4 shenjat që eklipsi Diellor i 10 Qershorit do ndryshojë jetët e tyre

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Eklipsi Diellor, eklipsi i dytë dhe i fundit të verës, krijohet në 10/06/2021 dhe sigurisht është njëkohësisht dhe Hëna e Re në gradën e 19 në shenjën e Binjakëve. Këndet kryesore të saj janë takimi me Merkurin fenomenalisht të kundërt që është dhe udhëheqësi i eklipsit dhe katrori me Neptunin. Me këtë eklios duket se mëndja jonë do jetë më e shqetësuar, ashtu dhe sistemi jonë nervor. Stresi do jetë i pafundëm me këtë hënë, ndërkohë dhe në komunikim do ekzistojnë probelme. Lajmet e rreme do kenë prezencën e tyre, ndaj dhe do duhet të jemi shumë të kujdesshëm në c’farë besojmë nga informacionet që marrim. Ekziston tendenca për pakujdesi, dinakëri, tradhëti, sjellje agresive. Kështu që nevojitet të hecim në këtë terren të paqëndrueshëm dhe lëkundur me vetbesim, guxim dhe sinqeritet. Ndikimi katrorit Saturn- Uran, që takohen për herë të dytë në vit, do jetë i madh duke filluar nga ky eklips dhe do stabilizojë akoma më shumë situatën në rang botëror. Mundet të dalin në sipërfaqje skandale, megjithëse mund të ekzistojnë dhe rrathana më të paqëndrueshme meteorologjike apo fenomene botërore gjeofizike.

Cilat grada ndikon

Sigurisht një eklips ndikon të gjithë ne, por ekzistojnë katër shenja që do ndikojë shumë më shumë me shumë skenare, me rezultat përfundimtar ama ndryshime rrënjësore në jetët e tyre. Janë shenjat e ndryshueshme: të Binjakëve, Shigjetarëve, Virgjëreshave dhe Peshqëve. Nëse Dielli juaj (shenja juaj) ndodhet në gradën e 16 deri në të 22 të këtyre shenjave, atëher ky eklips ju ndikon në vecanti. E njëjta nëse keni horoskop nga grada e 16 deri në të 22 të shenjave të mësipërme. Këto ndryshime mund të jenë shfaqur tashmë, të shfaqen këtë javë apo në horizont gjashmujori. Shumë herë kur një eklips krijohet brenda një periudhe Merkuri në vijë të kundërt vonohen ngjarjet. Eklipsi për këto katër shenja lidhet me përfundimin e situatave dhe një fillim të ri në jetën e tyre. Le ti shohim me detaje:

BINJAKET

Eklipsi Diellit në shenjën tuaj është njëkohësisht dhe Hëna e Re. Kështu shumë qartë interpretohet në një kapitull të ri dhe në një fillim të ri të rëndësishëm, i cili mund të zërë vënd drejt përdrejt ( nëse nuk është bërë tashmë) apo brenda një horizonti gjashtmujor. Nëse donit të rinovoni paraqitjen, karrierën, shtëpinë, lidhjet tuaja, tani është mundësia juaj e madhe. Me Merkurin në vijë të kundërt duke udhëhequr eklipsin dhe të ndodhet në shenjën tuaj, nuk flasim për ndryshime sipërfaqësore, por për ndryshime thelbësore. Me këtë mënyrë filloni të mirkuptoni veten tuaja në një anë më të thellë dhe të përceptoni gjithcka që duhet të ndryshoni, për tu ndjerë më të kënaqur dhe të lumtur. Për shkak se eklipsi ndodhe brenda një periudhe ku Merkuri është fenomenalisht i kundërt, dhe rrugëtimet e kudnërta të planeteve shumë herë lidhen me të kaluarën, nuk është e pamundur fillimi ri të lidhet dhe me dicka që lidhet me të kaluarën tuaj: lidhje, bashkpunim apo situatë. Sa keni Diell apo horoskopin tuaj nga grada e 16 deri në të 22 të Binjakëve do ndikoheni më shumë dhe do keni këto ndryshime të mëdha.

