Parashikimet

Horizonti hapet, por fitorja kërkon disiplinë.
Për Shigjetarin, java është më e hapur dhe më dinamike. Dielli në Peshore aktivizon miqësitë, grupet, publikun dhe planet afatgjata. Marsi dhe Jupiteri në Luan ndezin udhëtimet, studimet, projektet me jashtë dhe dëshirën për të zgjeruar horizontin. Saturni në Dash ju kërkon më shumë përgjegjësi në dashuri, krijimtari dhe çështje që lidhen me fëmijët, ndërsa Urani në Binjakë vazhdon të sjellë surpriza në marrëdhënie. Plutoni direkt në Ujor fillon të ndryshojë mënyrën si komunikoni dhe si ndërtoni rrjetin tuaj.
Dhjetëditëshi i parë - MARRËDHËNIET DUAN LIRI DHE TË VËRTETË
Urani përballë jush mund të sjellë sjellje të papritura nga partneri ose dëshirën tuaj për më shumë hapësirë. Në të njëjtën kohë, Plutoni direkt në Ujor ju bën më të fortë në komunikim dhe më pak tolerantë ndaj fjalëve boshe. Nëse një marrëdhënie është e shëndetshme, mund të gjejë formë më të lirë pa humbur lidhjen. Nëse mbahet vetëm nga zakon, mund të duket më qartë çfarë nuk funksionon.
Këshilla: Liria dhe angazhimi nuk janë armiq. Kërkoni marrëdhënie ku mund të jeni vetvetja pa u larguar nga përgjegjësia.
Dhjetëditëshi i dytë - PLANI I MADH KËRKON STRUKTURË
Marsi në Luan në trekëndësh me Saturnin në Dash është një nga ndikimet më të dobishme për ju. Mund të organizoni studim, udhëtim, projekt krijues, dokument ose një plan që kërkon disiplinë. Kjo është energji për rezultat, jo vetëm për entuziazëm. Në dashuri, Saturni kërkon seriozitet: një histori mund të stabilizohet nëse ka bazë, ose mund të humbasë shkëlqimin nëse ishte vetëm aventurë.
Këshilla: Mos u mjaftoni me vizionin. Vendosni afat, plan dhe hapa konkretë. Kjo javë shpërblen punën e organizuar.
Dhjetëditëshi i tretë - MIQTË DHE FATI HAPIN HORIZONT
Dielli në Peshore dhe Jupiteri në Luan ju favorizojnë shumë. Një mik, grup, kontakt me jashtë, udhëtim ose projekt mund të hapë një derë interesante. Mund të ketë më shumë optimizëm dhe ndjenjën se po kthehet perspektiva. Nëse punoni me publikun, media, mësim ose projekte ndërkombëtare, java mund të jetë shumë produktive. Por mos e shpërndani energjinë në shumë drejtime.
Këshilla: Zgjidhni një mundësi që ju çon realisht përpara. Jo çdo derë e hapur duhet kaluar.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu
Ju presim…