1 TETOR 2026 – DITA E LAJMEVE TË PAPRITURA DHE E FJALËVE QË SHKOJNË MË THELLË

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

1 TETOR 2026 – DITA E LAJMEVE TË PAPRITURA DHE E FJALËVE QË SHKOJNË MË THELLË

Dita e parë e muajit hapet me Diellin në Peshore, rreth gradës 7°–8°, dhe me Merkurin që sapo ka hyrë në Akrep. Kjo është një ndryshim shumë i rëndësishëm në tonin e mendimit dhe komunikimit. Nga ajri diplomatik i Peshores, Merkuri kalon në ujërat e thella të Akrepit. Kjo do të thotë se bisedat nuk mbeten më vetëm në nivel formal. Njerëzit kërkojnë të vërtetën, nëntekstin, motivin, sekretin, atë që fshihet pas fjalës. Është një ditë ku intuita rritet, por edhe dyshimi mund të bëhet më i fortë.

Merkuri në Akrep prek më shumë Akrepin, Demin, Luanin dhe Ujorin, sidomos dhjetëditëshin e parë, sepse në fillim të muajit ai lëviz në gradat e para të Akrepit. Për Akrepin sjell mendim të fortë personal, vendime, biseda dhe kthim te vetja. Për Demin sjell biseda në marrëdhënie dhe kontrata. Për Luanin prek familjen, shtëpinë dhe çështjet private. Për Ujorin prek karrierën, statusin dhe imazhin publik. Shenjat e ujit, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit, mund ta përdorin më mirë këtë energji për analizë të thellë, terapi, biseda intime, kërkim dhe kuptim psikologjik.

Hëna ndodhet në Binjakë dhe gjatë ditës bashkohet me Uranin në Binjakë rreth gradës 5°. Kjo e bën atmosferën mendore, të shpejtë, elektrike dhe të paparashikueshme. Mund të ketë lajme të papritura, ide të reja, telefonata, ndryshim plani, biseda të menjëhershme ose një informacion që ndryshon ritmin e ditës. Preken më shumë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit e dhjetëditëshit të parë, sidomos ata që kanë planetë rreth 4°–6°. Për shenjat e ajrit, Binjakët, Peshorja dhe Ujori, kjo mund të jetë ditë e mirë për ide, kontakte, komunikim, rrjete sociale dhe planifikim. Por nuk është ditë për të folur pa menduar, sepse Merkuri në Akrep tashmë po afrohet në tension me Marsin në Luan dhe Plutonin në Ujor.

Hëna në Binjakë formon lidhje mbështetëse me Diellin në Peshore dhe Saturnin në Dash. Kjo e ndihmon ditën të ketë edhe një anë praktike: mund të organizohen biseda, dokumente, takime, plane pune, komunikime me njerëz të afërt, ose vendime që kërkojnë mendim dhe maturi. Është një ditë e mirë për intervista paraprake, për kontakte, për prezantim ideje, për mësim, për komunikim profesional dhe për të hapur një temë që kërkon diskutim. Megjithatë, për firma shumë të rëndësishme, për blerje të mëdha, për vendime të forta financiare ose për deklarata emocionale, duhet më shumë kujdes, sepse ditët që vijnë janë më të tensionuara.

Në dashuri, dita sjell kuriozitet dhe nevojë për bisedë, por jo domosdoshmërisht qetësi. Një fjalë mund të hapë një temë më të thellë. Në marrëdhënie, është mirë të dëgjohet më shumë dhe të mos nxirren përfundime vetëm nga një mesazh. Për ribashkim, dita mund të sjellë kontakt ose sinjal, por jo ende vendim të sigurt. Për punë, intervista dhe takime, dita është e dobishme nëse ka fleksibilitet. Për dietë, check-up ose terapi, është ditë e mirë për të marrë informacion, për të bërë plan, për të kërkuar këshillë, por jo për të ndryshuar gjithçka menjëherë.

Duhet të shmangen fjalët e nxituara, reagimet nervoze, vendimet nga kurioziteti, thashethemet, keqkuptimet në mesazhe dhe premtimet që nuk janë kontrolluar. Dita ka mendje të shpejtë, por kërkon disiplinë në komunikim.

Këshilla e ditës:
Sot informacioni mund të vijë shpejt dhe papritur, ndaj mos reagoni menjëherë ndaj çdo mesazhi, lajmi apo ndryshimi plani. Përdoreni ditën për biseda, kontakte, mësim dhe ide të reja, por kontrolloni faktet para se të merrni vendime të rëndësishme. Në marrëdhënie, dëgjoni më shumë dhe mos nxirrni përfundime vetëm nga një fjali. Mendja është e shpejtë; fjala duhet të jetë e matur.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…