Ciftet e shenjave

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Përshtaten: 97%

Tipari juaj kryesor i përbashkët është pasioni fortë në atë që bëni, por edhe dashuria që ushqeni si për jetën ashtu edhe për aventurën. Kjo është diçka që do ju bëjë të besoni se keni gjetur gjysmën tjetër.Shigjetarët jetojnë për aventurë dhe mërziten shumë lehtë.Ata janë njerëz me sjellje të mira, të gëzuar, të lumtur, plot vitalitet dhe dashuri për jetën.I duan shumë lidhjet dhe për taështë shumë e rëndësishme të gjejnë dashurinë absolute në jetën e tyre.Shumica e Shigjetarëve presin që partneri/jae tyre të zgjojë interesin e tyre, për t'i mbajtur ata vigjilentë.Kanë nevojë absolute të ndihen të lirë dhe urrejnë presionin, dhe kjo është një pjesë ku Dashi xheloz duhet të ketë kujdes.

Shigjetari ndonjëherë është i pakujdesshëm në aventurat e tij erotike dhe kjo është diçka që mund ta lëndojë shumë një Dash.

Erotikisht një Shigjetar do ju bëjë të përjetoni një aventurë emocionuese të shqisavedhe do ju udhëtojë drejt horizonteve të tjera.Ekonomikisht, lërjani atij gjithë drejtimin dhe me siguri nuk do zhgenjeheni. Në përgjithësi, kjo marrëdhënie mund të përshkruhet lehtësisht si e suksesshme, në qoftë se të dy bëni lëshime të vogla, por thelbësore.

Cili Shigjetar i pështatetmë shumë Dashit:

Ata që kanë lindur midis 23 Nëntoritdhe 3 Dhjetorit, do jenë më pranë jush nga ana spirituale, ndërmjet tyre mund të gjeni edhe shpirtin tuaj binjak. Pranë tyre do të fitoni njohuri dhe eksperiencë.

Të lindurit midis 4 deri dhe 14 Dhjetorit, janë gjithashtu shpirtra familjar me ju.Edhe ata mund të lidhen me ju si shpirti juaj binjak dhe kanë brënda tyre mjaft zjarr, karakteristikë të cilën ë ndajnë me natyrën tuaj të flaktë.Ndonjëherë, do ndiheni sikur po shikonivetentuaj në pasqyrë kur jeni pranë tyre.

Shigjetarët elindur ndërmjet14 dhe 22 Dhjetorit, janë mjaft arrogant dhe më pak elokuentë. Ka kaq shumë ngurtësi tek ata, saqëduhet tëdy të kapërcenishumë pengesa, deri sa tëarrini nëpikën e pajtueshmërisë. Këto njerëz janë veçanërisht të ndikuar nga Dielli, dhe kjo do të thotë se ata kanë krenari të madhe, e cila ndoshta arrin kufijtë e mëndjemadhësisë.

Përshtaten: 53%

Shigjetarët janë shumë optimist dhe të papërmajtur.Karakteristikat e tyre kryesore janë persona me karakter,besim, optimizëm gjithashtu dallohen dhe nga padurimi. Nuk mjaftohen vetëm me pamjen e jashtme por duan që partneri tyre të jetë i zgjuar dhe të ketë mendim. Ata kanë një nevojë absolute të ndihen të lirë dhe jo nën presion. Jeta e një Shigjetari është aventurë dhe kjo e bën atë të mërzitet lehtë nga gjërat e përsëritura! Pikërisht këtu duhet t’i japi rëndësi një Dem,nëse dëshiron të mbajë pranë tij një Shigjetar.

Thjesht respekto nevojën e tijpër liri dhe për jetë aventuriere. Natyrisht kjo duket shumë e vështirë përnjë Demkonservator. Ata janë besnikë dhe kjo do të bëjë që Demi të ndihet i sigurt, porgjithsesi ju nuk do të jeni asnjëherë në gjendje të kuptoni këtë nevojën e madhe për pavarësi! Shigjetari është personazh i çuditshëm dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që të kuptojnë - ose të pranojnë – mendimin me ‘’këmbë në tokë’’ të një Demi.

Nga ana erotike, bashkëjetesa me një Shigjetar do të jetë në kuptimin e plotë të fjalës, një aventurë e shqisave, sepse Shigjetari e do shumë të bërit dashuri dhe përmes saj shpreh gjithçka që ndjen. Pjesa ekonomikeështë një marrëdhënie e mirë dhe e pajtueshme ,ndaj nuk do të ketë probleme. Por dallimet janë shumë themelore dhe është shumë e vështirë për të arritur një bashkëjetesë romantike mes jush.

Me cilët Shigjetar përshtatet më shumë Demi:

Nëse kërkonimarrëdhënie me Shigjetarin, kombinimi ideal do të jetë me ata që kanë lindur ndërmjet 2 dhe 11 Dhjetorit. Ato ndihohenngaDashi dhe Marsi, si dhe nga udhëheqësii planetit të tyre, Jupiteri. Është e mundur të ndash me ta disa momente të shfrenuara dhe interesante me një Shigjetar, sepse Marsi gjithashtu i bën ata të ngrohtë dhe të zjarrtë. Pormegjithatë, ata janë të shpërdorues për sa i përket parave dhe kjo është diçka që do ta vështirësojë situatën për ju.

Ata që kanë lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit mund t'ju ofrojnë argëtim dhe miqësi. Do shijosh shoqërinë e tyre dhe në përgjithsi do të jeni një çift tërheqës. Jeta juaj socialedhe jeta e natës, do jenë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies tuaj.

Duhet të keni kujdesata që kanë lindur ndërmjet 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit. Ata mund tëkenë një natyrëshumë të relaksuar ndaj parave, e cila nuk përputhet me mentalitetin konservator të një Demi. Do ishtemirë të siguroheni fillimisht qëkeni sqaruar çështjet ekonomike dhe keni vendosur kufijtë tuaj në mënyrë të qartë. Nuk ka asgjë më të keqe sesa keqkuptime në lidhje me cështjet ekonomikemidis dy partnrëve.

Përputhen: 88%

Shigjetari i shoqërueshm dhe i drejtë do t'ju bëjë të besoni se keni gjetur partnerin e përsosur dhe rrjedha e kësaj lidhjeje mund t’ju vërtetojëse keni pasur të drejtë. Karakteristikat kryesore të Shigjetarit janë liria madhe, interesi për të vërtetat më të thella, besimi, shpresa dhe optimizmi.Karakteristika të cilat nuk janë larg nga ato tuajat.Ju të dy keni një dëshirë të përbashkët për udhëtimin e jetës dhe ju pëlqen të jeni vazhdimisht në lëvizje. Ju keni një dëshirë reale për të udhëtuar dhe çdo gjë e re është eksituese për ju. Bujaria eShigjetarit do e joshi një Binjak, por ajo që do ju bëjë të mos qëndroni dot larg Luanit asnjë minute të vetme, ështëflirti i tij sensual dhe veçanërisht aspekti erotik që një Shigjetar do ju ofrojë vazhdimisht.

Ekzistonkimi seksuale dhe kjo sepse mendja dhe inteligjenca që ka një Binjak është nxitësi më i mirë afrodisiak për të nxjerrë në pah fuqinë erotike të një Shigjetari.Në aspektin ekonomik, ju mund të gjeni qëllime të përbashkëta së bashku, por do të ishte mirë vendimet përfundimtare t’ja linitatij qëështëmë pakshpërdorues nga ju, Shigjetarit. Kjo është një marrëdhënie shumë e mirë, sepse karakteristikat themelore tek të dyja shenjat, janë të përbashkëta ,ndërsadallimet tuaja janë pikërishtato që nuk do e lejojnë këtëlidhjetë bëhet e mërzitshme.

Me cilin Shigjetar, përshtatet më shumë një Binjak:

Ekziston një përzierje delikate e burimeve të energjisë midis jush dhe Shigjetarit të lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit.Arsyeja për këtë ështëbashkëpilotiuesi juaj, Jupiteri, i cili ndikon në çështjet tuaja familjare.Por këto Shigjetarëkanë një të metë.Ndonjëherë ato janë mjaft shpërdorues, diçka që mund t'ju shqetësojë.

