Demi- Shenja e muajit ... Ndryshoni atë që duhet të ndryshoni!

Ky muaj është muaji ditëlindjes tuaj! Kështu që gëzuar ditëlindjen dhe ju urojmë këtë rreth të ri që fillon për ju ta përdorni në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vlersuar mundësitë që ju jep dhe shumë shmangur kurthet. Vit të mirë dhe produktiv ditëlindjeje !

Me arsyje ditlindjen tuaj, është tani një moment i mirë për tu këshilluar me një astrolog dhe të shihni c’farë premton harta juaj vjetore, ku favorizoheni dhe cilat janë cështjet që do lëvizin në jetën tuaj për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm që fillojnë të numërojnë për ju që nga ditëlindja juaj e sivjetshme. Mësoni specifikimet e vitit tuaj të ditlindjes! Flisni me astrologun tuaj në www.astrologu.al/parashikime-personale

 

Një imazh i parë për vitin tuaj të ditëlindjes

Fuqia e Hënës

Nëse keni lindur nga 25- 29/4, Hëna e Plotë që do bëhet nga 27 Prilli mbyllet në hartën e kthimit tuaj diellor. Sivjet shihni rezultate të mundeve dhe veprimeve tuaja dhe kuptoni sesi duhet të lëvizni në vazhdim. Disa gjëra apo disa persona mund të ikin nga jeta juaj apo të ndryshojë plotësisht roli tyre. Viti juaj karakterizohet nga nevoja për të bërë dicka të ndryshme dhe do jetë një përparim i fuqishëm dhe rëndësishëm në jetën tuaj me shumë aksion dhe punë. Situatat lartësohen dhe ndricohen për të mundur ti sqaroni.

Nëse keni lindur nga 9- 13/5, energjia e Hënës së re që do bëhet në 11 Maj regjistrohet në hartën e kthimit tuaj diellor dhe do ndikojë brenda dymbëdhjet muajve të ardhshëm ditëlindjen tuaj. Një vit i fuqishëm që vec se fillimeve të reja është dhe një periudhë shumë pranuese, intuitive dhe magnetike gjatë së cilës mund të joshni dhe do t’ju jepen shumë gjëra. Fusha që aktivizohet në hartën e kthimit tuaj diellor nga Hëna e re do rezultojë shumë e rëndësishme gjatë këtij viti pasi do shihni se në cështjet që zgjedh shtëpia në të cilën bie Hëna e re do veproni më ashpër, do merrni iniciativa dhe do bëni plane të reja. Do mundej të jetë vit për një martesë apo për lindjen e një fëmije.

 

Mendimi dhe Llogjika

Nëse keni lindur deri në 22/4 , Merkuri në hartën e kthimit tuaj të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Demi. Sivjet do mund të kuptoni dhe të përceptoni gjëra dhe situata në përmasat e tyre reale. Idetë tuaja do jetë të sakta dhe komunikimi do bëhet dicka e rëndësishme për ju me rezultat të ruani kontakt të vazhdueshëm me shokë. Me shumë mundësi të bëni disa udhëtime të vogla.

Nëse keni lindur nga 22/4- 4/5, Merkuri në hartën e kthimin tuaj të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Demi dhe shumë pranë Diellit tuaj. Viti juaj personal karakterizohet nga padurimi dhe reagime impulsive dhe pa korrektësi në situata që nuk ju pëlqejnë. Do keni tendencën të fiksoheni dhe të qëndroni me këmbngulje në idetë tuaja, gjë që mund t’ju drejtojë në debate dhe kundërshtime me të tjerët. Gjithashtu, vendimet e momentit nuk do kenë rezultat të mirë për ju dhe pritet të lini pas dore c’do gjë që ka të bëjë me komunikim, informimin, letrat, vëllezërit apo shokët.

Nëse keni lindur nga 4/5 dhe më pas, Merkuri nga harta e kthimit tuaj të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Binjakët. Sivjet do nevojitet disa herë të ndryshoni pozicionet tuaja dhe të bëni ripërshtatje në idetë tuaja të cilat do jenë më të shumta nga ato që mund të realizoni. Një arsyje tjetër të këtyre ripërshtatjeve mund të jetë fakti se shpirti juaj mund të jetë i gatshëm, por trupi juaj jo. Nëse nuk bëni përshtatje atëher shumë shpesh do filloni gjëra të cilat nuk do mund ti plotësoni. Në këtë rreth ditlindjeje do jetë e rëndësizhme vetanalizimi dhe vetdija pasi dhe disa herë do dyshoni dhe do interpretoni gabimisht veten tuaj dhe motivet tuaja. Dyshimet që do keni me personat rreth jush nga të njëjtat ide dhe mendime do t’ju drejtojnë ose të mos jeni të gatshëm ti ndani me të tjerët ose brenda mbingarkesës ti mbroni shumë dhe plotësisht për të mos kuptuar të tjerët se dhe vetë ju jeni të ngatërruar. Në përgjithësi fundja mendimi juaj do mund të përshtatet në rrethanat e ambjentit.

 

Ndjenja dhe financat

Nëse keni lindur deri në 9/5, Afërdita në hartën e kthimin tuaj të sivjetshëm diellor do ndodhet në shenjën tuaj. Do jeni mjaft social dhe rrethi i shokëve tuaj do zgjerohet. Do dëshironi të kaloni bukur dhe këndshëm në përditshmërinë tuaj dhe do dëshironi të bëni përmirsime që lidhen me vetë ju, ashtu si për shembull paraqitjen tuaj që do rinovoni ndjeshëm sivjet. Do ju dalë tendenca për të patur gjëra të bukura dhe të jeni të kujdesshëm për të mos shpenzuar më shumë nga ato që keni. Magnetizmi juaj personal rritet sivjet dhe kjo do krijojë mjaft mundësi për cështjet sentimentale. Nuk do jetë aspak e pamundur të pranoni flirte dhe deklarata më shumë sesa nga një person. Vendimi dhe zgjedhja do jetë në duart tuaja. Fundja vetëm nuk do qëndroni. Nëse nga ana tjetër jeni në tashmë në një lidhje atëher lidhja do bëhet më harmonike dhe do ndani shumë caste të lumtura dhe gëzimi me partnerin tuaj, pavarsisht problemeve që ju shqetësojnë në përgjithësi.

Nëse keni lindur nga 9/5 dhe më pas, Afërdita në hartën e kthimit tuaj të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Binjakët. Natyra juaj artistike do dalë në sipërfaqje sivjet pasi gjithashtu dhe ana juaj romantike. Do veproni më lirshëm dhe do shprehni ndjenjat tuaja me një mënyrë të menjëhershme. Sivjet dashuria do t’ju takojë papritmas në vënd dhe mënyrë që nuk e prisni.

 

Aksion dhe sipërmarrje

Nëse keni lindur deri në 9/5, Marsi në hartën tuaj të kthimit të sivjetshme diellor do ndodhet tek Binjakët. Këtë vit eksiston shumë tendenca për të qënë agresiv dhe të humbisni lehtë qetësinë tuaj. Mund të shfaqen probleme në cështje që mendonit se keni sistemuar në të kaluarën apo i keni lënë pasdore, kryesisht në cështjet tuaja profesionale. Eshtë e rëndësishme sivjet të vendosni në një rregull c’do fushë të jetës tuaj. Të keni kujdes sepse për shkak të pakujdesit apo papërgjegjësisë mund të ekzistojnë aksidente. Impulsiviteteti dhe lëvizjet  e nxituara nuk do jenë këshilluesi më i mirë i vitit. Debatet e forta dhe zënkat nuk do jetë e lehtë të kapërcehen dhe të rezultojë pajtim. Eshtë shumë ndihmues për ju sivjet të ushtroheni apo të cliroheni fizikisht me ndonjë mënyrë, për të larguar energjinë e fortë që keni dhe të ndryshoni rutinën e përditshmërisë tuaj.

Nëse keni lindur deri në 9/5 dhe më pas, Marsi në hartën e kthimit të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Gaforrja. Sivjet jeni të fortë dhe plot gjallëri dhe kjo do t’ju ndihmojë të arrini shumë nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë me veten tuaj dhe do mundeni të kundërpërgjigjeni në c’do vështirësi që hasni lehtë dhe menjëherë. Sivjet theksohet aftësia juaj për të marrë përsipër një rol udhëheqës me shumë mundësi në punën tuaj dhe do mundeni të veproni me më shumë pavarsi. Do nevojitet të ndihmoni (dhe do e bëni) shokë dhe të njohur që ju kanë nevojë. Viti i sivjetshëm ju bën më adventurierë sesa nga jeni dhe me shumë mundësi të bëni një udhëtim për të zbuluar një vënd të panjohur. Një vit aktiv ju pret atëher me shumë arritje.

 

Zgjerimi dhe Mundësitë e vitit

Nëse keni lindur deri në 14/5, Jupiteri në hartën e kthimit tuaj të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Ujori. Sivjet të keni kujdes tendencën për tu përzjerë apo të merrni përsipër plane të cilat janë përtej aftësive tuaja. Të jeni realist dhe të mos ju shtyjë enthusiazmi ekstrem për të mundur të plotësoni ato që do merrni përsipër. Mos u tërhiqni nga ushqimi, kushtojini kujdes shëndetit tuaj dhe specifikisht mëlcisë, nëse keni probleme të mëparshme. Ti kushtoni vëmëndje detajeve dhe mendimeve të tjerve sepse nëse nuk e bëni mund të keqkuptoheni dhe t’ju krijohen probleme.

Nëse keni lindur nga 14/5 dhe më pas, Jupiteri në hartën e kthimit të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Peshqit. I këndshëm dhe me fat viti juaj i sivjetshëm dhe do mundeni lehtë të jepni zgjidhje në probleme që ju shqetësojnë. Jeta juaj sociale rritet dhe vini në kontakt me persona të rëndësishëm që mund t’ju ndihmojnë apo të ndikojnë situatat. Favorizohen cështje ligjore dhe udhëtime. Shtëpia që zë Dielli dhe Jupiteri në hartën e kthimit tuaj diellor do rezultojnë të rëndësishëm sivjet.

 

Baza të qëndrueshme, kufizime dhe serjozitet

Saturni në hartën e kthimit tuaj të sivjetshëm diellor do ndodhet tek Ujori. Këtë vit keni shumë sfida dhe pengesa ku do vështirësoheni për ti kapërcyer dhe detyrimet dhe përgjegjësitë ju presionohe jashtzakonsht. Do shihni gjërat më serjozisht dhe mirë është të ruani një qëndrim pozitiv përballë jetës. Persona me fuqi dhe pushtet do t’ju sjellin vështirësi dhe me shumë mundësi sivjet të shfaqen probleme me babin apo me sigurën e tij në jetën tuaj. Në përgjithësi do nevojitet durim dhe këmbngulje pasi do ekzistojnë shumë vonesa. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë dhe në vecanti për të lindurit nga 1-6/5.

 

Vetëdije dhe zhvillim shpirtëror

Planetët jashtëtoksore (Urani, Neptuni dhe Plutoni) funksionojnë me ndërgjegjie dhe ju ndihmojnë të kuptoni më thellë anët e jetës tuaj. Gjithashtu bëhet fjalë për situata që janë ndoshta jashtë dorës tuaj dhe nuk mund ti kontrolloni. Nëse në hartën e kthimit tuaj diellor për sivjet ndonjë planet jasht orbite bie në shtëpi qoshe (e 1- 4- 7- 10) do funksionojë më personalisht dhe do nevojitet të kushtoni rëndësi në cështjet që lëkund aq sa nga vendosja e tij aq edhe në udhëheqjen e hartës tuaj së ditlindjes dhe në hartë të kthimit diellor.

Shumë e madhe dhe sivjet nevoja juaj për të bërë ndryshime. Reagoni në c’do gjë dhe kushdo përpiqet për t’ju vërë në kallup dhe ju kufizon lirinë tuaj, ndërkohë shokë dhe të afërt vërejnë dhe komentojnë sesa shumë keni ndryshuar. Merreni me plane të reja, të cilat sigurisht keni nevojë ti kontrolloni me c’do detaj para se ta zbatoni, sepse produktiviteti ekstrem dhe intuita juaj mund dhe t’ju shtyjnë. Keni nevojë për më shumë hapësirë dhe liri pasi clirohet sivjet nga zakone të vjetra dhe mënyra. Mundet kjo të ketë si rezultat të prishen lidhjet tuaja, të ndryshoni punë apo shtëpi apo të udhëtoni mjaftueshëm. Kujdes në aksidente, në stres dhe nervat. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë dhe specifikisht për të lindurit nga 28/4- 5/5.

Këtë periudhë të jetës tuaj zhvilloni idealizëm të madh dhe përceptimi juaj do jetë i tillë sa do mundeni të dalloni personat dhe motivet e tyre lehtësisht dhe me shikimin e parë. Ndoshta sivjet merreni më shumë për të përpunuar dhe të zhvilloni intuitën tuaj. Eshtë vit që do ju shqetësojë nevoja juaj për të ndihmuar të tjerët që ju kanë nevojë, ndoshta duke sakrifikuar disa nga interesat tuaja. Ofrimi juaj do t’ju japë ama kënaqësi nga ana e brëndshme-shpirtërore. Lidhjet tuaja do kenë një tendencë të lëvizin në një nivel platonic dhe idealist dhe është e rëndësishme të mundeni ti shihni qartë dhe realisht personat që ju interesojnë, me të gjitha pozitivet dhe negativet që kanë, për të mos u lënduar apo të mos ju shfrytëzojnë. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë dhe specifikisht për të lindurit nga 12-14/5.

Këtë vit ndjeni më të fortë dëshirën për të zbuluar dhe të ckodikoni sekretet e university dhe jetës. Kujtime dhe përshtypje nga e kaluara vijnë në të tashmen tuaj dhe qëndrimi juaj formohet brenda tyre. Eshtë periudhë ndryshimi pozitiv, transformimi dhe clirimi që mund të bëhet dhe brenda ndonjë forme psikoterapie, nëse sigurisht mendoni dicka të tillë. Sivjet jeni më të fortë dhe merrni vendimin të përparoni përpara duke lënë pas trauma të kaluarës. Kjo ka si rezultat të veproni tashmë më qartë, me fuqi dhe vrull dhe të ndikoni fortë të tjerët, të krijoni përshtypje të mira dhe të mund ti bindni për të fituar idetë tuaja. Të mësipërmet vlejnë për të gjithë dhe vecanërisht për të lindurit nga 15-20/5.

 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu