Ciftet e shenjave



Përputhen: 36%
Bricjapi është simpatik, pozitiv por edhe konservator! Një person ambicioz dhe i përqëndrua, ka nevojë për shumë durim në lidhje më një Bricjap, për të kuptuar spontanitetin tuaj dhe lehtësinë që keni nëmarrjen e vendimeve.Bricjapët dallohen për seriozitetin e tyre, konfidencialitetin dhe mënyrën e e të menduarit.Ata i afrohen seksit tjetër me hapa shumë të ngadalshëm dhe të kujdesshëm.
Dashi duhet ta dijë se Bricjapi kurrë nuk fillon një marrëdhënie thjesht për të kaluar kohën.Ata janë konservatore dhe duan të kenë gjithmonë rregull në jetën e tyre.Kur ata bien në dashuri me pasion edhe xhelozia e tyre mund të çojë në shumë grindje, ndaj do ishte mirë të mos përpiqeni t'i bëni xhelozë.Në aspektin erotik është shumë i nxehtë dhe gjithnjë në I gatshëm të bëjë gjithçka për t'ju kënaqur. Do të ketë kimi mes jush dhe diçka që do ju bëjë të ndjeni sigurierotike dhe përmbushje. Ju do përjetoni shumë probleme në segmentin financiar, sepse Bricjapët janë koprracë dhe nuk do të kuptojnë asnjëherë Dashinshpërdorues dhe të kushtueshëm. Nëse ju e pranojni njëri-tjetrin dhe nuk përpiqeni të ndryshoni njëri-tjetrin, ka shanse të shumta që kjo marrëdhënie të shkojë shumë mirë.
Cilët Bricjapë janëmë tëpërshtatshëmpërDashin:
Bricjapët e lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit, janë mjaft të largët dhe të padepërtueshëm për ju dhe do të ndiheni në siklet me ta. Keni nevojë për dikë me entuziazëm të mjaftueshëm për të mbajtur interesin tuaj të zgjuar.Të lindurit midis 2 dhe 10 Janarit mund të jenë më të lidhur me ju seksualisht dhe emocionalisht për shkak të ndikimit të Afërditës tek ata.Ju mund të ndjeni një tërheqje erotike ndaj tyre, pasi ata d jenë më sensual dhe më të prirur për të shfaqur ndjenjat e tyre.Këtë kombinim ja vlen ta provosh, por sërisht do ndiheni në siklet.
Ata të lindurit midis 11 dhe 20 Janarit ju stimulojnë më tepër mentalisht. Por në përgjithësi, as ky kombinim nuk është i mirë për ju. Megjithatë, e kundërta nuk është e vërtetë, sepse Marsi ka një ndikim të fortë në këtë dhjetë ditëshin e parë. Ata do entusiazmohen me vullnetin tuaj të fortë dhe mënyrën e pasionuar me të cilën shpreheni dhe është për të ardhur keq që nga ana juajnuk do ketë të njëjtën ndjenjë.



Përshtaten: 90%
Një marrëdhënie e cila që nganisja e saj,do jutregojë se ka një vazhdimësi shumë të mirë! Bricjapët janë shumë pozitivë, por njëkohësisht edhe ambiciozë. Ata kanë shumë durim dhe i karakterizon organizimi, stabiliteti dhe përgjegjësia! Çfarë tjetër mund të kërkonte një Dem? Juve,që të dy kërkoni sigurinë në të gjitha fushat e jetës suaj. Një Bricjap impresionohetnga detajet që mund të zbukurojnë jetën e tij të përditshme! Lëvizjet e tyre janë shumë të kujdesshme dhe të përpikta,gjithashtu nuk lënë hapësirë për gabime.
Ju dojeni një çift mjaft i izoluar por njëkohësisht shumë i fortë dhe autonom. Ju dini mirë si të mësoni nga vështirësitë dhe vazhdoni tëecnipërpara, duke tejkaluar me një lehtësi të pabesueshme të gjithapengesat që ju dalin.
Përsa i përket anës erotike,njëBricjap ka rezistencëtë madhe dhe meqënse i mungon romanticiteti, nëse ju do ja ofronit,ata do ta vlerësonin pamasë! Ekonomikisht, kjo marrëdhënie do bazohet mbi aftësitë tuaja menaxhuese dhe Bricjapi nuk do të ketë asnjë problem. Kjo marrëdhënie ka një vijushmëri shumë të mirë dhe nuk do keni ndonjë vështirësi për ta bërë atë të qëndrueshme në kohë.
Me cilët Bricjapë përshtatet më shumë Demi:
Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit janë padyshim më të përshtatshmit. Ata janë të dominuar nga mbizotëruesi i shenjës suaj,Afërdita, ndaj ata nuk do ju duken aq të vështirë apo tëmbyllur. Afërdita i zbut dhe i bën të shfaqin më tepër seç keni pritur.Ata mund t’ju ofrojnë përkujdesje dhe dashuri.
Ata të lindurit nga 22 Dhjetorit deri në1 Janar, do të lidhen lehtësisht me ju. Natyrisht, ata kanë interes më të madh për para dhe financa sesa ju, por kjo nuk është problem, pasi do jeni të kënaqur me faktin se ata nuk kanë frikë të punojnë fort përt'ju ofruargjërat më të bukura në jetë. Ju keni profesione dhe qëllime ekonomike të ngjashme, si dhe pikëpamje të njëjtafilozofike dhe etike.
Ju mund të prisni një marrëdhënie të mirë në përgjithësime ata që kanë lindur ndërmjet 11 dhe 20 Janarit.Mund të ndërtosh një marrëdhënie jete me ta. Ata janë romantikë dhe shumë bindës kur do të flirtojnë me ju. Kjo është për shkak të efektit që ka Merkurit. Ndërsa efekti i Virgjëreshës do të shtojë një penel përsoshsmërie në stilin e tyre,qëjuve me siguri do e pëlqeni.


Përshtaten: 67%
Bricjapi karakterizohet nga prakticiteti,durimi si dhe nga ambicja.Ata e pëlqejnë shumë organizimindhe stabilitetin por shpesh herë bëhenkonservatore. Kjo fillimisht do të jetë diçka që nuk do të donte një Binjak, por rrugësdo të ndihenishumë me fat që keni një lidhje të tillë, për shkak të dashurisë së madhe dhe pa kushte që mundt’ju dhurojë një Bricjap.
Bricjapëtgjithmonë përpiqen për të gjetur një partner i cili do i afrohet sa më afëridealit që ata kanë në mendjen e tyre dhe që besojnëse mund të mbulojë plotësisht nevojat e tyre. Bricjapi është tradicional dhe nëlidhjettij ndërpersonale ështëshumë të qëndrueshëm dhe i vëmendshëm. Kjo shpesh herëtërheq njerëzit më të çuditshëm dhe ekstremë që kanë nevojë për stabilitetin që Bricjapimund të ofrojë. Kystabilitet do të jetëedhe arsyeja qëdo t'ju mbërthejë pasnjë Bricjapi.
Përsa i përket anës erotike, Bricjapët kanë durim dhe dinë të gjejnë mënyra për të kënaqur partnerin e tyre. Menaxhimi ekonomiki duhet lënë një Bricjapi pasi, ai është më organizativ sesa ju. Marrëdhënie e vështirë, por qëplotëson boshllëkun e njëri-tjetrit dhe nëse mund të shmangnifërkime të forta, do të ketë një zgjidhje të përbashkët dhe rrugëtim në këtë lidhje.
Cili Bricjap i përshtatet më së shumti një Binjaku:
Grupi më i vështirë i Bricjapëve do të jenë ata që lindin ndërmjet 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit. Ndikimi i Saturnit do të thotë se ata janë shumë të shtënguar dhe përgjegjës. Kjo është në kundërshtim me natyrën tuaj të lirë dhe të lehtë.
Bricjapët e ndikuarnga Afërdita, të lindur nga 2 deri në 10 Janar, do të sintonizohen me ju, sidomos nga anakulturore dhe kreative. Nëse e kaloni kohën tuaj së bashku në aktivitete kulturore, ju do të ndërtoni një bazë të mirë.Bricjapët e lindur midis11 dhe 20 Janarit do kenë një marrëdhënie të mirë me ju sepse kanëngjashmëri me karakterin tuaj.



Përshaten: 88%
Bricjapëtjanë njerëz shumë positive,praktikë dhe kanë durim,këmbëngulje të pafundme për të arritur qëllimet e tyre. Ata janë konservatore nga natyra.Serioziteti, organizimi dhe stabiliteti janë disa nga karakteristikat e tyre më të rëndësishme.Ata dallohen nga mënyra e të menduarit dhe janë tradicionalë, gjë që i bën të paaftë për të lënë veten e tyre të lirë në dashuri.