Ndërkohë ju nuk do të kombinoni aq mirë me Shigjetarin e lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit, ndoshta për shkak të ndikimit të Marsit dhe Dashit. Këto Shigjetarëjanë tipatqë do ju apelojnë gjatë diskutimit, për të gjetur se qëndrimi i tyre doktrinor është irritues për ju. Ju duhet të uleni në sediljene pasme gjatë një bisede me ta, dhe kjo nuk është një shenjë e mirë.Shigjetarët e lindur ndërmjet 12 dhe 21 Dhjetorit do të bëhen miq të mirë! Ata do ju ofrojnë stimulim mendor, mbështetje dhe kohë të këndshme. Ju do të shijoni mënyrën që ju bëjnëtë ndjeheni dhe ata do ndjehen po njësoj me ju.

Përputhje: 52%

Marrëdhënia me një Shigjetarështë tekstuaisht, një udhëtim i paimagjinuar dhei pafundëmpër një Gaforre, por shumë shpejt dolodhetdhe do ndihetsikur poecënmbi një litar të tendosur. Shigjetari është optimist, dhe kjo tingëllon shumë joshëse për një Gaforre, por është gjithashtu naiv dhe i papërgjegjshëm, dhe kjo ka gjasa t'ju trembë.Karakteristikë e Shigjetarit është liria e madhe, intelekti shpirtëror dhe interesi i tyre i pashmangshëm për të vërtetat më të thella të jetës.Ata janë njerëz plot me vitalitet dhe dashuri për liri.

Mos provoni asnjëherë ta shtypni një Shigjetar, sepse nëse e bëni, do e humbisni përgjithmonë. Një Shigjetar jeton për aventurë dhe mërzitet shpejt.Siç e kuptoni, është shumë e vështirë për ju të ndjeni sigurinë që ju nevojitet kaq shumë.

Sfera erotike tregon se me një Shigjetar do të përjetoni momente të paharrueshme që doju bëjnë të udhëtoni në vendin e shqisave.

Në pjesën ekonomike, është mirë të mos prisni shumë nga një Shigjetar në lidhje memenaxhimin e duhur apo tëkujdesshëm të parave. Në përgjithësi, kjo marrëdhënie ka shumë pak të përbashkëta, dhe do jetëe vështirë ta mbani të gjallë përgjatëkohës. Por me kombinimet e duhura planetare, rezultatet mund të jenë krejtësisht të ndryshe dhe pozitive për të dy!

Me cilët Shigjetar përshtatet njëGaforre?

Ata që kanë lindur ndërmjet 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit, do jenë midis të qënurit miq dhe të qënurit armiq. Sigurohuni që ata të jenë të bindur për atë çfarë kërkojnë nga një marrëdhënie me ju, para se të përfshiheni më tepër. Ju do të josheni nga entusiazmii momentit dhe atëherë do të shikoni se gjërat dalin jashtë kontrollit,sepseata janë shumë gjakënxehtë dhe ju nuk mund t’i përballoni. Mos kini frikë të parashtroni pyetje dhe mos hezitoni të largoheni nëse ndjeni se jeni jashtë territorit tuaj.

Shigjetarët elindur midis 2 dhe 11 Dhjetoritjanë një kombinim i shkëlqyer dhe kjo është për shkak se ka një shkallë të lartë përputhshmërie me ju, edhe nëse nuk do jeniçifti përfekt.Dasma dhe lidhja e përjetshmeështë e mundur.Ndërsa shumica e Shigjetarëve nuk përputhen me ju, ky grup përbënpërjashtim. Vizioni dhe aftësitë e tyre sipërmarrëse do t'ju bëjnë të mendoni jashtë territorittuaj të zakonshëm. Kjo mund të jetë emocionuese, por tëshkaktojë edhe frikë, të paktën në fillim.Përgatituni për shumë udhëtime dhe lëvizje nëse vendosni të ecni këtë rrugëtim së bashku.

Ekziston një lidhje e madhe që do keni me ata që kanë lindur ndërmjet 12 dhe 21 Dhjetorit është përputhshmëria financiare. Ju do të tërhiqeninga personaliteti i tyre, por ata do jenë të përqendruar me qëllimet e tyre personale dhe financiare. A do mund t'ju ofrojnë diçka më tepër në fushën e angazhimit në një lidhje?Jepini një mundësi, por mos prisni shumë.

Përshtaten: 96%

Një optimist i pavarur dhe një Shigjetar krenar do ta bëjë një Luan të besojë se e ka gjetur shpirtin binjak dhe ndoshta nuk do të jetë i gabuar! Nga një Shigjetar,dodëshironi respekt dhe dashuri dhe e vetmja gjë e sigurt është se do t’i keni të dyja. Karakteristikat kryesore të Shigjetarit janë liria dhe intelekti i madh spiritual, por edhe etika që i dallon ato.

Ata janë të sinqertë dhe të ndershëm dhe ju mund të ndiheni të sigurt që në fillim. Shigjetari i takon njerëzve që gëzojnë jetën, kanë interesa shumë të ndryshme dhe me të vërtetë i dopersonat që ka përreth tij. Fuqia dhe energjia që ata zotërojnë do ju bëjnë të shihni vetveten.

Ju dini si të jetojninë të njëjtin ritëm dhe kjo do ta bëjë këtë marrëdhënie të mos përballet me ndonjë problem të veçantë! Seksi me një Shigjetari do të jetë interesant dhe doju japë të gjithë admirimin që ju nevojitet dhe kërkoni. Ekonomikisht, duhet të kushtoni vëmendje të madhe, sepse është e lehtë që t’ju iki situate nga duart! Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe e lumtur e cila do rezistojë shumë, mjafton të bëni lëshime bazike që do të vlerësohen shumë nga partneri juaj.

Me të cilët Shigjetar përshtatet më tepër Luani?

Shigjetarët e lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit stimulojnë reagimet tuaja më të thella emocionale, sepse ato bashkë-udhëhiqen nga Dielli dhe Luani. Me këta njerëz ju mund të jeni dhe të nxirrniveten tuaj më të mirë!Ju mund të keni marrëdhënie interesante dashurie me ata që kanë lindur ndërmjet 22 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit. Në nivelin e pasionit dhe intensitetit dhe frekuencës së dëshirës, ky mund të jetë një kombinim e përsosur.

Ata Shigjetar të lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit kanë kujtime të forta karmike. Mund të ekzistojnë ide dhe mësime shpirituale këtu! Një person i lindur në këtë hapësirë mund të kontribuojë në konvertimin dramatik të jetës suaj.

Përshtaten: 88%

Një Shigjetar nuk do të ketë ndonjë vështirësi në tërheqjen e vëmendjes tuaj por gjithashtu do të bëni një përshtypje shumë pozitive tek këto krijesa shumë intelektuale. Shigjetari është shumë optimist dhe i zhdërvjellët! Karakteristikat e tyre kryesore janë etika, besimi, optimizmi dhe padurimi që i dallon. Jo vetëm që pamja e jashtme nuk është e mjaftueshme,por ata duan një partner që ka logjikë dhe mendim.

Fillimisht një Virgjëreshë do të jetë e kënaqur me një Shigjetar, por sapo të kalojë  magjiafillestare dhe dinamizmi ka gjasa t’ju trembë. Një Shigjetar nuk i përketaskujt dhe asgjëje, dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë të pasigurtë me të. Shigjetari jeton për aventurë dhe kjo e bën atëtë mërzitet lehtë nga përsëritjet. Tek kjo pjesë, një Virgjëreshëduhet të kushtojë një rëndësi të veçantë, nëse dëshiron të mbajë një Shigjetar pranë. Ata janë individë të çuditshëm dhe durimi juaj ndoshta nuk do të mund të kuptojë, nevojën e tij për të ‘ndryshmen’.

