ASTROLOGJIA MJEKËSORE

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

ASTROLOGJIA MJEKËSORE

Paraklesi (Paraclelsus ose Philipp Auroleus Theophrast Bombast uon Hohenhein 1493 - 1541), doktor, filozof dhe astrolog, i lindur në shenjën e Akrepit, 1493 – 1541, ka thënë: «Një doktor  duhet të jetë dhe astrolog që të njohë qiellin (zonën e kuptueshme) që njeriu jeton me yjet e tij (idetë) dhe yjësitë e tij. Nuk mjafton të dijë doktori të gjykojë të sotmen, por duhet të dijë dhe atë që do të ndodhë nesër». Gjithësia është Bota e madhe dhe njeriu Bota e vogël dhe elementet që janë në të parën, janë dhe në të dytën.Në astrologji çdo shenjë dhe çdo planet ka pikën përkatëse të trupit që ndikon dhe që quhet e ndjeshme. Zbërthimi astrologjik na lejon të zbulojmë çrregullimet në organizmin tonë, pikat më të dobëta të tij dhe sëmundjet që mund të na kërcënojnë gjatë jetës tonë.  Përcaktimet anatomike dhe patologjike me rrethin zodiak dhe planetet do të mund të na ndihmonin të kemi një dijeni më të gjerë për trupin tonë, të kemi dijeni në shëndetin e tij, t’i shmangemi gjendjeve që mund ta dëmtojnë dhe ta shërojmëdhe me shumë kujdes disa sëmundje që shfaqen nga dobësimi i një organi ose arsye psikologjike.Njëkohësisht nuk rrezikohemi nga të gjitha sëmundjet që ka shenja jonë, disa shfaqen në fëmijëri, të tjera në pjesën e parë dhe disa të tjera në moshën e kaluar.Shenjat që i përkasin Zjarrit janë: Dashi, Luani, Shigjetari – janë shenjat më të pasuruara me forcën e jetës.Shenjat që i përkasin Tokës janë: Demi, Virgjëresha, Bricjapi – janë të vërtetë nga natyra, por duhet të kujdesen vazhdimisht për veten e tyre.Shenjat që i përkasin Ajrit janë: Binjakët, Peshorja, Ujori – kanë shqetësime të shpeshta por që shumë shpejt kalojnë.Shenjat që i përkasin Ujit janë: Gaforrja, Akrepi, Peshqit – përveç Akrepit kanë shumë energji por e cila shkatërrohet shumë shpejt, lodhen shpejt dhe ju nevojitet shumë gjumë që të çlodhen.

Dashi

Koka, temperaturë, marrje mendsh.

Ι përket elementit të Zjarrit dhe ka udhëheqës planetin e Marsit. Atij i përkasin koka, fytyra, truri dhe dhëmbët. Vuajnë shpesh nga dhimbjet e kokës. Janë të vrullshëm, dhe venat e gjakut janë shumë të rëndësishme dhe në raste urgjence kanë adrenalinë të shtuar.  

Duhet të shmangin: nxitimin dhe alkolin.

Në dietë, mirë do të ishte të kishte: panxharë, sallatë jeshile, lule lakër, spinaq, qepë, karrota, kastraveca, mollë, arra. Limona.  

Demi

Fyti, tiroide Shenjë e Tokës dhe i përkasin qafa, fyti dhe veshët.

Demat janë shumë të ndjeshëm në ftohje. Venat që kanë rëndësi janë tiroidet dhe kjo gjë shkakton shumë probleme në shtimin e peshës. Janë të pasionuar dhe nuk janë shumë të dhënë mbas ngacmimit seksual. Duhet të shmangin: të tepruarit në të ngrënë.

Në dietë, mirë do të ishte të kishte: spinaq, panxharë, sallatë jeshile, lule lakër, lakër, kastraveca dhe kunguj.  

Binjakët

Duar, mushkëri

Shenja e binjakëve i përket elementit të Ajrit dhe ka si planet udhëheqës Mërkurin. Udhëheq nervat, duart, gjoksin, shpatullat, mushkëritë. Kanë shtyrje në thyerje të kyçeve. Shpesh një ftohje e lehtë ju kthehet në bronkit.Duhet të shmangin: ankthin.

Në dietë, mirë do të ishte të kishte: mish pa dhjam, peshk, vezë, djath, bajame, qumësht dhe kos.   

Gaforrja

Stomaku, tretja Gaforres i përkasin gjoksi, venat e gjoksit, sistemi gastrik,

dhe lëngjet tretëse. Kanë shtyrje të stresohen jashtë maseme rezultat çrregullimin e organizmit.

Duhet të shmangin: ankesat.

Në dietë, mirë do të ishte të kishte: proteina dhe vitamina. Duhet t’i shmangeni sheqerit, amidonit dhe yndyrnave.  

