Parashikimet

Dashi mujor
01/07/2020 to 31/07/2020

Të përgjithshmet

Të dashur Dashë, Korriku është një muaj që ndahet në gjysmën e pare, e cila do të jetë më kërkuese për ju dhe gjysmën e dytë, e cila do të tregojë shenja të dukshme të përmirësimit. Eklipsi hënor që do të zhvillohet në boshtin Gaforre-Bricjap në 5/7, mund të gërricë çështje të së kaluarës, veçanërisht në sektorin familjar dhe profesional. Sekreti për ta menaxhuar saktë atë, nuk është të veproni impulsivisht. Më 12/7, Mërkuri kthehet në rrugën të drejtë në shenjën e Gaforres dhe është një ngjarje pozitive për të "shkëputur" çështje që lidhen me shtëpinë, detyrimet e saj por edhe personat e familjes suaj. Hëna e re në shenjën e Gaforres në 20/7, për dallim nga saktësia e Saturnit tek Bricjapi, tregon se mund t'ju duhet të merrni më shumë përgjegjësi që lidhen me jetën tuaj personale.

Parashikimet në dashuri

Eklipsi që do të realizohet në 5/6 ka shumë mundësi të krijojë një dashuri të re me një person që tashmë e njihni. Por është gjithashtu po aq e mundshme të sjellë zbulime në lidhje me jetën tuaj personale. Kini kujdes me kë e ndani lajmin, dhe nëse tashmë jeni në një lidhje, përpiquni të përqendroheni në të dhe vetëm atë. Nga 19/6, kur Mërkuri të fillojë rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Gaforres dhe ju të qëndroni me partnerin tuaj, nuk përjashtohet mundësia që të rishikoni disa gjëra që lidhen me shtëpinë tuaj. Afërdita, e cila ka qenë në një rrugëtim të kundërt për ca kohë, kthehet në rrugën e drejtë në 25/6 në shenjën e Binjakëve, duke treguar se në fund të muajit do të filloni t'i shihni gjërat më me qetësi dhe objektivitet. Kjo do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura dhe të merrni vendimet e duhura pavarësisht nëse jeni beqarë apo tashmë në një lidhje.

Parashikimet profesionale

Eklipsi hënor që do të zhvillohet në 5/7 tërheq vëmendjen tuaj në fushën profesionale dhe figurën që jepni në punën tuaj. Deri në mesin e muajit, ka mundësi të ketë sfida që do t'ju ndalojnë dhe ndoshta ju irritojnë. Ju duhet të përpiqeni të mos lejoni që impulset tuaja t'ju çojnë drejt lëvizjeve që nuk do të jenë në avantazhin tuaj. Gjatë gjysmës së dytë të muajit, do të jetë më e lehtë të komunikoni me njerëz që janë në mjedisin tuaj profesional dhe nuk përjashtohet mundësia që të keni mundësi të zgjidhni disa mosmarrëveshje që u krijuan në periudhën e mëparshme.

, , , ,