25 GUSHT 2026 : MERKURI HYN NË VIRGJËRESHË — FJALËT E MËDHA MBARUAN, TANI FLASIN FAKTET!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

25 GUSHT 2026 : MERKURI HYN NË VIRGJËRESHË — FJALËT E MËDHA MBARUAN, TANI FLASIN FAKTET!

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme astrologjike, sepse Merkuri hyn në Virgjëreshë në orën 13:04 sipas orës së Shqipërisë. Merkuri është planeti i mendimit, komunikimit, dokumenteve, analizës, marrëveshjeve, lajmeve dhe lëvizjes. Në Virgjëreshë, Merkuri është shumë i fortë, sepse Virgjëresha është një nga shenjat që ai sundon. Kjo do të thotë se nga sot mendja bëhet më e qartë, më analitike, më praktike, më e saktë dhe më e aftë për të parë detajet.

Duhet theksuar qartë: Merkuri nuk është në retrogradë gjatë kësaj periudhe. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse hyrja e tij në Virgjëreshë favorizon rregullimin e dokumenteve, planifikimin, nënshkrimet e menduara mirë, studimin, organizimin, punën, shëndetin, dietën, check-up, intervistat, analizat, bisedat praktike dhe çdo gjë që kërkon sistem. Pas ditëve me shumë Luan, ku fjala ishte e madhe dhe dramatike, tani komunikimi kërkon fakte.

Më të ndikuara janë Virgjëresha, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetari, sidomos dhjetëditëshi i parë, fillimisht ata me pika nga 0° deri në 3° të shenjave të ndryshueshme. Për Virgjëreshën, Merkuri sjell qartësi personale, vendime, fjalë dhe fokus në trup. Për Peshqit, aktivizon marrëdhëniet dhe kontratat. Për Binjakët, shtëpinë dhe familjen. Për Shigjetarin, karrierën dhe statusin.

Në fillim të hyrjes së tij në Virgjëreshë, Merkuri aktivizon tema karmike dhe shëruese, sepse vjen nga kontakti me Nyjën Veriore në Ujor dhe hap një lidhje të dobishme me Chiron në retrogradë në Dem. Kjo do të thotë se sot një bisedë, një dokument, një informacion ose një vendim mund të ketë kuptim më të thellë se sa duket. Mund të ndihmojë në shërim, në rregullim të një pasigurie, në qartësim të një plani pune ose në përmirësim të një situate praktike.

Kjo është ditë shumë e mirë për check-up, analizë mjekësore, dietë, terapi, rregullim orari, organizim pune, nënshkrime të kontrolluara, intervista, dokumente, aplikime, raportime, studime dhe takime ku kërkohet saktësi. Për marrëveshje profesionale, dita është pozitive nëse çdo detaj lexohet me kujdes. Për financa, është e mirë për llogaritje, buxhet, rishikim pagesash dhe plan shpenzimesh.

Në dashuri, Merkuri në Virgjëreshë nuk favorizon dramën romantike, por favorizon bisedën e qartë. Është ditë e mirë për të sqaruar çfarë funksionon dhe çfarë jo. Për ribashkim, dita mund të jetë shumë e dobishme nëse palët flasin praktikisht, pa idealizime. Për propozim, energjia është më e matur, por duhet pasur kujdes që analiza të mos e ftohë ndjenjën. Në marrëdhënie, sot vlen pyetja: çfarë bëjmë konkretisht për të qenë më mirë?

Megjithatë, duhet kujdes me kritikën. Merkuri në Virgjëreshë mund të shohë gabimin shumë shpejt dhe të harrojë butësinë. Në punë, kjo është e dobishme. Në dashuri, mund të lëndojë. Në familje, mund të duket si kontroll. Prandaj fjala duhet të jetë e saktë, por jo e ftohtë.

Duhet të shmangen perfeksionizmi, kritika e tepruar, ankthi, vonesat nga analiza e tepërt, nënshkrimet e bëra pa lexuar hollësitë, diskutimet ku secili kërkon të ketë të drejtë, si edhe vendimet shëndetësore ekstreme. Dita kërkon mendje të pastër dhe zemër të matur.

KËSHILLA E DITËS:
Kontrolloni dokumentet, organizoni detyrimet dhe merrni një vendim praktik mbi bazën e fakteve. Në marrëdhënie, flisni për zgjidhjen dhe jo për të provuar se kush ka të drejtë. Sot një fjalë e saktë mund të shërojë, por vetëm nëse thuhet me butësi dhe jo si kritikë.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…