Ata vazhdimisht mbajnë distance mbrojtëse, nga frika e një zhgënjimi të mundshëm, dhe kjo shpesh i bën ata t’i humbasin mundësitë që i ofrohen.Ka disa elemente të përbashkëta midis njëGaforrejedhe një Bricjapi.Bricjapët e duan familjen dhe janë besnikë. Kjo do ju japë ndjenjën e sigurisë qëju nevojitet. Por megjithatë, ndonjëherë ata janë shumë të ftohtë dhe të përmbajtur, gjë që mund të bëjë që një Gaforre të ndihet çuditshëm.
Ana erotike tregon se ju dy përdorni seksin si një mjet për të treguar ndjenjat ndaj bashkëshortit tuaj dhe kjo sigurisht e ndihmon shumë marrëdhënien në të gjitha aspektet. Në përgjithësi, është një marrëdhënie e vështirë, por ka shpresë qëtë ketë sukses përderisa ka dashuri dhe mirëkuptim midis jush.
Cili Bricjap i përshtatet më shumë Gaforres?
Dasma dhe lidhja e përhershme mund të jetë me të lindurit midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit. Ju me të vërtetë përshtateni me këta njerëz dhe kjo nuk është marrdhëniae një nate. Ka një tërheqje të fortë midis jush. Ju pëlqen ky burimi i energjisë dhe serioziteti qëndrueshëm që shfaqin. Ndonjëherë në këtë kombinim Bricjapi është më i madh në moshë.
Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit, janë kombinimi më e mirë për ju.Ata mund të realizojnëshumicën e ëndrrave tuaja.Ju mund të keni një marrëdhënie të mrekullueshme me ta. Ata stimulojnë imagjinatën tuaj, si nga ana sensuale,ashtu edhe në aspektin kreativ.
Arti dhe kultura do të zënë një vend të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj.Ka kimi seksuale me Bricjapin e lindur ndërmjet11 dhe 20 Janarit, por kjo mund të jetë argëtim dhe vetëm argëtim.Ndoshta me kalimin e kohës, kujdesi juaj emocional mund të zbusiashpërsinëe Bricjapit dhe të lejojë një lidhjemë të qëndrueshme.



Përputhen: 58%
Bricjapi është shumë praktik dhe pozitiv.Karakteristikat kryesore të tyre janë stabiliteti, përgjegjësia, kreativiteti dhe optimizmi që i karakterizon. Ata janë të impresionuar nga detajet e njerëzve,ndërsa ju nga natyra jeni mbresëlënës në çdo gjë! Ata janë tradicionalë dhe shumë të kujdesshëm në atë çka bëjnë.Eksiston mundësia e madhe që ju të lodheni nga një Bricjap në fillim, por në vazhdim do të zbuloni se nëse i jepni pak hapësirë dhe kohë, ai mund t'ju fitojë me zgjuarsinë dhe karakterin krijues të tij. Ata përpiqen të gjejnë një partner që është pranë idealit që ata kanë në mendjen e tyre dhe kur e gjejnë atë, nuk e ‘’ndajnë’’ me asnjë tjetër.
Në aspektin erotik, një Bricjap ka shumë rezistencë, por i mungon imagjinata. Kjo është diçka që mund t'ja jepni ju kësaj marrëdhënieje dhe kështu nuk do ekzistojë asnjëproblem serioz në këtë fushë. Në anën ekonomike, duhet ta dini se Bricjapi është dorështrënguar, kështu që duhet të minimizoni nevojat tuajapër të shmangur problemet. Në përgjithësi me një humor të mirë dhe durim të mjaftueshëm, kjo marrëdhënie mund të ketë një të ardhme, për sa kohë që ekziston dashuria.
Me cilët Bricjap përshtatet më së miri Luani?
Ndoshta më e mira për ju është Bricjapi i lindur midis 2 dhe 10 Janarit, i cili do ju japë përgjigjet më pozitive sensuale. Megjithëse shumica e Bricjapëve kanë tendencë të jenë konservatorë në këtë fushë, sapo të njiheni me këto Bricjapë, do zbuloni një sërë emocionesh që nuk ikeni provuar më parë.
