Afërdita në katror me Plutonin

Nga data 9 deri në 13 Prill Afërdita tek shenja e zjarrtë dhe e fuqishme e Dashit krijon katror me Plutonin nga Bricjapi, një kënd i vështirë për Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët që kanë lindur në dhjetditëshin e tretë dhe për ata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 23 deri në të 28 të shenjave të mësipërme.

Problemet që heshtnin, tani dalin në sipërfaqje dhe krijojnë tensione brenda shpërthimesh xhelozie apo sjelljeje pushtuese. Në rrënjën e problemeve që shfaqen këto ditë fshihet sigurisht një frikë e fshehur mirë, dicka që keni dëshiruar ne apo partneri apo pasiguria se nuk na duan mjaftueshëm apo nuk njohin vlerën tonë. Kërcënime dhe telegrafe ka mundësi të shkojnë e vinë, aq sa nga partneri drejt nesh, aq edhe nga ne drejt partnerit, vecanërisht nëse ndihemi të presionuar për ndonjë arsyje.

Këndi mund të trondisë një lidhje tashmë të sëmurë që sjell dhimbje, ndërkohë lidhjet që kanë themele të forta do munden të kalojnë një rrugë të qetë, por pavarsisht kësaj lidhja do kalojë nga ndryshime dhe do ndryshojë fuqinë e saj të thellë. Me Afërditën në shenjën impulsive të Dashit dhe Plutonin misterjoz këtë periudhë pyet veten nëse partneri juaj është i sinqertë në ato që ju thotë, nëse kjo lidhje ka thellsi. Besimi tronditet me rezultat veprimet impulsive dhe shpirtërisht të detyrueshme dhe xhelozia të turbullojë mendjen tuaj.

Ndoshta disa nga këto veprimet tuaja kanë rrënjët e tyre në të kaluarën. Këtë periudhë dëshironi të jetoni një pasion erotik, por kini kujdes shumë me zgjedhjet tuaja. Mund të përfshiheni në një lidhje fatale, torturuese ku dikush nga të dy ju nuk dëshiron angazhimin dhe drejtohet në teknika të rrezikshme, ashtu si xhelozia dhe dinakëria, duke shkaktuar ndërgjegjie që vret dhe zemërim tek tjetri. Atëher është e nevojshme orjentimi nga astrologu juaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu