Cilat shenja të zodiakut xhelozojnë? C’farë bëjnë meshkujt kur kuptojnë se ekziston një rival?

Askush nuk mundet të shpetojë nga “përbindëshi jeshil” i xhelozisë! Eshët gjithmonë aty dhe përgjon. Zakonisht, kap në momente të këqia, ku ose jeni të ulur të qetë dhe shijoni daljen apo stresimin në shtëpinë tuaj, ose jeni duke bërë të qetë punën tuaj dhe papritmas… ju vijnë ndërmënd mendime të pandershme dhe helmuese! Kuptimi i tij i përgjithshëm?Xhelozia është një ndjenjë që shfaqet, kur një person alarmohet përballë një personi tjetër.

Mund të ndihet i pafavorizuar ose i ulur sepse tjetri është më i lartë se ai në nivel ekonomik, social apo profesional ose akoma dhe në aftësi dhe talentesh.Xhelozia erotike lidhet në mënyrë tëpandarë me shqetësimin dhe zemërimin.Ai që xhelozon, ka frikë se mos e humbet partnerin e tij, se do të dashurojë dikë tjetër dhe më pas do ta braktisë dhe i rretullohet vazhdimisht ndër mënd i njëjti kërcënim.Kjo ndjenjë transformohet në xhelozi dhe e bën të parandalojë (në mëndjen e tij gjithmonë!) ngjarjet dhe të ndihet paska më i qetë.

Me pak fjalë, e merr si të mirëqënë faktin negative dhe përgatitet për më të këqiat për të mos u kapur “i papërgatitur”! Kush është, ama, shenja më xheloze e rrethit të zodiakut?Cila e duron flirtin dhe lojrat telefonike dhe cila mundet të ndjekë ose të rrahë keq dikë që flirton me të dashurën e tij? Le ta shohim…

 

Dashi 21 Mars – 20 Prill

Eshtë e mundur të flirtojë dikush me të dashurën e Dashit? Nuk mendoj se e di se ku është ngatërruar! Brinjët që ka nuk janë vetëm për bukuri, por di dhe t’i përdorë! Edhe pse nuk është dicka serjoze dhe thjesht dikush po bisedon apo po kalon pak kohë me të, sepse mund të jenë bashkë në punë, Dashin do e bësdisë dhe do të vendosë të reagojë.

Nuk mundet të ndjejë se e dashura e tij vëren dikë tjetër ose interesohet qoftë dhe në minimum, dhe ai të qëndrojë i qetë! Akoma, refuzon të kalojë në vënd të dytë në dicka dhe do të bëjë gjithcka për ta kapërcyer. Për këtë shenjë specifike, xhelozia është e barabartë me konkurencën. Eshtë një konkurs për fitimin e zemrës së vajzës, por edhe të nderit dhe të reputacionit të tij, për të cilin duhet tëdali i pari! Do tëluftojë ose për mirë ose për mënyrën sulmuese, dhe atëher kundërshtari nuk do të ketë asnjë shpresë për të fituar!

Për shëmbull, nëse mëson se dikush e ka qerasur me ushqim pas punës ose i ka blerë revistën e saj të preferuar, sepse rastësisht kaloi nga dyqani, atëher Dashi do të rezervojë një tavolinë në restorantin e preferuar (që i mbulon xhepi), duke i bërë surprizë, pasi do t’i bëjë dhuratë një abonim vjetor të revistës, duke i dhënë qartë kuptimin se ajo do të jetë e tija dhe vetëm e tija!

 

Demi 21 Prill – 20 Maj

Kjo shenjë specifike duket e qetë dhe e urtë, por brenda tij zien. Demi ka një talent të tmerrshëm të xhelozojë gjithcka rreth tij, aq më tepër të dashurën e tij, dhe të mos e tregojë. Mban një profil të fortë dhe duket sikur nuk i bëhet vonë aspak dhe nga përbrënda tij të dojë të thyej të gjithë shtëpinë!

Sepse Demi është një shenjë e qëndrueshme, e cila e di c’farë dëshiron në jetën e tij, e di cili është personi që do të kalojë jetën me të dhe sepse u vështirësuar shumë për ta gjetur, ndaj s’do ta lërë me asgjë t’i iki! Sapo të gjejë rival, do të fillojë komentet ironike dhe do të përpiqet të ulë personin tjetër para të dashurës së tij, duke shmangur sjelljen e tij të xhindosur dhe të lërë ndonjë skenë tjetër në ambjentin ku ndodhen.