Bricjapët e lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit, janë shumë të largët dhe të ftohtë për ju.Ky grup do ketë të gjitha tiparet tipike të Bricjapit. Ka gjasa të jenë të kujdesshëm, spontan dhe nuk u pëlqen të flasin për ndjenjat e tyre. Do kesh shumë punë me ta.
Natyrisht që mund të keni një marrëdhënie të mirë shpirtërore dhe miqësore me ata që kanë lindur ndërmjet 11 dhe 20 Janarit. Ju do të jeni në gjendje të vendosni mendjen tuaj të punojë bashkarisht dhe të mund të përfundoni në disa skema të reja pune dhe planesh financiare!



Përshtaten: 92%
Ju jeni të dy të zotë të vetes dhe lehtë mund të përputheni nëlidhje. Bricjapët preferojnë të jenë të sigurt për atë që duan dhe ndiejnë në dashuri. Por kini kujdes sepse kur një Bricjap bie në dashuri me pasion, edhe xhelozia e tij mund të çojë marrëdhënien në grindje intensive. Erotikisht, do të thonim se ju përshtatet në mënyrë të përkryer dhe seksi midis jush do të jetë i paparashikueshëm dhe i pa përsëritshëm.
Ekonomikisht, nuk ka ndonjë problem të madh. Kjo marrëdhënie është një marrëdhënie thelbësore. Në një Bricjap do të gjeni shumë karakteristika të përbashkëta me ju. Bricjapët janë pozitive dhe ambiciozë . Ata kanë durim të madh dhe karakterizohen nga organizimi, stabiliteti dhe përgjegjëshmëria. Lëvizjet e tyre janë shumë të kujdesshme dhe të përpikta dhe nuk lënë hapësira për gabime. Kjo është diçka që ju do të vlerësoni shumë, sepse edhe ju funksiononi në këtë mënyrë.
Ju dini si të mësoni nga vështirësitë dhe të ecni përpara, duke kaluar tepër lehtë pengesat që ju dalin. Ju e doni familjen dhe kjo do të jetë një nga qëllimet e përbashkëta që do të vendosni në këtë marrëdhënie. Ju të dy kërkoni siguri në të gjitha fushat e jetës suaj. Bricjapët kurrë nuk nisin një marrëdhënie vetëm për një kohë të shkurtërpor nëse provoni së bashku të kuptoni nevojat e njëri-tjetrit, do të keni sukses!
Me cilët Bricjapë përshtatet Virgjëresha?
Ata që kanë lindur ndërmjet 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit janë shumë të mirë për ju, veçanërisht për nevojat financiare dhe materiale. Ju mund të punoni me këto Bricjapë dhe të bëni shumë para, por gjithashtu mund të zhvilloni edhe miqësi.
Sensualiteti juaj akrivizohet nga Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit . Afërdita, planeti i dashurisë, ndez ndjenjat tek ata. Ka një shans të mirë për një marrëdhënie të mirë erotike me këto njerëz dhe ndoshta edhe një marrëdhënie më afatgjatë.
Nëse gjeni një Bricjap të lindur midis 11 dhe 20 Janarit, mbajeni atë! Është ideal për ju. Është kombinim perfekt romantik!



Përputhen: 85%
NjëBricjapi i pëlqejnë njerëzit endershëm dhe të drejtënë jetën e tyre dhe kjo është gjëjae parë e cila që do e bëjë një Bricjaptëkthejë shikimin ndaj jush që në momentin e parë. Bricjapët përpiqen gjithmonë të gjejnë një partner i ciliështë më afëratij idealit që ata kanë në mendjen e tyre dhe që gjykojnëse mund t'i mbulojëplotësisht nevojat e tyre.
E megjithatë një Peshore, duhet të jetë gjithnjë tolerante ndaj komenteveqë do i bëjë partneri saj grindavec. Bricjapi karakterizohet nga prakticitetidhe durimi tij, si dhe nga ambicja që ai ka.
