C’farë shenje e zodiakut është shefi juaj?

Sa e lehtë do ishte, atëher, të mësonit plotësisht karakterin e tij profesional  dhe të dinit sesi ta menaxhonit? Kjo, padyshim, do t’ju zgjidhte duart dhe vërtet do t’ju ngrente psikologjinë.

C’farë duhet të bëni? Thjesht, pyeteni se c’farë shenje i përket! Nëse keni turp ta pyesni, gjeni në një farë mënyre të dhënat e tij apo thjesht pyeteni se kur e ka ditëlindjen.Dhe mos harroni të përfshini dhe kolegët tuaj.

Shefi Dash

Dashët janë udhëheqës të lindur.Janë, zakonisht, persona që qëndrojnë nën këmbët e tyre dhe mendimi tyre mbi punën mbetet i patundshëm nga ndikimet apo mendimet e ndryshme.Janë të qartë, specific dhe vecanërisht kërkues nga persona rreth tyre.Kur ndodhen ama në një pozicion pushteti, kërkojnë akoma dhe angazhimin më të vogël apo disiplinë nga punonjësit e tyre. Ndihen aq të sigurt për veten e tyre dhe për hapat e tyre të ardhshme, sa rrallë depërtimi I tyre i rrallë, i bëjnë që të ndërmarrin por edhe të materializojnë vendime më lehtësisht. Gjithashtu, kanë mësuar të respektojnë individualitetin e eprorëve të tyre dhe sapo të kuptojnë se ata munden t’ja dalin dhe pa drejtimin e tyre, u tregojnë besim të plotë dhe liri veprimi.

Shefi Dem

Shumica besojnë se Demët janë autoritarë dhe kategorikë nga natyra e tyre dhe se u pëlqejnë të imponohet tek të tjerët me c’do mundësi. Në realitet, shefat Dema, edhe pse ndihen shumë rehat në këtë rol, preferojnë të ndodhen në prapaskenë dhe ti lenë gjërat të rrjedhin vetë. Atëher, kanë trajnuar tashme punonjësit e tyre, u kanë shpjeguar ekzaktësisht sesi duan të bëhen gjërat në punë, cilat dëtyra ka secili dhe zgjedhin të shijojnë pamjen nga një pozicion te qetë.Rregullat dhe vijat e tyre janë të qarta dhe specifike dhe vështirë se ndërrojnë, pasi është rezultat i mendimeve dhe koleksioneve të thella. Në të vetmen gjë që kufizohen Demët ështëanalizimi i detajshëm të rregullave të tyre. Do mundeshin të ishin akoma pak më shumë gjithëpërfshirës drejt mirëkuptimit më të mirë tëeprorëve të tyre.

Shefi Binjak

Binjakët nuk janë vecanërisht të qetë për të dhënë urdhëra apo të kërkojnë nga një grup një punë kërkuese në bazë të përditshme.U pëlqen të jenë pjesë e një skuadre dhe të ndajnë eksperienca në të njëjtin nivel me të tjerët. Edhe pse janë komunikues, Binjakët japin përshtypjen se munden të kenë fjalën e fundit dhe të bëhen lehtë pronarë (dhe munden!), nuk janëtë  lindur ushëheqës dhe preferojnë të ndajnë funksionet për të mos patur shumë gjëra në kokë. Ama, në rast se shefi juaj është Binjakët, mos u shqetësoni.I pëlqen të vërë dëtyra punonjësve të aftë dhe të kontrollojë arritjet e tyre. Gjithashtu, nuk do të hezitojë të shpërblejëdhe tu japë cmim për rezultatet e tyre të mira. Pavarësisht këtyre, mos u rehatoni shumë, pasi shefat Binjakë, u pëlqen gjithmonë të kenë ata fjalën e fundin në të gjitha vendimet e rëndësishme në lidhje me punën.

Shefi Gaforre

Do ishte gabimi juaj të nënvlerësonit aftësitë udhëheqëse të Gaforres. Janë njerëz që e dinë fiks c’farë kërkojnë dhe sesi duan gjërat që të bëhen në ambjentin tyre të punës dhe si shefa janë shumë kërkues. (edhe pse c’farë do gjë që do ntë thonë, gjithnjë me doreza!) Akoma, presin nga punonjësit e tyre të kuptojnë dhe të respektojnë nevojat dhe dëshirat e tyre. Eshtë e rëndësishme për aq sa të plotësohen si persona, punëdhënësit e tyre, nënivel maksimal detyrimet e tyre, aq sat ë kuptojnë situatat në punë dhe të ndodhen vazhdimisht në të njëjtën valë dallge me ata. Ta dini, gjithashtu, se nuk u pëlqen të krijojnë tensione dhe probleme dhe kënaqen duke shijuar punën e tyre me qetësi dhe paqje, duke përmbajtur pozicionin e tyre actual me një mënyrë elegante dhe të përmbledhur.

