5 GUSHT 2026 : PROVA E FUNDIT PËR DASHURINË DHE PARATË — KORRIGJONI SOT ATË QË NUK FUN FUNKSIONON!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

5 GUSHT 2026 :PROVA E FUNDIT PËR DASHURINË DHE PARATË — KORRIGJONI SOT ATË QË NUK FUNKSIONON!

Dita e pestë e gushtit ka karakter përmbyllës, sepse Venusja ndodhet në fund të Virgjëreshës dhe po përgatitet të hyjë në Peshore më 6 gusht. Kjo do të thotë se sot përmbyllet një fazë ku dashuria, marrëdhëniet, paratë, shija, estetika dhe vlerat janë parë përmes syrit të analizës, detajit, përmirësimit dhe dobisë praktike. Venusja në Virgjëreshë nuk flet me fjalë të mëdha; ajo tregon dashuri përmes kujdesit, ndihmës, detajeve, përgjegjësisë dhe përpjekjes për ta bërë jetën më të rregullt. Sot është ditë për të parë çfarë duhet korrigjuar para se energjia të bëhet më diplomatike dhe më relacione me hyrjen e Venusjes në Peshore.

Më të ndikuara janë Virgjëresha, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetari, sidomos dhjetëditëshi i tretë, sepse Venusja në fund të Virgjëreshës aktivizon gradët e fundit të shenjave të ndryshueshme. Kjo mund të sjellë sqarime në marrëdhënie, lodhje nga kritika, nevojë për të vendosur rregull në dashuri, por edhe mundësi për të përmirësuar diçka që më parë ishte e paqartë. Shenjat e tokës, Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, mund ta përdorin ditën për punë praktike, organizim dhe vendime të dobishme. Shenjat e ujit, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit, mund të marrin ndihmë në sqarime emocionale, nëse nuk e marrin kritikën shumë personalisht.

Astrologjikisht, sot është ditë e mirë për punë me detaje, rregullim dokumentesh, kontroll shëndeti, plan diete, rregullim shtëpie, trajtime estetike të thjeshta, analiza financiare, biseda që kërkojnë maturi dhe përgatitje për marrëveshje. Është ditë shumë e mirë për të parë çfarë nuk funksionon dhe për ta korrigjuar. Në punë, mund të jetë produktive për përgatitje, analizë, raport, listë, sistemim dhe rregullim gabimesh.

Në marrëdhënie, dita kërkon kujdes me tonin. Venusja në Virgjëreshë mund të bëjë që njerëzit të tregojnë dashuri duke këshilluar, korrigjuar ose analizuar. Por kjo mund të merret si kritikë. Prandaj, në dashuri, është mirë të flitet me butësi. Nëse doni të rregulloni diçka, mos e nisni me “ti gjithmonë” ose “ti kurrë”. Niseni me nevojë konkrete. Për ribashkim, dita mund të jetë e mirë për të kuptuar çfarë nuk funksionoi, por jo për të bërë premtime romantike pa plan.

Për nënshkrime, marrëveshje dhe çështje praktike, dita është relativisht e mirë nëse dokumentet janë të qarta dhe nëse nuk ka nxitim. Venusja në fund të Virgjëreshës ndihmon të shihen detajet, por mund të sjellë edhe tepricë analize. Për blerje të mëdha, duhet maturi; për blerje praktike dhe të nevojshme, dita mund të jetë e mirë. Për terapi, check-up, dietë dhe trajtim, dita është pozitive.

Duhet të shmangen kritika e ashpër, perfeksionizmi, vonesat nga analiza e tepërt, marrëdhëniet ku dashuria matet vetëm me dobishmëri, shpenzimet nga ankthi, nënshkrimet pa lexuar detajet dhe vendimet që bëhen sepse “duhet”, jo sepse janë të drejta. Sot kërkohet përmbyllje praktike, jo dramë emocionale.

KËSHILLA E DITËS:
Mos kërkoni përsosmëri dhe mos e ktheni kujdesin në kritikë. Flisni me butësi, kontrolloni çdo detaj dhe përmbyllni atë që ka mbetur pezull. Sot nuk nevojiten premtime të mëdha, por veprime të vogla dhe të sinqerta që tregojnë se çfarë ka vërtet vlerë për ju.

https://www.youtube.com/watch?v=6EeSdhuFRjQ