidhjet tuaja me një të dashur edhe më shumë, ose do të shkëputeni përgjithmonë prej tij nëse e shihni se në realitet nuk është ajo që ju kërkoni. Nëse jeni i lirë, një pasion i ri do të shfaqet gjatë kësaj kohe.

Me Hënën e Re në shtëpinë tuaj të tetë transformuese, ju mendoni thellë dhe keni diskutime për paratë dhe burimet financiare që ndani me njerëzit e tjerë ose keni ide të zgjuara për të zgjidhur çështjet nga trashëgimia. Disa njerëz ose situata do të ndryshojnë rrënjësisht idetë dhe mendimet tuaja dhe madje mund të transformojnë tërë jetën tuaj. Tani nuk i shihni gjërat sipërfaqësisht, por ju përfshiheni më thellë në fjalët dhe idetë e të tjerëve, duke zbuluar motivimet e tyre të brendshme.Ju keni ide të reja për të transformuar marrëdhëniet tuaja personale dhe për të kapërcyer problemet e së kaluarës.Ju mund të përballeni me frikën dhe dyshimet tuaja, por ndërsa bëheni të fortë emocionalisht ju ecni përpara.

Shigjetari

Shokë Shigjetarë, Hëna e Re që formohet më 22 maj në shenjën polare të Binjakëve, ju drejton vëmendjen marrëdhënieve tuaja. Kështu që, në dy javët e ardhshme, do të keni mundësinë të përmirësoni komunikimin tuaj me partnerin tuaj dhe të vendosni së bashku të bëni një angazhim më të përhershëm dhe domethënës, megjithëse për ta bërë këtë, ju së pari mund të keni nevojë për të zgjidhur disa probleme praktike, siç janë për shembull, ku do të qëndroni në mënyrë që të dy të kënaqeni. Nëse jeni i lirë, Hëna e Re shënon një dashuri të re që do të zhvillohet në një marrëdhënie serioze në të ardhmen. Më në fund, nëse po mendoni të filloni një biznes të ri në bashkëpunim me dikë tjetër, tani është koha për të vazhduar më tej.

Me Hënën e Re në shtëpinë tuaj të shtatë, marrëdhëniet, ju jeni në një humor të mirë për të bërë një fillim të ri me të dashurit tuaj, për të sjellë harmoninë dhe ekuilibrin, duke u pajtuar me miqtë, partnerët dhe të dashurit tuaj. Nëse keni kaluar disa sfida, tani me inteligjencën tuaj, shaka dhe humor, ju keni potencialin t'i tejkaloni ato. Nëse jeni duke kërkuar për një dashuri të re ose një partneritet të ri, ju e dini saktësisht se çfarë dëshironi. Ju vendosni synime të reja qoftë me një të dashur ose me partnerët tuaj, ju bëni një ndryshim të ri pozitiv. Në vend të kësaj, ju mund të ndjeheni të mbingarkuar nga mungesa e kompromisit dhe marrëveshjeve me disa nga të dashurit tuaj. Kur të tjerët ju sulmojnë të hiqni dorë.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, Hëna e Re që formohet në 22 maj, aktivizon fushën tuaj të punës dhe ju sjell mundësi të reja profesionale që do të dëshmojnë se janë të favorshme me kalimin e kohës. Nëse tashmë jeni “vendosur” profesionalisht, është e mundur të merrni një promovim ose të zhvendoseni në një pozicion tjetër nga i cili do të keni më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë fitime. Meqenëse Hëna rregullon shtëpinë e shtatë të horoskopit tuaj diellor, ka shumë të ngjarë që një interes dashurie të lindë gjatë punës tuaj dhe nëse vendosni të filloni një marrëdhënie, perspektivat për zhvillim janë shumë pozitive.Ju gjithashtu mund të bëni ndryshime të këndshme në zakonet tuaja të përditshme, duke filluar një aktivitet që do të mbushë këndshëm kohën tuaj të lirë.

Me Hënën e Re në shtëpinë tuaj të gjashtë, të jetës së përditshme dhe punës, ju shikoni anën e lehtë dhe të lumtur të jetës tuaj të përditshme, keni dëshirën për të zgjidhur çështje që ju shqetësojnë në punën tuaj.Ju keni ide të reja në punën tuaj që ju ndihmojnë të rritni efikasitetin dhe produktivitetin tuaj. Duke kërkuar mënyra të reja për të gjetur paqe dhe ekuilibër më të madh emocional dhe mendor, ju jeni të rrethuar nga njerëz që sjellin energji pozitive në jetën tuaj. Përmirëson komunikimin me kolegët dhe punonjësit tuaj në punën tuaj, kushtet bëhen më të favorshme.Ju jeni më shumë të shqetësuar me mirëqenien dhe shëndetin tuaj pasi tani jeni duke kërkuar për një jetë më të ekuilibruar dhe të kënaqshme.

