Si ndryshon karma jonë

                      Si ndryshon karma jonë

 

Lidhja Veriore dhe Jugore e Hënës karakterizohet në Astrologji  si gërshetim I kuptimit të Karmës dhe Darmës.Në përgjithësi horoskopi na tregon  nga njëra anë  mjetet që zotërojmë në jetë, përparësitë por dhe dobësitë që duhet të korrigjojmë , me qëllim që të realizojmë objektivat tona.Nga ana tjetër Brenda horoskopit personal të secilit,Lidhjet e Hënës tregojnë rrugët nga vjen dhe drejt ku shkojmë , dhe ka të bëjë me thelbin e karakteristikave të tij.Lidhjet e Hënës nuk Është ndonjë trup qiellor. Nëse  I shohim të skicuara gjenden në hartën e shenjave, në vendet  ku niveli I lëvizjes së Hënës pritet me nivelin e rrethit zodiak. Këto dy pika shprehin veçanti psiqike të thella  të çdo njërit prej nesh dhe lënë “vulën” e tyre në horoskopin personal dhe për të përdorur kufijtë e filozofëve të lindjes Lidhja e Jugut simbolizon Karmën , të mëparshmen,dhe Veriu Darmën ‘të kërkuarën” Lidhjet e Hënës zhvendosen  dhe plotësojnë rrugën e tyre rreth  rrethit zodiak cdo 18 vjet, kurse lëvizja e kundërt e tyre brenda cdo shenje zgjat 18 muaj.

 

Gjenerata e re.

 

Fëmijët që do të lindin  në Lidhjen Veriore të Hënës  tek Dashi dhe me Lidhjen Jugore të Hënës tek Akrepi do të kenë dëshirë, por dhe një shqetësim të thellë psiqik. Nuk do t’i tërheqë sipërfaqësorja e do të kërkojnë shkaqet e thella poshtë fenomeneve. Do të zbulojnë lehtë në marrëdhëniet e prindërve të tyre se cilat janë ato që i bashkojnë dhe ato që i ndajnë. Mesazhet negativë që do të marrin do të veprojnë keq në shpirtin e tyre, dhe nëse lidhja e prindërve të tyre është antipatike atëherë dhe ata do të refuzojnë të martohen nga frika se mos gabojnë.Do të jenë të sinqertë e do ti karakterizojë pasioni dhe ritmi.Një cilësi positive për këta fëmijë është se do të krijojnë një vetmbështetje për tu admiruar.Edhe pse mund të provojnë dhe gjërat më absurde në jetë  , në fund do të gjejnë rrugën e tyre të drejtë.Meqë do ti karakterizojë ritmi dhe pasioni me të njëjtën mënyrë do të shprehin dhe ndjenjat e tyre..Fëmijët me Lidhjet e Hënës mund të apasionohen me cështjet e besimit fetar e me shpirtin  e me cështjet e seksualitetit.Jeta e tyre do të jetë një kërkim I vazhdueshëm .Do të kenë energji  dhe mundësi të mëdha për tu përshtaturDo të kenë tendencë të përgjithësojnë idetë e tyre, dhe cdo gjë që kalon nga mendja e tyreështë mirë që të kenë mendime positive.

 

Lidhjet e Hënës me Shenjat

Cdo të thotë ky ndryshim vendesh  për cdo shenjë  më vete do të mund të shkruheshin faqe të tëra.Le të analizojmë cdo shenjë me radhë  se cfarë na kërkon  kjo epokëe re që sapo ka filluar.

 

Dashi  -

Një mësim për pak vetpërmbajtje.

E djeshmja…

Periudha karmike e mëparshmja e juaja kishte tepër ankth dhe ju arritët mjaft gjëra. “Cmimi” që ju desh të paguanit  për këtë, ju dha disa mësime …Vecanërisht mësuat se nuk duhet të hapeni plotësisht e të shpërndaheni padrejtim. Kuptuat se mendimi dhe njohja  e të tjerëve kanë rëndësi dhe se nuk jeni ata që njohin gjithcka që s`bëjnë gabime. S`ka gjë se kjo ju ndihmoi të bëheni më të shoqërueshëm e të kuptoni më mirë veprimet e cuditshme të njerëzve që keni pranë.

 

…e ardhmja.

Të gjitha këto janë mësime jete, ndodhën në një periudhë përgatitje për kohën e re që po vjen. Një kohë me të vërtetë e vështirë që do të kërkojë prej jush realizimin  e qëllimeve tuaja, por dhe të interesoheni me të vërtetë për nevojat e njeriut që keni pranë. Do të përpiqeni të dalloni se cfarë është me vlerë e cfarë jo, cfarë të mbani e cfarë të hidhni nga kjo jetë. Dhe është e mundur që disa herë zgjedhja juaj të jetë e gabuar. Do të veproni midis asaj që ju sjell kënaqësi dhe asaj që mbush kërkimet tuaja shpirtërore.Nëse ju tërheq materialja  do ndjeni faje dhenëse ju tërheq shpirti do të ndjeni se jeni viktima.Rëndësi ka që të kuptoni se cdo të thotë masë e të zbulonipërdorimin e saj para se të merrni vendime Këto Lidhje të Hënës kërkojnë nga jut ë mos konsumoheni për gjëra pa interes dhe  ju ndihmon paralelisht se cdo të thotë cilësi.

 

Akrepi   Mos I doni të gjitha tuajat…

E djeshmja…

Periudha karmike që sapo kaluat kishte detyrë t`ju mësonte vlerat e reja të jetës, që kanë të bëjnë më tepër me mardhëniet tuaja dhe ju detyroi të vendosni ekuilibër mes dhënies e atij që përfiton nga kjo. Duhet të mësonit disa mënyra të sjelluri Brenda rregullave e zakoneve.Fati donte t`ju tregonte  sit ë gjenit kuptim tek gjërat, që nuk ju përkisnin.Kështu duhet ta kuptoni se lindën kode dhe zakone në kontaktet tuaja.

 

….dhe e nesërmja

Periudha karmike e re ju mëson të punoni mbi rregulla të reja dhe të zbatoni vlerat e reja që sapo mësuat. Rëndësi ka që të hiqni zakonin e zgjatjes apo të shkurtimit të njerëzve, të gjërave e situatave me qëllim që ti sillni në metrat tuaj. Në qoftë se vendosni të qëndroni për një kohë të gjatë vetëm, bëjeni si një periudhë qetësie e jo si largim nga realiteti për pengesat që do të hasni. Është mirë që nga ana e brendshme të jeni gati për ndryshime. “Fëmija” juaj i brendshëm do t`ju detyrojë shpesh të shprehni kundërshtime. Njërën herë doni të bëni me kokën tuaj pa u vënë re nga syri drejtues i prindërve, e nga ana tjetër pasiguritë fëminore do t`ju detyrojnë të kërkoni mbrojtjen e kujdesin e të tjerëve. Zgjidhja për të gjitha këto është e thjeshtë –rrituni. Kështu kontrolli nuk do t`ju trembi sepse do të mundni të mbroni vetveten por dhe të krijoni marrëdhënie të bukura e të drejta.

Shigjetari mësoni të jepni

E djeshmja …

Periudha që sapo kaloi donte t`ju tregonte se tjetër gjë është krenaria dhe tjetër egoizmi, por dhe se cfarë ndodh kur I ngatërron.Shumë herë u përballuat me situata ku ju kishit kundërshtime  me qëndrimin tuaj qëndror, me disa ide tuajat diktatore dhe me ndjenjën tuaj se vetëm ju jeni në qendër të botës.Besoj se e morët mësimin e nuk do të dilni në përfundim se jeni të paaftë për të dashuruar e nuk meritoni asgjë.,  në mënyrë të ndërgjegjshme  ju pëlqeu sepse kështu u ndiet të sigurt, e se nuk kishit nevojë për askënd.Kushtet karmike zbuluan se mund të bëheni të bëheni tepër të dashur nëse tregoheni pak më të sjellshëm e zemër mëdhenj.

 

….dhe e ardhmja

Nuk nevojiten më dredhitë që përdorët për të plotësuar dëshirat tuaja. Për ju vjen një epokë sinqeriteti për të kontribuar  dhe jo me një rrugë”më jep atë që dua , të jap atë që do” Peshorja s`duhet të rëndojë as nga njëra anë e as nga ana tjetër. Por të ekuilibrohet me qëllim që të gjithë të jenë të kënaqur.Sigurisht ndërgjegjja juaj mund të kundërveprojë , sepse deri më sot ishit mësuar vetëm të merrnit e jo të jepnit. Tani rregulli do të funksionojë në të kundërt e mund dhe të vonojë kur është fjala që ju të merrni. Qetësohuni , shihni qartë dhe Karma do realizojë gjithcka.Evitoni pasionet, por kërkoni kaltërsinë dhe kënaqësinë tek ekzistenca, pa u interesuar se në cepin tjetër ju prêt dicka më e mirë.

 

Bricjapi më në fund, pak moskokëçarje.

 

E djeshmja…

E vështirë dhe e ndërlikuaj ishte për ju kjo periudhë karmike sepse duhej që të bënit gjithcka që kalonte nga dora juaj që të vendosnit rregull në të gjitha fushat e jetës suaj. Një rëndësi të vecantë I kushtuat cështjeve të punës dhe shëndetit.Duhet të erreshit me disa punë të lënë në mes me qëllim që të hynit me dinamikë të re  në këtë epokë të re, që do të jetë më positive për ju, dhe qëllimi I vetëm do të jetë liria e brendshme.

 

……dhe e ardhmja

Në këtë epokë të re fati do t`ju ndihmojë që të cliroheni nga problemet tuaja praktike e të merreni me probleme të botës shpirtërore.Do të ndihmoheni të kapërceni cdo problem psikologjik që mund ta keni marrë nga vitet e fëmijërisë, dhe të zbuloni se cfarë ndodh sa herë që ndiheni  të ushtrohet presion mbi ju.Do të keni mundësinë të ndiqni dëshirat tuaja pa u djersitur aspak përballë shoqërisë sepse qëllimi juaj kryesor do të jetë lumturia personale dhe krijimtaria.Në punë është e mundur të merni pozitë drejtuese, të drejtoni dhe këshilloni apo të vendosni të ndiqni një punë private.Ana juaj ekonomike do të ndryshojë dhe ju do të bëheni më dorëlëshuar.Do ndjeni nevojën për më tepër  zbavitje , apo jeta erotike do të bëhet më e lehtë dhe e ndjeshme  dhe shumë beqarë do të gjejnë partnerin e tyre.Në vija të përgjithshme , futeni në një periudhë  që do vendosni qëllime e do përpiqeni t`ja kaloni mirë.

 

Ujori      ndërtoni mirë të ardhmen tuaj

E djeshmja….

Lëni pas një periudhë gjatë së cilës duhej të piqeshit e të hynit në shoqëri.U rrotulluat mes “duhet” dhe “dua” pa eksperiencë   . Për këto duhet të merrnit vendime …pa dëshirën e të parës dhe as sigurinë dhe drejtësinë e së dytës, për të qenë të kënaqur, e mos të jepeshit në sytë e të tjerëve.

…dhe e ardhmja

Statusi juaj shoqëror ndryshoi por kini kujdes që veprimet tuaja të jenë metodike që të ndikojnë pozitivisht jetën tuaj personale, shoqërore dhe profesionale.Mos lëni asgjë në mëshirë të fatit se do ti gjeni përpara.E keqja është se fuqia e Karmës do të nxjerri në sipërfaqe fuqitë katastrofike që fshihni brenda jush.Këtë ta keni kujdes e të mos  lejoni pasionin t`ju coj në të njëjtat gabime. Gjithashtu ,  në se ka në mardhëniet tuaja, në martesë apo në punë ka ndonjë  grimcë të errët atëherë duhet të vini gjithë fuqitë tuaja  për të marrë vendimet . Fati ju fton të bëni jë pastrim të situatave pa pasur të humbur e viktima.Në ambjentin tuaj duhet të mbizotërojë dashuria , familjariteti dhe besimi.Nuk do të kalojë më diktatura dhe auatoriteti për realizimin  e qëllimeve tuaja.Ajo që do t`ju ndihmojë është ndjeshmëria , dëshira për tu bërë një me të tjerët dhe ngrohtësia juaj.

 

Peshqit    Fati është në anën  tuaj

E djeshmja…

Periudha që sapo kaloi ishte mjaft e vëshyirë për ju ,e ju dha mësime tepër interesante.Por  ju mësoi që të të mos e mbani hundër përpjetë, d.mth të prisni nga të tjerët që të përshtaten me situatat tuaja, të hidhnin vallen tuaj dhe të zbatojnë urdhërat tuaj.Dhe nëse vazhdonit në këtë ritëm fati ndoshta do t`ju ndëshkonte për t`I bërë të gjitha vetë.

…..dhe e nesërmja

Mes një viti e gjysëm nëse arritët që të ndryshoni Karmën tuaj , Fati do të jetë më I mirë me ju duke ju krijuar kushte më të favorshme. Shumë nga ju do të shohin t`ju realizohen dëshirat e tyre. Mos t`ju kapi melankolia se nëse shihni se dicka nuk shkon drejt.Jeta do t`ju hapi horizonte të reja dhe  ju mund të hapni krahë e të fluturoni , duke pasur parasysh shpejtësinë e dëshirës tuaj. Mendimet dhe veprimet tuaja të drejta do luajnë rolin e duhur , gjithashtu dhe përdorimi me masë I nevojave

tuaja për liri. Komunikimi sentimental do ketë një rëndësi të madhe. Përpiquni të harroni ankthet e të nxitoni vetë për gjithcka. Do të përpiqeni shumë herë këtë periudhë të plotësoni qejfet e jetës Kjo s`është e keqe. Por  mësoni mirë se cdo të thotë “do të doja “ dhe “ kam me të vërtetë nevojë”.

 

 

Shiko gjithashtu