
Argëtim pafund, gëzim dhe ngrohtësi ju fal Afërdita që do ndodhet në shenjën optimiste dhe krijuese të Luanit, nga data 27 Qershor deri në 22 Korrik. Jeni tani në epiqëndrën e vëmëndjes, më sentimental dhe shprehës, zemërgjërësia dhe bujari juaj nuk kalojnë pa u vënë re nga të tjerët.

Hëna e Plotë e “luleshtrydhes” apo “mjaltit”, ashtu si mund të quhet ndryshe hëna e parë e verës, do realizohet në 24 Qershor 2021 në shenjën e Bricjapit dhe specifikisht në gradën e 3 27’.

Nga data 25 Qershor deri në 1 Dhjetor Neptuni do jetë në vijë të kundërt në shenjën që udhëhiqni, Peshqit ëndërrimtarë, duke ndikuar Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit që kanë lidnur në dhjetditëshin e tretë- por edhe sa kanë planet personal nga grada e 20 deri në të 23 të këtyre shenjave.

Merkuri kthehet në vijë të drejtë në 23 Qershor në gradën e 16 të Binjakëve dhe na cliron nga problemet e tij të njohura, vonesat dhe hamendësimet. Do qëndrojë në shenjën e Binjakëve komunikues deri dhe në 11 Korrik.

Eklipsi Diellor, eklipsi i dytë dhe i fundit të verës, krijohet në 10/06/2021 dhe sigurisht është njëkohësisht dhe Hëna e Re në gradën e 19 në shenjën e Binjakëve. Këndet kryesore të saj janë takimi me Merkurin fenomenalisht të kundërt që është dhe udhëheqësi i eklipsit dhe katrori me Neptunin.