AXHENTA  MUJOR PRILL 2020 Kalimet Kryesore te Planeteve ne muajin Prill 2020

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

AXHENTA  MUJOR PRILL 2020

Kalimet Kryesore Prill 2020

3 Prill- Afërdita hyn tek Binjakët në 18:11

4 Prill takimi Merkurit me Neptunin- parandjenjë dhe imagjinatë.Qartësia shpirtërore.Favorizohen shenjat e Ujit dhe të Tokës.

Trekëndëshi Afërditës/Saturnit- shpërblim, ndihmë, mirëkuptim, balancim, koncesione reciproke, qëndrueshmëri, ruajtje, ekonomi, dëtyrë, shprehim i kufizuar por harmonik.Favorizon shenjat e Ajrit, vecanërisht Ujorët.

5 Prill- takimi Jupiterit/Plutonitnë Bricjap- optimizëm dhe shpresë, besim. Takimi do të mbyllë një rreth dhe do tëna ndihmojë të hecim para. Përqendrohuni në planet tuaja.

7 Prill- katror Mars/Uran- nerva, shumë nerva! Sulm, kujdes në aksidente, kënd na maja dhe nxitës, lodhje. Tendencë për të qënë të papritur.Ndikon Ujorët dhe Demët.

Durim dhe qetësi. Gjashtëkëndëshi gjatë mbrëmjes do të zbusë situatën.

Gjashtëkëndëshi Merkur/Pluton- bisedime të thella qëna ndihmojnë psikologjikisht, na ndihmojnë të vendosim dhe të përqendrohemi në atë që duan ne dhe jo kushtet e dhëna. Do të fazorizohen shenjat e Ujit dhe të Tokës.

8 Prill- Hëna e Plotë tek Peshorja

11 Prill- Merkuri hyn tek Dashi në 05:49

12 Prill- gjashtëkëndëshi Merkur/Saturn- përgjegjshmëri dhe serjozitet, vetë-përqendrim në synimet tona akoma dhe nëse qëndrojmë në shtëpi.Ndihmon në organizim, ndihmë drejt të moshuarve. Ndihmon shenjat e Ajrit dhe tëZjarrit , vecanërisht Dashët dhe Ujorët.

14 Prill- katror Diell/Pluton- ditë negative, lidhet me lodhjen, mekatet, tensionet.Dëshirojmë të imponojmë të tjerët, kujdes në sjelljen negative, shfaqja e krenarisë dhe arrogancës. Mos harroni të qëndroni në shtëpi! Kujdes Bricjapët dhe shenjat e Tokës dhe të Ujit.

15 Prill- katror Diell/Jupiter- presion dhe eksagjerim, tendenca për të iku, shmangni daljet nga shtëpia. Qëndrojmë në shtëpi! Dashët dhe Bricjapët qëndroni të qetë, mos bëni lëvizje të pamenduara!

18 Prill- gjashtkëndësh Merkuri/Afërdita- biseda, mendime të bukura pozitive, mirësjellje, mendime dhe angazhim me artin dhe të bukurën, gëzim, lidhje shpirtërore, mendime për dashurinë.Favorizohen shenjat e Zjarrit dhe të Ajrit.

19 Prill- gjashtkëndëshi Merkur/Mars- kreativitet dhe lëvizje të shumta, angazhohuni me aktivitete krijuese në shtëpi! Favorizon fillimet e reja dhe blerjet e pajisjeve elektronike.Favorizohen shenjat e Zjarrit dhe të Ajrit. Dielli hyn në shenjën e Demit në 03:46.

21 Prill- katrori Diell/Saturn- lodhje, dobësi, shëndet delikat, pesimizëm dhe shtyrje, mos harroni dëtyrat e reja, sjellje të këqia, izolim. Qëndrojmë në shtëpi! Ujorë dhe Dema ndihmojeni situatën.

23 Prill- Hëna e re në Dem

25 Prill- katror Merkur/Pluton- Mos jinni të rreptë, tregoni mirëkuptim, Dashë dhe bricjapë! Plutoni fillon rrugëtimin e tij të kundërt në 24 të Bricjapit në 14:50

26 Prill- katror Merkur-Jupiter- Mos jeni eksagjerues dhe kërkues, mos tregoni veten tuaj të keqe. Tendencë për të tallur të tjerët, të lemë pas dore të tjerët dhe të bëjmë diallzira. Dashë dhe Bricjapë kontrolloni veten tuaj!

Takimi Diell-Uran- shpërthim dhe tension, sjellje tjetër për tjetër, kokëfortësi.Ndryshime. Dema mbani mend se mund të jeni akoma në shtëpi!

27 Prill- Merkuri hyn në Dem në 20:54

28 Prill- katrori Merkur/Saturn- Lodhje, kokëfortësi, qëndrim përmbajtës, djallëzi, nuk jemi dhe aq komunikues, shpifje. Borëështë do të kalojë për ju Ujorë dhe Dema!

DISA FJALE PER Muajin PRILL.

Të gjithë bashkë do të ndodhemi nën të njëjtën cati, ku duhet të ruajmë secili prej nesh vecmas personalitetin tonë për shumë kohë, të ndajmë gjëra dhe ndjenja, të ruajmë individualitetin tonë pa dëmtuar të tjerët, pa prishur ura dhe të ruajmë 24/24 orë harmoninë dhe qetësinë në lidhjet tona ndaj pandemisë që ka plasur. Prilli dhe lëvizjet e planetëve tona na bëjnë të fokusojmë vëmëndjen se do detyrohemi të gjejmë balancën. Kjo sfidë vjen si magji të ndryshimit prej tërmetëve, ku duhet të gjithë tëkombinohemi dhe të menaxhojmë më mënyrën më të përshtatshme të gjithë këtë dallgë gjigande- gjatë së cilën duhet të krijojmë një qëndrueshmëri në situatën e egër të secilit moment.Eklipset nga 2015 shkaktojnë trazira dhe shkaktojnë ndryshime të rëndësishme. Si qënie njerëzore, kemi tendenca tu rezistojmë ndryshimeve, kështu që roli I një eklipsi është tëna rikujtojë se asgjë nuk është stabël me një thirrje të guximshme nga lart.

Dashi

Akoma dhe nëse Prilli na gjen të kufizuar, të paktën, nëse punoni nga shtëpia do mundeni tëarrini disa synimet tuaja me Afërditën jashtë kufinjve nga data 3 e muajit. Nëse keni zgjedhje të bëni disa lëvizje pozitive atëher kjo është gjë e mirë. Pasi po qëndrojmë në shtëpi, do t’i njohni më mirë familjarët tuaj, do afroheni me ta dhe do të kaloni më shumë kohë së bashku. Gjeni mënyra për tu anagazhuar brenda në shtëpi, pasi është shumë e rëndësishme. Me qëndrimin diellor të Merkurit nga datat 14-16, me këtë pauzëkozmike, do t’ju ndihmojë të ndryshoni zakonet, të përshtateni më mirë apo të përmirësoni veten tuaj nga shumë mendimet. Takimi i Jupiterit/Plutonit do të ndihmojë të organizoni planet tuaja, tëforconi besimin tuaj për të ardhmen dhe të rivlerësoni fuqinë tuaj personale.

Hëna e plotë në Peshore në 8 Prill, është pozitive për lidhjet ku do të keni mundësinë t’i rinovoni, përmirësoni komunikimin, kujdesuni për shëndetin, sjell në cështje profesionale dhe ndryshime ekonomike. Hëra e re në Dem në 23 të muajit, do t’ju ndihmojë mjaftueshëm në psikologjinë tuaj, ndaj përqendrohuni në planifikimin e shumë gjërave, merruni me rritjen e fuqisë tuaj të brëndshme.

