
26 korrik 2026: Saturni Kthehet në Retrogradë: Provimi i Pjekurisë, Disiplinës dhe Kufijve Personalë
Sot Saturni hyn në retrogradë në Dash, një nga ngjarjet më serioze të muajit. Saturni në retrogradë hap një periudhë rishikimi të përgjegjësive, kufijve, pjekurisë, disiplinës, vendimeve, veprimeve personale dhe strukturave që kemi ndërtuar. Në Dash, Saturni na pyet: a po veprojmë me guxim të pjekur apo me impuls? A po marrim përgjegjësi për veten, apo po kërkojmë të fitojmë shpejt pa bazë? A kemi strukturë për fillimet tona, apo vetëm dëshirë për të nisur diçka? Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjitha vendimet që kërkojnë forcë, durim dhe përgjegjësi.
Ndikohen më shumë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi të dhjetëditëshit të dytë, sidomos ata që kanë Ashendentin apo planetë personalë pranë 13 deri në 16 gradë të këtyre shenjave. Për Dashin, kjo është periudhë rishikimi personal, trupor dhe identiteti. Për Gaforren, lidhet me karrierën, statusin dhe përgjegjësitë publike. Për Peshoren, marrëdhëniet, martesën, partneritetet dhe kontratat. Për Bricjapin, shtëpinë, familjen, banesën dhe bazën emocionale.
Dita nuk është e lehtë, sepse Saturni nuk jep gjithmonë entuziazëm. Ai jep realitet. Mund të ndiejmë lodhje, vonesë, presion, detyrë, përgjegjësi ose nevojë për të parë një çështje pa zbukurime. Por kjo është shumë e mirë për planifikim serioz, për vendosje kufijsh, për rishikim të qëllimeve, për ndërtim afatgjatë, për kontrolle shëndetësore, për dietë me disiplinë, për rregullim të jetës profesionale, për vendime të pjekura familjare dhe për të parë ku duhet të forcohet struktura.
Nuk është dita më e mirë për nisma impulsive, për marrëveshje pa bazë, për zhvendosje të nxituar, për propozime që nuk kanë plan, për kërkesë promovimi pa përgatitje, për martesë ose ndarje nga presioni, ose për vendime që merren vetëm për të treguar forcë. Saturni kërkon prova, jo fjalë. Për punë, dita është e mirë për strategji, për përgjegjësi dhe për të pranuar një detyrë serioze. Për financa, kërkon kursim dhe plan. Për shëndet, është shumë e mirë për check-up, për kockat, dhëmbët, lëkurën, muskujt, lodhjen dhe çdo gjë që kërkon disiplinë.
mos u trembni nga vonesa. Saturni nuk ndalon atë që ka bazë; ai ndalon vetëm atë që nuk është ndërtuar mirë.
Këshilla e Ditës
Nis një periudhë e rëndësishme ku realiteti kërkon maturi, durim dhe përgjegjësi absolute për veprimet tuaja. Mos e shihni çdo vonesë apo presion si pengesë, por si një ftesë për të forcuar bazat e planeve tuaja. Këshilla kryesore është: mos u trembni nga ngadalësimi. Saturni nuk shkatërron atë që ka bazë të fortë, ai thjesht ndalon atë që është ndërtuar me ngut ose pa strukturë.