Numri i Rrugëtimit të Jetës që tregon Fatin tonë

Numri më i rëndësishëm në Numerologji është numri personal i rrugëtimit të jetës. Eshtë numri që tregon bërthamën tonë, domethënë cilët jemi, c’farë përfaqësojmë dhe cili është kuptimi i ekzistencës tonë. Ky numër rezulton nga data e lindjes tonë dhe na ndikon në të gjithë jetën tonë.

Numrat e rrugëtimit të jetës funksionojnë pothuajse si shenjat në Astrologji, tregojnë karakteristikat e personalitetit tonë, sesi veprojnë dhe reagojmë në ndikime në ndryshme, sesi përpunojmë jetën, talentet tona, aftësitë dhe dobësitë tona. Ndërkohë, nëpërmjet njohjes së elementeve tona, ne mundemi të zgjedhim nëse do promovojmë negativet apo pozitivet tona. Kështu që mundet c’do person të lindë me disa karakteristika, por i njëjti do zgjedhë nëse do ndjekë rrugën e lehtë apo të vështirë.

Cilët janë numrat

Në metodën e Astrologjisë ekzistojnë 12 numra gjithsej, të cilët ndahen në të thjeshtë dhe kryesues. Të thjeshtë janë numrat nga 1 deri tek 9 dhe kryesuesit janë 11, 22 dhe 33.

Si të llogarisni numrin e rrugëtimit të jetës tuaj.

Data e lindjes tonë përbëhet nga dita, muaji dhe viti ku kemi lindur dhe numri i rrugëtimit të jetës është thelbësisht mbledhja e këtyre numrave. Filloni me mbledhjen e shifrave dhe rezultati do jetë një numër dyshifror. Nëse ai numër nuk është njëri nga numrat kryesues (11, 22, 33) vazhdoni të mblidhni midis tyre shifrat derisa të arrini në një numër me një shifër. Por nëse shfaqet 11, 22 apo 33 , atëher ai është numri juaj personal i rrugëtimit të jetës.

Shembull

Le të supozojmë se ditëlindja juaj është 14/12/1960.

Mbledhim numrat 1+4+1+2+1+9+6+0= 24. Pasi 24 nuk është numër kryesues, mbledhim 2+4=6. Numri personal i rrugëtimit të jetës është 6.

Le të supozojmë se ditëlindja juaj është 22/10/1980.

Mbledhim: 2+2+1+0+1+9+8+0= 23, pasi nuk është numër kryesues e përmbledhim më tepër 2+3=5 .

Numri i rrugëtimit të jetës për këtë datëlindje është numri 5.

Le të supozojmë se ditëlindja juaj është 2/12/2967.

Mbledhim: 2+1+2+1+9+6+7= 28 dhe vazhdojmë 2+8= 10. Numri 10 nuk është numër kryesues dhe vazhdojmë mbledhjen 1+0=1 . Numri i rrugëtimin e jetës tuaj është numri 1.

Le të supozojmë se ditëlindja juaj është 3/12/1958.

Mbledhim : 3+1+2+1+9+5+8= 29 dhe vazhdojmë 2+9=11 . Numri 11 është numri kryesues dhe nuk vazhdojmë mbledhjen. Numri i rrugëtimit të jetës tuaj është 11 .

Le të supozojmë se ditëlindja juaj është 1/3/1971.

Mbledhim 1+3+1+9+7+1= 22. Këtu ndalojmë mbledhjen sepse 22 është numër kryesues dhe është numri i rrugëtimit të jetës tuaj.

 

Tani, që tashmë mundeni të llogarisni numrin e rrugëtimit të jetës tuaj, gjeni tuajin dhe lexoni më poshtë se c’farë do të thotë për ju.

Rrugëtimi Jetës 1

Jeni inovativ, konkurues dhe të aftë të krijoni shumë mundësi për veten tuaj dhe të keni sukses. Keni aftësi udhëheqëse, vendosshmëri dhe bujari, por vendosni ju vetë pengesa tek vetja juaj, pasi nuk besoni në mundësitë tuaja. Pavarsisht se dukeni të fuqishëm, me pasion dhe energji, vetvlersimi i ulët që fshihni thellë brenda jush, por dhe mungesa besimit tek të tjerët, ju mbajnë pas dhe ndoshta ky është mësimi që duhet të merrni nga jeta juaj.

