
Ekuinoksi i vjeshtës më 22/09/2025: Kërkimi për ekuilibër në marrëdhënie
Këtë vit Dielli kalon në Peshore më 22/09/2025 në mbrëmje, duke shënuar ekuinoksin e vjeshtës, atë moment magjik të vitit kur dita është saktësisht e barabartë me natën dhe, qoftë edhe për pak orë, përjetojmë një harmoni dhe ekuilibër qiellor. Nga nesër ditët do të fillojnë të shkurtohen dhe netët të zgjaten, deri në Solsticin dimëror kur kemi natën më të gjatë të vitit, më 21/12/2025.
Gjithashtu, ekuinoksi i vjeshtës shënon fillimin e ditëlindjeve të Peshores. Dielli nuk hyn çdo vit në të njëjtën kohë në secilin shenjë. Disa vite hyn më 21/09, të tjera më 23/09. Këtë vit fëmijët që do të lindin deri më 22/09/2025 në orën 21:17 do të përfaqësojnë shenjën e Virgjëreshës, ndërsa ata që do të lindin pas orës 21:18 do të jenë Peshore.
Harmoni, bukuri, drejtësi
Shenja e Peshores është ajo që më shumë se çdo gjë tjetër kërkon harmoninë, ekuilibrin, paqen dhe bukurinë. Peshorja, simboli i saj (i vetmi simbol jo i gjallë i zodiakut), tregon lidhjen e saj me drejtësinë, e cila duhet të jetë objektive, pa u ndikuar nga emocionet, pasionet dhe dobësitë njerëzore. Është një shenjë që ka ndjeshmëri të veçantë që askush të mos padrejtohet dhe që të dëgjohen të gjitha mendimet, duke ruajtur gjithmonë distancë të barabartë.
Mund të thuhet se Peshoret njihen si diplomatë dhe që duan t’i kënaqin të gjithë, por nuk mund t’i akuzosh për padrejtësi. Afërdita, sunduesja e shenjës, u jep Peshoreve një hijeshi të rafinuar, pavarësisht nga bukuria që kanë. Ata janë estetët e zodiakut. Kanë një talent të lindur për t’u dukur të kuruar dhe tërheqës, pa u përpjekur shumë. Edhe me tiparet e tyre negative – pavendosmërinë, vonesat – ata kanë një fisnikëri të lindur që në fund ua fal të gjitha.
Vetë-reflektim mbi virtytet që mungojnë
Gjatë periudhës që Dielli do të qëndrojë në Peshore, nga 22/09/2025 deri më 23/10/2025, është koha për të kërkuar brenda vetes dhe jashtë harmoninë, bukurinë, qetësinë dhe mirësjelljen. Në një botë të vështirë, me krizë, kërcënime, pasiguri ekonomike, dhunë dhe luftëra, le të kërkojmë së pari brenda nesh dhe më pas jashtë këto virtyte që tashmë janë të rralla. Përballë urrejtjes dhe zemërimit, le të kundërvihemi me mirësjellje, mirësi, pranueshmëri, objektivitet dhe le të përpiqemi të jemi së pari më të drejtë me veten dhe më pas me të tjerët.
Si do të ndikojë Dielli në Peshore tek 12 shenjat e zodiakut
Dashi
Dielli në Peshore e përqendron vëmendjen tuaj tek marrëdhëniet personale, martesa dhe bashkëpunimet. Do të nxirrni përfundime të vlefshme, por mund të ketë edhe tensione apo përplasje.
Demi
Dielli në Peshore përqendron interesin tuaj tek detajet praktike të përditshmërisë, sidomos në çështje pune. Është gjithashtu kohë e mirë për shëndetin, për të bërë ndonjë kontroll mjekësor.
Binjakët
Dielli në Peshore ju shkon… për mrekulli dhe do t’ju japë mundësi për argëtim, kontakte dhe do të gjallërojë jetën tuaj romantike. Do t’i kushtoni më shumë vëmendje edhe çështjeve të fëmijëve.
Gaforrja
Dielli në Peshore e përqendron vëmendjen tek çështjet personale, por edhe tek familja dhe shtëpia. Kujtime nga e kaluara rikthehen ose përballeni tani me pasojat e tyre.
Luani
Dielli në Peshore përqendron vëmendjen tek mjedisi i afërt dhe shton ritmet e përditshmërisë suaj, si dhe kontaktet me miq, të afërm e bashkëpunëtorë. Ritme më të shpejta kudo dhe një ndjenjë ankthi të paqartë.
Virgjëresha
Çështjet financiare ndriçon Dielli nga Peshorja – paga, fitimet, apo prona e paluajtshme. Në një nivel psikologjik, mund të rishikoni vlerat tuaja personale.
Peshorja
Dielli hyn në shenjën tuaj dhe ndriçon shpirtin tuaj. Është koha e ditëlindjes tuaj dhe ndiheni me më shumë energji e optimizëm.
Akrepi
Me Diellin në Peshore bëheni pak më introspektivë, bëni llogari të vitit që mbyllet para se të nisë cikli i ri. Shëndeti është në plan të parë, por edhe prapaskena në punë.
Shigjetari
Dielli në Peshore ju lidh më shumë me miqtë, bashkëpunëtorët dhe marrëdhëniet e ngushta. Koha e duhur për të vendosur objektiva të rinj, por nisjet konkrete lërini për më vonë.
Bricjapi
Kjo periudhë sjell më shumë përqendrim tek karriera dhe imazhi juaj publik. Është koha e duhur për të përmirësuar figurën tuaj profesionale.
Ujori
Dielli në Peshore ndriçon nevojën tuaj për të zgjeruar horizontet, për të mësuar më shumë, ndoshta edhe për një investim të ri profesional. Koha e përshtatshme për studime dhe plane për të ardhmen.
Peshqit
Dielli në Peshore ju ngjall dëshirën për ta përjetuar jetën personale në një nivel më emocional dhe të thellë. Nga ana tjetër, në planin material do të përqendroheni më shumë tek financat tuaja, të partnerit apo të një bashkëpunimi.