Shefi Luan

Luan! Një shenjë e lindur udhëheqës! Ma një Luan nuk ka vend askund tjetër, vec se në majën e një sipërmarrje! Nuk u intereson aq shumë prona, sa adresa e një kompanie apo ndërmarrje. Janë të lumtur dhe të kënaqur kur ndodhen në vende të larta, pasi u pëlqen të mendojnë se po përfaqësojnë një grupim punonjësish dhe kujdesen për interesin e përbashkët të punës. Janë ata që do të kujdesen të plotësojnë nevojat e eprorëve të tyre, të dëgjojnë problematikat e tyre dhe të arrijnë për ta rezultatin më të mirë të mundshëm. Më tepër, përpiqen të jenë të drejtë dhe mos bëjnë diferencime, duke arritur balancimin perfekt përballë punonjësve të tjerë.(Mjafton dikush të mos kërcënojë punën e tyre). Në fund, ndihen gjithmonë krenarë për sa kanë arritur dhe nuk hezitojnë të lodhen për cdo sukses.

Shefi Virgjëresha

Realistë, me këmbë në tokë dhe adhurues të vërtetës. Shëfat Virgjëresha interesohen për rezultatet thelbësore të punës së punonjësve të tyre dhe jo për lëvizjet dhe idealet e tyre të vërteta. Mënyra e mendimit të tyre bazohet në ngjarje, dhe vetëm ato do të tregojnë nëse ia vlejnëvartësit e tyre për mbështetjen e tyre. Akoma dhe kur dalin probleme dhe punonjësit nxjerrin justifikime, Virgjëreshat kërkojnë prova për të dalë në përfundime të sigurta. Këshillë… Mos u përpiqni të provokoni keqardhje apo simpatinë e Virgjëreshave, sepse me shumë gjasa do të gjeni mur! Nuk i gënjeni dot me kto! Mbani sjellje të qëndrueshmë dhe të përmbajtura dhe mos e shpërdoroni kohën tyre në disa pa kuptim, për të fituar përshtypjet më të mira të tyre.

Shefi Peshore

Mos kini frikë nga shefi Peshore! Nuk kanë për ku kapur kurrë me ju apo për t’jua bërë jetën të vështirë. Me të vetmin që do kapen, është vetja etyre. Shefat Peshore interesohen më shumë për mendimin që kanë punonjësit e tyre për ta, sesa për mendimin që kanë ata për ta.Nevoja e tyre për tu pëlqyer dhe të jenë të famshëm, akoma dhe tek vartësit e tyre, i bën të mos munden të përqendrohen në punën e tyre. Ndalojnë të kërkojnë rezultate pozitive nga punonjësit e tyre dhe humbasin brenda natyrës së tyre narciste. Kufinjtë e pasigurisë së tyre personale janë të pakonsiderueshmë dhe përbëjnë një pre të lehtë për kundërshtarët aspirues.Sa e njohin këtë, ka shumë gjasa t’i shfrytëzojnë dhe të përpiqen ti rrëzojnë nga froni i tyre.

Shefi Akrep

Akrepët nxjerrin vendosshmëri dhe dinamizëm përsa bëhet fjalë për punën e tyre.Si sheaf, janë punëtorë, sipërmarrës të rreptë, dinamikë dhe të përkushtuar në suksesin e ndërmarrjes së tyre.Vendosin gjithnjë qëllime të larta punonjësve të tyre dhe presin të nxjerrin veten tyre më të mirë, akoma dhe në përditshmëri.Nuk durojnë punët e bëra “shkel e shko”, dhe preferojnë të dëgjojnë se dikush nuk mundet t’ja dalë, sesa që u dembelos për të punuar një dëtyrë.Akrepat mishërojnë rolin e Akrepit dhe nuk lejojnë askënd të dyshojë për pozicionin e tyre.Akoma, kur bëhet fjalë tu prezantojnë pronarëve më të lartë apo shefave të ndërmarrjes punën tyre, bëjnë sikur preferojnë të mbrojnë vartësit e tyre nga përgjegjësi të mundshme, por njëkohësisht kujdesen të prodhojnë dhe cilëndo sukses tyrin.

Shefi Shigjetar

Disa do të thonin se Shigjetarët nuk janë të krijuar për tu bërë sheaf, pasi respektojnë individualitetin e të tjerëve dhe nuk u besojnë shifrave. Pavarësisht këtyre, shefat Shigjetarë janë vështirë në mirëkuptim dhe komunikim, pasi anojnë për të qënë antisocial, të paqartë dhe ngutur nga shenjat e tjera.Mundet të ndryshojnë mëndje në sekondë dhe vartësit e tyre të mos munden t’i ndjekin apo të përmbushin deshirat e tyre. Zakonisht, nuk do të hyjnë në mundim të prezantojnë mendimet tyre punonjësve të tyre, pasi besojnë se veprat flasin vetë. Për më tepër, mos prisni të merrni vija udhëzuese apo këshilla nga ta, pasi thjesht ndjekin instiktet e tyre dhe nuk do t’i hyjnë kurrë procedurës të ndajnë përgjegjësi apo të organizojnë një strategji specifike për një perfitim në të ardhmen e ndërmarrjes që punojnë.

Shefi Bricjap

Personalitete të forta dhe kryetare, shefat Bricjapë lindën për t’i dëgjuar të tjerët pa asnjë dyshim.(Apo të paktën ashtu mendojnë ata vetë!)Janë kokëfortë, të rreptë dhe shumë të vendosur dhe përforcojnë fjalën “unë”, kur forcojnë dhe pozicionin e tyre në ndërmarrje. Nuk pranojnë kurrë krizën e tjetrit, pasi në thellësi kanë frikë se punonjësit e tyre do të minimizojnë vlerat e tyre. Gjithashtu, shefat Bricjapë nuk e shijojnë evolucionin profesional si shenjat e tjera. Preferojnë të qëndrojnë në një vend të mirë përsa të jetë nevoja, për të mos patur dhimbje koke të detyrimeve të reja dhe përgjegjësive. (Nëse atëher, është për ti kaluar në hierarki, bëjeni me mënyrën më matur dhe njerëzore të mundshme, për të mos patur kurrë asnjë problem me ta).

Shefi Ujor

Edhe pse nuk janë të krijuar për të qënë sheaf, Ujorët i japin një notë ndryshe lidhjes epror-vartës. Pavarësisht sjelljes së tyre reaguese dhe definitive, shkarkimet e menjëhershmë të shpejta dhe ndoshta vendimet e pamatura dhe pavendosshmëria e tyre e theksuar, shefat Ujorë nuk interesohen të mbajnë një pozicion të caktuar në ndërmarrje apo të krijojnë një dinasti. Nuk kuptojnë pushtetin real që kanë përballë punonjësve të tyre dhe u sillen në mënyrë bujare dhe duarhapur.Vetëm se nuk nsi sillen si sheaf dhe mund të ngjajnë me ëngjëj, mos mendoni se do të jenë gjithmonë ashtu. Padurimi i tyre është karakteristika e tyre më e fortë, për këtë, mos u vononi apo të luani me ta kur presin dicka prej jush, sepse ka shumë gjasa të bëheni pishman.

Shefi Peshk

Themelues dhe në të njëjtën kohë drejtues.Peshqit, edhe pse mbahen se nuk shkojnë mirë me paratë, janë tashmë të duhurit për t’i menaxhuar.Janë të qetë, të ndjeshëm, fleksibël, dhe përshtaten me c’do situatë.Mundet kjo mos t’i mbushë syrin vartësve të tij, por shefat Peshq kanë zakonisht një sjelljë të shkëlqyer ndaj personave rreth tyre dhe përfundojnë të ndërtojnë avash-avash një dinasti të plotë. Paratë vijnë aq lehtë dhe aq natyralisht për ta, sa duket sikur nuk janë lodhur farë për të arritur atje ku ndodhen. Por ja, janë ata që do të ruajnë pasurinë e sipërmarrjes, tek e cila punojnë dhe do të kujdesen jo vetëm për fitimin e tyre, apo të ndërmarrjes, por edhe të punonjësve të tyre.

Shiko gjithashtu