Puna

Preferoni profesione që ju lejojnë pavarsinë dhe lirinë, që ju është shumë e rëndësishme. Me guxim dhe energji të pashterueshme mund të kundërpërgjigjeni në fusha që kanë nevojë për ritme më të forta. Nuk doni t’ju urdhërojnë, por të jeni ju drejtuesit. Por përshkak se jeni kërkues dhe egoja juaj është e fortë, nuk mund të përmbani nevrat dhe sjelljen tuaj agresive. Kjo ka si rezultat të mos ju shohin të gjithë me sy të mirë, pavarsisht se jeni udhëheqës të mirë. gjithashtu, kapërceni më lehtë pengesat dhe sfidat që përballeni dhe rindërtoni nga zeroja c’farë ju shemb jeta.

Lidhjet

Jeni besnik, por doni të ndiheni gjithnëj të lirë. Nuk ju pëlqejnë lidhjet e ndërvarura dhe ekstremet sentimentale dhe dëshironi personi juaj të mbështetet në aspiratat tuaja. Në lidhjen tuaj jeni bujarë dhe ju pëlqen të bëni “arratisje” romantike me partnerin tuaj.

 

Rrugëtimi Jetës 2

Jeni fuqi e qetë dhe mund të arrini shumë me përgjegjshmëri dhe stabilitetin që ju karakterizojnë. Ju pëlqen bashkpunimi, komunikimi dhe puna kolektive dhe gjithnjë përpiqeni të frymzoni të tjerët drejt këtij drejtimi. Jeni partnerë të mirë, mbështesni ata që doni dhe personaliteti juaj zhvillohet nëpërmjet shoqërimit me të tjerët. Ndërkohë, duhet të mësoni të vendosni kufinj dhe të kërkoni dashuri dhe kujdes dhe për veten tuaj kur nuk kënaqen nevojat tuaja.

Puna

Nuk duroni të punoni vetëm dhe zgjidhni profesione që ju lejojnë të keni kontakt me njerëz dhe preferoni të punoni në grupe. Jeni të përkushtuar dhe nuk ndryshoni lehtë punë, për shkak të lidhjeve personale që zhvilloni me pundhënësin dhe kolegët tuaj. Dhe këto lidhje janë kaq të rëndësishme për ju që mund të qëndroni diku, qoftë dhe nëse rrethanat e punës janë të ashpra dhe të papranueshme. Ju përshtaten profesione që kanë lidhje me marketingun dhe shërbimin e klientëve.

Lidhjet

Jeni aq ofrues, sa shumë herë funksiononi në rëndim të nevojave tuaja. Fiksoheni me partnerët tuaj, nuk ruani kufinj të shëndetshëm sentimentalë dhe dëshironi të ofroni vazhdimisht, qoftë dhe nëse nuk merrni asgjë pas. Por duhet të pranoni dhe ju kujdes për të qënë e balancuar lidhja.

 

Rrugëtimi Jetës 3

Jeni produktiv, komunikues, optimist dhe me energjinë e një fëmije të vogël. Ju enthusiazmojnë idetë e reja, nuk gjunjëzoheni në probleme dhe ju pëlqejnë sfidat. Merrni rreziqe, nuhasni mundësitë dhe përparoni, pasi mendoni jashtë gjërave të mirqëna. Ndërkohë, nevoja juaj për pranim ju bën të mos zhyteni në thelbin e situatave dhe ndjenjave.

Puna

Nëse puna juaj nuk është produktive, “vyshkeni”. Ju doni të ndodheni në një ambjent të këndshëm, që brenda shprehimit, bashkpunimit dhe imagjinatës, të dalë një rezultat i mrekullueshëm. Nuk dëshironi të keni kufinj të ngushtë të një pune të varur. Jeni të përkushtuar dhe produktiv, mjafton të keni lirinë e shprehjes.

Lidhjet

Lozonjarë, enthusiast dhe romantikë, veproni në lidhjen tuaj si të ishit super hero. Ju pëlqejnë surprizat, eskursionet dhe dhuratat. Dhe ti jepni dhe ti merrni. Motoja juaj është “le të argëtohemi” dhe e vetmja e sigurt është se lidhja juaj nuk do jetë e mërzitshme, për ndryshe nuk do qëndroni.

 

Rrugëtimi Jetës 4

Praktik, organizues dhe puntorë, i jepni të gjitha për t’ju shërbyer të tjerve dhe të qëndroni si gur në jetën e tyre. Qëllimi juaj është stabiliteti dhe siguria, kështu që bëni gjithnjë lëvizje të nevojshme, në mënyrë c’do gjë që ndërtoni të ketë baza të përhershme dhe të jetë mirë themeluar. Jeni person i besueshëm dhe besnik në dërgesa. Suksesi vjen nëpërmjet këmbnguljes dhe fuqisë që keni për të kapërcyer pengesat që fshaqen. Por duhet të relaskoheni dhe pak mendjen tuaj dhe të mësoni se dashuria dhe shijimi janë gjithashtu të rëndësishme me detyrën.