Erotikisht, me një Shigjetar do të përjetoni një aventurë interesante dhe imagjinata që ka për të treguar në këtë fushë, është e pashtershme. Ekonomikisht, përpiquni të bëni disa kompromise së bashku për të gjetur prerjen e artë. Në përgjithësi, do të thonim se është një marrëdhënie shumë e vështirë dhe kërkon shumë përpjekje.

Cili Shigjetar është më i përshtatshmi për Virgjëreshën:

Shigjetarët e lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit janë ndoshta më të përshtatshmit  për ju. Do të tërhiqeni nga fryma e tyre e guximshme dhe aventuriere. Përgatituni për shumë udhëtime dhe përvoja interesante nëse zgjidhni një jetë me ta.

Shigjetarët e lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit ju konkurojnë! Ky mund të jetë një kombinim edhe i rrezikshëm. Ju gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm. Natyra e zjarrtë e këtyre Shigjetarëve  mund të ‘djegë‘ sistemin e ndjeshëm të Virgjëreshës.

Dielli dhe Luani pushtojnë Shigjetarët  e lindur midis  12 dhe 21 Dhjetorit. Këta njerëz mund të mos jenë ajo që ju doni nga një partner, por ne nuk e gjykojmë librin nga kopertina. Ata kanë diçka të veçantë për t'ju ofruar - njohuri kulturore. Udhëtimi me ta do t'ju bëjë të ndiheni mirë.

Përshataten: 87%

Shigjetari i papërmbajturdhe i drejtë do ju bëjë të besoni se e keni gjetur partnerin e përsosur dhe do t'ju tërheqë me gjallërinëdhe dinamizmin e tij. Karakteristikat kryesore të Shigjetarit janë liria e madhe, interesi për të vërtetat më të thella, besimi, shpresa dhe optimizmi. Bujaria shpirtërore e një Shigjetari do ju joshi dhe do ju dhurojëgjithçka qëkeni nevojë dhe kërkoni nganjë lidhje.

Shigjetari duhet të ndjehet i lirë dhe jo i ndrydhur. Kjo është shumë e rëndësishme për ta dhe ju duhet ta respektoni plotësisht! Natyrisht, deri në një farë pike,sepse mëpasdo ju shqetësojë fakti që partneri juaj ndodhet vazhdimisht diku tjetër duke u përpijekurtë njihet mirëmegjëra të reja . Por në këtë rrugëtim do ta kuptoni më vonë, këtë nevojë thellë për liri dhe kërkim.

Nga ana erotike, kjo marrëdhënie është veçanërisht e mirë, plot pasion, por edhe fantazi, zjarr por edhe romanticitet!

Nga ana ekonomikejeni një çift paksa i dobët dhe keni nevojë për kujdes të madhpër të shmangur problemet.Kjo marrëdhënie është goxhae mirë dhe i plotëson të gjitha kushtet për të ecur përpara sepse përputhet me të gjithapjesëte saj më të rëndësishme.

Me cilët Shigjetar përputhet më tepër Peshorja?

Me Shigjetarin e lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit, edhe sikur të nisësh një miqësi me ta, pengesat fillestare nuk do të jenë të lehta për t'u kapërcyer. Megjithatë, nuk është ide e keqe taprovosh sërisht sepsesiç thonë"nëse nuk ja arrite me tëparën, provo përsëri".

Shigjetarët më të mirë për ju janë ata të lindurit midis2 dhe 11 Dhjetorit.Atandikohen tepërnga Marsi dhe Dashi, gjithashtu edhe ngaShigjetari. Këta kanëkarakter të guximshëm, janë gjaknxehtë dhe gjithnjë në gadishmëri!Juve do ju nevojitet shumë energji fizike për të mbërritur tek ata .Adhurues tësportit dhe aktivitetevenë natyrë,do përputheni më së miri bashkë.Mund të krijoni lidhje të mëdha me Shigjetarin e lindur ndërmjet 12 dhe 21 Dhjetorit.Këta njerëz janë vërtet të butë dhe të ndjeshëm në zemër.Mos i gjykoni ata shumë shpejt.Nëse e bëni, dotë humbisni vulën e tyretë dashurisë.Kur në fakt ju mund të krijoni një lidhje të mrekullueshme me ta.

