Afërdita në gjashtkëndësh me Marsin

Nga data 2 deri në 10 Prill, Afërdita në shenjën e zjarrtë të Dashit krijon gjashtkëndësh me Marsin nga Binjakët, një kënd favorizues për Dashët, Luanët, Peshoret, Shigjetarët dhe Ujorët, që kanë lindur në dhjetditëshin e dytë dhe pë rata që kanë horoskop dhe planet personalë (Hëna , Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 14 deri në të 24-tën e shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë, përjetoni më fortë joshjen dhe erotizmin, si rezultat të këtij këndi, pasi Merkuri nga Binjakët na fton të shprehim të gjitha mendimet tona të tregojmë anën tonë komunikuese, ndërkohë Afërdita nga Dashi tregon se dimë c’farë duan në lidhjet dhe tani erdhi momenti ta kërkojmë ta arrijmë, menjëherë, me pasion, si gjuetari me prenë.

Këto ditë atëher kërkoni të jepni dhe të merrni dashuri, ndërkohë sa bëni duken tërheqëse tek të tjerët. Keni më shumë dëshirë të dilni dhe të argëtoheni, ndërkohë një pikë shumë e rëndësishme të këtij këndi është sesi ju jepen mundësi të shprehni qëndrimin e dhimbsur përballë personit që ju intereson. Fundja në këtë periudhë Dashuria luan rol parësor në jetën tuaj dhe nëse jeni vetëm nuk përjashtohet të bëni një njohje të re, nëse është dakort dhe horoskopi juaj personal, për të cilin mësoni nga astrologu juaj personal në  ëëë.astrologu.al/parashikime-personale

Tashmë pasionoheni me gjithcka që ju mbush përbrenda dhe në kontaktet tuaja erotike nuk ju mjafton vetëm kënaqësia por keni nevojë dhe për bashkim mendor. Nëse bëni pjesë tek ata që janë tashmë në një lidhje, tani mbushni hapësirat që ndoshta kanë ekzistuar, ndërkohë mundeni më qetë të ndani caste të bukura. Tani fundja është koha për tolerime që favorizojnë përfundimisht të gjitha palët, ndërkohë paralelisht aftoheni më pranë në ambjentin tuaj të afërt, të afërt apo vëllezërit tuaj- vecanërisht nëse keni patur debate- dhe merrni përfitime të rëndësishme nga kjo procedurë. Por kini kujdes ama lidhjen tuaj me paranë, pasi këto ditë do keni oreks për blerje të shumta (internet)!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu