11 TETOR 2026 – DITA PËR TË RIVENDOSUR EKUILIBRIN PA FSHEHUR TË VËRTETËN

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

 

11 TETOR 2026 – DITA PËR TË RIVENDOSUR EKUILIBRIN PA FSHEHUR TË VËRTETËN

11 tetori është një ditë që vazhdon ende nën ndikimin e Hënës së Re në Peshore të datës 10 tetor, prandaj atmosfera mbetet e lidhur me marrëdhëniet, marrëveshjet, bashkëpunimet, diplomacinë, drejtësinë dhe nevojën për të gjetur ekuilibër. Hëna vazhdon të lëvizë në Peshore dhe e mban vëmendjen te “unë dhe tjetri”, te mënyra si flasim, si negociojmë, si kërkojmë paqe dhe si përpiqemi të krijojmë ura me njerëzit përballë nesh. Por kjo nuk është një paqe e thjeshtë, sepse Afërdita, sundimtarja e Peshores, është në retrogradë në Akrep dhe e bën çdo marrëdhënie më të thellë, më psikologjike dhe më të lidhur me çështje besimi, xhelozie, intimiteti, para të përbashkëta dhe të kaluar.

Dielli në Peshore ndodhet rreth gradës 18°, ndërsa Hëna lëviz në Peshore pas Hënës së Re. Kjo prek më shumë Peshoren, Dashin, Gaforren dhe Bricjapin, sidomos dhjetëditëshin e dytë dhe ata që kanë planetë afër 17°–19° të shenjave kardinale. Për Peshoren, dita sjell nevojë për një fillim të ri personal, por me më shumë pjekuri. Për Dashin, marrëdhëniet dhe partneritetet kërkojnë vëmendje. Për Gaforren, çështjet e shtëpisë dhe familjes mund të jenë të lidhura me vendime marrëdhëniesh. Për Bricjapin, karriera, statusi dhe marrëdhëniet me autoritetet kërkojnë diplomaci.

Merkuri në Akrep, rreth gradës 11°, e bën ditën shumë të mirë për biseda të thella, por jo për fjalë të lehta. Ai ndodhet tashmë në një zonë mendore që kërkon analizë, hetim, sekret, strategji dhe vërtetësi. Preken më shumë Akrepi, Demi, Luani dhe Ujori i dhjetëditëshit të dytë, sidomos ata me planetë afër 10°–12°. Për Akrepin, fjala bëhet shumë personale. Për Demin, bisedat në marrëdhënie dhe kontrata marrin peshë. Për Luanin, çështjet familjare ose private kërkojnë analizë. Për Ujorin, karriera dhe imazhi publik kërkojnë kujdes në komunikim.

Afërdita në retrogradë në Akrep vazhdon të jetë një nga ndikimet më të rëndësishme të ditës. Ajo na kujton se dashuria, paraja dhe intimiteti nuk mund të trajtohen sipërfaqësisht. Kjo është ditë ku mund të mendojmë për një marrëdhënie të vjetër, për një vendim dashurie, për një çështje besimi, për një pagesë, për një borxh emocional ose financiar, ose për një lidhje ku ka mbetur diçka e pathënë. Për ribashkim, dita mund të hapë komunikim, por nuk është ende ditë për vendim final. Më mirë të dëgjohet, të kuptohet dhe të mos jepet menjëherë premtim.

Në punë, kjo ditë është e mirë për negociata të kujdesshme, për biseda me partnerë, për marrëdhënie publike, për diplomaci, për planifikim bashkëpunimesh dhe për rregullim të një ekuilibri profesional. Por nuk është ditë për të firmosur marrëveshje shumë të rëndësishme pa kontroll të plotë, sepse Afërdita në retrogradë dhe Merkuri në Akrep tregojnë se disa motive mund të mos jenë ende të qarta. Për intervista, dita mund të jetë e mirë nëse ruhet ton profesional, elegant dhe i matur. Për promovim publik, ka energji të mirë, por duhet shmangur çdo formë premtimi i tepruar.

Në dashuri, dita është e ndjeshme dhe kërkon maturi. Mund të ketë dëshirë për afrim, për paqe, për bisedë të bukur, por në thellësi mund të ekzistojnë ende pyetje për besim, kontroll, të kaluar ose xhelozi. Për propozim, martesë ose fillim të ri romantik, më mirë të përdoret dita për të vendosur synim, jo për të mbyllur menjëherë vendime të mëdha. Për terapi çifti ose biseda sqaruese, dita mund të jetë e dobishme nëse të dy palët pranojnë të flasin me ndershmëri.

Në financa, dita kërkon kujdes. Afërdita në retrogradë në Akrep nuk është e përshtatshme për shpenzime të mëdha luksi, investime emocionale ose marrëveshje financiare ku mungon transparenca. Është ditë më e mirë për të rishikuar buxhetin, për të parë çfarë i detyrohemi dikujt, çfarë na detyrohen, dhe cilat marrëveshje financiare nuk janë më të drejta. Për check-up, dietë ose terapi, dita është e mirë nëse qëllimi është ekuilibri dhe jo ekstremi.

Duhet të shmangen vendimet nga dëshira për të ruajtur paqe me çdo kusht, premtimet romantike pa bazë, marrëveshjet që duken të bukura por nuk janë të qarta, shpenzimet për të impresionuar, xhelozia e fshehur, manipulimi emocional dhe fjalët e ëmbla që nuk shoqërohen me vepra.

Këshilla e ditës:
Sot kërkoni qartësi, drejtësi dhe ekuilibër në marrëdhënie, por mos bëni kompromis vetëm për të shmangur konfliktin. Është ditë e mirë për negociata, biseda sqaruese dhe rishikim të çështjeve të dashurisë ose financave, por jo për premtime të mëdha pa bazë. Paqja e vërtetë nuk mbahet me fjalë të bukura; mbahet me ndershmëri dhe vepra.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…