Dashuritë me Hënë

Dashuritë me Hënë

 

Kërkoni një lidhje ideale, por çdo herë pëlqeni njeriun e gabuar dhe në fund zhgënjeheni!

Për të gjitha e ka fajin Hëna që ndikon në mënyrën se si i shprehni ndjenjat tuaja. Kështu herën tjetër që do të njihni dikë, në vend që ta pyesni  “Çfarë shenje je?” pyeteni “Në cilën shenjë e ke Hënën?”

Pasi të keni lexuar artikullin e mëposhtëm, do të jeni në gjendje të dalloni nëse ky person është i përshtatshëm për ju për të krijuar një lidhje ose nëse duhet të shihni rrugën tuaj dhe të vazhdoni më tutje.

 

Drita e Hënës krijon ambjentin ideal për një lidhje idilike.

Kantautorët e përmendin shpesh Hënën në këngët që bëjnë për dashurinë, gjë që i frymëzon të rinjtë për të kërkuar dashurinë, të kapen përdore në një bregdet të ndriçuar nën dritën e Hënës dhe të dashuruarit për të shkëmbyer puthjen e parë.

Me pak fjalë Hëna është udhëheqësja e të gjitha ndjenjave.

Shenja në të cilën ndodhet Hëna në momentin e lindjes suaj, përshkruan botën e ndjenjave tuaja, ndikimet që kishit në fazat e para të jetës dhe ngarkesën tuaj emocionale.

Duke u rritur dhe u pjekur më tepër, Hëna na sjell më afër me njerëz me të cilët ndajmë  ndjenjat tona.

Kur nuk ndodh kjo në një lidhje erotike, mundësia më e madhe është që të ndiheni të distancuar sentimentalisht dhe i keqkuptuar nga partneri juaj. Është diçka shumë e nevojshme në një lidhje që të kombinohen shenjat e Hënës.

Në qoftë se nuk arrini t’i tregoni ndjenjat tuaja tjetrit, atëherë lidhja mund të shkatërrohet.

12 shenjat zodiakale ndahen në 4 elemente:

 

1. Zjarri

2. Toka

3. Ajri

4. Uji

 

Që një lidhje midis dy personave të shkojë mirë dhe të jetë e kënaqshme, Hëna duhet të jetë në harmoni midis të dhënave të tyre.

Marrëveshjet më të mëdha shihen midis:

Zjarrit dhe ajrit

Ujit dhe tokës

Pak më poshtë do të mësoni se si funksionojnë këto elemente.

 

ZJARRI  I  DASHURISË

 

Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) karakterizohen nga nga lidhje pasionante. Dashurohen me lehtësi dhe janë të vetëdijshëm për suksesin që kanë.

Kanë nevojë që t’i vlerësojnë dhe t’i përgëzojnë gjatë gjithë kohës. Kanë tendencën që t’i imponohen sentimentalisht partnerit të tyre dhe reagojnë keq kur partneri i vë para përgjegjësisë, sepse asnjëherë nuk rrezikojnë për të humbur pavarësinë  e tyre.

Të gjithë ata që kanë Hënën në një nga shenjat e zjarrit bëhen tepër entuziast sapo ndizet flaka e dashurisë dhe plagosen kur një lidhje merr fund.

Këta persona kur goditen nga shigjeta e dashurisë, shpërblejnë dashurinë dhe besnikërinë me dhurata të veçanta, udhëtime romantike dhe adhurim.

Zotërojnë ndjenja të thella, të sinqerta dhe shprehen pozitivisht.

Edhe pse janë gjaknxehtë dhe të papërmbajtshëm ndërsa e kanë Hënën tek shenjat e zjarrit, bëhen më të ëmbël kur duan të rregullojnë situatën pas një gabimi.

Kështu nëse dëshironi të keni një lidhje plot me pasion dhe adhurim, ngrohtësi dhe besnikëri, atëherë kërkoni dashurinë e Hënës.

 

KRIPA  E  TOKËS

 

Kur bëjnë një përmbledhje të ndjenjave, njerëzit që e kanë Hënën në shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) kërkojnë partnerë të ndërgjegjshëm dhe me këmbë në tokë që do të vlerësojnë sigurinë që sjell një lidhje e gjatë dhe e rregullt. Kur binden që nuk kanë probleme ekonomike, janë gati për të marrë vendimin për tu martuar dhe për të krijuar familje.

Tipat e tokës kërkojnë një partner që do t’i shmangë shpërdorimet, por edhe që të mund t’ju sigurojë edhe më tepër se sa ju nevojiten. Pjesa me e madhe e anëtarëve të këtij grupi të Hënës, janë shumë materialistë dhe i qëndrojnë strikt synimeve të tyre. Partneri ideal për ata është ai që vlerëson punën që është karakteristikë për shenjat e tokës.

Edhe pse e kanë Hënën tek shenjat e tokës, duken shumë të përmbajtur, preferojnë një partner me sens humori që të thyej akullin kur shterrojnë fjalët.

Gjithashtu i kushtojnë kohë dhe zhvillimit të tyre kulturor dhe inteligjencës. Si ata impulsivët, edhe ata më të përmbajturit dhe të qetët, i kushtojnë shumë rëndësi imtësive. Kanë virtyte për t’i vlerësuar madje mund të fitojnë edhe çmim në një lojë njohurie.

Nëse dëshironi një partner të vetëdijshëm i cili ka një anë të karakterit shumë të ndjeshme dhe romantike, atëherë faljani zemrën tuaj një ndriçimi të qëndrueshëm të Hënës në tokë.

 

SHPËRNDARJA  E  AJRIT

 

Të gjithë që i përkasin kategorisë së ajrit (Binjakët, Peshorja dhe Ujori) janë njerëz të cilëve ju pëlqen që të komunikojnë me partnerin e tyre dhe janë të lidhur sentimentalisht me njerëzimin.

Edhe me partnerin e tyre, preferojnë të kenë një lidhje dashurie, por njëkohësisht edhe shoqërore. Nga një person që e ka Hënën në shenjat e ajrit, do të merrni përgjigje të zgjuara, e-mail dhe telefonata të shpeshta.

Më saktësisht këta tipa ëndërrojnë jetën e tyre seksuale dhe kalojnë orë të tëra duke menduar për partnerin ideal. Por që të lidhen seriozisht, është një çështje tjetër.

Me një që e ka Hënën në shenjat e ajrit, do të keni një jetë shumë aktive dhe do të shijoni eksperienca të shumta dhe të ndryshme. Të gjithë ata që e kanë Hënën në shenjat e ajrit, janë shumë të ndjeshëm përsa i përket të menduarit dhe me ata që kanë të bëjnë. I respektojnë partnerët ose bashkëshortin. Që të veprojnë drejt duhet të kenë një lidhje harmonike, në të kundërt nervat e tyre mund të acarohen dhe të ndikojnë shumë keq në shëndetin e tyre.

Preferojnë të shoqërohen me persona, që vlerësojnë zgjuarsinë dhe aftësitë e tyre për t’i gjetur një zgjidhje problemit të tyre.

Një bashkëshort i këndshëm, i qeshur dhe i kujdesshëm, mund ta ndihmojë një person të pavarur të Hënës që i përket shenjave të ajrit, t’i shmangë dhe mos të ngatërrohet me detyrimet e një lidhjeje.

 

UJRAT  E  THELLA

 

Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) e thellojnë edhe më tepër lidhjen e tyre dhe e jetojnë me shumë pasion.

Lidhjet e këtyre personave ndikohen shumë nga eksperiencat dhe marrëdhëniet që kanë pasur në familje gjatë fëmijërisë. Nëse ky kapitull i jetës nuk ishte pozitiv, atëherë nuk janë gjithnjë të gatshëm për të filluar një lidhje. Ndjesia e sigurisë është shumë e rëndësishme për këta persona tepër sensibël dhe sentimental. Pavarësisht nga seksi, të gjithë që kanë Hënën në shenjat e ujit, rrallë mund të mos e përfillin partnerin.

Përkundrazi i trajtojnë me shumë dashuri dhe ngrohtësi.

Të gjithë ata që kanë Hënën në shenjat e ujit janë adhurues të kënaqësive dhe janë tepër sensual. Shijojnë muzikën, aromat dhe masazhet. Në situata të caktuara mund të bëhen edhe xhelozë në qoftë se dikush i vë syrin partnerit të tij.

Në rastet se ndihen të refuzuar, zhgënjehen thellë dhe do t’ju duhet të shmangin personat që kanë tendencën për të flirtuar andej- këtej. Që të jenë të lumtur personat me Hënë te shenjat e ujit, kanë nevojë për një partner që të ketë aftësi parashikuese i cili të jetë i aftë të zbulojë dhe të respektojë ndrojtjet, frikën dhe pasigurinë e tjetrit dhe t’i ofrojë siguri duke u impenjuar të dy njëlloj për familjen.

 

POZICIONI   I  HËNËS

 

Nëse pozicioni fillestar i Hënës ndryshon, për dy ditë e gjysmë ai bëhet gati për të kaluar në shenjën tjetër.

Fazat e Hënës ndërkohë ripozicionojnë ngarkesat sentimentale që ne përjetojmë. Një takim ditën që formohet Hëna e re, ndoshta është fillimi i një dashurie të re të madhe. Kur Hëna është në gjysmë do të thotë që çiftet janë duke vlerësuar ndjenjat e tyre.

Kur Hëna plotësohet ndjenjat përforcohen dhe kjo mund të krijojë tension dhe pasion.

Kur Hëna është në fazën e katërt shpesh shfaqen situata të tensionuara që egzistojnë në çift ose kur dy partnerë nuk përputhen, mund të sjellë fundin vendimtar të një lidhjeje. Bazohuni në pozicionin e Hënës dhe vendosni se çfarë do të bëni në fushën sentimentale.

Shiko gjithashtu