Shenjat dhe Divorci

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
17/03/2018

Ne jemi mësuar të flasim për shenjat dhe marrëdhëniet e tyre, sjelljen e tyre erotike, mënyrën se si i qasen ndaj të tjerëve dhe mënyrën se si ata mendojnë. E megjithatë,në të njëjtën kohë shmangim adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sjelljen e tyre nën presion. Si reagojnë zodiakët kur shohin se nuk kalon e vetja ?Si sillen kur lidhjet e tyre dështojnë? Çfarë bëjnë konkretisht kur vjen përpara tyre spektri i divorcit?

Në pjesën në vijim do të përpiqemi të japim një pasqyrim të vogël të sjelljes së shenjave në kushtet që çojnë në divorc ose ndarje. Ne do të përshkruajmë sjellje karakteristike që na kujtojnë natyrën e çdo shenje. Natyrisht, këto sjellje tregojnë tendenca dhe jo rregulla dhe përveç kësaj teksti në vijim ka edhe një sensë të lehtë të humorit. Sidoqoftë,në çdo rast  japin një ide të personalitetit të secilës shenje dhe si reagon ajo kur gjërat në marrëdhëniet e saj nuk shkojnë dhe aq mirë.

Dashi :

Dashi ikën nga një marrëdhënie dhe përplas derën pas tij. Reagimi i tij ndaj dështimit zakonisht është i dhunshëm.Nevrikoset ose shpërthen, dëshmon ose blasfemon dhe në çdo rast duket i fyer nga gjëja më e vogël. Në jetën e tij vepron në mënyrë impulsive dhe pa menduar. Pra, në rastet kur gjërat nuk po funksionojnë mirë, vendos të ndahet. Ai harron shpejt momentet e lumtura dhe kujton vetëm ato që e lëndojnë,të cilat zakonisht kanë ndoshur së fundmi. Ai refuzon të bëjë kompromise me të tjerët dhe kur një situatë nuk i përshtatet, ai preferon të largohet.

Dashi zakonisht ndahet në mënyrë direkte, pa hezituar ose përkohësisht për të testuar. Atij nuk i pëlqen meditimi dhe të menduarit tepër. Ai largohet papritur dhe sillet në mënyrë të ashpër me ish partnerin, nëse e takon sërisht. Ai është spontan në reagimet e tij dhe nuk i pëlqen aspak të tregojë mirësjellje të shtirur.

Demi :

Demi përpiqet të mos ndahet. Ai nuk i pëlqen ndryshimet e situatave dhe preferon të këmbëngulë për një marrëdhënie deri në krisjen përfundimtare. Ai nuk e pranon se një lidhje ka mbaruar dhe me kokëfortësi përpiqet ta mbajë partnerin e tij panë. Ai zakonisht e konsideron partnerin pronë të tij – dhe, siç dihet, Demat nuk duan të ndajnë çka është e tyre. Gjithashtu, ai refuzon të ndryshojë karakterin e lidhjes në mënyrë që ta ripërtërijë atë. Nuk lejon periudha prove të ndarjes , as situate të lirisë të tipit “të shohim dhe të tjerë”.

Demat nuk i pëlqejnë provat.Torturohen me kokëfortësi në lidhje që ndonjëherë i ka ardhur dhe fundi. Ata qendrojnë  aty dhe refuzojnë të largohen. Mëgjithatë, nëse janë të detyruar ta bëjnë këtë, përvoja është aq traumatike për ta saqë i fshijnë ish-partnetët e tyre nga kujtesa e tyre, në mënyrë që të mos i kujtojnë përvojën e ndarjes.

Binjakët :

Binjakët zakonisht ndahen papritur. Në shumicën e rasteve shkaku i ndarjes është pabesia e tyre.Ose zbulohet kjo pabesi  ose e pranojnë vetë. Binjakët kanë një “sinqeritet” të çuditshëm në këto çështje – të tjerët megjithatë e konsiderojnë pafytyrësi. Ata ndihen plotësisht rehat për t’ju treguar partnerëve të tyre gjithçka për veten, duke përfshirë tradhëtinë. Këtë guxim zakonisht e paguajnë me  ndarje.

