Dielli katror me Uranin

Nga 27 Korriku deri më 5 Gusht, Dielli nga Luani formon një katror me Uranin nga Demi, një kënd negativ për Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin e lindur në fund të dhjetditëshit të parë ose në fillim të së dytit ose për ata që kanë horoskop ose planetë personalë (Hënën, Mërkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e 8-të deri në të 12-tën e shenjave të mësipërme.

Ky kënd sjell ngjarje të papritura dhe paparashikueshme, të cilat ju largojnë nga programi juaj dhe ju prishin jetën tuaj të përditshme, duke rezultuar në shumë probleme. Por ju nervozoheni dhe ndonjëherë dilni "jashtë vetvetes". Gjithashtu, njerëzit e pazakontë dhe të papritur, do të bëhen pjesë e jetës tuaj gjatë këtij këndi, duke bërë që ju të sprovoni kufijtë tuaj. Ju veproni impulsivisht pasi besoni se individualiteti juaj po testohet dhe dëshironi t'i bëni gjërat vetë, nëse krijohen konflikte, apo nëse dikush përpiqet t'ju ndalojë. Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Tani ju keni forcë dhe vendosmëri të madhe personale, pretendoni pavarësinë tuaj, nuk respektoni rregullat dhe impononi fuqinë tuaj personale. Për shkak se Dielli është në Luan, ju mund të hyni në konflikt serioz me një person të zemrës tuaj ose mbi ndonjë çështje financiare ose "pushteti". Ndoshta disa situata ose ngjarje negative ju kufizuan vetë-shprehimin tuaj personal dhe tani jeni duke bërë revolucionin tuaj. Lunai është një shenjë shumë krenare dhe e ndjeshme por nën ndikimin negativ të Uranit ai bëhet tepër i hallakatur dhe i zhdërvjellët, përjeton distancën dhe ftohtësinë e të tjerëve madje duke arritur ekzagjerimin.

Kështu që mbase ndjeni faj, turp apo trishtim për pafajësinë e humbur të fëmijërisë që keni qënë të përballur me kufizimet që ju janë imponuar dhe tani ju bëni një shpërthim emocional intensiv dhe ekstrem. Por, çelësat e suksesit të këtij këndi, sidoqoftë, janë fleksibiliteti dhe ekzaminimi i qetë i pasojave, dhe në asnjë rast konfrontimi dhe impulsiviteti egocentrik!

Shiko gjithashtu