Përputhen: 80%

Shigjetari jeton për aventura dhe lodhet shpejt. Ata janë njerëz të edukuar, të gëzuar, të lumtur, plot vitalitet dhe dashuri për jetën. Ata e duan shumë ndjenjën e dashurisë dhe është shumë e rëndësishme që ata të gjejnë dashurinë e fundit në jetën e tyre..Avantazhi i tyre më i madh ështëoptimizmi i tyre, i cili i ndihmon ata në çdo hap, pasi besojnë se më e mira është gjithmonë përpara.

Është pothuajse e sigurt se kur Shigjetari është në lidhje me një Akrep rezultati do jetë i suksesshëm. Ju jeni të dy krenarë, të papajtueshëm dhe ambicioz. Ju keni të njëjtin zjarr për jetën dhe kjo do ju bëjë të vendosni së bashku shumë qëllime të përbashkëta. Shigjetari nganjëherë është i vështirë në aventurat e tij erotike dhe kjo është diçka që mund ta lëndojë shumë Akrepin.Mos mohoni kurrë lirinë e tij sepse atij i nevojitet absolutisht, për të mbijetuar.

Në anën erotike, për një Akrep, takimi me një Shigjetar do të jetë një udhëtim i mrekullueshëm i pasionit dhe romancës. Në anën ekonomike, do të ketë ndryshime mes jush, por do të kete një mënyrë për të gjetur zgjidhjene mesme. Një lidhje shumë e mirë, sepse të dypartnerët keni ëndrra ideale dhe të përbashkëta.

Cili Shigjetar është më i përshtatshëm për Akrepin?

Marrëveshjet e bashkëpunimit që keni me Shigjetarin e lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit do ju çojnë drejt suksesit dhe do të jetë një lajm i mirë për anën financiare të lidhjes suaj.

Shigjetari i lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit, do të ndjehet shumë i lidhur me ju, Marsi është udhëheqësi planetar i të dyve dhe ju dhuron një marrëdhënie shumë të ngushtë e të natyrshme.

Nëse jeni me një Shigjetar të lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit, do të ketë konflikte të "egos", sepse ata janë më kokëfortë dhe më egocentrikë nga shumicat e Shigjetarëve. Dëshirat tuaja konkuruese mund t'ju çojë në një terren mjaft të pakëndshëm. Do ju nevojiten të gjitha aftësitë dhe diplomacinë tuaja, për të mundësuar mbijetesën e kësaj lidhjeje.

Përputhen: 95%

Jeni që të dy optimistë dhe njerëz social. E doni lirinë dhe intelektin e shpirtit dhe jeni veçanërisht të interesuar për të vërtetat më të thella të jetës.Bashkimi juaj i dashurisë, mund t’ju çojë në majat e lumturisë absolute ose dështimin total.Interesat tuaja janë të përbashkëta, por shumë larg kësaj lidhjeje.

Ju e ndiqni aventurën dhe çdo gjë e re ju tërheq vëmendjen në mënyrë të menjëhershme. Por ju nuk pëlqeni faktin kur partneri juaj nuk do të ketë të njëjtin oreks për aventura si ju. Megjithatë, ju ndiheni shumë bukur me krijimin e një familjeje dhe i doni shumë fëmijët!

Në aspektin erotik, do të përjetoni momente të pasioneve të forta,plot eksplorim. Aspektit ekonomik, ju duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe, sepse mund të sillni katastrofën e plotë ekonomike në këtë marrëdhënie.Ju jeni kaq të ngjashëm saqë kjo marrëdhënie do të përfundojë duke u fundosur në rutinë dhe secili prej jush mbyllet nëvetvete, duke përjetuar vetmi emocionale.I çuditshëm bashkimi juaj, por me lëshime reciproke dhe disa kombinime specifike planetare mund të ketë sukses.

Me të cilët Shigjetar përshtateni më shumë?