Ditët më të mira për dashurinë: 7, 8, 15, 16, 17, 25, 26

Ditët më të mira për paratë: 6, 7, 8, 15, 16, 17, 14, 23, 24, 25, 26

Ditët më të mira për karrierën: 6, 7, 13, 14, 15, 24, 25

Demi

Pasi Jupiteri është pozitiv, mundem të mendoj se dhe brënda shtëpisë mund të kaloni caste personale të bukura. Do të gjeni mënyra, fundja besimi dhe optimizmi juaj janë karakteristikat e forta të muajit. Pamja e përgjithshme është optimiste. Derisa të hyjë Dielli në shenjën tuaj, lidhjet tuaja personale do të shkojnë mirë. Ndoshta nuk është rastësore por familja dhe lidhjet do të jenë epiqëndra e vëmëndjes tuaj. Të respektoni të tjerët dhe të mos jeni intolerantë.Kushtojini trupit dhe në përgjithësi vetes tuaj, vëmëndjen që keni nevojë.Nëse punoni nga shtëpia, Merkuri mund të sjellë dicka pozitive nëse e lejojnë kushtet, ama ekziston shumë vetëbesim. Merkuri do të kalojë nga horoskopi juaj gjatë datës 27 të muajit, ku do të lidhet me lajme të reja. Kalimi i Marsit në shtëpinë tuaj të 10 bashkë me Saturnin, tregon se nevojitet të fitoni kurajo dhe durim në cështje pune. Hëna e plotë në Peshore në 8 të muajit tregon vështirësi në jetën tuaj personale dhe zhgënjim, ama zgjidhja do të vijë nëpërmjet bisedimeve dhe dakortësive. Të jeni elastikë dhe kreativ me fëmijët tuaj, me ata që doni dhe me veten. Mos u grindi kot pasi, hëna e re në 23 prill në shenjën tuaj, është stabile, më shumë pozitive kryesisht në psikologjinë por edhe në jetën tuaj personale. Sjell dicka si rikarikim fuqish.

Ditët më të mira për dashurinë: 6, 7, 8, 9, 10, 14, 15, 16, 17, 24, 25, 26

Ditët më të mira për paratë: 1, 2, 6, 10, 11, 14, 20, 21, 24, 25, 26, 30

Ditët më të mira për karrierën: 5, 13, 16, 17, 23

Binjakët

Në një farë kuptimi, ndikimi i Saturnit do mundej të japë më shumë durim por edhe vetë-kontroll apasi po qëndrojmë në shtëpi, detyrimisht. Do të keni mundësinë të filozofoni dhe të mendoni mjaftueshëm në lidhje me ku po shkoni në jetë. Nëse punoni nga shtëpia, do të kushtoni vëmëndje në gjërat profesionale dhe ndoshta ekziston dhe një mundësi të merrni një iniciativë e cila do t’ju dalë për mirë. Pauza kozmike e Merkurit nga data 14-16 prill, ju zgjon më shumë në lidhje me shumë gjëra rreth jush, por dhe me lidhjet tuaja personale. Do të keni mundësinë të rinovoni jetën tuaj personale. Gjithcka do të marrë një drejtim pozitiv. Në anën shpirtërore, do të ekzistojë balancë dhe kjo do të lauj një rol të rëndësishëm. Takimi i Dielli me Uranin nga 24-26, do të sjellë ide të reja, komunikim por edhe ndryshime. Hëna e plotë në Peshore por edhe hëna e re në Dem në 8 dhe 23 të muajit përkatsisht, ju sjellin lajme të mira, shumë kreativitet, përmirësim në lidhjet tuaja personale po edhe me fëmijët tuaj. Një sukses I madh?Të mos themi fjalë të mëdha, fundja ka për të sjellë stabilitet dhe plotësim të synimeve të reja.

Ditët më të mira për dashurinë: 6, 7, 8, 11, 12, 14, 15, 16, 17, 24, 25, 26

Ditët më të mira për paratë: 1, 2, 3, 4, 6, 12, 14, 23, 24, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 1, 2, 9, 10, 18, 19, 28, 29

Gaforrja

Edhe pse stresoheni me cështjet profesionale, përpiquni të ruani qetësinë, nëse nuk keni mundësinë të punoni nga shtëpia. Deri në 19 prill, do të ekzistonte në ankth dhe pasiguri në përgjithsi. Këtë muaj dhe duhet dhe ndoshta ju jepet mundësia, nëse nuk e shihni para jush, të balanconi interesat tuaja me ato të tjerëve, por ndoshta dhe i orientoni të tjerët më shumë.Nga ana ekonomike, kujdesuni të jeni më të përmbajtur me shpenzimet tuaja dhe të vendosni prioritete më të rëndësishme.Shmangni rreziqet dhe organizoni një përditshmëri të thjeshtë, të vogël me ato që ju pëlqejnë dhe qetësojnë, pasi të gjithë jeni nën kufizim.Nga data 24-27 prill, takimi i Diellit me Uranin, sjell ndryshime në lidhje me financat. Ajo qëështë e rëndësishme është se Afërdita dhe Urani do t’ju japin mundësinë të freskoni jetën tuaj personale pasi do jetë kufinjve nga data 3 e muajit.