Ata pëlqejnë organizimin dhe stabilitetin, por shpesh duhet të pranojmë se janë konservatorë.Ata janë ambiciozë dhe autoritarë shpesh herë, por gjithnjë i kushtojnë shumë rëndësikarrierës dhe të ardhmes së tyre. Nga ana erotikeata kanë një qëndrueshmëri të madhe, por gjithashtu një nevojë për të kënaqur plotësisht bashkëshortin e tyre dhe kjo do të vlerësohet nga një Peshore sensuale dhe tejmase erotike. Nga ana ekonomike, ata do të duan të kenë kontrollindhe do ishtemirë t’ja u jepnit, pasijanë shumë më të kujdesshëm se sa ju në harxhime. Marrëdhënie e vështirë, e megjithatë njëriplotëson boshllëqet e tjeritdhe nëse mund të shmangni fërkime të forta, do të gjëndetzgjidhjadhe rrugetimii përbashkët.
Me cilin Bricjap përshtatet më tepër Peshorja:
Bricjapët elindur midis22 Dhjetoritdhe 1 Janaritjanë ndoshtapersona ‘’të vështirë’’, por mos lejoni qëkjo gjët’ju pengojë përballë sfidës për të sjellë dashurinënë këtë shenjë mjaft tradicionale të Horoskopit !Jeni nëpërputhje me Bricjapët e lindur midis 2 dhe 20 Janarit, pasi ato plotësojnë në mënyrë të fuqishme karakterin tuaj komunikues. Ata mund të kenë diskutime rreth pushtetit në lidhje apo kontrollit, por ju mund të dilni jashtë këtyre çështjevepërmes komunikimit dhe të krijoni një marrëdhënie që do t’ju sjellikënaqësitë dyve. Ata janë gjithashtu mjaft të hapur për të eksploruar jetën me ju.



Përputhen: 91%
Bricjapët janë optimistë dhe të durueshëm.Ata dallohen nga qendrueshmëria, venoshmëria dhe vullneti i tyre për të arritur qëllime të larta.Personat e tretë ,admirojnë mirëkuptimin, besimin, besnikërinë dhe sinqeritetin tuaj. Ata dallohen për konfidencialitetin e tyre dhe mënyrën e tyre të të menduarit. Atai afrohen seksit tjetër me hapa të qëndrueshëm, të ngadalshëm dhe të kujdesshëm.Kjo do ta bëjë një Akrep të kthejë shikimit ndaj Bricjapit, por shumë shpejt që të dy do të zbulojnë se komunikimi i tij emocional pothuajse nuk ekziston. Nevojiten shumëpërpjekje për të gjetur qëllime të përbashkëta, por mbi të gjitha mënyrat të përbashkëta për të arritur këto qëllime.
Erotikisht, ka kimidhe pasion intensiv që rritet ndjeshëm nga flaka e Akrepit, por edhe nga vrullshmëria e një Bricjapi, i cili është veçanërisht i nxehtë dhe i aftë për të bërë gjithçka për të kënaqur partnerin e tij.
Ekonomikisht, do të ketë një mirëkuptim midis jush dhe do ju ofrohen mundësi për të realizuar shumë qëllime. Lidhje e vështirë, por kërkimi i sigurisë emocionale nga të dyja palët, është dhe arsyeja kryesore që kjo marrëdhënie do të mbijetojë.
Cili Bricjap është më i përshtatshëm për Akrepin?
Bricjapët e lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit mund të jenë tepër asfiksues për ju. Ju nuk do të ndiheni të sigurt se i njihni ata me të vërtetë, dhe kjo është për shkak se ata kanë një dozë të dyfishtë të Saturnit. Kjo i bën shumë konservatorë dhe nuk ka gjasa të ndajnë ndjenjat e tyre të brendshme me ju, derisa t'i njohësh ata.
Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit janë më të përshtatshmit për ju, sepse ata kanë Afërditën sensuale dhe të dashur që i udhëheq ata. Në fakt, dashuria e tyre do t'ju bëjë të pyesni veten nëse këta njerëz janë me të vërtetë Bricjapë.
Miqësidhe jetë sociale ekziston me Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit, por nganjëherë mund të mendoni se nuk i njihni vërtetë ato. Ata kanë dy aspekte shumë të ndryshme, njërishumëekstrovertë dhe tjetri shumë misterioz.



Përputhen: 83%
Këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie shumë të mirë dhe të veçantë.Bricjapi është tradicional dhe veçanërisht i vëmendshëm në gjithçka që bën. Ata asnjëherë nuk nisin një marrëdhënie sa për të kaluar kohën. Ka shumëgjasat’ju lodhi Bricjapi në fillim, por më pas do zbuloni se nëse i jepni pak hapësirë dhe kohë, ai mund t'ju fitojë me zgjuarsinë dhe karakterin e tij krijues.
