Aromaterapi & Energji pozitve

                                Aromaterapi & Energji pozitve

 

Aromaterapia u shfaq para shumë vitesh. Feng Shui përdor dhe mbështet praktikën për qarkullimin më të mirë të energjisë pozitive.

 

Feng Shui është një teknikë e lashtë e cila synon krijimin e ekulibrit dhe të harmonisë midis njeriut dha mjedisit të tij. Aromatoterapia luan rol të rëndësishëm të arritjen e qëllimit. Duke vendosur në vënde të posacme të shtëpisë,që lidhen me sektorë të jetës tonë, aroma të posacme mund të ndikojmë në qarkullimin e energjisë chi dhe të ndryshojmë ecurinë e secilit në mënyrë të vecantë. Cdo njeri,cdo kafshë,cdo bimë,ka aromën e tij. Aromat e ndryshmekanë veti të cilat mund të sjkatojnë melankoli ,qejf,gjallëri etj. Cdo aromë pra ka cilësinë e saj dhe karakterin e saj.

 

Historia e aroamave

Historia e aromave numëron këtu e shumë shekuj më parë,ndërkohë që qytetërimi kosideronte dhe i përdorte aromat në mënyra të ndryshme. Në Bibël përmëndet përdorimi i balsamit apo disa esenca aromatike . Egjiptinanët përdornin aroma në ceremoninë e varrimit të të vdekurve. Grekët përdornin i përdornin produktet aromatike në ceremoni të fetare

Cilado qoftë prejardhja e tyre,aromat kanë forcën të ndikojnë në gjëndjen tonë shpirtërore. rruga e nuhatjes lidhet me trurin,si pasojë  ndjesia e nuhatjes dhe ndjenjat të lidhen menjëherë me njëra tjetrën. Pra ,aroma e një esence mund të bëjë mrekullira.  

 

Përdorimi i aromave

Esencat aromatike të përpunuara mund të mbahen në trup,ndërsa disa të tjera spërkain edhe bizhuteritë. Një mënyrë e zakonshme përdorimi i esencave aromatike që ziejnë ngadalë në një enë qoftë unaza aromatike të cilat vendosen në llambet elektrike. Nxehtësia e tyre shpërndan aromën në ambient. Akoma edhe një tjetër metodë e njëhur aromatizimi është livani,ose qiqinjtë aromati.

Sipas feng shuit aromat shërbejnë për tu pastruar atmosfera nga energjia negative, e cila ka ‘’mbytur’’ambientin ose për të sjellë energji pozitive në shtëpi. Aromat më të shumta sigurisht përdoren për qëllime të ndryshme ,vecanërisht pas një dite të vështirë.

Më detajueshëm:

Relaksim,funksionojnë në mënyrë efektive esencat aromatike që mund të përdorim në dush ose përhapja e tyre në ambient ose masazhi.

Meditimi, sygjërohet një masazh relaksues me esenca aromatike në pjesën e ballit.

Pagjumësitë,një dush me esenca aromatike na relakson tejmase, ndërkohë që përhapja e esencave aromatike në dhomën tonë të gjumit përforcon akoma më gjumin. Megjithatë mundohuni të mos e mbani ambientin të mbyllur. Mund të mblidhet aroma edhe të bëhet shumë e rëndë dhe të sjellë rezultate të tjera.

Rigjenerim i organizmit, një masazh aromatizues ose banjo mund të karikojë bateritë tona,ndërkohë që ushqen lëkurën,trupin dhe shpirtin.

Përforcimi i ndjenjës së lumturisë,so aromë e këndëshme për nuhatjen ,sjell ndjesinë e gëzimit dhe të kënaqësisë së shpirtit.

 

Esencat aromatike kanë forcën të ndikojnë në botën tonë shpirtërore.

 

Aroma të njohura

Disa nga aromat më të përhapura janë: levanda,trëndafili,kanella,mentja. Secili prej tyre favorizon sektorë konkret:kanella përforcon pasurinë,trëndafili, jasemini dhe vanilja jetën sentimentale, dafina, karafili hapin rrufët profesionale, levanda ndikon në shëndet dhe sjell dashuri në familje, mandarina dhe lulja e portokallit përforcojnë krijushmërinë, kreativitetin. Le të shohim disa të dhëna më konkrete për aromat më të njohura.

. Pergamondo. E ka prejardhjen nga lëkura e pergamodos. Përdoret për të hequr stresin, tensionin, ankthin. Ndihmon gjithashtu në mendime dhe lidhet me elementin e metalit. Besohet që sjell lumturi dhe pasuri.

