
Simbol i Urtësisë, sundimtar i shkrimit të shenjtë, zot i hieroglifeve. Thoth është shoqëruesi i dijes. Është ai që shpërndau fjalën e shkruar, matematikën, shkencën. Një hyjni hënor, me theksimin e veçantë në intelektit, mbrojtës i mjekëve dhe studiuesve, u respektua veçanërisht nga egjiptianët. Inkurajon pasionin për krijim dhe evolucionin e shpirtit dhe inkurajon pushtime të reja. Ka shumë elemente të përbashkëta me arkeotipin e Merkurit dhe në thelbvbehet fjalë për Merkurin tredimencional.
Nëse keni lindur nën mbrojtjen e Thothit, keni rolin e komandantit dhe më e rendësishmja e udhëheqësit. “Aristokratë” ne zemër dhe shpirt, me ndjenjën e drejtësisë shumë të zhvilluar . Intuita juaj e fuqishme, por edhe një forcë e thellë e brendshme, ju lejon të keni një pamje globale të gjërave dhe të veproni në interes të përbashkët. Qëllimet tuaja janë të qarta, ashtu si mënyrat që i përdorni për të pasur sukses. Dinamik dhe i pasionuar, entuziast dhe impulsiv, nuk hezitoni të përballeni me riskun apo edhe rrezikun! Në të vërtetë, shpesh i tejkaloni kufijtë tuaj jo me frikë, por me pasion! … Askush nuk mund t’ju fajësojë se jeni mendjemëdhenj, sepse ju kujdeseni që veprimet tuaja mos të dëmtojnë interesat ose lirinë e të tjerëve. Nevoja për t’u rrethuar nga njerëz inteligjent dhe origjinal është e qartë, por ju nuk lejoni askënd tju “shtypi” dhe ju e dini shumë mirë se si të “vendosni secilin në vendin e tij”. Ju jeni një “magjistar” i shpirtit. Parashikimi , mençuria dhe përmbajtja karakterizojnë çdo hap tuaj. Ju e dini kuptimin e çdo fjale , dhe shpesh ju “luani” me fjalët që përdorni. Dialogu dhe komunikimi në përgjithësi janë pikat më e fuqishme qe ju keni. Nuk është rastësi që ju të magnetizoni botën me fjalen tuaj dhe ju fitoni vazhdimisht tifozë të rinj!