Parashikimet

20/2-20/3
Peshqit per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Mundet programi i ditës të jetë i orientuar në detyrimet dhe cështjet e lëna pezull të rutinës, edhe pse mendja juaj sot mendon gjëra të tjera, pasi ndjeni nevojën për të qëndruar larg nga turmat e lodhshme. Për më tepër, brenda programit që keni krijuar për sot, do duhet të gjeni kohë për t’ja kushtuar kujdesit tuaj shëndetësor.

Dashuria

Pasiguri, frikë dhe ndërgjegjie që vret, ka mundësi të vijnë në sipërfaqje të jetës tuaj sentimentale dhe t’ju largojnë nga njerëzit që ju rrethojnë, ndërkohë që duke lënë me një anë egoizmat, do të afroheni përfundimisht më pranë personit që ju intereson.

Karriera dhe financat

Ambjenti i punës dhe puna është më e lodhshme sot sesa zakonisht, ndaj dhe ju do të vraponi për t’i arritur të gjitha, por mbani mend ama se është më e shëndetshme të qëndroni larg nga situatat e ngatërruara.

, , ,
20/1-19/2
Ujori per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Sot prisni shumë nga të tjerët dhe kërkesat tuaja janë vecanërisht të larta, pasi nuk jeni më të kënaqur nga fjalët dhe kërkoni vepra. Por, mbani mend se duhet të jeni më fleksibël në mënyrë që të shmangni tensionet.

Dashuria

Keni kaluar prej kohësh në një periudhë ku të tjerët kërkojnë shumë prej jush dhe kjo ju karikon, ndërkohë që nuk janë të pakta herët ku do të përballeni me një klimë të elekrizuar në cështjet tuaja sentimentale, por aspironi të ndani një përditshmëri të këndshme me partnerin tuaj, kështu që kujdesuni të shmangni në maksimum ditën e sotme.

Karriera dhe financat

Dita e sotme është e mirë ama për të krijuar kontakte dhe në rast se përballeni me dilemma, kaloni në vëndin e palës tjetër, por duke patur kujdes të mos lini hapërsira për komente në ambjentin e punës tuaj.

, , ,
22/12-19/1
Bricjapi per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Ndjeni nevojën të jeni ju pas  timonit të zhvillimeve, ndërkohë që brenda horizontit të ditës do të hasni disa pengesa praktike që ju presionojnë, qoftë dhe përkohësisht. Për më tepër, ndërkohë që përpiqeni të mendoni dhe nevojat e të tjerëve që ju rrethojnë, tuajat do të duken më bindëse për t’u plotësuar, gjë që bëhet shkak për debate.

Dashuria

Lidhjet tuaja ndërpersonale vazhdojnë të qëndrojnë këtë periudhë në epiqëndrën e interesit tuaja, dhe do të ruani distancime fizike apo sentimentale nga personi që ju intereson, pasi do të ndjeni se nuk përmbushen kushtet që keni nevojë.

Karriera dhe financat

Përpiqeni të sistemoni borxhet tuaja ekonomikë, por balancimi i të ardhurave me shpenzimet, dhe në përgjithësi përmbajtja e portofolit tuaj sot, presionohen mjaftueshëm për të qënë korrektë.

, , ,
23/11-21/12
Shigjetari per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Dita e sotme ka shumë mundësi për ju, pasi mundeni të trajtoni cështjet që ju shqetësojnë, por edhe të përparoni në ceshtje që keni ndër mend, me kushtin se nuk do të mjaftoheni me pak për shkak të frikës, pasi dita sot ju fton të jeni më shumë të përqëndruar në ato që keni për të bërë.

Dashuria

Duke lënë me një anë sjelljet e pamenduara, mundeni të bëni që zëri juaj të dëgjohet dhe të arrini shumë në cështjet tuaja personale, në një periudhë ku kërkoni tension dhe pasion në lidhjet tuaja.

Karriera dhe financat

E sotmja është një ditë që ju ndihmon në materializim, akoma dhe nëse takoni disa pengesa të përkohshme. Por nga ana tjetër ama, do duhet të kini kujdes shpenzimet e tepruara.

, , ,
23/10-22/11
Akrepi per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Ftoheni të ndërmerrni përgjegjësi dhe të përmbushni detyrimet që keni marrë përsipër, ndërkohë që një skenat i mundshëm për ju është se do duhet të lini me një anë jetën tuaj sociale, për pak, për shkak të disa cështjeve që lidhen me shtëpinë apo familjen.

Dashuria

Edhe pse akoma dita e sotme duket se ju kufizon zgjedhjet tuaja, ekzistojnë mundësi për caste të këndshme, pavarësisht se favorizohen më shumë cështjet tuaja sentimentale nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Por, në përgjithësi mundeni këtë periudhë të stabilizoni situatat.

Karriera dhe financat

 Karriera juaj por edhe figura që përcillni nëpërmjet saj, sot do të kalojnë disa sfida, të cilat përfundimisht do të përmbushen me sukses dhe kjo sjell një ndikim pozitiv të drejt për drejt dhe në financat tuaja.

, , ,
23/9-22/10
Peshorja per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Dita e sotme ju fton të ndërmerrni përgjegjësitë që ju përkasin dhe të aktivizoheni mbi qëllimet që keni vendosur, që në përfundim të arrihet një rezultat më praktik dhe të materializohen planet tuaja produktive. Megjithëse, pavarësisht faktit se keni shumë detyrime dhe ndiheni të presionuar, sot mundësi të arrini shumë gjëra.

Dashuria

Kontaktet tuaja janë ajo pjesë në të cilën mund të mbështeteni, ndërkohë që do të bëni biseda dhe takime me persona të rëndësishëm. Por do duhet të menaxhoni më mirë mënyrën me të cilën komunikoni me familjarët tuaj, pasi fërkimet mbeten ende.

Karriera dhe financat

Nëse merreni me përpjekjet kolektive, sot kërkesat e të tjerëve përballë jush do të jenë më të larta, fakt që si përfundim ju aktivizon, ndërkohë që pozitive janë të rejat për financat tuaja, duke llogaritur një sjellje më të zgjuar.

, , ,
24/8-22/9
Virgjëresha per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Detyrimet e përditshmërisë sot duket më shumë presionuese, pasi dëshironi të shpëtoni nga realiteti i cekët, por cështjet e lëna pezull duket se nuk ju lënë shumë mundësi zgjedhjesh. Kështu që përdorni ndihmën që ju ofrojnë familjarët tuaja dhe shfrytëzoni mundësitë për të përgatitur hapat tuaja të ardhshme.

Dashuria

Pavarësisht karakterit të lodhshëm të ditës, si përfundim do të arrini të afroheni më shuëm me personat e rrethit tuaj familjar, ndërkohë që do të investoni më shumë energji në shtëpi, qoftë dhe nëse ekziston vështirësi në komunikimin tuaj me personin që ju intereson.

Karriera dhe financat

Ambjenti juaj i punës ka shumë kërkesa nga ju ndaj dhe ftoheni të tregoni veten tuaj më të mirë. Por kini kujdes ama lëvizjet tuaja ekonomike, pasi portofoli juaj sot duket mjaft i presionuar, edhe pse fati nuk ju lë pa ndihmë!

, , ,
23/7-23/8
Luani per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Keni disa detyrime ndaj personave të tretë dhe sot ka mundësi të ftoheni t’i përmbushni. Por, në përgjithësi, ndiheni se kushtet aktuale ju kufizojnë plane, ndërkohë që në realitet ju ftojnë të largoni c’do gjë të tepruar që ju pengon përparimin e planeve tuaja produktive, vecanërisht nëse keni lindur në Korrik.

Dashuria

Ndjeni se sot ju ndjejnë distancat, fizike apo sentimentale, me personin që ju intereson, ndërkohë që do të gjeni një mënyrë që në përfundim të mbushni hapësirat dhe të afroheni më shumë, duke lënë egoizmin me një anë. Gjithashtu rol të rëndësishëm do të ruajnë personat tuaj të dashur.

Karriera dhe financat

Ndryshimet në programin e punës tuaj vazhdojnë, kështu që sot do duhet të jeni më fleksibël dhe të mos lini që stresi t’ju mproshtë. Gjithashtu, do duhet të jëni më të kujdesshëm me lëvizjet që do të bëni në cështjet tuaja ekonomike.

, , ,
22/6-22/7
Gaforrja per neser
25/05/2020

Të përgjithshmet

Do të sillni në sipërfaqje të gjitha sa keni përgatitur periudhën e kaluar, ndërkohë që paralelisht do të fokusoni vëmëndjen tuaj në tema personale. Fundja, intuita juaj sot është vecanërisht e rritur dhe ju drejton në zgjidhje.

Dashuria

Nëse keni lindur në dhjetditëshin e parë, sot mund të bëni që zëri juaj të dëgjohet dhe të arrini gjëra me këndin e mirë të Marsit me Uranin, ndërkohë që në Korrik do të përballeni me situatat në mënyrën më të pjekur. Preferohet të shmangni ama veprimet e nxituara, nëse nuk keni studjuar në thelbësi rezultatet e mundshme.

Karriera dhe financat

Do të bëni disa ekzagjerime në mënyrën sesi afroheni me eprorë, punëdhënës apo në përgjithësi tema karriere dhe kjo përcjell një figurë që nuk ju favorizon. Për më tepër, është e rëndësishme që sot të mateni në shpenzimet që do të bëni.

, , ,
21/5-21/6
Binjakët per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Dita e sotme vjen për të vënë në zbatim disa ide apo mendime që keni dhe kjo ka mundësi të mos ju jetë plotësisht e këndshme, ndërkohë që bëhet fjalë për një ditë ndihmuese për aspirat tuaja, duke marrë parasysh dhe faktin se komunikimi është pika juaj e fortë, mjafton të veproni brenda normave. Fundja, nuk jeni vetëm në përpjekjet tuaja, pasi keni aleatë të rëndësishëm përkrah.

Dashuria

Gradualisht do të sqarohet pamja e cështjeve tuaja personale dhe do të mundeni të veproni më lehtë, duke u afruar me personin që ju intereson, por gjithnjë duke u përpjekur të përfitoni nga dita e sotme.

Karriera dhe financat

Nëse qëndroni korrekt ndaj detyrimeve tuaja, nuk do të keni asgjë për të patur frikë sot, pavarësisht se disa cështje ekonomike të personave të tretë që ju prekin në mënyrë indirekte, duket se do t’ju problematizojnë.

, , ,
21/4-20/5
Demi per neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Dita e sotme është paksa presionuese në krahasim me të djeshmen pasi ekzistojnë disa cështje në shtëpi që kërkojnë vëmëndjen tuaj të drejt për drejtë, ndërkohë që do duhet të jeni më korrekt në detyrimet që keni drejt personave të rrethit tuaj familjar apo cështje që lidhen me pasurinë e paluajtshme. Por duke bërë dhe përpjekjet përkatëse, do të arrini të fitoni përshtypjet.

Dashuria

Nevoja juaj për siguri dhe qëndrueshmëri, sot është më e fortë dhe do të përpiqeni në maksimum për të sqaruar një situatë në cështjet tuaja sentimentale për të ditur se drejt cilin drejtim po hecni.

Karriera dhe financat

Akoma dhe në vështirësi nuk do të mbeteni plotësisht pa para, pasi ekzistojnë persona që do t’ju përforcojnë financat tuaja, qoftë dhe në mënyrë indirekte. Por nga ana tjetër, klima në punë eshtë më e rënduar për shkak të mbingarkesës dhe kërkesave të shumta.

, , ,
21/3-20/4
Dashi neser
27/05/2020

Të përgjithshmet

Dita e sotme pavarësisht se ka disa pikë të cilat duhet të keni kujdes, është mjaft e favorshme për planet tuaja. Kështu që, ftoheni të materializoni ato që prej kohësh ia keni premtuar vetes se do t’i bëni, por i keni lënë në sirtar. Në përgjithësi sot do të shijoni disa detyrime, që ju kufizojnë kohën që kishin ndërmend ta shpenzoni për agrëtim.

Dashuria

Njerëzit tuaj të dashur qëndrojnë të jenë dhe sot prioriteti juaj parësor, pasi përpiqeni të jeni prezentë në nevojat e tyre, ndërkohë nëse jeni prindër, ka mundësi të duhet të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj. Përgjithësisht, fati duket se po ju buzëqesh.

Karriera dhe financat

Akoma dhe nëse shfaqen disa vështirësi në komunikim apo disa pengesa, ju do të arrini t’i kapërceni falë përpjekjeve tuaja. megjithatë, ekziston disa trazira në cështjet tuaja ekonomike nga disa zhvillime të papritura.

, , ,