ASTROLOGJIA

Astrologjia.: Është shkenca matematikore që shqyrton nga njëra anë marrëdhëniet midis trupave qiellorë dhe nga ana tjetër qeniet pajetëose të gjalla.Me para,ka qene e bashkuar me Astronomin dhe Mitologjin,por më vonë u nda dhe qendroi si shkencë më vete.Duke mbajtur elementet kryesore të astronomisë të tilla si hartimi i një horoskopi dhe mitologjisë që ka të bëjë me elementet që përdor astrologjia për të dhënë interpretimet e shenjave.Astrologjia është përkufizuar nga Aristoteli si ” shkenca matematikore qe lidhet ngushtë me filozofinë” gjithashtu edhe Karl Jung thosht se “Çfarëdo që lind në këtë kohë,ka cilësitë e këtij momenti”.Astrologjia është një sistem unik i interpretimit e lidhjes midis aktivitetit planetar dhe eksperiencës njerëzore,ngjarjeve natyrore,sidomos për organizmat e gjalla. Për shkak se ne jemi të interesuar për përhapjen dhe kuptimin e astrologjisë do të fillojmë këtë kurs mësimesh i cili do të përfshijë të gjitha komponentët si  shenjat e horoskopit,elementet,planetet,shtëpit, aspekte,të cilat janë të nevojshme për tu mësuar para se të të filloni këtë udhëtim magjik që premton bota Astrologjike domëthenë bota e universit.

Sekreti i Astrologjisë

Sekreti qëndron në kuptimin e kohës dhe koha I ruan sekretet e saj.Në Astrologji koha shprehet si një sinkronizim.

Roli i astrologjisë në shoqërinë moderne.

Astrologjia është një mjet komunikimi që ndihmon njerëzit të kuptojnë fillimisht veten dhe pastaj të tjerët.Të kuptojnë destinacionin e tyre dhe të evoluojnë.Te njifen  me talentet e tyre dhe ti shfaqin ato.Ajo I orjanton për të bërë lëvizjet e duhura në jetë.Të gjitha këto cilësi janë shprehur me thënien e lashtë “Njihni  veten”,e cila konsiderohesh si  arritja më e rëndësishme për njeriun.

Çfarë është shenja e horoskopit?

Pra, shenja është ndarja e hapësirës përgjatë një cikli të quajtur Eliptik.Eliptika është një trajektore në qiell,të cilënduket se e ndjekin të gjithë planetet,por kryesisht dielli.Në secilin cikël ekzistojnë 360 gradë që shkenca e astrologjisë e ndan në dymbëdhjetë (12) shenja,kështu që secila shenjë zë pikërisht 30 gradë: 30 x 12 = 360.

Pjesa e parë  ka emrin e Dashit dhe fillon ne pikën e ekuinoks pranveror (hyrjen e pranverës) dmth dielli gjendet në 0 gradë të Dashit në 20-21 Mars.Të njëmbëdhje shenja të tjera vazhdojnë si me mëposhtëm: Demi, Binjakët,Gaforrja,Luani,Virgjëresha,Peshorja,Akrepi,Shigjetari,Bricjapi,Ujori dhe Peshqit.

Shenja e Dashit ka marrë emrin e tij nga yjesia e Dashit nga koha qe shenjat e horoskopit I përkisnin  yjesive.Kjo ndodhi rreth 2.000 vjet më parë në epokën e Ptolemeut.Që atëherë ajou  themelua si shkencë së bashku me Astronomin.Pikerisht atëherë në ekuinoksin e pranverës,qe dielli hyn në shenjën e Dashit,por njëkohësisht dhe në yjesinë e Dashit.Me kalimin e viteve për shkak të fenomenit natyror të pjerësisë e boshtit të Tokës dhe pikës e pranverës,ndaloi qe grada e parë e shenjës së Dashit ti përkishte fillimin e yjesisë së Dashit.Sot në datën 20 Marsi ku dielli do të hy tek shenja e Dashit dhe do të gjendet njëkohësisht ne 4 gradët e e yjesisë së Peshqeve.

Horoskopi i Ditëlindjes

Ka shumë aplikime të astrologjisë dhe shumë lloji horoskopësh.

Fillimisht ne do të merremi me horoskopin e datëlindjes ose gjeocentrik që analizon astrologjinë tropikale.Astrologjia tropikale bazohet në pozicionin e planetit brenda shenjave,siç duken  nga vendlindja e personit në tokë. Horoskopi i Ditëlindjes është harta e qiellit tregon pozicionet e diellit, hënës dhe tetë planetëve të tjerë(Merkuri, Aferdita,Marsi,Jupiteri,Saturni,Urani, Neptuni dhe Plutoni)siç paraqiten ne momentin ekzaktë të lindjes së çdo personi nën shqyrtim.Ky horoskop përshkruan karakteristikat individuale të personit,mënyrën e sjelljes,reagime emocionale,prirjet e brendshme, aftësitë fizike,shanset e suksesit,rritjes dhe zhvillimit siç parashikohen nga përceptimi astrologjik. Kushtet e krijuara në fusha të ndryshme të jetës së tij përshkruhen në shtëpitë e horoskopit të lindjes.

 

Shiko gjithashtu