Ditë me fat dhe të vështira të Qershorit 2021

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Ju kam përmendur shumë herë sa i rëndësishëm është momenti përshtatshëm për të bërë dicka, ajo që Engjejt e quajnë timing i duhur. Në muajin e parë të verës, në Qershor, kur jemi nën ndikimin e Merkurit të kundërt fenomenalisht, por edhe të eklipsit të dytë në 10/6, ndoshta të gjejmë disa data pozitive për c’do veprim tonin është plotësisht e nevojshme. Sigurisht nëse astrologjia ka ndonjë dobishmëri nga ana parashikimeve është pikërisht kjo, të na ruajë nga sfidat e c’do date të vështirë dhe të na ndihmojë të shprehim veprimet tona në një datë më të “kujdesshme” dhe me fat për të zmadhuar mundësitë e suksesit. Kështu që shënoni datat e Qershorit dhe për të dyja rastet.

3 Qershor 2021

Këtë ditë krijohet trekëndëshi Diellit nga Binjakët me Saturnin nga Ujori që është ndihmues nëse duan veprimi jonë të ketë rezultate stabile. Megjithëse kemi Merkurin në prapavijë, këndi caktuar mund të tregojë zgjatje në argumenta. Do ndikohen pozitivisht Binjakët, Peshoret, Ujorët e dhjetditëshit të dytë kryesisht. Eshtë një ditë e mirë për një bisedë serjoze, për cështje profesionale.

4 Qershor 2021

Këtë ditë krijohet trekëndëshi më shumë me fat të dy planeteve dashamirës të astrologjisë, të Afërditës nga Gaforrja dhe Jupiteri nga Peshqit. Përtej optimizmit, gëzimit, të lehtësisë në lidhje, është një kënd dhe për ta vlersuar nga ana erotike apo ekonomike. Me fat Gaforret, Akrepët, Peshqit e ditëve të para kryesisht.

5 Qershor 2021

Shkojnë në ditën plotësisht “SOS”, pasi krijohen dy kënde të vështira. Nga njëra anë kemi katrorin e Merkurit të kundërt me Neptunin që është gjithnjë në situata ku mendja jonë na luan lojra dhe mund të mashtrohemi. Eshtë këndi “lajmeve të rreme”, të teorive bashkpunuese, të premtimeve të rreme, të hutimit, të mungesës së përqendrimit, të vjedhjeve, të gabimeve. Më të prirur në të mësipërmet përfaqësuesit e shenjave të ndryshueshme: Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit me ditëlindje në dhjetditëshin e tretë.

Njëkohësisht kemi kontrastin e Marsit nga Gaforrja me Plutonin nga Bricjapi. Një kënd dhune, shpërthimesh, shkatërrimesh, hakmarrjeje, sjelljes menaxhuese. Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët e dhjetditëshit të tretë kini kujdes në menaxhimin e zemërimit këtë ditë dhe shmangni rreziqet në gjithcka.

10 Qershor 2021

Eshtë dita kur formohet eklipsi i dytë i periudhës verore që është një eklips vjetor Diellor dhe njëkohësisht sigurisht Hëna e Re në shenjën e Binjakëve. Këndi kryesor i eklipsit është përsëri katrori me Neptunin që krijon rrethana shqetësimi, situata kaotike dhe vështirësi në vendimet tona. Më mirë fundja të mos marrim vendime serjoze me këtë eklips dhe të kemi kujdes vecanërisht dhe veprimet tona. Ndoshta duhet të “shkojmë sipas rrymës” dhe të shmangim rrezikun. Binjakët, Shigjetarët, Virgjëreshat dhe Peshqit me ditëlindje në fund të dhjetditëshit të dytë dhe fillim të tretit, kini kujdes shëndetin, lidhjet, punën. Udhëheqësi eklipsit Merkuri do jetë në një rrugëtim fenomenalisht të kundërt. Kështu rezultatet e këtij eklipsi dhe ndikimi saj mund të vonohen të bëhen të dukshme.