Puna

Nuk mjaftoheni në situatat kalimtare dhe në ndryshimet dhe dëshironi të investoni në një profesion jete. mund të ndiqni hapat e prindërve tuaj, duke zgjedhur shkencën apo artin e tyre aoo vazhdimin e një biznesi familjar. Fundja, do preferoni të punoni vetëm apo nëse nuk mundeni, do zgjidhni të keni pranë jush persona që veprojnë me korrektësi të plotë. Ju përshtaten profesione që kanë nevojë për punë dore, ashtu si mobilje apo punime sistemesh, mekanizmash dhe objektesh.\

Lidhjet

Jeni një nga partnerët më të ngrohtë dhe mbështetës, me kushtin kryesor të arrij tjetri të fitojë besimin tuaj, që ia ofroni vështirë. Por nëse keni besim, atëher do qëndroni pranë tij në momente të lehta dhe vështira. Do bëni gjithcka për ti ofruar partnerit tuaj një ambjent të sigurt dhe ajo që kërkoni është besimi dhe dashuria. Sa persona janë të paparashikueshëm dhe jo fleksibël, nuk do munden të fitojnë zemrën tuaj.

 

Rrugëtimi Jetës 5

Jeta për ju është një adventurë. Adhuroni të jetoni c’do moment që kalon dhe jeni shumë social dhe të guximshëm. Nuk ju trembin ndryshimet, madje madje i aspironi dhe dëshironi vazhdimisht të njihni persona të rinj dhe të mësoni gjëra të reja dhe ide. Kurjoziteti lindur që keni ju orjenton në eksperienca të reja dhe sfida që kurrë nuk janë të mjaftueshme. Jeni të hapur në gjërat ndryshe dhe përqafoni shumllojshmëritë. Qëllimi juaj është dija dhe problem juaj është angazhimi. Nevoja e vazhdueshme për ndryshim, mund t’ju drejtojë në një jetë të paplotësuar.

Puna

Doni një profesion që ju lejon ndërlidhjen brenda dhe jashtë kufinjve dhe kështu preferoni bizneset, tregtinë, transportet ajrore dhe mjeksinë. Madje ideale për ju do ishte një punë që të përfshijë shpejtësi, shkëmbime dhe shumë udhëtime. Vazhdimisht kërkoni për dicka më të mirë dhe mund të ndryshoni shumë punë derisa të gjeni dicka që ju shpreh.

Lidhjet

Jeni adventurierë dhe impresionues dhe në lidhjet tuaja.  Nuk ju karakterizon qëndrueshmëria dhe jeta juaj, por dhe mënyrë qasjes së gjinisë tjetër ju bën vecanërisht joshës.

 

Rrugëtimi Jetës 6

Jeni personat më mbështetës dhe shqetësimi juaj është të ofroni tek të tjerët. Kuptimet e shërbimit, dhimbsurisë, vëmëndjes dhe ndjeshmërisë, ju karakterizojnë dhe të tjerët e dinë se keni zemër të madhe. Por do duhet të kuptoni thelbin e dashurisë dhe të njihni se nevojat tuaja anë gjithashtu të rëndësishme me të tjerve, pasi nëse nuk jeni ju mirë, nuk mundeni dhe të ofroni.

Puna

Dëshironi dhe në punën tuaj të keni një qëllim, të jeni ndihmues për të tjerët dhe ju pëlqen bashkpunimi dhe jo vetmia. Nëse do mundeshit të punoni në një institucion me përfitime sociale, në një punë ku të fortët ofrojnë tek të dobtit, do ishit të lumtur. Shumë herë madje përpiqeni të ndihmoni dhe pa jua kërkuar dhe madje impononi mendjen tuaj pasi besoni se bëni të duhurën. Por nuk duan, të githë të ndihmohen dhe këtë do duhet ta kuptoni.

Lidhjet

Preferoni të ofroni dashuri sesa të merrni dhe mund të qëndroni pranë personash që ju sillen ashpër, pasi ju jua lejoni. Kujdeseni për të tjerët, dëshironi të gjithë të jeni të lumtur, jeni besnik dhe ofrues.

 

Rrugëtimi Jetës 7

Nevoja juaj për kërkimin e mistereve të jetës është e pangopur dhe kërkoni vazhdimisht përgjigje dhe të vërteta për cështje që tek të tjerët duken shumë të vështira. Jeni persona shumë shpirtërore dhe keni shumë pasion për të studjuar filozofi dhe të gjeni kuptimin e jetës. Jeni të ndërshëm dhe arrini suksesin nëpërmjet orjentimit që ofroni tek të tjerët. Por e gjithë kjo procedura ju bën të jeni krijesa të vetmuara dhe duhet disi të punoni në ktë.

Puna

Vizioni juaj më i madh është të ndani njohuritë tuaja dhe të ndihmoni të tjerët për përditësimin e tyre. Psikologë, shërues, terapeut, trajnerë, këshillues, zbulues, janë disa nga profesionet që ju përshtaten.

Lidhjet

Thellë sentimental, por edhe serjozë, përballeni me lidhjet si dicka e rëndësishme. Nuk përfshiheni në situata të ndërlikuara, nuk ju interesojnë vetëm kënaqësitë fizike, por doni bashkim të thellë me partnerin tuaj. Respekti, mirkuptimi dhe komunikimi pa fjalë, janë ato që keni nevojë për të thënë “përgjithmonë”.

 

Rrugëtimi Jetës 8

Jeni pasion, energji, fuqizim, jeni të përkushtuar në qëllimin tuaj dhe kuptoni përpjekjet e mëdha për të patur sukses në karrierën tuaj. Vendosni qëllime të larta dhe përpiqeni gjithnjë të udhëhiqni. Kështu, bëheni shumë konkurues dhe kuptimi bashkpunimit ndoshta është pika juaj e dobët dhe ndoshta ajo që do duhet të përpunoni, për ta bërë jetën tuaj më të lehtë.

Puna

Ju karakterizon përkushtimi në qëllimet tuaja dhe luftoni fort për arritjen e tyre. Dëshironi të jeni kryetari dhe nuk pranoni urdhra dhe dyshime për vendimet tuaja. Nuk ju tremb puna e fortë dhe nuk keni problem të punoni në ambjente stresuese, mjafton të mbushet llogaria juaj bankare dhe të pranoni njohje dhe lavdërime për arritjet tuaja.

Lidhjet

Krenarë dhe me shumë vetbesim ofroni tek partneri juaj mbrojtjen dhe mbështetjen që ka nevojë. Nuk doni partnerë konkurues, pasi dëshironi të gjeni në përqafimin e tij liqenin tuaj sentimental, që do t’ju qetësojë dhe do t’ju marrë larg nga tensioni i punës.

 

Rrugëtimi Jetës 9

Ndjeshmëria dhe njerëzimi janë fjalët që karakterizojnë personat që kanë 9 si numrin që përcakton rrugëtimin e jetës. Jeni të padurueshëm, dhimshëm dhe vendosni të gjithë zemrën tuaj për të mbështetur të mirë e përgjithshme. Nuk ju shqetësojnë vetëm problemet tuaja apo të njerzve që doni dhe shoqëroheni, por të gjithë njerzimit. Nëpërmjet vullnetarizmit dhe altruizmit përpiqeni të ndihmoni këdo që ju ka nevojë. Merrni pjesë në organizata, grupime dhe sindikata.

Puna

Preferoni të punoni për të mirën e shoqërisë dhe njerzimit. Nëse do duhej të zgjidhni midis një pune zyre apo të jeni në rrugë dhe të ofroni ndihmë, do preferoni të dytën, sado shkatërruese që të jetë për trupin tuaj. Lodhja nuk ju tremb nëse është për të arritur qëllimin tuaj. Endërroni një botë të krijuar në mënyrë ëngjëllore, por mund dhe të arrini në ekstremin tjetër (dhe të ushtroni dhunë) , për të kaluan mesazhin tuaj luftues.

Lidhjet

Idealist dhe bujarë jeni dhe në lidhjet tuaja personale dhe zgjidhni partnerë mëndjehapur me sfond shpirtëror. Ata që janë egoistë dhe të ashpër nuk munden t’ju prekin. Keni nevojë nga partneri juaj për ekstrazë sentimentale dhe shpirtërore për të mundur të plakeni pranë tij.

 

Rrugëtimi Jetës 11 (lexoni dhe 2)

11 është një nga numrat Kryesues dhe ka shumë lëkundje të fortë. Sa keni numrin 11 t’ju përcaktojë rrugëtimin e jetës tuaj, jeni jashtzakonisht intuitive dhe me aftësi të vecanta shpirtërore, të cilat mund ti përdorni për të mirën e njerzimit. Eshtë si të drejtoheni nga një qëllim që ju lidh si… fat. Jeni personalitete autentike dhe unike, funksiononi si një llampë dore që drejton të tjerët dhe përbëni me inovacionin tuaj një prototip të mrekullueshëm dhe vecantë. Kapërceni sfidat me dëshirë dhe vendosshmëri, ndërkohë ajo që ftoheni të përballeni në këtë jetë është sesi do menaxhoni fuqitë tuaja të vecanta dhe nëse do zgjidhni rrugën e virtyteve.

Puna

Dëshironi gjithnjë të keni përparim dhe preferoni të punoni vetëm, pasi konsideroni se të tjerët ju vonojnë në arritjen e qëllimit tuaj. Zakonisht arrini rezultate spektakolare në punën tuaj, por fakti se nuk pranoni asnjë ndihmë ju vecon nga tërësia shoqërore. Motoja juaj është “mundem ta bëj më mirë vetë” dhe po, mundeni, por përfundimisht kjo ju shteron shpirtërisht dhe fizikisht.

Lidhjet

Në lidhjet tuaja lëkundeni, pasi nga njëra anë dëshironi të jeni të lirë dhe nga ana tjetër dëshironi të varen të tjerët nga ju dhe t’ju tregojnë dashurinë e tyre. Preferoni të përjetoni dashuri nga veprimet e tjerve, nuk jeni shprehës, por dëshironi partneri juaj të jetë plotësisht i përkushtuar tek ju dhe t’ju tregojë vazhdimisht vlerësimin e tij për gjithcka që i ofroni.

 

Rrugëtimi Jetës 22 (lexoni dhe 4)

Numri 22 ka një fuqi të brëndshme që të gjithë që e përfaqësojnë munden të bëjnë idetë e tyre realitet. Jeni persona të shpirtit dhe ju keni në thelb “përgjegjësinë” për të përdorur talentet tuaja për të përmirësuar botën. Jeni mësues, që mund të orjentoni të tjerët dhe ti kurajoni në qëllime më të lartë. Ndani njohuritë tuaja dhe transmentoni zgjuarsinë tuaj, duke ndihmuar të tjerët të kapërcejnë sfidat dhe duke përforcuar mirkuptimin e tyre për problemet që përballen.

Puna

Mund të punoni si këshilltarë dhe pedagogë. Keni aftësinë të frymzoni personat rreth jush sësi të arrijnë qëllimet e tyre dhe sesi të kenë rezultate spektakolare në jetë dhe punë. Ndërkohë përballeni me ashpërsi ata që nuk duan të mësojnë dhe ndjekin rrugën që përshkoni.

Lidhjet

Jeni shumë të vetëdijshëm dhe në lidhjet tuaja dhe mund të parashikoni nevojat e partnerit tuaj dhe ti mbuloni para se ti shprehë. Aspironi balancë dhe kufinj të shëndetshëm dhe dëshironi të ndjeni siguri me partnerin tuaj.

 

Rrugëtimi Jetës 33 (lexoni dhe 6)

Eshtë shumë e rrallë të ketë dikush numrin 33 të rrugëtimit të jetës dhe ndaj këto persona konsiderohen si udhëheqës shpirtërorë. Funksiononi pothuajse në mënyrë terapeutike për të tjerët dhe u mësoni sesi të lidhen me zemrën e tyre dhe vetdijen. Keni ardhur në këtë jetë për të shëruar shpirtrat, të përcillni dije shpirtërore dhe të mësoni thelbin e ekzistencës dhe përkushtimin në dashuri. Merreni me popuj të vjetër dhe dijen dhe hyjnoren në jetë.

Puna

Me përkushtim në orjentimin shpirtëror të tjerve, nuk bëni karrierë me kuptimin konvencional. Dëshironi të siguroheni se personat rreth jush të gjejnë rrugën e tyre, do shohin imazhin e madh dhe jeni gjithnjë të gatshëm kur ju kanë nevojë. Merrni përsipër problemet e të tjerve, jeni një dritë shpirtërire dhe cilën do punë që të zgjidhni, do ofroni tek njerzit rreth jush mundësinë për tu thelluar në natyrën e tyre hyjnore.

Lidhjet

Aspironi dashurinë si qëllimin më të kartë dhe jo me kuptimin e cekët dhe të matur. Ndoshta vështirësoheni të gjeni gjysmën tuaj tjetër që do kuptojë këtë nevojën tuaj, por kur ta gjeni, do lidheni me të në shpirt dhe trup, plotësisht.

 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu