23 SHTATOR 2026 – HAPET SEZONI I EKUILIBRIT DHE MARRËDHËNIEVE

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

23 SHTATOR 2026 – HAPET SEZONI I EKUILIBRIT DHE MARRËDHËNIEVE

Më 23 shtator kemi një nga hyrjet më të rëndësishme të muajit: Dielli hyn në Peshore. Kjo është pika e ekuinoksit, momenti kur drita dhe errësira kërkojnë ekuilibër, dhe astrologjikisht hapet sezoni i marrëdhënieve, bashkëpunimeve, drejtësisë, diplomacisë, kontratave, estetikës, martesës, marrëveshjeve dhe pasqyrimit të vetes përmes tjetrit. Pas sezonit të Virgjëreshës, ku punuam me detajet, shëndetin, sistemin dhe përmirësimin, tani hyjmë në një periudhë ku pyetja kryesore bëhet: si lidhemi me të tjerët? A ka drejtësi? A ka ekuilibër? A ka reciprocitet?

Dielli në Peshore është shumë i rëndësishëm për Peshoren, Dashin, Gaforren dhe Bricjapin, sidomos dhjetëditëshi i parë në ditët e para të kalimit. Për Peshoren, nis cikli personal vjetor, me më shumë vëmendje te identiteti, trupi, imazhi dhe vendimet personale. Për Dashin, aktivizohen marrëdhëniet, martesa, kontratat dhe njerëzit përballë. Për Gaforren, vëmendja shkon te shtëpia, familja, banesa dhe siguria emocionale. Për Bricjapin, aktivizohet karriera, statusi dhe imazhi publik. Binjakët dhe Ujori përfitojnë nga energjia e ajrit për krijimtari, studime, udhëtime, dashuri, projekte dhe komunikim.

Hëna ndodhet në Ujor, duke e mbështetur hyrjen e Diellit në Peshore me një energji ajri. Kjo e bën ditën të mirë për biseda, rrjete, shoqëri, miqësi, grupe, ide të reja, diplomaci, projekte të së ardhmes dhe komunikim publik. Ka një ndjesi më të hapur, më sociale dhe më intelektuale. Është ditë e mirë për të parë marrëdhëniet me më shumë objektivitet. Jo vetëm “çfarë ndiej”, por edhe “çfarë është e drejtë”, “çfarë funksionon”, “çfarë duhet balancuar”.

Megjithatë, kjo ditë nuk është krejtësisht e lehtë, sepse Dielli sapo hyn në Peshore dhe menjëherë fillon të afrohet drejt opozitës me Neptunin në retrogradë në Dash dhe trinë me Plutonin në Ujor. Kjo do të thotë se sezoni i Peshores nuk nis thjesht me harmoni të butë. Ai nis me pyetje të thella: çfarë është e vërtetë në marrëdhënie dhe çfarë është iluzion? Ku ka idealizim? Ku ka mjegull? Ku duhet transformim? Pra, edhe pse Peshorja kërkon paqe, ditët në vijim do të tregojnë se paqja nuk mund të jetë vetëm fasadë.

Kjo ditë është e mirë për takime, marrëveshje, biseda në çift, diplomaci, kontakte profesionale, rrjete sociale, konsultime juridike, estetikë, punë publike, prezantim dhe planifikim bashkëpunimesh. Për nënshkrime, dita mund të jetë e favorshme nëse çdo detaj është kontrolluar më parë, por për shkak të afrimit të Diellit me Neptunin duhet të mos pranojmë kushte të paqarta. Për intervista dhe promovime publike, dita është e mirë, sidomos për Peshoren, Binjakët, Ujorin, Luanin dhe Shigjetarin.

Në dashuri, hyrja e Diellit në Peshore rrit dëshirën për marrëdhënie, për dialog, për bukuri dhe për ekuilibër. Është ditë e mirë për të folur, për të dalë, për të afruar njerëz, për të kërkuar paqe. Por Afërdita në Akrep e mban dashurinë intensive. Kjo do të thotë se nga jashtë mund të kërkojmë harmoni, ndërsa brenda mund të ketë pasion, dyshim, xhelozi ose nevojë për thellësi. Për ribashkim, dita mund të jetë e mirë për kontakt diplomatik, por jo për të fshehur plagë të vjetra. Për propozim, dita është e bukur, por duhet të ketë qartësi emocionale dhe jo vetëm estetikë.

Duhet të shmangim pavendosmërinë, kompromisin e tepërt, marrëveshjet vetëm për të ruajtur imazh, idealizimin e partnerit, kontratat e paqarta, varësinë nga miratimi i të tjerëve dhe vendimet që duken të bukura por nuk kanë bazë. Dita hap sezonin e ekuilibrit. Por ekuilibri i vërtetë kërkon ndershmëri.

Këshilla e ditës:
Sot vendosni në qendër bashkëpunimin, dialogun dhe ekuilibrin, por mos bëni kompromis me atë që e dini se nuk është e drejtë për ju. Është ditë e mirë për takime, marrëveshje, biseda në çift dhe kontakte profesionale, me kusht që gjithçka të jetë e qartë. Mos kërkoni paqe me çdo kusht; kërkoni marrëdhënie dhe marrëveshje që kanë drejtësi, reciprocitet dhe bazë reale.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…