Hëna e plotë në 8 prill në Peshore, është mjaft e vështirë për jetën tuaj personale dhe lidhjet, për shtëpinë tuaj, pasi krijon tensione dhe vështirësi.Në 23 të muajit, hëna e re në Dem, ju jep më shumë fuqi, kontroll dhe përqëndrim në synimet tuaja të ardhshme.

Ditët më të mira për dashurinë: 6, 7, 8, 13, 14, 15, 16, 17, 24, 25, 26

Ditët më të mira për paratë: 3, 4, 6, 12, 14, 23, 24, 30

Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 15, 16, 20, 21, 22, 25, 26

Luani

Mund të jemi të gjithë nën kufizim ama ky takimi i Jupiterit me Plutonin dhe universi, kanë shumë plane të ndryshme nga ato që ne besojmë. Dicka e mirë mund të ndodh, kryesisht nga fundi i muajit, sa bëhet fjalë për familjen dhe shtëpinë tuaj. Marsi dhe Saturni, ju shtyjnë të angazhoheni më shumë me shëndetin tuaj, të gjeni mundësi ushtrimi, të bëni masazh brenda në shtëpi, të qetësoheni më shumë për të larguar stresin që ju ka kapluar prej kohësh. Nëse punoni brenda në shtëpi, kjo është dicka pozitive. Fundja takimi i Jupiterit me Plutonin merr pjesë në rifitoni fuqinë dhe besimin tuaj personal. Ndoshta më vonë kjo do mundej të sjellë dicka të mirë por edhe të rëndësishme.

Rëndësi tani ka të përqëndroheni në veten dhe familjen tuaj, pasi lidhjet tuaja personale do të provohen nga mesi muajit. Hëna e plotë në Peshore në 8 prill, do mundej të jetë një periudhë relaksi ku do mundeni të njihni më mirë ambjentin tuaj të afërt, të komunikoni më të tjerët pasi do të zbuloni se keni nevojë për më shumë qetësim nga ana psikologjike. Hëna e re ne 23 të muajit në Dem, mund t’ju gjejë duke ëndërruar në të ardhmen, me besim dhe fuqi të rinovuara.

Ditët më të mira për dashurinë: 5, 7, 8, 13, 15, 16, 17, 23, 25, 26

Ditët më të mira për paratë: 1, 2, 5, 6, 10, 11, 14, 20, 21, 24, 30

Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 15, 16, 17, 23, 24, 25, 26

Virgjëresha

Qëndrojmë në shtëpi këtë muaj dhe nëse nuk keni mundësinë të punoni nga shtëpia, cështje të shtëpisë së tretë janë ato që do t’ju shqetësojnë. Me Plutonin madje, në drejtim të kundërt nga data 25 e muajit, do duhet të jeni më të kujdesshëm aq sa në komunikim por edhe në ambjentin tuaj të afërt në përgjithësi. Takimi i Jupiterit me Plutonin ama është një mundësi për ju të rishikoni cështjet profesionale, ekonomike por edhe mënyrën që të vënë në zbatim fuqinë tuaj personale. Afërdita do jetë jashtë kufijvenga data 3 e muajit, ku do mundej të tregojë mundësitë që keni mbi këtë fushë, por ndoshta gjeni dhe përgjigjet mbi tema që ju shqetësojnë. Pauza kozmike e Merkurit në turbullën qiellore, bashkë me Neptunin, do të marrë pjesë në përmirësimin e lidhjeve tuaja personale dhe do të afroheni me personin tuaj të dashur. Të gjitha kto fenomene shënojnë faktin se do duhet të merrni një frymë të thellë para se të vazhdoni me gjithë të tjerat pasi shumë gjëra do të ndryshojnë. Nga fundi i muajit, takimi i Diellit me Uranin sjell ndryshime por do të ndihmojë nga ana shpirtërore për të mbyllur plagët e të shkuarës. Hëna e plotë në Peshore në 8 prill, tregon nevojën për tu përqëndruar në trupin tuaj fizik, dhe të përqafoni të tjerët me pasion duke u kushtuar më shumë kujdes. Mos u mbyllni shpirtërisht pasi do t’ju drejtojë në dëshpërim. Hëna e re në 23 në Dem, tregon se jeni në një periudhë ku do të ekzistojë një trazim psikologjik dhe përmirësim lidhjesh.

Ditët më të mira për dashurinë: 1, 2, 7, 8, 9, 10, 15, 16, 17, 18, 19, 25, 26, 28, 29

Ditët më të mira për paratë: 6, 7, 8, 14, 15, 16, 17, 24, 25, 26

Ditët më të mira për karrierën: 1, 2, 10, 11, 20, 21, 25, 26, 30

Peshorja

Edhe pse ishin cështje shëndeti ato që ju shqetësuan deri në 19 të muajit, mirë do bënit të jeni më të kujdesshëm me veten tuaj. Nga kjo datë dhe pas, gjërat ndryshojnë rrënjësisht, ku do të ketë një përmirësim i rëndësishëm. Qëndrojmë në shtëpi, dhe do ishte e rëndësishme të ndiqni rregullat që jepen për të mbrojtur veten më shumë pasi jeni më sensitive në krahasim me shenjat e tjera të zodiakut. Prilli do të japë një mundësi të kërkoni dhe të zbuloni më shumë gjëra në lidhje me ato që ju interesojnë por edhe veten tuaj. Do të përqendroheni më shumë në lumturinë tuaj personale dhe balancën. E rëndësishme ama, është se do të keni mundësi të pastroni veten dhe të qetësoheni nga ana shpirtërore. Takimi i Jupiterit me Plutonin ndoshta ju ngadalson situatën ekonomike por do të bashkpunojë në shndërrimin tuaj personal por edhe në lidhjet tuaja. Hëna e plotë në shenjën tuaj, në 8 prill, krijon disa tensione dhe frikëra, kështu që duhet të jeni gati të përballeni me disa ndjenja negative duke kanalizuar energjinë tuaj në kanale kreative dhe aktivitete brenda shtëpisë. Angazhohuni me jetën tuaj personale tashme.Hëna e re në Dem në 23 të muajit, ju gjen më shumë të fortë dhe rinovuar.

Ditët më të mira për dashurinë: 7, 8, 15, 16, 17, 20, 21, 22, 25, 26

Ditët më të mira për paratë: 6, 8, 10, 14, 24

Ditët më të mira për karrierën: 1, 2, 3, 4, 12, 23, 28, 29

Akrepi

Qëndrojnë në shtëpi dhe vëmëndja jonë do të jetë deri në 19 prill, ,kryesisht në cështje higjiene. Takimi i Jupiterit me Plutonin jus jell gjara pozitive nëse vazhdoni të punoni nga shtëpia, ama në c’do rast do keni mundësinë t’i kushtoni më shumë rëndësi riorganizimit të planete tuaja dhe të fitoni fuqitë. Cështje personale vijnë në plan të parë dhe ndoshta kjo nuk është rastësore, gjatë pjesës më të madhe të muajit. Atëher, do duhet të relaksoheni dhe të shijoni caste të bukura me personin që doni por edhe familjen.  Cështje profesionale, ekonomike dhe personale do të fitojnë një balancë. Merkuri dhe Neptuni do t’ju ndihmojnë më shumë për të qënë më produktiv, të menduar por edhe të përshtateni me rrëthanat. Kjo periudhë mbylljeje ama mundet të jetë vecanërisht zbuluese për jetën tuaj. Hëna e plotë në Peshore në 8 të muajit, kërkon të ktheni vëmëndjen tuaj në lidhjet tuaja personale, ku dhe përmirësohen mbajtueshëm balancat, fëmijët tuaj nëse keni, dhe në kanalet kreative, komunikimi I brëndshëm zhvillohet. Hëna e re në Dem në 23 të muajit, ju paralajmëron të mos injoroni parandjenja, të keni kujdes shëndetin tuaj, pasi ndoshta krijohet një presion në anë profesionale.

Ditët më të mira për dashurinë: 7, 8, 15, 16, 17, 23, 24, 25, 26

Ditët më të mira për paratë: 6, 11, 12, 14, 24

Ditët më të mira për karrierën: 3, 4, 12, 23, 30

Shigjetari

Qëndrojmë në shtëpi është shprehja dhe nuk mundemi të bëjmë ndryshe këtë moment, po është ora për zbulime shpirtërore dhe eksperienca mbinatyrale. Nëse punoni nga shtëpia, mund të keni një mundësi të vazhdoni të jeni profesionalisht si ishit dhe do të ekzistojnë mundësi për përmirësim të përgjithshëm, nga shumë mendime. Le t’i lëmë fjalët e shumta, pasi ato kontrollohen nga shumë tashmë. Le të shpresojmë se ky fokusim do këtë lidhje me mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe strategjitë parandaluese. Prilli tregon se do të keni mundësinë të riorganizoni planet tuaja profesionale, strategjitë dhe të shfaqni gjëra të reja. Do të keni një mundësi të dytë ti shikoni të gjitha me një sy tjetër. Marsi dhe Saturni ju shtyjnë të shpenzoni para për të kaluar më këndshëm brenda shtëpisë, ose për veten tuaj, ose me fëmijët dhe persona të tjerë. Por do ju duhet të punoni më shumë për lidhjet tuaja personale ku duket se është krijuar një tension dhe problem, një boshllëk. Merkuri nga fillimi i muajit kthehet në shtëpinë tuaj të 4 dhe kjo do të thotë socializim të shumtëbrenda shtëpisë. Ora të shikoni këtë boshllëk dhe të bëni më të mirën.

Hëna e plotë në Peshore në 8 prill, ju shtyn të përmirësoni lidhjet tuaja personale në nivel komunikues, jus jell eksperienca të reja profesionale, të përballoni të gjithë situatën më pozitivisht dhe humor. Hëna e re në dem në 23, përmirëson shëndetin tuaj, pamjen, pasi dhe fuqia e rinovuar personale ju largon cdo pengesë.Por përmirësohen fuqishëm dhe lidhjet tuaja personale.

Ditët më të mira për dashurinë: 1, 2, 7, 8, 10, 11, 15, 16, 17, 20, 21, 25, 26, 30

Ditët më të mira për paratë: 6, 7, 13, 14, 15, 24, 25

Ditët më të mira për karrierën: 1, 2, 5, 6, 10, 11, 20, 21, 30

Bricjapi

Ndërkohë që qëndrojmë në shtëpi, Jupiteri me Plutonin do të udhëtojnë së bashku brenda prillit, duke kthyer vëmëndjen tuaj në krijimin e më shumë shokëve shpirtëror këto ditë, dhe teknologjia. Do të ktheni vëmëndjen në cështje higjiene pasi do të ekzistojë përmirësim pas 19 prillit në c’do gjë që ju shqetëson. Eshtë momenti ama të kushtojmë shumë kujdes në veten tonë të brendshme, ku do të ketë një procedurë të relaksimit shpirtëror. Sigurisht, shumë janë planetet që ju tregojnë se tani duhet të merreni me familjen, lidhjet tuaja personale në përgjithësi, shtëpinë, por edhe veten tuaj më pauzën kozmike të Merkurit-Afërditës që ndodh në qiellin e turbullt. Tema që ju shqetësojnë do të bisedoni me persona që besoni dhe ju shbështesin. Do të keni mundësinë të kuptoni shumë në lidhje me jetën tuaj dhe personat që ju rrethojnë. Lidhjet tuaja personale sado e cuditshme mund t’ju duket, do të kalojnë në plan të parë. Hëna e plotë në Peshore, në 8 prill, tregon humor të keq, nerva për synimet që ju bllokohen, dhe përkundrazi ju fton të qetësoheni, dhe të bëni durim. Shikoni brenda shpirtit tuaj. Hëna e re në 23 në Dem, tregon një rindërtim dinamik pasi besimi juaj dhe njohja e kufinjve do t’ju dërgojnë në një rrugëtim tëri tashmë.

