Dielli në trekëndësh me Plutonin

Nga data 12 deri në 17 Maj, Dielli nga shenja tokësore dhe e qëndrueshme e Demit, në trekëndësh me Plutonin e kundërt tek Bricjapi. Ky kënd favorizues do të ndikojë pozitivisht tek Demat, Virgjëreshat, Akrepat, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur në dhjetditëshin e tretë dhe ata që kanë horoskop ose/dhe planete personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 21 deri në të 26 të shenjave të mësipërme.

Bëhet fjalë për një periudhë në të cilën do të përjetoni shumë joshjen dhe erotizmin, si rezultat të këtij këndi, pasi Plutoni nga Bricjapi ju shtyn të luftoni për sa besoni se do t’ju lartësojnë më shumë, për sa ju meritojnë. Por në këtë pozicion, Plutoni përdor strategji dhe luan vetëm për të fituar! Kështu që këto ditë po përjetoni përvoja të thella dhe intensive që ju shndërrojnë në shumë nivele.C’do gjë që ju intereson dhe tërheq vëmendjen, e kërkoni në thellësi sepse keni nevojë për të kuptuar më mirë pse dhe si.

Do të kërkoni përgjigjen thelbësore për çështjet tuaja dhe një kuptim më të thellë të problemeve tuaja.Në të njëjtën kohë, mund të fitoni më shumë fuqi dhe kontroll mbi jetën tuaj përmes këtij procesi më të thellë dhe kjo do të sjellë ndryshime të rëndësishme transformuese, pasi mund të trajtoni më mirë ngjarjet dhe njerëzit në jetën tuaj. Do të shfaqen tema që kanë lidhje me fuqinë dhe kontrollin, me organizata të mëdha ose grupe organizuese, me biznese dhe me oratakë më të mëdhenj ose me eprorët tuaj.

Plutoni lidhet me sigurimin dhe këto ditë mund të largoni c’do gjë qëështë e tepërt për ambjentin tuaj.Probleme personale ose profesionale, tashmëështë më e lehtë të gjejnë zgjidhjen e tyre dhe mund të merrni një rol udhëheqës në mënyrë që zgjidhjet të përshtaten pozitivisht. Të njëjtat ditë do të lartësohet dhe ky kënd, si edhe këndi pozitiv i Diellit me Jupiterin.

Shiko gjithashtu