Për më tepër, nuk ka për ta pranuar kurrë se xhelozon, pasi duke qënë egoist dhe krenar, thjesht do të mbrojë se nuk e simpatizon përsonin tjetër, sepse shumë thjesht nuk i përshtatet.Në përgjithësi, sapo të ndjejë pasiguri dhe se partneri i tij ka filluar të humbasë interesin e tij për të, mund të marrë një qëndrim pushtuese ndaj saj dhe pa dashje “ta mbysë”. Eshtë i aftë ta pyes vazhdimisht ku është dhe c’farë bën dhe ta shoqërojë kudo për të kontrolluar kush e flirton apo kush e pëlqen.

 

Binjakët 21 Maj – 21 Korrik

Xhelozi Binjakët? Ba, se bësoj! Binjakët kanë një vetbesim të tepruar që nuk ka frikë se do të humbasë partnerin e tij për dikë tjetër. Ka një mendim se për të jetë me të, atëhër do e ketë një arsyje.Nëse, ama, e braktis, thjesht humbi interesin e saj.Mos e shihni si apati.Binjakët janë pupël në ajër dhe nuk mund tëmerret me ndjenjën e vogël të xhelozisë.Përkundrazi, do që meshkujt e tjerë të flirtojnë me femrën e tij, pasi kështu e dëshiron akoma më shumë.

Do shumë të shikojë adhurimin e të tjerëve për rreth për të, pasi kështu ngrihen dhe vlerat e tij. I pëlqen ta xhelozojnë, sepse e ka vetëm ai dhe nuk mundet askush tjetër ta fitojë.Xhelozon në një mënyrë të tijën, të cilën kurrë nuk e shpreh me nerva apo zëra. Në rastin më të rrallë që do të ndjejë se kërcënohet, atëher do të përballet me humor dhe të qeshura.

Mund të pyesë të dashurën e tij “Kush ishtë në telefon zemër?Nuk besoj se duhet të lëndoj duart e mia të buta?” Dhe aty do të mbarojnë të gjitha. (Nëse ajo nuk është bindëse, sigurisht!) Nëse ama, ka për tu përballur me ndonjë skenë të ashpër, e cila e dërgon në një pozicion të vështirë të dashurën e tij, atëher do ta mbrojë dhe do sillet si burrë.

 

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Gaforrja është me siguri një nga shenjat e zodiakut që xhelozojnë. Nuk do të shikojë persona të tjerë të shikojnë të dashurën që po e shoqëron, as ta rrethojnë. Akoma, dhe në një nivel shoqëror, është një nga shenjat që ka temë me xhelozinë, pasi ka frikë shumë se mos humbet c’farë ka arritur.Si e shpreh? Nuk do të jetë kurrë plotësisht i sinqertë. Do të tregojë qartë se e besdis një situatë, por nuk do ta pranojë se xhelozon. Do të grindet, do të flasë nëpër dhëmbë dhe mund të shajë pafund (në univers!) derisa të arrijë të qetësohet. Skenat e xhelozisë nuk janë të karakterit të tij dhe preferon të flasë me veten në nerva dhe gjëra të pakuptimta, aq sa partnerja e tij të kuptojë se dicka e shqetëson dhe të merret me të. Nuk e bën nga krenaria, thjesht nuk ka mësuar të thotë fiks atë që ndjen dhe e ka më të thjeshtë ta tregojë me mënyra të largta.

I do ankesat e vogla dhe nuk do të bëjë kurrë shamatë, vecanërisht partneres së tij për dicka që nuk ka faj. Akoma, ndjeshmëria e tij e bën vecanërisht sensitive në situatë të thjeshta dhe nuk e lë të qetë. Atëher është kur do të kërkojë më shumë përkëdheljen, prekjen dhe vëmëndjen, për të fituar terrenin e humbur (gjasme) dhe të jetë pushtuesi i vetëm i zemrës së të dashurës së tij.

 

Luani 23 Korrik – 22 Gusht

Luani përbën një nga shenjat më xheloze të zodiakut.Xhelozon pushtetin e tjetrit, paratë e tij më të shumta, njohjet e tij, punën e tij më të mirë dhe statusin e tij më të mirë social. Atëher, nuk ka mundësi të mos xhelozojëdikë që përpiqet të fitojë femrën e tij! E dashura e tij nuk është vetëm njeriu i tij, por edhe “përvetësimi” i tij.Eshtë lodhur për ta patur në jetën e tij dhe nuk mundet dikush tjetër të prekë apo të përpiqet të fitojë dicka tijën.

Fatkeqsisht, kështu janë gjërat për një Luan. Dëshiron të jetë udhëheqësi ekskluziv i lojës, kryestari në c’do situatë dhe të jetë numër një i zemrës të tjerëve, sepse shumë thjesht nuk mundet të jetë i dyti në asgjë! Sapo ta kapë kjo ndjenjë e mallkuar, atëher nevrikoset, injoron qartazi të tjerët dhe bëhet njëkazan që zien. Eshtë i gatshëm të shpërthejë dhe mund të nrvrikoset akoma dhe më perëndi dhe djallë, për të tërhequr vëmëndjen e partnerit të tij dhe të sigurojë udhëheqëjen e tij.

Xhelozia nuk funksionon pastër për këtë shenjë, pasi e bën të egër, sulmues, nevrik dhe mbi të gjitha, në përpjekjen e tij për të patur fjalën e fundit, humbet kontrollin. Nuk do të arrijë kurrë në maja, si shenjat e tjera, por do të krijojë një klimë të rëndë dhe të shpifur, e cila do të mërzisë shumë të tjerëve rreth tij.

 

Virgjëresha 23 gusht – 22 Shtator

Shenjë e vështirë Virgjëresha! Sado të xhelozojë, nuk mundet ta tregojë! Nuk e lë krenaria e tij! Në përgjithësi, shquhet për sjelljen e papjekur të tij dhe për lëvizjet pa hije.Sapo të ndjejë xhelozi për dicka dhe vecanërisht për personin që e shoqëron, atëher fillon teatrin apsurd.Mund të dojë të cohet dhe të ikë nga vendi ku ndodhet, duke thënë se nuk është mirë dhe të mos mundet me asgjë të flasë me sinqeritet.

Me dyshim se do mundet të fshehë pakënaqësinë e tij, por nuk mundet dhe ta shprehë atë që ndjen vërtet. Një tjetër situatë e shpeshtë për Virgjëreshën është të fillojë komentet ironike apo sarmazmën ndaj personit që e besdis.Tjetër moment, është të bjerë me turinj në pijë dhe cigare dhe të zhytet aty derisa dikush t’i kushtojë rëndësi.Akoma, ekzistojnë dhe situata ku kjo shenjë e caktuar nuk ndjen xhelozi apo të paktën kështu thotë.E luan më të lartë dhe dëshiron të duket sikur tejkalon gjithcka, në krahasim me të tjerët rreth tij.

Eshtë e qartë se ndihet më i ulët dhe përpiqet ta kapërcejë, por nuk do ta arrijë me sukses. Sado besim të ketë në veten e tij, ndonjë cast do të ndjejë kërcënimin dhe ndjenjat e dyshimta për situatën me të cilën po përballet. Xhelozia “kyc” karakterin e tij dhe e bllokon, duke e larguar nga serjoziteti i ndjenjave që duhet të kishte.

 

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Xhelozia, sado të jetë një ndjenjë e vogël dhe e poshtër, funksionon si argument për Peshoren.Nuk i pëlqen të ndjejë dicka të tillë, sepse e sjell në pozitë të vështirë dhe e bën të ndjejë ndërgjegjjen ta vrasë që nuk kujdeset për partneren e tij. Eshtë gjithmonë i sinqertë dhe do të thotë qartazi se e besdis kjo situatë, duke e bërë të arrijë në majat e xhelozisë.

Atëher është kur e kap dhe egoizmi dhe do përpiqet të joshë partnerin e tij për ti treguar në mënyra të largta se dhe ai di akoma të gëzojë c’farë ka! Do të bëhet xhentlemani perfekt dhe do të bëjë femrën që po e shoqëron të ndjejë sikur po dalin për takim tëparë. Mund t’i sjellë lule apo ndonjë dhuratë, por me siguri do të bëjë ndonjë lëvizje të pazakontë, pa fshehur arsyjet e vërteta të veprimeve të tij.

Xhelozia e afron më shumë me partnerin e tij, duke e bërë të harrojë flirtimin e rastësishëm që mund të ndodhë dhe duke e bindur se Peshorja ëshët zgjidhja e vetme e saktë të partnerit për të. Pikërisht ashtu si dhe Dashi, Peshorja pushtohet nga ndjenja të tilla egoiste dhe në vënd të mbajë turinj apo të nevrikoset, si Luani, vendos të luaj në mënyrë të zgjuar dhe të fitojë lojën! E bën tym rivalin e tij dhe i tregon personit që i intereson se c’farë gjeniu ka përkrah! (Dhe c’farë nuk duhet të humbasë nga duart e saj!).

 

Akrepi 23 tetor – 21 Nëntor

Dhe ja ku arritëm në numrin një në pjesën e xhelozisë! Në shenjën më xheloze të zodiakut dhe më sulmuese. Akrepi është një xheloz i plotë, në krahasim me shenjat e tjera, dhe madje me ndryshim! Eshtë pushtues, dëshiron të ketë vazhdimisht partnerin pranë tij dhe ta kontrollojë, të mësojë gjithcka, për të mundur ta kontrollojë në c’do lloj situate.

Atëher, sapo të shohë apo të mësojë se partnerja e tij flirton apo e flirtojnë, atëher do ta kurdisë armën e tij dhe do shkojë të gjetë atë fatziun që i doli përpara! Nuk merr vesh me fjalë dhe fjalë të bukura, i mjafton të nuhasë dicka dhe do të veprojë! Të bëjë ndonjë gjest për t’i tërhequr vëmëndjen? As që bëhet fjalë! Do ta tu presë këmbët edhe asaj edhe atij! Dhe do thoni ju, nëse ajo nuk ka asnjë faj dhe është e përmbledhur dhe nuk bie në sy në ambjentin ku lëviz? Nuk ka rëndësi.

U gjënd jashtë shtëpie pa shoqëruar dhe kështu jep të drejta! Dhe i ka thënë Akrepi të mos dalë vetëm jashtë sepse ka rrezik! (Tani, shikoje vetë se kushështë rreziku). Ndjenja e xhelozisëështë natyra e dytë e Akrepit dhe nuk e mohon, as do, por as edhe mundet! Eshtë i vendosur se do të kontrollojë gjithcka, sepse xhelozon pafundsisht dhe dikur që do t’i ngacmojë femrën qëështë me të, do ta “gjejë e zeza”!

 

Shigjetari 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Dhe oskari i cmimit të parë mashkull i shkon Shigjetarit! Pikërisht kjo shenjë mund të xhelozojë, por jo sa tregon. Me pak fjalë, Shigjetarit i pëlqen të krijojë një klimë rreth emrit të tij dhe të meren me të, jo vetëm për të tërhequr vëmëndjen e tyre, por edhe për të shfryrë ndjenjat e tij. Nëse shej se dikush flirton me personin që shoqëron, atëher fillon fjalët e rënda. Do të thotë se ndihet kështu për shkak të mërzitjes dhe do duhet të reagojë në këtëmënyrë. Atëher, do të provokojë rivalin e tij ose me fjalë, ose me gjestet e tij dhe do ta vendosë në vëndin e tij, me një mënyrë të zgjuar dhe me rezultat. Më vonë, do të rishpjegohet tek partnerja e tij për sjelljen dhe do të fillojë betimet e dashurisë së përjetshme. Atëher është kur do të zbulojëëndrrën e tij të ndajë jetën me të dhe se shikon të ardhmen e tij së bashku me të në një shtëpi në mal, me shumë fëmijë dhe shumë kafshë!

Rivali do të zhduket plotësisht nga plani dhe partnerja e tij do të planifikojë tashmë se c’farë ngjyrë do të luajnë dhomën e fëmijës të tyrë të parë! E keqja me Shigjetarin është se xhelozia e shtyn të thotë të gjitha ato fjalë të rënda, për të cilat me pas mund t’i rimendojë dhe të dojë t’i thotë në tjetër kuptim.

Bricjapi 22 Dhjetor – 19 Janar

Po, dhe Bricjapi xhelozon, por nuk do ta shfaqë kurrë! Por kurrë! Sapo të mbysë përbindshin e xhelozisë, atëher do të vërë në zbatim planin e zhdukjes të rivalit! Por ka mundësi dikush t’i marr femrën? Dhe fillojmë! Fillimisht, do të mësojë gjithcka sa duket për të. Kush është, ku punon, nëse është i martuar, i ndarë, në lidhje, me fëmijë, ose pa dhe më pas do ta ndjekë.