VIRGJERESHA

Eklipsi Diellor në 10/6, që është njëkohësisht dhe Hëna e Re, ndikon vecanërisht fushën e karrierës dhe aspiratave tuaja profesionale. Pritet me këtë eklips disa nga ju të ndryshoni plotësisht drejtim në karrierën tuaj apo akoma dhe të merrni ngritje apo të bëni një shpërngulje. Për shkak se udhëheqësi shenjës tuaj Merkuri lidhet plotësisht me eklipsin, do e ndjeni ndoshta shumë më shumë se të tjerët ndikimin e saj, por do keni ndoshta dhe mundësitë më të shumta të shihni një ndryshim rrënjësor në cështjet tuaja profesionale. Sa keni Diellin apo horoskopin tuaj nga grada e 16 deri në të 22 e Virgjëreshës jeni kandidatë për ndryshime përcaktuese të drejtimit të jetës tuaj dhe rrugëtimit në karrierës tuaj. Akoma dhe nëse nuk ndodhin këtë moment, pasi Merkuri është në vijë të kundërt dhe vonon disa herë ngjarjet, mund të keni ndryshimin në Gusht- Shtator. Ka mundësi këtë periudhë të ndjeni më shumë shqetësime.

SHIGJETARI

Eklipsi Diellor në 10/6 është njëkohësisht dhe Hëna e Re në shenjën e Binjakëve dhe sjell ndryshime rrënjësore në një pikë kyce të horoskopit tuaj në fushën e lidhjeve, të martesës dhe bashkpunimeve. Një bashkpunim profesional apo një lidhje erotike mund të marrin një përmasë plotësisht të ndryshme dhe të shkojnë në tjetër nivel. Për disa nga ju mund të ekzistojë një lidhje e re apo njohje nga ana personale apo profesionale, për të tjerë fundin e një situata apo lidhje që prej kohësh tani lëkundej dhe të tjerë mund të vendosni të kaloni në një tjetër nivel duke bërë një martesë, duke marrë një divorc apo duke hyrë në një bashkpunim të ri profesional. Për shkak se njëkohësisht ekziston dhe ndikimi katrorit Uran- Saturn, ndaj kini kujdes vecanërisht komunikimin tuaj me të tjerët. Do ndikohen vecanërisht Shigjetarë që Dielli apo horoskopi tyre ndodhet nga grada e 16 deri në të 22 të Shigjetarit. Ndryshimet mund të shfaqen drejt përdrejt apo brenda gjashtmujorit të ardhshëm.

PESHQIT

Eklipsi Diellor, që krijohet në 10/6 në shenjën e Binjakëve dhe krijon kënd takimi me Merkurin e kundërt dhe katrori me Neptunin, hap një kapitull të ri në jetën tuaj personale dhe sentimental. Lidhet kryesisht me cështje që lidhen me familjen tuaj, hapësirën e shtëpisë, një pasuri të paluajtshme apo shtëpi. Disa mund të hyni në procedurë të bleni një shtëpi, të zhvendoseni, të ndryshoni banesë në përgjithësi. Të tjerë mund të bëni një fillim të ri dhe në cështjet tuaja profesionale që mund të jetë dhe baza saj në shtëpi. Nga ana tjetër, mund të ekzistojë një burim tensioni në familje apo të nevojitet të kujdeseni për familjarët tuaj. Në c’do rast do ekzistojë më shumë shqetësim këtë periudhë dhe një ndjesi kaosi nga ana sentimentale, por nuk do zgjasë shumë. Ndryshime mund të shfaqen nga tani, por edhe brenda gjashtmujorit të ardhshëm. Do ndikohen vecanërisht Peshqit që Dielli apo horoskopi tyre ndodhet nga grada e 16 deri në të 22 të Peshqëve.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu