
19 TETOR 2026 – DITA E PROVËS, KUFIJVE DHE TË VËRTETAVE QË NUK FSHIHEN MË
19 tetori është një ditë shumë e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme, sepse kemi fazën e Çerekut të Parë të Hënës, me Hënën në Bricjap që formon katror me Diellin në Peshore, rreth gradave 26°–27°. Kjo është pika ku synimet e Hënës së Re të 10 tetorit fillojnë të përballen me realitetin. Ajo që u mendua, u dëshirua ose u vendos në marrëdhënie, bashkëpunime dhe ekuilibra, tani kërkon veprim konkret, përgjegjësi, vendim dhe test praktik. Kjo nuk është ditë e qetë. Është ditë kontrolli, presioni dhe korrigjimi.
Preken më shumë shenjat kardinale të dhjetëditëshit të tretë: Peshorja, Bricjapi, Dashi dhe Gaforrja, sidomos ata që kanë planetë rreth 25°–28°. Për Peshoren, kjo është provë personale dhe marrëdhëniesh. Për Bricjapin, dita është shumë personale dhe mund të sjellë vendime ose presion. Për Dashin, marrëdhëniet dhe përgjegjësitë përballen me karrierën ose imazhin. Për Gaforren, partneritetet, familja dhe karriera kërkojnë ekuilibër të ri.
Hëna në Bricjap aktivizon edhe Lilithin në Bricjap, që ndodhet në gradat e fundit të shenjës. Kjo e bën ditën më të prerë, më të fortë dhe më pak të gatshme për kompromis të rremë. Mund të ketë një ndjesi se nuk duam të tolerojmë më atë që na rëndon. Për shenjat kardinale të dhjetëditëshit të tretë, kjo mund të sjellë një shpërthim të brendshëm ose një vendim për të vendosur kufij. Por duhet kujdes, sepse Hëna me Lilithin mund të sjellë ftohtësi, refuzim, krenari ose reagim të ashpër.
Afërdita në retrogradë në Akrep është shumë pranë katrorit me Plutonin direkt në Ujor. Ky është ndikim shumë i fortë për dashuri, para, kontroll, xhelozi, marrëdhënie të fshehta, varësi emocionale dhe lidhje ku pushteti nuk është i balancuar. Preken më shumë Akrepi, Ujori, Demi dhe Luani i dhjetëditëshit të parë, sidomos rreth 3°–4°. Ky aspekt e bën ditën shumë të rrezikshme për vendime të marra nga obsesioni ose frika.
Në dashuri, 19 tetori është ditë shumë intensive. Mund të dalin në sipërfaqe xhelozi, dyshime, nevojë për kontroll, çështje të së kaluarës, marrëdhënie të fshehta ose ndjenja që nuk janë përpunuar. Për ribashkim, dita mund të sjellë tërheqje të madhe, por nuk është e sigurt për vendim. Nëse rikthehet dikush, duhet parë pse rikthehet: për dashuri, për kontroll, për mungesë, për zakon apo për shërim? Për propozim, martesë ose fillim të ri romantik, kjo nuk është dita më e mirë, sepse energjia është shumë e ngarkuar.
Në punë, Çereku i Parë i Hënës kërkon zbatim. Ajo që është planifikuar duhet të vihet në praktikë, por mund të dalin pengesa. Është ditë e mirë për të parë ku një marrëveshje nuk funksionon, ku një projekt kërkon më shumë strukturë, ku një partneritet profesional ka nevojë për rregulla, ose ku një ambicie duhet përshtatur me realitetin. Për intervistë, dita mund të jetë e fortë, por jo e lehtë. Për biseda me autoritete, duhet maturi dhe dokumente të sakta.
Në financa, dita kërkon shumë kujdes. Afërdita me Plutonin mund të sjellë shpenzime nga frika, presion financiar, manipulim, borxhe emocionale, varësi ekonomike ose vendime që më vonë rëndojnë. Është ditë e mirë për të parë të vërtetën e një situate financiare, por jo për të hyrë në marrëveshje të rrezikshme. Për blerje të mëdha, jo. Për investime, vetëm me analizë shumë të thellë dhe pa presion.
Në shëndet, Hëna në Bricjap dhe tensioni me Diellin mund të sjellin lodhje, ngurtësi, stres, tension në kocka, gjunjë, lëkurë, dhëmbë, shpinë dhe trupin që mban përgjegjësi. Për terapi, dita mund të jetë e fortë për të nxjerrë të vërtetën, por emocionalisht e rëndë. Për dietë, është e mirë për disiplinë, por jo për ndëshkim ndaj trupit.
Duhet të shmangen vendimet nga frika, ultimatumet, xhelozia, kontrolli, presioni në marrëdhënie, shpenzimet e rrezikshme, ftohtësia e tepruar, marrëveshjet nën presion, luftërat e pushtetit dhe përpjekja për të provuar vlerën përmes dominimit.
Këshilla e ditës:
Sot mos merrni vendime nga frika, xhelozia apo presioni. Ajo që keni nisur ditët e fundit mund të përballet me një provë reale, ndaj shihni me qartësi çfarë funksionon, çfarë kërkon korrigjim dhe ku duhet vendosur kufi. Në dashuri dhe financa shmangni ultimatumet, kontrollin dhe lojërat e pushtetit. Ajo që ka bazë nuk ka nevojë të mbahet me forcë; ajo që nuk ka, sot fillon ta tregojë.
© 2026 ASTROLOGU.AL
ABONOHUNI NË KANALIN TONË NË YOUTUBE!
Mos humbisni asnjë parashikim! Abonohuni falas dhe aktivizoni zilen për t'u njoftuar sa herë publikojmë një video të re!
https://www.youtube.com/@astrologujorgopulla
NA NDIQNI EDHE NË FACEBOOK!
Bëhuni pjesë e komunitetit tonë astrologjik!
Na ndiqni në Facebook për parashikime, këshilla astrologjike dhe publikime interesante çdo ditë.
Pëlqeni faqen tonë dhe qëndroni gjithmonë pranë nesh!
http://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu
Ju mirëpresim me kënaqësi!