Ju do shkoni mirë me çdo Shigjetar, por ata që lindin midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit, ju ofrojnë një mardhënienë nivelcilësie, dashurie dhe besimi, dhe kështu ju mund t'i bëni gjërat të shkojnë mirë në këtë marrëdhënie. Ju do ta përkrahni njëri-tjetrin dhe dashuria do vijë natyrshëm!

Shigjetarët e lindur në midis2 dhe 11 Dhjetorit ndikohen fuqishëm nga Marsi, kështu që orekset e tyretë natyrshmejanë shumë të forta.Nëse merreni me sport,do jetë një kombinim i mirë për ju, sepse do ju ndihmojë me shëndetin fizik!

Shigjetari, i lindur midis  12 dhe 21 Dhjetorit, ka një hije të fortë të Luanitnë personalitetin e tij. Ata mund t’ju tërheqin, por mund të duan t'ju kontrollojnë dhe t'ju ndryshojnë.Gjithashtu janë shumë krenarë dhe shpesh të palëkundur në qëndrimin e tyre.Mënyra sesi do i përballoni të gjitha këto, do gjykojë qëndrueshmërinë dhe jetgjatësinëe këtij kombinimi.

Përshtaten: 83%

Shigjetari është shumë optimist dhe i zhdërvjellët!Karakteristikat e tyre kryesore janë etika,besimi, optimizmi dhe padurimi që i karakterizon.Jo vetëm që pamja e jashtme nuk është e mjaftueshme porata duan një bashkëshort tepër të zgjuar dhe me karakter.Fillimisht një Bricjap do magjepset pas Shigjetarit, por pasi te kalojë magjia,gjallëria dhe dinamizmi i tyre, ka gjasa t'ju trembin.

Nga ana tjetër, Shigjetar do të vlerësojë kalorësinë tuaj, si dhe sigurinë emocionale që do i jepni. Vështirë se Bricjapi do të mund të kuptojë tendencën e Shigjetaritpër të ikur.Ky do të jetë një problem i përhershëm në këtë marrëdhënie dhe do duhet ta përballoni me shumë durim.Pjesa intime me një Shigjetar, do ju bëjë të përjetoni një aventurë interesante dhe imagjinatae tij në këtë fushë është e pashtershme.Për pjesën e menaxhimit të ekonomisë, përpiquni të bëni disa lëshimesë bashku për të gjetur mesin e artë.Duhet të leni pas egoizmin dhe të përpiqeni të kuptoni dhe respektoni nevojat e njëri-tjetrit në mënyrë që të mund të keni një rrugëtim së bashku.

Cili Akrep i përshtatet më tepër Bricjapit:

Ka pak shpresë për Shigjetarin elindurmidis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit.Ata janë më pak të zjarrtë dhe prandaj përputhen më shumë me ju.Por sigurohuni që pasi të kaloni disa kohë sëbashku,të dini se çfarë i bezdis përpara se të angazhoheni në një lidhje serioze me ta.

Nëse jeni me një Shigjetartë lindur mes2 dhe 11 Dhjetorit, përgatitunipër një konflikt personaliteti, sepse Marsi dhe shenja e Dashitkanë një ndikim të fortë në to. Ata duhet të kenë të drejtë gjatë gjithë kohës,me çdo kusht.

Lidhjame Shigjetarin elindur midis12 dhe 21 Dhjetorit nukështë ide e mirë.Ju nuk pajtoheni në shumë këndvështrime,ndaj mund të ketë shumë tension dhe presion mes jush.

Përputhen: 89%

Bujaria shpirtërore e një Shigjetari do ju sjellë gjithçka që do nevojitet dhe do të kërkojë një lidhje. Shigjetari duhet të ndjehet i lirë dhe jo i shtypur. Kjo është diçka që një Ujor do të kuptojë që në fillim sepse ai thjesht ka të njëjtën nevojë.

