2 TETOR 2026 – DITA E FJALËVE TË FORTA DHE E PËRPLASJEVE TË PUSHTETIT

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

2 TETOR 2026 – DITA E FJALËVE TË FORTA DHE E PËRPLASJEVE TË PUSHTETIT

2 tetori është një ditë shumë e fortë dhe kërkon shumë kujdes, sepse Merkuri në Akrep formon katror me Marsin në Luan rreth gradës 2°30 dhe më pas katror me Plutonin në Ujor rreth gradës 3°. Këto janë aspekte shumë intensive për fjalën, mendimin, dokumentet, informacionet, sekretet, debatet, xhelozinë, kontrollin dhe konfliktet e pushtetit. Nuk është një ditë e lehtë për biseda të ndjeshme, sepse fjala mund të bëhet e mprehtë, reagimi mund të jetë i shpejtë dhe dikush mund të kërkojë të fitojë me forcë, jo me argument.

Katroret e Merkurit me Marsin dhe Plutonin prekin më shumë shenjat fikse: Akrepin, Luanin, Ujorin dhe Demin, sidomos dhjetëditëshin e parë dhe planetët rreth 2°–3°. Akrepi mund të ndiejë presion personal në fjalë dhe vendime. Luani mund të reagojë me krenari dhe ego. Ujori mund të përjetojë tension në karrierë ose identitet social. Demi mund të ndiejë përplasje në marrëdhënie, kontrata ose bashkëpunime. Për këto shenja, dita nuk është e mirë për provokime, ultimatume, deklarata të forta, firma pa kontroll, debate financiare ose përballje ku secili do të ketë patjetër të drejtë.

Marsi në Luan formon edhe trekëndësh me Neptunin në retrogradë në Dash, rreth gradës 2°–3°. Ky aspekt mund të sjellë frymëzim, veprim krijues, intuitë, imagjinatë dhe energji shpirtërore, sidomos për shenjat e zjarrit: Dashi, Luani dhe Shigjetari të dhjetëditëshit të parë. Por sepse në të njëjtën ditë Merkuri është në tension me Marsin dhe Plutonin, frymëzimi duhet të përdoret me kujdes. Është një ditë e mirë për art, krijimtari, punë shpirtërore, terapi, muzikë, imazh, video, skenë ose veprim të brendshëm, por jo për të shpërthyer emocionalisht.

Hëna vazhdon në Binjakë gjatë pjesës më të madhe të ditës dhe formon lidhje të mirë me Jupiterin në Luan. Kjo mund të sjellë optimizëm, dëshirë për komunikim, ide, reklamë, kontakte, mësim, udhëtim të shkurtër ose promovim. Por Hëna kalon në Gaforre në mbrëmje dhe atmosfera bëhet më emocionale, më familjare dhe më e ndjeshme. Pas hyrjes së Hënës në Gaforre, reagimet mund të mos jenë më vetëm mendore, por edhe shumë personale.

Për çështje praktike, kjo ditë nuk është ideale për firma të rëndësishme, marrëveshje financiare, blerje të mëdha, biseda për ndarje parash, ultimatum në marrëdhënie ose vendime nga nervi. Mund të jetë e dobishme për kërkim, hetim, kontroll dokumentesh, punë strategjike, analizë të thellë, terapi psikologjike, zbulim informacioni dhe për të kuptuar ku ka problem. Në punë, duhet kujdes me shefa, kolegë, klientë dhe email-e. Një fjali e shkruar shpejt mund të krijojë problem më të madh.

Në dashuri, dita është pasionante, por edhe e rrezikshme për xhelozi, kontroll, dyshim ose fjalë të rënda. Për ribashkim, mund të ketë kontakt të fortë, por nuk është dita më e qetë për sqarim. Për propozim, fejesë ose fillim të ri romantik, më mirë të pritet. Për terapi, ditë e mirë nëse qëllimi është të nxirret e vërteta, por jo të akuzohet. Për financa, shmangni riskun dhe kontrolloni çdo gjë.

Duhet të shmangen debatet e pushtetit, fjalët therëse, ironia, hakmarrja, presioni, vendimet nga zemërimi, zënkat në publik, dokumentet e firmosura pa lexim dhe çdo lloj loje kontrolli. Kjo është ditë ku e vërteta mund të dalë, por mënyra si thuhet bën gjithë ndryshimin.

Këshilla e ditës:
Sot fjala mund të ndezë konfliktin shumë shpejt, ndaj mendoni para se të flisni, të shkruani apo të reagoni. Shmangni debatet, ironinë, ultimatumet dhe lojërat e kontrollit, sidomos në marrëdhënie, punë dhe çështje financiare. Përdoreni energjinë për analizë, kërkim, krijimtari dhe terapi, jo për përballje. E vërteta ka peshë vetëm kur thuhet pa dëshirën për të lënduar.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…