Nuk e diskutoj për faqet e tij në rrjetet sociale! Do t’i kërkojë tërësisht, madje pa pirë akoma dhe kafen e tij! Hapi i ardhshëm, nëse nuk mundet të gjejë telefonin e tij, thjesht do të gjejë cilin vënd frekuesnton, apo të shohë në Facebook se do të shkojë në një concert dhe atje (Rastësisht!) do të takohen dhe do të bëhen shokë! Xhelozia e bën Bricjapin të krijojë një skenar të plotë dhe të vërë synim jete shkatërrimin e menjëhershëm të rivalit të tij!

Atëher, pasi ta njohi nga afër, do të mësojë c’farë po ndodh me të dashurën e tij dhe do ta helmojë kontaktin dhe lidhjen e tyre! Për të dashurën e Bricjapit, nuk thamë gjë, pasi e shkreta diku do jetë duke fjetur e qetë dhe do të mendojë se partneri i saj nuk interesohet aspak për të dhe faktin që e ngacmojnë të huajt. Sigurisht, madje, kur të kuptojë se c’po ndodh, nuk besoj se do mundet kurrë ta falë dhe ta pranojë ashtu si është në të vërtet. Me shumë gjasa është të trëmbet dhe të ikë me vrap!

 

Ujori 20 Janar – 18 Shkurt

Ujori është nga shenjat që do të plasë nga xhelozia e tij, nëse partnerja e tij nuk i kushton rëndësi apo nëse ndonjë person tjetër interesohet për partneren e tij. Atëher, jo vetëm që do ulë turinjt, por do t’i prishet dhe humori me psikologjinë. Nuk është nga ato shenja që do ta tregojnë apo do ta hapin si temë për tu diskutuar, por nga shenjat që ziejnëbrenda tyre dhe egoizmi nuk i lë të shprehen ashtu si duan.

Skenari më i mundshëm është Ujori të ndihet aq cuditshëm me faktin se dikush tjetër interesohet për femrën e tij, sa do të vështiroset me të! Nuk do të ketë oreks ta shohi, mund të mos i përgjigjet në telefonatat dhe të shmangë takimet me të. Vajza as që do ketë kuptuar c’farë po i ndodh dhe e refuzuar do të përpiqet të kontaktojë me të, por e kotë. Sapo ai të ndihet i gatshëm për tu përballur me situatën, atëher do të flasin nga afër dhe do sillet sikur ska ndodhur asgjë.

Pyetjet e vajzës, do mbesin të papërgjigjura dhe ai madja vetëm sa do e shohë do i kujtohet skena. Do të reagojë me nerva dhe nuk bëhet fjalë të pranojë se c’farë vërtet po ndodh. Nuk ka shpëtim Ujori në cështjen e xhelozisë dhe mënyra e vetme për ta përballur është përmes indiferencës së tij. Derisa të vijë në vete dhe të llogjikojë!

 

Peshqit 19 Shkurt – 20 Mars

Nëse Akrepi është xhelozi më të plotë dhe sulmues i rrethit të zodiakut, peshqit është viktima më shumë e ndjeshme në këtë temë të caktuar. Nuk ëshë se nuk do ta kuptojë se c’farë po ndodh rreth tij, por do të marrë shumë, por shumë rëndë! Nuk do të reagojë si Shigjetari, por do të ndjejë se jeta është shumë e padrejtë që i solli në jetën e tij një rival dhe tashmë e vë në procedura për të provuar c’farëështë dhe c’farë ndjen për partneren e tij. Konsideron se kjo që po i ndodh është tragjike dhe nuk di sesi të përballet. Për këtë arsyje, do të mbyllet në vetvete, do të marrë një shishe verë në dorë dhe do ta zhysë dhimbjen e tij në cigare dhe alkool. Tashmë këto janëdy shokët e tij të vërtet! Akoma, do të shpërthejë në qarje dhe do të ndihet i tradhtuar, pafat dhe vërtet i dëshpëruar!

Shprehjet të tipit “Perse të më ndodhe mua kjo?”, “Nuk arrij ta besoj këtë që më ra!”, “Si ka mundësi të më ndodhë dhe kjo mbi të gjitha?!” dhe degjohen vazhdimisht dhe partnerja e tij do e shohë pa fjalë të dashurin e saj dhe të reagojë pa burrëri ndaj një situate të zakontë, në ditët e tona. Xhelozia eshtë fija e shkrepses së keqe për një Peshk, pasi i prek telat e ndjeshme dhe e shtyn të përjetojë dramën e tij personale… Hajt ti ndodhë dhe dicka më të rëndë!

 

Shiko gjithashtu