Shigjetari social dhe i drejtë do ju bëjë të besoni se e keni gjetur partnerin e përsosur dhe do ju tërheqë me vitalitetin dhe dinamizmin e tij. Ju plotësoni njëri-tjetrin shumë mirë dhe dini se si t'i shfaqni ndjenjat e brëndshme që keni në vetvete. Ky bashkim bazohet në besimin absolut dhe vlerësimin e ndërsjelltë që do të ndjeni për njëri-tjetrin.

Erotikisht, kjo marrëdhënie është veçanërisht e mirë, e mbushur me pasion dhe imagjinatë. Ekonomikisht, ju jeni ndoshta një çift disi i dobët dhe keni nevojë për shumë vëmendje për të shmangur problemet. Përdorni ndryshimet e vogla që mund të lindin, për të pasuruar marrëdhënien tuaj, e cila ka shumë shanse për sukses.

Shigjetarët që përshtaten më shumë më Ujorin:

Miqësi e pastër dhe aleanca të mëdha shoqërore, janë të mundshme mes jush dhe Shigjetarit të lindur midis 23 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit. Ju mund ta gjeni shpirtin tuaj binjak në këtë grup.

Shigjetarët e lindur midis 2 dhe 11 Dhjetorit  janë shumë të zjarrtë dhe do arrijnë  t’ju mbajnë  gjithnjë vigjilent. Nëse njihni ç‘është e mirë për ju, duhet  ta mbani gojën të mbyllur. Kjo është mënyra më efektive për t'u marrë me këta njerëz.

Shigjetari, i lindur midis 12 dhe 21 Dhjetorit, bashkë-udhëhiqet nga Luani dhe Dielli dhe ky është një kombinim i fuqishëm. Ata mund të jenë kandidatë të mirë për një angazhim të rëndësishëm afatgjatë. Të paktën ju mund të argëtoheni me ta.

Përputhen: 76%

Kjo marrëdhënie do të tregojë që në nisje të saj se nuk ështëshumë në përputhje. Megjithatë, në astrologji faktorët që luajnë rol janë të shumtë. Shigjetarët janë optimistë dhe kjo fillimisht tingëllon shumë joshëse për një Peshkpor paralelisht ata janënaivë dhe të papërgjegjshëm, ndajkjo gjë do ju trembi. Karakteristikë e Shigjetarit është liria dhe fryma e intelektit si dhe interesii tyre i pashmangshëm për të vërtetat më të thella të jetës.

Ata janë njerëz plot vitalitet dhe dashuri për lirinë. Siç e kuptoni, është shumë e vështirë për ju të ndjeni sigurinë për të cilën keni nevojë. Kjo do ju bëjë skeptikë ndaj tij dhe ka të ngjarë që t'ju bllokojëndjenjat. Kufizimet që secili prej jushvendosnë të gjitha fushat e jetës,janë shumë të ndryshme dhe së shpejti do ta konstatoni.

Nga ana erotike, me një Shigjetar jutë përjetoni momente të paharrueshmetë clat do ju bëjnë të udhëtoni në vendin e shqisave. Nga ana ekonomike, është mirë të mos prisni shumë nga një Shigjetarnë lidhje me menaxhimin e kujdesshëm të parave.Është një marrëdhënie e vështirë dhe kërkon shumë durim dhe dashuri për të ecur përpara.

Me të cilët Shigjetar përshtatet më tepër një Peshk?

Jupiteriështë i lidhur ngushtëme Shigjetarët e lindur midis 23 Nëntor dhe 1 Dhjetorit. Kjo do të thotë se këto Shigjetarë do të jenë më koherentë ndaj jushsesa të tjerët.

Ju gjithashtu mund të bini në dashuri me Shigjetarine lindur midis2 dhe 11 Dhjetorit.Por temperamenti i tyre i nxehtë dhe i zjarrtë mund t'i bëjë gjërat pak më të nxehta edhe për ju. Mos harroni, që ujërat e Peshqve do të vlojnë nëse Shigjetari është shumë i nxehtë.

Ju mund të keni probleme me Shigjetarin, e lindur ndërmjet 12 dhe 21 Dhjetorit,ndajduhet të jenii qartë që në fillimi në lidhje më atë çka kërkoni në një marrëdhënie.