
Perendesha e dashurisë, pjellorisë dhe kënaqësisë, mbrojtës i familjes dhe shtëpisë. Bastet është paqësore, mirëdashëse, e ëmbël, por e fuqishme. Absolutisht femërore, ajo u portretizua madhështore dhe krenare me një fytyrë të drejtë dhe të butë. Pamja e saj është magjepsëse dhe simpatike.

Mitologjia egjiptiane përmend Sithin si sundimtar i kaosit dhe luftës. Ai konsiderohet të jetë perëndia më e fuqishme dhe përshkruhet si një kafshë mitike, gjysmë njeri, gjysëm derri ose milingon që banonte në shkretëtirë. Sipas legjendës, Sith urrente dhe ishte xheloz për vëllain e tij Osiris, deri sa e vrau ate .

Hyjnia që mban çelësat e “nëntokës”. Anubis drejton shpirtin në gjykaten hyjnore, në purgatorin e Osiris. Është ai që krijoi mumjen e parë. Ai bere mumje trupin e pajetë të Osiris, kur Isis, e veja e Osirisit, e kërkoi me dëshpërim.

Perëndia i qiellit, bir i Osiris dhe Isis,familjar i hyjnive diellore, Orus mori formën e një shqiponjë që fluturon mbi universin dhe dallohet nga syri i tij i djathtë. Është mbrojtësi i Faraonit, të cilin Orusi e vendosi përfaqësuesin e tij në tokë.

Simbol i Urtësisë, sundimtar i shkrimit të shenjtë, zot i hieroglifeve. Thoth është shoqëruesi i dijes. Është ai që shpërndau fjalën e shkruar, matematikën, shkencën. Një hyjni hënor, me theksimin e veçantë në intelektit, mbrojtës i mjekëve dhe studiuesve, u respektua veçanërisht nga egjiptianët.