. Kerdos. Bëhet k]fjalë për një pemë e cila mbin në algjeri. U përdor për herë të parë nga Egjyptianët dhe kan një aromë të ëmbël dhe kuruese. Qetëson sistemin nervor dhe përforcon atë qarkullues. Gjithashtu konsiderodet dhe afrodiziak. Lidhet me elementin e tokës

. Sitronela.  E ka prejardhjen nga një bimë e gjatë në Sri Lanka. Përdoret shumë nga kinezët për terapinë sëmundjeve të reumatizmës. Ndikon pozitivisht kundra lodhje,dhimbjes së kokës dhe ftohjes. Gjithashu është e njëhur edhe për efektin kundër  mushkojave. Lidhet me elemetin e metalit.

. Barbarozë. E ka prejardhjen nga petalet e lules së bukur. Aroma e saj ngjason me atë të trëndafilit dhe përdoret shumë nga Aromaterapistët,kryesisht kundër depserionit. Ngre moralin dhe qetëson nervat. Lidhet me elementin e tokës gjithashtu përforcon bashkpinimin dhe dashurinë.

. Greipfrut. E ka prejardhjen nga pema greipfrut dhe rritet në Florida,dhe Kaliforni,Azi dhe Israel. Ka aromë të ëmbël dhe ndihmonë kundër depresionit,dhimbjes së kokës, mbingarkesës nervore,ankthit para se të dilni në publik dhe muskujve. Lidhet me elementin e metalit.

. Levanda. Është esenca terapeutike më e njohur. Përdoret në raste tensioni,ankthi,depresioni,pagjumësie dhe ndihmonë në tonifikimin e vetëbesimit. 

. Thisi. Gjithashtu ka efekt kundra dhimbjes së kokës.lidhet me elementin e ujit.

 

Esencat aromatike ndikojnë në precedurat terapike të Feng Shuit

 

Elementet e Feng shuit

Feng shui bazohet në pesë elementë të natyrës: dru,ujë,metal,tokë,zjarr. Këto elementë përbëjnë për ne përfqësues në disa sektorë konkret të jetës tonë,karakteresh, ndjenjash,ngjyrash, dhe pjesë të trupit.

Duke përfituar nga këto lidhje mund të gjejmë esencat aromatike të përshtatshem sipas sektorit të jetës tonë,atij që ne duam të përmirësojmë përdorim aromën e përshtatshme.

Rëndësi ka që të njohhë secili elementin e natzyrës që i përshtatet sipas datës së lindjes. 

Le të shohim se me cilën ndjenjë të tonën lidhet cdo element i natyrës dhe pasi ta keni zbuluar secili elementin e tij personal le të zgjedhim dhe esencën aromatike që i përshtatet.

 

Elementi                                   Ngjyra                            Ndjenja        

Dru                                           jeshile                            inat

Zjarr                                         e kuqe                            gëzim

Tokë                                         e verdhë                          shqetësim

Metal                                         e bardhë                         mërzi

Ujë                                             blu                                 frikë

 

Druja. Simbolizon pranverën,Lindjen,Jupiterin,dhe me ndjenjat lidhet me inatin,dhe nevojën për të cfryer. Aromet që i përshtaten këtij elementi janë,kamimili,mentaj,kopro,rozmarina.

 

Zjarri. Simbolizon verën,jugun,Marsin dhe nga ndjenjat lidhet me acarimin ,gëzimin,të qeshurën por edhe me të hidhurën. Aroamt që i përshtaten këij elementi janë, borziloku,piperi,kanella,karafili,rigoni,mentja.

 

Tokë. Simbilozon zemrën e vitit,qëndrën,Saturnin ,dhe për nga ndjenjat lidhet ,me melankolinë,ëmbëlsinë,imagjinatën,dhe dëshirë për të kënduar. Aroamat që i përshtaten këtij elementi janë ,karota,kerdos,livani,jasemija,qiparisi,pisha.

 

Metali. Simbolizon vjeshtën,perëndimin ,Afërditën dhe për nga ndjenjat ,lidhet me ftohtësinë,acarimin,mërzinë,dhe dëshirën për të qarë. Aromat që i përshtaten këtij elementi janë,pergamodo,sitronela,greipfut,limoni,mandarina e kuqe,saguini dhe portokallja.

 

Uji . Simbolizon dimrin,veriun,Mërkurin ,dhe përsa i përket ndjenjave ,lidhet me ndjesinë e të ftohtit .të kripurën,dhe frikën. Aromat që i përshtaten këtij elementi janë,rozmarina,kamomili,barbaroza,levada,violeta,trëndafili,lulet e portokalles.

 

Pra duke i përdorur në mënyrën e duhur secili këto aroma të cilat i korrespondojnë elementit të tij personal mund të përmirësojë rëndësishëm jetën e tij.  

 

Shiko gjithashtu