Ju jeni të dy të ndjeshëm dhe realist. Ju Shigjetarët, duhet të jeni të kujdesshëm të mos lëndoni partnerin me sjelljen tuaj. Keni aftësinë për të zbuluar ndjeshmërinë që partneri juaj Bricjapi fshehdhe i cili do ju lidhë me të,gjithë jetën.
Në anën erotike,sëbashku me Bricjapin, krijoni një çift ideal që do jetojë një dashuri pa tabu dhe paragjykime. Në anën ekonomike, ju duhet të dini se Bricjapi është dorështrënguar dhe duhet të kufizoni pak nevojat tuaja, për të shmangur prishjet e mundshme. Në përgjithësi është një nga marrëdhëniet më të mira që mund të zhvillohet dhe me shumë pak përpjekje, do ketë të gjitha kushtet për të zgjatursa më shumë.
Me cilin Bricjap përshtatet më shumë Shigjetari?
Nëse je me një Bricjap të lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit, nuk do të shfaqin pasionalitetin e tyre që në fillim. Ata janë tipa me këmbë në tokë dhe kanë nevojë për kohë dhe bindje, për të ardhur më afër mënyrës suaj të të menduarit.
Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit janë më të ndjeshëm dhe sensual se ato që kanë lindur më parë. Ka një shans që mund të përshtateni më tepër me këtë grup.
Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit do ju japin shumë momente freskie, madje edhe shumë humor. Por duhet të dini se humori i Bricjapit është i thatë dhe nganjëherë cinik, dhe nëse kjo ju pëlqen, do të keni momente të mira me ta.



Përshtaten: 96%
Ju keni ndjeshmëri shumë të madhe nën ftohtësinë që shfaqni. Jeni të dy pozitivë dhe ambiciozë. Ju keni durim të madh dhe organizim, stabilitet dhe ndërgjegjshmëri. Në lëvizjet tuaja jeni shumë të kujdesshëm dhe tepër i përpiktë duke mos lënë vend për gabime.
Dini të mësoni nga vështirësitë dhe të ecni përpara,duke tejkaluar me lehtësi pengesat që hasni gjatë rrugës.Ju e doni familjen dhe kjo do të jetë një nga qëllimet e përbashkëtatëvendosuranë këtë marrëdhënie. Ju të dy kërkoni sigurinë në të gjitha sferat e jetës.
Nga ana erotike përshtateni në mënyrë perfekte.Ekonomikisht keni kapacitetin të arrini qëllime shumë të larta.Megjithatë, kjo marrëdhënie mund të jetë veçanërisht e vështirë sepse të dy jeni shumë xheloz dhe posesiv ,ndaj është e vështirë të parashikojmë përfundimin e kësaj lidhjeje.
Cilët Bricjapë ju përshtaten më shumë:
Tek të gjithë Bricjapët mund të gjeni lumturinë përfundimtare,por Bricjapët e lindur mes datave22 Dhjetor dhe 1 Janar, janë më të përshtatshëm se Bricjapët e lindur midis 2 dhe 10 Janarit. Ndikimi i Saturnit dhe Afërditës do të thotë se përkujdesja do të rritet dhe do të ketë një ëmbëlsi të natyrshme.
Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit janë sharmantë dhe do ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar. Planeti juaj bashkëudhëheqës, Mërkuri, do i stimulojë mentalisht ata, do i ndihmojë të kenë një frymë gatshmërie, si dhe të jenë të zgjuar dhe shumë komunikues.
Ndonjëherë pyesni veten nëse janë me të vërtetë Bricjapë, pasi ata flasin shumë!Mirëpo, ky është një kombinim i mirë.



Përputhen: 81%
Bricjapi karakterizohet nga prakticiteti, durimi si dhe nga optimizmi tij. Ata pëlqejnë organizimin dhe stabilitetin, por shpeshherë janë konservatorë . Kjo ka gjasa t’ambysë një Ujor brenda kësaj lidhjeje, por toleranca dhe durimi që kenido tregojnë se do mund të sjellin ekuilibrin.
Bricjapët përpiqen gjithmonë të gjejnë një partner i cili është sa më afër idealit që ata kanë në mendjen e tyre dhe që mendojnë se mund t'i mbulojë plotësisht nevojat e tyre. Ndonjëherë ambiciozë dhe autoritarë, por gjithmonë vënë theksin në karrierën dhe të ardhmen e tyre. Ju jeni shenja të ndryshme për nga karakteristikat tuaja, por në një mënyrë apo njëtjetër, e plotësoni njëri-tjetrin. Mundohuni të mos bëni një Bricjapi xheloz, sepse qëllimi kryesor për të në një marrëdhënie është besimi midis partnerve.
Ana erotike tregon se marrëdhënia midis jush do të jetë plot pasion dhe imagjinatë. Në anën eknomike, përpiquni të harmonizoni planifikimin financiar konservativ të një Bricjapi, për të shmangur një ‘’rënie’’ tjetër midis jush.Lidhje e vështirë me shumë probleme, por megjithatë aspak e pamundur me dashurinë tuaj të ndërsjelltëpër të pasur sukses.
Bricjapët më të përshtatshëm për Ujorin:
Për shkak se Saturni udhëheq Bricjapin e lindur ndërmjet 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit, do të gjeni miqtë tuaj më të mirë të lindur në këtë periudhë. Edhe nëse shenjat tuaja janë disi të ndryshme, ka ngjashmëri midis jush dhe do të ketë një nivel shumë të lartë të tërheqjes reciproke.Ju mund të keni perspektivë të mirë martese me Bricjapin e lindur midis 2 dhe 10 Janarit. Sado ndryshe mund të duket në fillim, mund të bini në dashuri me të.
Nëse doni eksitim emocional, përpiquni të ‘’ngatërroheni’’ me Bricjapin e lindur ndërmjet 11 dhe 20 Janarit. Ka ndjenja të thella dhe ndjeshmëri më të madhe se sa do duket në fillim. Ju mund të merrni një kënaqësi të madhe prej tij.



Përputhen: 85%
Serioziteti, organizimi dhe stabiliteti janë disa nga karakteristikat më tërëndësishme të një Bricjapi.Ata dallohen nga mënyra e të menduarit dhe janë tradicionalë, gjë që i bën ata të mos elënë pothuajse asnjëherë veten e tyretë lirë në dashuri. Kjo do ta kufizojë shumë një Peshktëndjeshëm dhe do ta bëjë atë të ndihet i vetmuar në këtë lidhje.
Bricjapët mbajnë ngjithjnënjë distancë mbrojtjeje, duke u frikësuar nga një zhgënjim i mundshëm, dhe kjo shpesh herë i bën ata të humbasin mundësitë që u jepen.Natyra juaj artistike është pothuajse e pamundur që të pranohet nga një Bricjap. Kjo do të jetë një pikë tjetër e fërkimit midis jush dhe do jujapitë dyvendjesinë se jetoninë botë të ndryshme.
Nga ana erotike, ju të dy përdorni seksin si një mjet për të treguar ndjenjat ndaj partnerittuaj dhe kjo sigurisht e ndihmon shumë marrëdhënien në të gjitha nivelet. Nga ana ekonimike ,Bricjapi e do sigurinë dhe është shumë i kujdesshëm në shpenzimet e tij. Nëse ndryshimetqë ekzistojnëmes jush do të funksionojnë si plotësimpërnjëri-tjetrin në këtë marrëdhënie, atëherë ju do të arrini një bashkëjetesë shumë të mirë.
Cili Bricjapi i përshtatet më shhumë një Peshku?
Ju mundtë keni një shoqëri të mirë me Bricjapët e lindur midis 22 Dhjetorit dhe 1 Janarit. Ekziston një ndjesimirëkuptimi mjaftë e fortënë marrëdhënien tuaj dhe ndërkohë që mund të mos jetë një marrëdhënie e nxehtë dhe e apasionuar, sërisht ju do të ndiheni mjaft të sigurt për të ecur përpara.
Ju do të keni mbështetje të shkëlqyer nga Bricjapi të lindur midis 2 dhe 10 Janarit. Ata do ju japin një jetë të strukturuar dhegjithë dashurinë që ju nevojitet Bricjapët e lindur midis 11 dhe 20 Janarit do të jenë bashkëshort\e mjaftë të mirë për ju, kryesisht për shkak se Virgjëresha dhe Merkurindikojnë në jetën e tyre dhe kjo është shumë e rëndësishme përnjë lidhje të përjetshme. Përpara, Peshk!