Si flirton c’do shenjë e zodiakut?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Kur interesohemi për dikë të gjithë duam të tregojmë veten tonë më të mirë për ta joshur dhe t’I tregojmë interesin tonë erotic.Flirtimi është një “art”, është instikti që shtyn të flirtojmë.

Një buzëqeshje, një zë sensual dhe një sjellje paksa të sikletshme, janë shenja se po luhet një lojë erotike.Flirtimi bazohet më shumë në gjuhën e trupit, shikimin, dhe komunikimin indirect.

Ekzistojnë shumë mënyra që njerëzit tregojnë interesin e tyre erotik.Të tjerë janë më shumë të drejtë për drejtë dhe instiktiv, të tjerë përdorin metoda të caktuara joshjeje dhe të tjerë dërgojnë mesazhe të përzjera.

Ju jeni sulmues në flirtim apo të toneve të ulta?

Cila është teknika juaj në flirtim?

Dashi

Flirtimi juaj është direkt, i zjarrt dhe seksi.Ju pëlqejnë provokimet dhe të bëni gjithcka për të arritur t’i tërhiqni vëmëndjen personit që ju intereson. Por, nuk do të flirtoni për njëkohë të gjatë. Pavarësisht se ju pëlqen loja erotike, kurrë nuk do e ndiqni një person që do të vini re indiferencim nga ana e tij. Dëshironi personi të kundërpërgjigjet shpejtë, ndryshe kërkoni qëllim tjetër. Reflektoni besim dhe seksualitet kur flirtoni dhe do të refuzoni këdo që duket pasin apo nuk kundërpërgjigjet. Jeni disi sulmues në mënyrën se afrimitetit tuaj, por kjo buron nga pasioni për të arritur pikësynimin tuaj.

Demi

Të ndjeshëm dhe romantikë, flirtimi juaj është dicka e thjeshtë, magnetike dhe plot erotizëm. Jeni shenjë e qëndrueshme, e avashtë dhe shumë realiste, kështu disa herë dukeni patetikë deri sa të siguroheni për interesin e tjetrit apo hapat që do të bëni. Reflektoni sensualitet te theksuar dhe synoni kontaktik romantic dhe fizik, të prekni lehtë duart apo fytyrën e personit që ju intereson. Keni aftësinë të magnetizoni gjininë e kundërt pasi keni një atmosferë magjike dhe sensuale. Jeni të durueshëm dhe të qëndrueshëm dhe gjithashtu, tregoni interesin tuaj brenda mimikave të fytyrës. Jeni shumë të disiolinuar dhe dëshironi të ndjeni siguri për të bërë lëvizjen e parë.Kjo është arma juaj për të ndezur një erotizëm, tregoni anën perfekte të karakterit tuaj.

Binjakët

Flirtimi juaj është shpirtëror dhe plot lojëra, plot surpriza.Filloni gjithnjë flirtimin me një mënyrë sociale, që përfshin të folurën apo gjuhën e trupit.Preferoni bisedimet e zgjuara qëndezin flakët e pasionit dhe shmangni zakonisht bisedat e thella.Kur flirtoni jeni shumë t ëvëmëndshëm dhe keni shikim erotik dhe plot epsh.E dini si të përdorni fjalët e duhura për të përcjellë erotizmin tuaj personit që ju intereson.Vec faktit që dëshrioni aktin seksual, do duhet të stimulohet mendja juaj për të vazhduar në seks. Për të vazhduar në lidhje, do duhet personi të kalojë me sukses testet nënkuptuese që do ti vendosni. Jeni shumë të zgjuar në mënyrën e flirtimit por mund të bëheni dhe të ftohtë.

Gaforrja

Sentimentalë, të ndjeshëm dhe joshës, flirtimi juaj është tradicional, harismatik dhe argëtues.Bëni shumë lajka dhe jeni të sjellshëm por disa herë jeni të turpshëm pasi doni të siguroheni për interesin e personit tjetër para se të bëni hapin e parë.Kur të filloni të flisni, askush nuk mundet t’ju ndalojë.Mundeni të lexoni shenjat verbale dhe shpirtin e njeriut që ju intereson.Tregoni interesin tuaj por dhe në vazhdim tërhiqeni për pak më larg.Kur flirtoni zakonisht buzëqeshni dhe flisni me një mënyrë sentimentale, duk efilluar nga bisedat shoqërore. Disa herë do të thoni disa shaka për të thyer akullin. Shikimi magnetic dhe ana juaj romantike e josh lehtë gjininë e kundërt.

Luani

Flirtimi juaj është madhështor, i tepruar, dramatik dhe egoist.Jeni të guximshëm dhe argëtues dhe afroheni direkt me objektin e pasionit tuaj, duke bërë cdo gjë për ti tërhequr vëmëndjen.Bëni disa sjellje që e tërheqin një njëri, jeni të flaktë dhe përcillni zjarrin e pasionit tuaj.Nuk keni frikë të tregoni interesin dhe të falni zemën tuaj, nëse jeni të dashuruar.Jeni të dhimbsur dhe kërkoni një lidhje afatgjatë. Buajrë dhe kërkues, dini sesi të joshni dhe të lavdëroni personin që ju intereson, duke I shprehur adhurimin tuaj. Joshta është një armë shumë e fortë e afrimitetit për ju.Kur doni të tërhiqni vëmëndje, I dini të gjitha mënyrat.