Ditët më të mira për dashurinë: 1, 2, 3, 4, 7, 8, 12, 15, 16, 17, 23, 25, 26, 28, 29

Ditët më të mira për paratë: 5, 6, 13, 14, 15, 16, 17, 23, 24

Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 15, 16, 17, 25, 26

Ujori

Qëndrojmë në shtëpi, është një cështje jo dhe shumë e lehtë për ju nga momenti kur Marsi ka hyrë në shenjën tuaj në 31 Mars. Energjia juaj ndodhet në maja, por do ju japë njëkohësisht dhe shumë kurajo, edhe pse do ju duhet të qëndroni larg zënkave dhe tensioneve. Ama pasi kujdesuni të qëndroni larg nga c’do gjë të rrezikshme për ju, ju rikujtoj se jeta juaj shpirtërore është shumë e rëndësishme, dhe tani në një farë mënyre jeni të detyruar të mendoni, të kushtoni më shumë vëmëndje elementit “shpirt”.Eshtë momenti për të komunikuar më shumë.Profesionalisht, mos presiononi në situata, vetëm nëse keni mundesinë të vazhdoni të punoni nga shtëpia. Jupiteri dhe Plutoni, do t’ju ndihmojnë të riorganizoni planet tuaja dhe tëarrini më shumë. Kujdes në cështje higjiene deri në 19 të muajit.Shplodhuni.Zbuloni ambjentin tuaj, lidhjet dhe zhvillojini ato. Dielli dhe Urani nga data 24 dhe pas, do të risjellin ndryshime në jetën tuaj personale. Socializim brenda shtëpisë dhe në familje.

Hëna e plotë në Peshore, në 8 prill, tregon një kthesë në lidhjet tuaja personale. Merruni më trupin tuaj fizik dhe kini kujdes vendimet e zgjuara që do t’ju bëjnë të digjni energji. Hëna e re në Dem në 23 të muajit, do të jetë një përzjerje zhvillimesh. Mirë do të bëni të keni një plan kthimi pas një pause rë gjatë duke kontrolluar pikëpamje të ndryshme.

Ditët më të mira për dashurinë: 3, 4, 7, 8, 12, 15, 16, 17, 23, 25, 26, 30

Ditët më të mira për paratë: 1, 2, 6, 9, 10, 14, 18, 19, 24, 28, 29

Ditët më të mira për karrierën: 6, 9, 10, 14, 24

Peshqit

Qëndrojmë në shtëpi është një realitet nga i cili as ju s’do të bëni përjashtim, sit ë gjitha shenjat e zodiakut, vëreni një mbyllje në vetvete dhe kujdesi juaj fokusohet drejt pjesës së poshtme të hartës. Kjo është një vendosje e rëndësishme ku përqëndrohemi në familje, lidhjet tona personale dhe në shtëpi; të gjitha këto do të kalojnë në plan të parë. Afërdita tregon socializim brenda shtëpisë pasi do të angazhoheni me të thelbësisht, duke deformuar ambjentin si ju dëshironi për të qënë me rehat. C’do gjë ka lidhje me internetin, mundeni të angazhoheni dhe me të vec mundësisë që keni për të punuar nga shtëpia. Takimi i Jupiterit me Plutonin, ju ndihmon të rikontrolloni lëvizjet tuaj profesionale kunë vazhdim do sjellë zhvillime pozitive. Shëndeti juaj është pozitiv, pasi në fillim prilli ndoshta radhitja me Afërditën ju streson disi.Përforconi sistemin tretës me vitamin dhe ushtrime. Ndërkohë, lidhjet tuaja personale do të jenë mjaft të mira pasi Merkuri bashkpunon që c;do gjë të shkojë mirë. Hëna e plotë në Peshore në 8 të muajit, tregon shëndet të mirë dhe caste të këndshme në jëtën tuaj personale.Mos i ushtroni presion situatave në punë. Hëna e re në Dem në 23, tregon stabilitet, fuqi dhe rifitim të forcës.

Ditët më të mira për dashurinë: 1, 2, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 15, 16, 17, 20, 21 ,25, 26, 30

Ditët më të mira për paratë: 6, 7, 8, 14, 15, 16, 20, 21, 22, 24, 25, 26

Ditët më të mira për karrierën: 6, 11, 12, 14, 24

Shiko gjithashtu