11 Qershor 2021

Merkuri në rrugëtimin fenomenalisht të kundërt në takim me Diellin këtë ditë sjell mrekulli që filluar para rrugëtimit të tij të kundërt, në Maj, përsëri në sipërfaqje, për të gjetur një zgjidhje. Nëse kishit cështje pezull nga muaji kaluar ka mundësi ti mbyllni sot. Pavarsisht këtyre është një ditë që do vëmëndje në komunikimin dhe zhvendosjet tona. Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit me ditëlindje në fund të dhjetditëshit të dytë ndikoheni më shumë.

13 Qershor 2021

Afërdita krijon kënd pozitiv gjashtkëndëshi me planetin e Uranit të papritur dhe paparashikueshëm dhe mund të sjellë një surprizë të këndshme, një dashuri të zjarrtë, një eksperiencë impresionuese në ndonjë lidhje tonën, një dhuratë që nuk e prisnim, një njohje që mund të na intrigojë. Demët, Gaforret, Akrepët, Bricjapët, Virgjëreshat dhe Peshqit me ditëlindje në dhjetditëshin e dytë mund të jenë pranuesit e këtij këndi pozitiv.

14 Qershor 2021

Në 14/6 kemi katrorin e Diellit nga Binjakët me Neptunin tek Peshqit. Këndi shquhet për gabime në vlersimin tonë, dilema, manipulime, prapaskena, apo dhe përgënjeshtrime të aspiratave tonë. Eshtë një kënd i paqëndrueshëm që nuk favorizon fillime të reja, por dhe investime nga ana sentimentale dhe ekonomike. Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit e dhjetditëshit të tretë janë pranuesit e saj kryesisht.

15 Qershor 2021

Krijohet katrori dytë midis Saturnit dhe Uranit, që ashtu si kemi rithënë është një kënd kryesor i këtij viti. Një kënd ndryshimesh, ngjarjesh nga ana botërore dhe politike, sociale dhe tronditjeve gjeofizike. C’do hetë që Hëna do kalojë nga shenja stabile: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori, ky kënd do bëhet më i rrezikshëm të shprehë energjinë e saj. Ditët kur Hëna do ndodhet në shenja stabile përmënden në fund të artikullit.

21 Qershor 2021

Pak para se të kthehet në vijë të drejtë Merkuri krijohet trekëndëshi Afërditës me Neptunin, një kënd i ëmbël, vecanërisht romantik që favorizon shprehimin artistic, por edhe dashuritë e mëdha. Gaforret, Akrepët dhe Peshqit e dhjetditëshit të tretë janë pranuesit e saj kryesor.

23 Qershor 2021

Eshtë një datë pozitive, pasi kemi trekëndëshin e Diellit nga Gaforrja drejt Jupiterit që sjell zakonisht fat, mundësi, perspektiva pozitive zhvillimi, suksesi dhe këndvështrime të mira në horizonte afatgjata. Me fat Gaforret, Akrepët dhe Peshqit e ditëve të para të shenjave të tyre.

24 Qershor 2021

Afërdita pak para se të largohet nga Gaforrja krijon kënd kundërshtimi me Plutonin, një kënd pasioni, vrulli të pakontrolluar dhe dëshire, tension në lidhjet erotike, lojra pushteti, por edhe zhvillime dramatike shumë herë. Pranues janë përfaqësuesit e shenjave impulsive: Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapët e dhjetditëshit të tretë.

Ditë kur Hëna do ndodhet në shenja të qëndrueshme dhe do aktivizojë katrorin Urani – Saturni

Janë ditët që mundet më lehtë të shkaktohen tronditjet më të mëdha dhe të papriturat nga ana botërore, jo detyrimisht në vëndin tonë. Le ti keni parasysh:

7/6, 13/6, 14/6, 20/6, 21/6, dhe 27/6.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu