UDHËHEQËS DASHURIE

25/07/2019

UDHËHEQËS DASHURIELUANI (24/7-23/8)

Në veçanti

 

 Me LUANIN mos bëni shumë ëndrra. Gjendet i mbyllur në vetvete dhe vështirë ta fitoni. Duhet të jeni shumë të sigurtë para se të përballoeni me të. Por luani, si më të fuqishmit e tokës, është vetëm dhe kjo vetmi e brendshme e shtyn shpesh herë dashurinë e dikujt të ketë shumë pak shpresa që ti afrohet. Vetmia luan lojra të këqia.Çfarë ko Ujori për të tërhequr Luanin? Është shumë e vështirë të përcaktohet, sepse janë shenja krejt të kundërta, por në këtë ndryshim limdet një dashuri në thellësi. Ujori është diplomat dhe e di se Luani do të ndihet udhëheqës i gjendjes ndaj dhe i jep vendin të marrë vendime. Luani gjendet gjithmonë në qendër të interesit kurse Ujori e  ndihmon duke hyrë në anë. Luani shikon gjithmonë veten e tij kurse Ujori shikon edhe të tjerët. Ujori e rrethon Luanin me shërbime dhe hyn avash - avash në personalitetin e tij. Kjo është një lidhje magjepse, e vështirë por jep shumë gjëra tek të dy.

 

 Demi që është i gatshëm për një Luan ka më shumë mundësi të sipërfaqshme, sepse Demi luan në ambjentin e Luanit, i jep siguri për qendrueshmëri dhe pasuritë e tij. Mes Demit dhe Luanit fillon një luftë se kush do të duket se është më zemërgjërë dhe në përgjithësi fitojnë të dy sepse kanë nevojë njëri tjetrin. Demi e rrethon Luanin me seksualitetin e tijtek e cila Luani lëshohet që të dashurohet nga një Dem. Mes të dyve krijohet lidhje të thella me guri të barabartë por seksualiteti merr vendin e parë.Akrepi në të kundërtën e fiton Luanin me sundim. Akrepi e di se Luani, është i sigurtë në sipërfaqe dhe kur gjendet në krizë bie në një pafundësi. Akrepi e mahnit me idetë e tij, me personalitetin e tij të fortë, pasionin dhe seksualitetin dhe takimi i tyre është mjaft interesant.

 

  Me shenjat e zjarrit (Luan, Dash, Shigjetar) Luani do të mund të kishte lidhje por ka frikë se mos luftohet nga ata që kanë të njëjtën forcë gjallërie dhe në përgjithësi nuk e thellëson lidhjen.Me shenjat më të afërta, Gaforren dhe Virgjëreshën si edhe Binjakët, Peshoren, Bricjapin dhe Peshqit lidhjet janë në përgjithësi jo të theksuara por të këndshme dhe shpesh herë nuk e kalojnë një natë. 

 

 

Në përgjithësi

 

  Burrë. Çfarë do lloj gjëje që ti shërbëni për të pirë Luani duhet të jetë markë cilësore. Në përgjithësi preferon uiski dhe shampanjë sepse i pëlqen të duket. Do ti duket krejt natyrale të bësh dashuri me të dhe ti kërkosh edhe takime të tjera. Duke e shtyrë nuk inatoset dhe pranon se nuk është e mundur që ti skojë gjithçka mirë. Do të sillet mirë që ndoshta do t’ju bëjë të ndryshoni ide.Mund të luaj me vetëkontroll pafund lojë seksuale. Jep dhe di të marrë kënaqësi të madhe.

 

 Grua. Karakter i këndshëm dhe i qeshur, dhe nuk fal kurrë kur e lënë pas dore. I pëlqejnë gjërat e bukura dhe dhuratat. I pëlqen një ambjent i rehatshëm dhe me gusto. Mos shpresoni se do të pranojë lehtë të bëjë dashuri sidomos në makinë.

Rishihemi ne shenjen e Radhes ......

 

Shiko gjithashtu