Ujori

I dashur Ujor, Hëna e Re e formuar në 22 maj është shumë pozitive për ju, pasi aktivizon shtëpinë e pestë të horoskopit tuaj diellor. Kështu që, në dy javët e ardhshme, do të keni mundësinë të përfshiheni më shumë në aktivitete që ju kënaqin dhe ju argëtojnë, ndërsa në të njëjtën kohë rritni të ardhurat tuaja. Në fakt, nëse keni një talent të fshehur ose një hobi, tani mund ta shfrytëzoni atë profesionalisht. Dashuria gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj tani, dhe, edhe nëse jeni falas, do të merrni kaq shumë sfida-propozime që mund ta keni të vështirë të zgjidhni. Nëse tashmë keni një marrëdhënie të përhershme që ju kënaq, mund ta zyrtarizoni atë gjatë kësaj kohe, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë një shtatëzani, e cila do t'ju mbushë me gëzim.

Me Hënën e Re në shtëpinë tuaj të pasionuar dhe krijuese, gjendja juaj e lumtur dhe e pakujdesshme sjell shumë njerëz të rinj rreth jush dhe nxjerr në pah hijeshinë dhe shkëlqimin tuaj.Ju komunikoni më shpesh me të dashurin tuaj dhe fëmijët tuaj, bisedat tuaja janë të lehta, ju merrni dhe jepni dashuri dhe gëzim.Ju argëtoheni më shumë me miqtë dhe partnerin tuaj, ju jetoni jetën në maksimum, pa menduar për nesër.Nëse jeni beqarë, flirtoni dhe luani, kështu që një bisedë e thjeshtë mund t’ju ​​çojë në një marrëdhënie pasionante.Ju dëshironi të krijoni dhe shpreheni, fryma juaj krijuese rezonon me ata rreth jush.Trego talentet e tua dhe bëj që ata që janë rreth jush të lumtur.

Peshqit

Të dashur Peshq, Hëna e Re zhvillohet në 22 maj në shtëpinë e katërt të horoskopit tuaj diellor dhe shënon zhvillime të reja në çështje që lidhen me shtëpinë dhe familjen tuaj. Gjatë dy javëve të ardhshme, do të përpiqeni të bëni përmirësime të konsiderueshme në ambientet tuaja, ose të vazhdoni me një blerje të pasurive të patundshme që do t'ju lejojë të filloni një jetë më të mirë. Sigurisht, ekziston edhe mundësia e përgatitjes së shtëpisë tuaj të re për të filluar familjen tuaj, e cila do të thithë tërë kohën tuaj të lirë. Edhe nëse jeni i lirë, një lidhje dashurie që do të ndodhë gjatë kësaj kohe do t'ju bëjë të mendoni të jetoni së bashku që në momentin e parë, pasi do të ndiheni shumë të njohur. Më në fund, është e mundur të filloni një biznes përmes hapësirës së shtëpisë tuaj, e cila do t'ju sjellë fitime të konsiderueshme.

Me Hënën e Re në shtëpinë tuaj të katërt, shtëpinë dhe familjen, ndiheni një humor i lumtur duke qenë me të dashurit tuaj, mund të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj në mënyrë që të ndjeheni më të qetë dhe më të qetë. Ju keni prosperitet dhe harmoni me shokët tuaj të dhomës dhe anëtarët e familjes, jeni me njerëz që rifreskoni gjendjen tuaj shpirtërore, duke lënë pas situata ose persona që nuk janë më të domosdoshëm në jetën tuaj dhe ju pengojnë gëzimin dhe lumturinë. Ju madje mund të filloni një jetë të re në një qytet tjetër apo edhe në një vend të juajin. Tani e kuptoni që është e nevojshme të bëni disa ndryshime në marrëdhëniet tuaja më intime, duke eleminuar zakonet tuaja të vjetra negative emocionale dhe të adoptoni të reja që ju afrojnë disa njerëz.

Shiko gjithashtu