Virgjëresha

Të turpshëm dhe misterioz, flirtimi juaj është i thjeshtë dhe disi I kujdesshëm, gjë që do të thotë se mund të jeni komunikues por kryesisht dhe flirtoni me bazë gjuhën e trupit. Zakonisht nuk vazhdoni direkt në aktin seksual, as presionoheni të bëni shpejt një lidhje të përhershme pasi analizoni në thelbësi sjelljen e përsonit që ju intereson.Mundet të ndiheni një seksualitet dhe erotizëm të theksuar por jeni të zgjuar dhe zgjidhni partnerin tuaj seksual me bazë cilësinë. Eshtë e vështirë për tëb tjerët ta kuptojnë interesin tuaj dhe të kuptojnë se c’farë po ndodh brenda shpirtit tuaj. Për të tërhequr dikush vëmëndjen tuaj do duhet të konsiderohet perfekt.

Peshorja

Të balancuar dhe të paraqitshëm, flirtimi juaj është direkt, I lezetshëm dhe tërheqës dhe përcjell erotizëm dhe sensualitet. Kur flirtoni përcillni njëbalancim , nuk ju pëlqen të dërgoni mesazhe kontradiktore. E dini c’farë doni, ose një situatë momentale ose një lidhje afatgjatë. Jeni të pasionuar dhe përdorni fjalët e duhura për të tërhequr vëmëndjen e personit që ju intereson, të gatshëm të ndani bashkë c’do detaj të kaluarës, të tashmen dhe të ardhmen. Nuk keni frikë të bëni hapin e parë, nëse personi juaj duket interesant. Nga ana tjetër, nuk ju besdis të prisni deri sat ë bëni hapin e parë, nëse e konsideroni të nevojshme.

Akrepi

Pasionantë, mistëriozë por dhe mashtrues, flirtimi juaj është seksual dhe I fuqishëm.Jeni mbreti i flirtimit ndërkohë natyra juaj e ndërlikuar dhe jashtëzakonisht e ndjeshme, ju bën disi më të guximshëm në stimulimin e personit që ju intereson. Do të përdorni c’do teknikë dhe do të bëni c’farë nevojitet për ta arritur objektin e pasionit tuaj. Erotizmi juaj eksitohet kur jeni në një debat fjalësh dhe me siguri nuk mundet askush t’ju rezistojë. Dhe vetë prezenca juaj do të ngrijë gjini tjetër, pa asnjë komunikim, vetëm më shikim joshës dhe gjuhën e turpit. Jëni disa herë aq të guximshëm sa kjo mundet të shkaktojë shuëm probleme nëse nuk lëvizni me strategji.

Shigjetari

Të papritur dhe interesantë, flirtimi juaj është I pakujdesshëm dhe I gjallë. Zakonisht filloni të flirtoni me një bisedë filozofike që do t’i bëjë përshtypje gjinisë tjetër. Shumë herë ama nuk kuptohet intersi juaj pasi jeni sentimentalisht të drejtpërdrejtë.Flirtimi është përplot me surpriza, joshëse dhe të papërmbajtshëm.Për ju, flirtimi është gjithmonë një eksperincë argetuese, një mundësi për hapni krahët tuaj, të provoni fatin tuaj dhe të kaloni caste të këndshme.Më shumë c’do shenjë tjetër, kuptoni se humori është një stimulusimë i madh.Shpiti është arma më e fortë të terheqjes për ju dhe një shaka e mirë ju eksiton erotikisht.

Bricjapi

Autentik dhe të sinqertë, flirtimi juaj është serjoz, I përmbajtur dhe shumë mirë i organizuar.C’do lëvizje juaj programatizohet me kujdes dhe llogaritet, nuk i lini gjërat në dorë të fatit. Do të flirtoni vetëm me dikë që duket se ju lëviz me të vërtetë interesin. Jeni të rreptë në lëvizjet tuaja port ë qëndrueshëm, nuk e harxhoni kohën tuaj kur duket në horizont se nuk ka vazhdimësi. Do të përdorni gjuhën e trupit për të flirtuar dhe nukjnei të drejt për drejtë, fakt që ju drejton në joshjen personave të gabuar gjatë kohëve. Zakonisht filloni flirtimin duke folur për shtëpinë tuaj, jetën tuaj sociale dhe aspiratat tuaja në punë.Bëni gjithcka për të fituar admirimin dhe respektin e personit që ju intereson.

Ujori

Flirtimi juaj është i zgjuar, dhe plot surpriza.Sepse jeni shumë social, ndiheni rehat të flirtoni më persona nga gjithë shtresat sociale.Partneri juaj ideal për ju është dikush që I paraqitshëm dhe me shpirt të lirë dhe zakonisht zgjidhni persona që munden t’ju eksitojnë mendjen.Jeni në vecanti të talentuar për të përdorur gjuhën e trupit për të tërhequr vëmëndjen e personit që ju intereson. Gjithashtu, përdorni parandjenjat dhe mendjemprehtësinë tuaj për të gjetur partnerin tuaj ideal, por e meta është se nuk I shprehni ndjenjat tuaja me rezultat të humbisni mundësi. Bëni c’do gjë të pazakontë për të joshur prenë tuaj.

Peshqit

Të ndjeshëm dhe sentimentalë, flirtimi juaj është magnetk, misterioz dhe sentimental.Në përgjithësi jeni të turpshëm por kur e vendosni t’i afroheni pasionit tuaj dhe të hapeni më në fund, fjalët tuaja janë plot erotizëm por edhe mister.Keni një imaghinatë të fortë dhe ëndërroni shpesh personin që ju inetereson.Pavarësisht faktit se jeni intuitive, imagjinata juaj, ju dërgon në partner erotikë të papërshtatshëm. Nuk është e vështirë për jun të kuptoni karakterin e një personi përmes një bisede, nëse nuk lini t’ju ndikojnë ndjenjat tuaja. Tregoni simpati të pakufizuar dhe ndjenjë, gjë e cila stimulon të tjerët të ndjajnë me ju shqetësimet dhe problemet e tyre.

Shiko gjithashtu