Por zakonisht këtondarje nuk janë përfundimtare. Ata largohen, kthehen dhe qëndrojnë të pavendosur ndërmjet kohës përpara dhe pas. Hezitojnë mes divorcit nga ribashkimit, mes ndarjes dhe kthimit. E kanë të vështirë të jenë larg partnerit të tyre – që shpesh luan rolin e prindit. Sidoqofë, në fund të fundit,nëse përfundimisht ndahen, ata mbajnë marrëdhënie të mira me ish-partnerët e tyre dhe përpiqen të qëndrojnë me ta miq të mirë.

Gaforrja:

Gaforrja ndahet sepse dashuron. Dashuria e tij është kaq mbytëse dhe ekskluzive saqë nuk e lejon partnerin e tij të shprehë lirisht personalitetin e tij. Në fillim kjo lloji dashurie mund të jetë e dobishme për disa. Megjithatë, në vijim, kur partnerët e marrn veten,kërkojnë hapësirën e tyre të zhvillimit. Pra, kur ata kërkojnë që hapësira për tu zhvilluar, atëherë fillojnë grindjet me partnerin. Gaforrja ka zili suksesi e tjetrit dhe ndjen se ai nuk është më i dobishëm në jetën e tij. Xhelozinë e tij e shfaq me kritika, të cilat shtiret se i bën në mënyrë objektive. 

Kritikat e vazhdueshme krijojnë herët a vonë një urrejtje midis partnerëve dhe hendeku emocional mes tyre bëhet i pakapërcyeshëm. Por ndarja nuk është një detyrë e lehtë për ta, sepse zakoni është kundërshtar i tij. Është zakon që detyron Gaforren që të qendojë në lidhje të dënuara. Dhe ndërkohë që është ai që nisi kritikat, rrugës ai ngjitet tek partneri i tij dhe vendos t‘i ndërpresë ato. Dhe kështu kjo lidhje transformohet në një lidhje e dashuri-urrejtje.

Luani :

Luani e konsideron divorcin si një dështim. Ashtu si të gjitha gjërat në jetë, ai gjithashtu e merr  personale dhe ndjehet i pasuksesshëm kur nuk çon deri në fund një lidhje të suksesshme. Për të shmangur zhgënjimin e dështimit, ai përpiqet të shmangë ndarjen me çdo kusht.

Por kur ndarja bëhet i pashmangshme, ai të paktën përpiqet të ruajë dinjitetin e tij. Ai përpiqet të mos  ngarkohet vetë me këtë dështimi, por ja ngarkon tjetrit. Ai gjen arsye dhe shkaqe në sjelljen e partnerit të tij për shpërbërjen e lidhjes, pa kritikuar qëndrimin e tij në këtë marrëdhënie. Sillet andej këndej në mjedisin e ish çiftit  dhe duke u  munduar të ulë karakterin e partnerit të tij. Ai ja ngarkon gjithë peshën e dështimin të lidhjes atij,pa  bërë  autokritikën më të vogël. Për Luanin është e rëndësishme të mendojë se bëri çdo gjë të nevojshme për të krijuar një marrëdhënie të suksesshme.

Virgjëresha :

Virgjëreshat ndahen sapo të shfaqet një partner më i mirë në jetën e saj. Ato e konsiderojnë divorcin një proçes, i cili ja vlen të vazhdojë,vetëm nëse kanë planifikuar çfarë do të bëjnë më pas dhe nuk e nisin këtë proçes nëse nuk kanë parashikuar se cila do të jetë situata pasuese. Virgjëreshat kurrë nuk ndahen spontanisht dhe zakonisht nuk ndahen në mënyrë përfundimtare. Ata gjithmonë i lënë dyert e hapura për partnerët e tyre të mëparshëm në rast se gjërat nuk shkojnë mirë dhe do të duan të kthehen. Dy gjëra të mbeteua në shtëpinë e is-partnerit dhe një mëngjes i rregullt, i  lejon atyre të marrin inisiativën për t’u kthyer në vendin e bashkëjetesës së mëparshme.

Pas ndarjes, ato përgjithësisht mbajnë një qëndrim diplomatik në marrëdhëniet e tyre me ish partmerëtët. Ata u qëndrojnë si miq, dëgjojnë ankesat e tyre dhe i ndihmojnë me punën dhe vështirësitë. Pra, Virgjëreshat gjithmonë mbajnë një kontakt që u lejon të ndjejnë siguri për të përballuar jetën dhe vetminë.

Peshorja:

Peshorja zakonisht i “shkrin” marrëdhëniet e saj sentimentale për shkak të pakënaqësisë. Kur  ndjen se në kontekstin e marrëdhënies së tij sentimentale,kupton se qetësia e tij është tronditur,atëherë mendon se është koha për t’i dhënë fund kësaj lidhjeje. Për Peshoren është shumë e rëndësishme të ketë një rutinë të përditshme, të qetë dhe të mos ketë faktorë në jetën e tij,që i sjellin  hallakatje të përditshme. Për këtë arsye, ai gjithmonë përpiqet të mbajë një atmosferë pozitive në marrëdhënien e tij me partnerin.

Nga ana tjetër, ajo gjithashtu ndjen një pakënaqësi emocionale dhe heziton nëse duhet ta shprehë apo jo. Sidoqoftë, Peshorja përpiqet ta mbajë këtë klimë të qetë edhe kur është në fazën e ndarjes. Ai i urren  shpërthimet emocionale dhe histeritë dhe përpiqet të shohë procesin e ndarjes në mënyrë logjike dhe të drejtë.Edhe nëse ai është hidhëruar nga partneri i tij, ai përpiqet të mos jetë I padrejtë me të në çështje të rëndësishme, siç është ndarja e pronës. Paralelisht,ai nuk pranon t’i bëjë padrejtësi as vetëvetes. Pas ndarjes, ai përpiqet të ketë relata të mira me ish-partnerin dhe jo ta lëndojë atë.

Akrepi:

Akrepi nuk dëshiron të ndahet kurrë në jetën e tij. Shoqëruesi i tij I jetës, dëshiron të jetë i përjetshëm, ta ketë përgjithmonë pranë tij dhe të mos e braktisi kurrë. Kur ai dashuron dikë, ai nuk mund të mendojë se ai një ditë do ta braktisë. Ai vetë i mëshon të drejtën të përjashtojë veten nga ky rregull.Por nëse ai vet mërzitet me partnerin e tij, ai nuk ka asnjë hezitim të heqë dorë. Ajo që Akrepi kurrë nuk do të lejonte që partneri i tij të bënte, nuk do të kishte asnjë  keqardhje ta bërë vetë.

Por nëse partneri i tij vendos të heqë dorë, Akrepi do të përpiqet të hakmerret. Ai do të kërkojë pikën e tij më të dobët, do të kujtojë të gjitha gabimet dhe mosvmarrveshjet që kishte bërë në marrëdhënie dhe do të gjejë pas ndarjes ndonjë mënyrë për ta kthyer partnerin sërisht. Përmes kthimit, ai do të tërheqë një ndjenjë kënaqësie dhe drejtësie. Duke I bërë ndonjë dëm ish-partnerit të tij, ai do të jetë në gjendje të shuajë ndjenjat e dhunshme që e verbojnë dhe  të kënaq dëshirën e tij për hakmarrje.

Shigjetari:

Shigjetari zakonisht ndahet kur ndihet nën presion.Ai urren ndjenjën e zotërimit dhe idenë se ai jeton në një realitet që vazhdimisht përsëritet dhe e çon në një jetë jo aktive. Shigjetari dëshiron të ndjehet i lirë për të provuar gjërat dhe për të marrë parasysh të gjitha shanset e zhvillimit në jetën e tij. Ndër të tjera, ai dëshiron të provojë shanset për të gjetur një bashkëshort më të mirë se ai  që ka tani. Kjo shpesh e bën të ndahet nga partneri tij, pa asnjë arsye të veçantë, por vetëmsepse ai dëshiron të përpiqet të shohë se si do të jetë me dikë tjetër.

Nga ana tjetër, ai nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet e tij miqësore, as nuk mendon se është gjë e keqe të jetë në kontakt me një nga ish-partnerët e tij – kështu që të mund të kujtojmë të vjetrat.Shigjetarit në përgjithësi nuk i pëlqejnë kompromiset dhe kufijtë, dhe për këtë arsye nuk i krijon ndonjë ndjesi të veçantë sikur fakti që po ndahet – apo edhe që po martohet. Ajo që mund të ndryshojë me ndarjen është se ai ndien një lehtësim dhe një liri më të madhe për të kërkuar diçka të re.

Bricjapi:

Bricjapi zakonisht qëndrojn në një marrëdhënie si   një ndjenjë detyrimi. Ata ndjehen të detyruar të qëndrojnë me partnerin e tyre, duke nderuar angazhimin që  kanë bërë me bashkëshortin e tyre në kohën e martesës. Premtimet dhe betimet luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin e tyre të vlerave dhe ata mendojnë se duhet t’u shërbejnë vlerave të tyre edhe nëse marrëdhënia e tyre nuk i kënaq ato. Ndonjëherë ata mund të detyrohen të krijojnë lidhje jashtëmartesore për të arritur ta mbajnë premtimin e tyre dhe të mos divorcohen. Megjithatë, edhe nëse duket kontradiktore, angazhimet formale per Bricjapin ndonjëherë luajnë një rol më të madh sesa ato emocionale.

Nëse Bricjapi përpiqet të mbajë kontratën e jetës me çdo kusht, kjo nuk do të thotë se partnerët e tyre do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata mund të perceptojnë rolin e angazhimit ndryshe dhe të largohen. Në këto raste Bricjapi bie në një melankoli të gjatë. Ai fillon të punojë gjithnjë e më shumë, shpenzon më shumë kohë në të dhe gjithnjë e më shumë preferon terapinë profesionale. Përmes arritjes së qëllimeve të tij të punës, ai ngadalë fillon të rimëkëmbet dhe të rifitojë besimin e humbur dhe tani po përpiqet më sistematikisht të rindërtojë jetën e tij.

Ujori:

Ujori zakonisht ndahet kur nuk ka zgjidhje tjetër. Ai pëlqen marrëdhëniet e qëndrueshme dhe nuk dëshiron të ndryshojë partnerët e tij si këmishat. Për këtë arsye, kur ka probleme në marrëdhënien e tij, ai përpiqet t’i zgjidhë ato me çdo mjet dhe tregon gjithë dëshirën e  nevojshme në këtë drejtim. Por ndonjëherë sado dëshirë të mirë të tregojë, problemet me sa duket vazhdojnë dhe nuk prapsen. Pastaj, në një moment, ai është i lodhur dhe jep dorëheqjen nga përpjekja për të “shëruar” situatat. Ai çaktivizohet emocionalisht dhe qëndrimi i tij ndaj partnerit është i ftohtë.

Ai përpiqet të rindërtojë jetën e tij dhe të gjejë një partner tjetër për t’i ofruar stabilitetin që ka nevojë. Ai po kërkon një partner të mirë që do të ndajë me të shumë ide progresive. Nëse gjen dikë që i përshtatet këtij imazhi, atëherë ai e rindërton jetën e tij si dhe marrëdhëniet e tij. Por ai nuk ka asnjë kundërshtim për të vazhduar i vetëm, përveç nëse  i del diçka në këtë drejtim.

Peshqit:

Peshqit zakonisht ndahen sepse kanë gjetur një lidhje tjetër. Ata, natyrisht,ndjejnë keqardhje që po braktisin partnerin e tyre dhe torturohen së brëndshmi. Megjithatë, nëse gjejnë një marrëdhënie më të mirë për ta, ata nuk hezitojnë të ecin përpara. Braktisja është një model i zakonshëm në marrëdhëniet e Peshqve edhe nëse nuk janë ata që  braktisin, mund të jenë partneri i tyre që do o braktisë ato. Në këtë rast ata vetë janë të pikëlluar thellë dhe ndihen të tronditur.

Por ata po përpiqen që shumë shpejt të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme dhe të ecin përpara- duke zëvendësuar ish-partnerin e tyre. Është shumë e rëndësishme që ata të zëvendësojnë shpejt bashkëshortin e tyre dhe problemi zakonisht ndodh nëse ata nuk arrijnë ta bëjnë këtë. Atëherë ata ndjehen shumë të dekurajuar, në një masë të tillë saqë madje, mund të pranojnë sërisht ish-partnerët e tyre –mbase- të penduar.

Ndarja për Peshqit në përgjithësi është një proces që zgjat. Zakonisht nuk pritet direkte dhe lehtë nga të partnerët e tyre, pasi fati i lidh ato përgjithësisht me detyrat dhe obligime të përbashkëta (fëmijët, pronat, etj.). Ndaj, janë të detyruar t’i shohin ata përsëri ,për të kujtuar momentet që i kanë lënduar të dy.

Shiko gjithashtu