
Nga data 22 deri në 26 Prill Afërdita nga shenja toksore dhe e qëndrueshme e Demit krijon katror me Saturnin nga Ujori revoltues, një kënd i vështirë për Demët, Luanët, Akrepët dhe Ujorët, që kanë lindur në fund të dhjetditëshit të parë dhe në fillim të dytit dhe pë rata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 9 deri në të 14 të shenjave të mësipërme.
Këtë periudhë shihni me pesimizëm jetën tuaj erotike dhe situatën tuaj ekonomike dhe jeni aq i ndjeshëm sa mund të ndiheni të pasigurt në lidhjen tuaj apo keni frikë mos bëheni viktimë të një dashurie që torturon mendjen dhe zemrën tuaj. Keni disi vetvlersim të ulër dhe mungesë besimi aq sa në mundësitë tuaja aq edhe tek partneri juaj apo tek dikush që dëshironi të bëhet partneri juaj. Ndoshta kjo shkaktohet nga fakti se këtë periudhë zgjoni ndjenja të kaluarës dhe dështime të kaluara sentimentale.
Shfaqen në mendjen tuaj kujtimet e këqia, ndërkohë nuk përjashtohet të mendoni shume caste kur egoizmi solli krisje apo tensione. Por ky kënd ka dhe anën pozitive duke bërë ndjenjat të jenë më të thella dhe serjoze, thjeshtë të dy pjestarët e lidhjes kanë më shumë kohë. (Saturni baraz Kronos). Ndoshta ndjeni distancim sentimental në lidhjen tuaj apo se partneri juaj nuk kundërpërgjigjet në ndjenjat tuaja. Nëse jeni vetëm në jetën tuaj erotike, nuk do keni dëshirë të flirtoni dhe të ndiheni cuditshëm në flirte sipërfaqësore apo akoma dhe me shokë.
Mund të ekzistojë një frikë e pavetëdijshme që ju mohon të relaksoheni kur jeni midis turmave të mëdha. Fakti se i merrni lidhjet tuaja personale më serjozisht, mund t’ju bëjë të ndiheni më shumë të përgjegjshëm dhe nuk dëshironi të bëni një lidhje serjoze pasi do t’ju krijojnë detyrime në të cilat nuk do mundeni të kundërpërgjigjeni. Kështu që keni nevojë për orjentim nga astrologu juaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale . Kini kujdes gjithashtu dhe menaxhimin e financave tuaja pasi mundet këtë periudhë të shfaqen shpenzime apo të vështirësoheni të kundërpërgjigjeni në detyrimet ekonomike tuaja.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…