Luani

Zemra, kurrizi

Shenja e zjarrit mbrohet nga Dielli. Luanëve i përkasin zemra, qarkullimi i gjakut dhe shtylla kurrizore. Duan gjithmonë që të kenë një jetë të plotësuar por me këtë mënyrë dobësojnë zemrën e tyre. Pra duhet të bëjnë kujdes.

Duhet të shmangin: mendjelehtësinë dhe dukjen.

Në dietë, mirë do të ishte të kishte: spinaq, kunguj, domate, pjeshkë, hurma, bajame, arra.                                           

Virgjëresha

Sëmundjet e barkut

Shenja e Tokës, vendndodhja e Mërkurit. Virgjëresha

kontrollon sitstemin nervor, zonën e barkut dhe zorrët. Virgjëresha vuan nga sëmundjet e barkut siç edhe Gaforrja. Janë gjithashtu të shqetësuar dhe me shumë ankth e cila lidhet tensioni nervor.

Është e nevojshme për ta një dietë shumë e kujdesshme.Duhet të shmangin: kritikën e keqe.

Në dietë, mirë do të ishte të kishte: kosi është shumë i mirë për ata sepse do t’i ndihmonte në zhvillimin e bakterieve pozitive në zorrë dhe që e ushqen organizmin me vitaminë B

Peshorja

Veshkat, sëmundje të urinës

Me Peshoren lidhen veshkat dhe kisti urinor. Çdo tronditje

 në jetën e balancuar të Peshoreve, nga aksidente dhe tensione ndikojnë negativisht në funsionin e veshkave.

Duhet të shmangin: pijet dhe nervozitetin.

Në dietë, mirë do të ishte të kishte: luleshtrydhet janë të pasuruara me kripra minerale dhe  ruajnë balancim në organizëm. Si dhe misër, fiq, kajsi, bajame, rrush dhe oriz i zi.

Akrepi

Organet gjenetike
Akrepi kontrollon organet gjenetike, hormonet seksuale,

prostatin dhe sistemin urinar. Kanë seksualitetin më të shtuar nga të gjithë shenjat. Çdo zhgënjim seksual që mund t’i ndodhë, mund t’i krijojë probleme serioze.Duhet të shmangin: të tepruarit në të ngrënë.

Në dietë mirë do të ishte të kishte: Akrepët është e vështirë t’i durojnë ushqimit të pasur. Kumbullat e thata janë të domosdoshme.

Shigjetari

Duar, mushkëri

Shenja e shigjetarit nën mbrojtjen zemërgjerë të Jupiterit.

Shigjetari kontrollon mëlçinë, kofshët dhe nervat. Persona aktivë nga natyra e tyre, megjithëse nuk kanë dhe aq shumë ushtrim shpirtëror dhe trupor. Gratë shëndoshen lehtë dhe kanë prirje të ngrejnë kolesterolin në gjak.Duhet të shmangin: ankthin.Në dietë mirë do të ishte të kishte: Kastraveca dhe sidomos ushqime që kanë vitaminë E, si karrota, hudhra dhe kërpurdha.

Bricjapi

Kockat, kyçet

Shenjë e Tokës, me planet udhëheqës Saturnin, i përket

kockave, dhëmbëve, lëkurës dhe në përgjithësi gjunjëve. Është vazhimisht i sëmurë nga kockat si reumatizëm dhe duhet të pakësojnë lëvizjet e tepërta. Duhet të shmangin: melankolinë dhe mendimet negative.Në dietë, mirë do të ishte të kishte: Lakra është e domosdoshme sepse ndihmon në sëmundjet reumatizmale, si dhe produkte të qumështit si kosi dhe djathi.

Ujori

Gjaku, kyçet

Shenja e Ujorit i përket elementit të Ajrit dhe planetet udhëheqës të tij janë Urani dhe Saturni. I përket qarkullimit të gjakut dhe në funksionimin e kyçeve të këmbëve.Duhet të shmangin: lodhjen e tepërt.Në dietë, mirë do të ishte të kishte: duhet të konsumojë sa më shumë fruta dhe produkte me vitaminë B.

Peshqit  

Këmbët, kallot

Me këtë shenjë të ujit që udhëhiqet nga Neptuni dhe lidhet me këmbët. Kur vuajnë këmbët e Peshqëve edhe në qoftë seështë diçka e parëndësishme si p.sh. shtrëngimi i këpucëve vuan i gjithë trupi. Nuk ju pëlqejnë dhe aq shumë ilaçet dhe gjithashtu ju bën mirë deti.

Duhet të shmangin: alkolin dhe ilaçet qetësuese.Në dietë, mirë do të ishte të kishte: Rrush, hurma dhe fasule që do të ndihmojnë në rigjenerimin e shëndetit të tyre.

Shiko gjithashtu