12 GUSHT 2026 : EKLIPSI DIELLOR NË LUAN HAP PORTËN E FATIT — ASGJË NUK MBETET SI MË PARË!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

12 GUSHT 2026 : EKLIPSI DIELLOR NË LUAN HAP PORTËN E FATIT — ASGJË NUK MBETET SI MË PARË!

Kjo është një nga ditët më të rëndësishme të muajit dhe një nga pikat kulmore të gushtit 2026. Sot kemi Hënën e Re në Luan në 20°01’ në orën 19:36 dhe vetëm pak minuta më vonë, në orën 19:47 sipas orës së Shqipërisë, ndodh eklipsi diellor në Luan në 20°08’. Ky është fenomen shumë i fuqishëm astrologjik, sepse Hëna e Re hap një cikël të ri, ndërsa eklipsi diellor e bën këtë cikël shumë më të fortë, më karmike, më të rëndësishëm dhe më të vështirë për t’u kontrolluar vetëm me vullnet personal.

Luanit lidhet me zemrën, dashurinë, fëmijët, krijimtarinë, skenën, vetëshprehjen, imazhin, dinjitetin, krenarinë, udhëheqjen dhe nevojën për të qenë i dukshëm. Një eklips diellor në Luan hap kapitull të ri në mënyrën si shprehim dritën tonë, si kërkojmë vëmendje, si duam, si krijojmë dhe si marrim vend në jetë. Por sepse ndodh në një shenjë fikse, ndryshimet nuk janë sipërfaqësore. Ato prekin zona ku kemi qenë të ngurtë, krenarë, të lidhur me një rol ose të frikësuar të humbasim kontrollin.

Më të ndikuara janë shenjat fikse: Luani, Ujori, Demi dhe Akrepi, sidomos dhjetëditëshi i tretë, veçanërisht ata që kanë planetë ose pika të rëndësishme rreth 18°–22° të këtyre shenjave. Për Luanin, ky është fillim i madh personal, që prek identitetin, trupin, imazhin, vendimet dhe drejtimin e jetës. Për Ujorin, aktivizon marrëdhëniet, martesën, partneritetet dhe njerëzit përballë. Për Demin, prek shtëpinë, familjen, vendbanimin dhe rrënjët. Për Akrepin, prek karrierën, statusin, reputacionin dhe përgjegjësitë publike.

Shenjat e zjarrit, Dashi dhe Shigjetari, mund ta përjetojnë këtë eklips si hapje të fuqishme në dashuri, fëmijë, krijimtari, udhëtime, studime, besime dhe vizion. Por edhe për to, duhet kujdes me krenarinë dhe nxitimin. Shenjat e ajrit, Binjakët dhe Peshorja, mund të marrin ndikim përmes komunikimit, miqësive, projekteve dhe kontakteve, por duhet të shohin se çfarë roli luan egoja në bashkëpunim.

Astrologjikisht, një eklips diellor nuk është dita më e mirë për të detyruar një fillim të kontrolluar, edhe pse simbolizon fillim. Eklipsi hap derë, por nuk është gjithmonë e qartë menjëherë se ku të çon ajo derë. Ngjarjet, lajmet, ndjesitë ose vendimet rreth kësaj date mund të zhvillohen gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Prandaj sot është ditë për vëzhgim, ndërgjegjësim, lutje, synim të brendshëm, por jo për nxitim të madh.

Për dashuri, dita është shumë e fuqishme, por edhe shumë dramatike. Mund të ketë ndjenja të forta, deklarata, pasion, rikthim të një historie, nevojë për vëmendje ose një moment ku zemra kërkon të flasë. Megjithatë, nuk është dita më e mirë për ultimatum, propozim të nxituar, ndarje dramatike ose ribashkim vetëm sepse emocioni është shumë i fortë. Në dashuri, eklipsi në Luan mund të hapë kapitull të ri, por duhet kohë për të parë nëse kapitulli ka bazë.

Për karrierë, publik, skenë, media dhe krijimtari, dita është shumë e fuqishme për frymëzim dhe vizion, por jo domosdoshmërisht për veprime të nxituara. Mund të jetë ditë e mirë për të kuptuar se çfarë doni të prezantoni, çfarë roli doni të merrni, si doni të shiheni nga publiku. Por për nënshkrime të mëdha, fillime zyrtare, lançime të rëndësishme ose vendime që kërkojnë stabilitet, më mirë të ketë kujdes dhe të mos veprohet vetëm nga entuziazmi.

Për financa, blerje të mëdha dhe investime, dita kërkon kujdes. Luanit mund të sjellë dëshirë për luks, imazh, shpenzim për kënaqësi, fëmijë, dashuri ose prestigj. Por eklipsi mund të mjegullojë gjykimin ose ta zmadhojë nevojën për t’u dukur. Nuk këshillohet risk i madh financiar. Për dieta, trajtime, check-up dhe terapi, dita mund të përdoret më shumë për vendim të brendshëm dhe jo për presion të fortë mbi trupin.

Duhet të shmangen krenaria, dramatizimi, premtimet e mëdha, shpalljet impulsive, konfliktet për vëmendje, xhelozia, vendimet nga egoja, shpenzimet për luks, firmat e nxituara, deklaratat publike të pakontrolluara dhe çdo veprim që bëhet vetëm për të provuar fuqi. Kjo ditë kërkon respekt. Eklipsi nuk kontrollohet; ai dëgjohet.

KËSHILLA E DITËS:
Mos u përpiqni të kontrolloni atë që po lind dhe mos vraponi drejt çdo dere që hapet. Vëzhgoni shenjat, dëgjoni zemrën dhe shmangni vendimet dramatike ose të pakthyeshme. Sot fuqia nuk qëndron te veprimi i madh, por te kuptimi i thellë. Eklipsi nuk kontrollohet — ai dëgjohet.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…