22 GUSHT 2026 : NJË SKENË MBYLLET — LËRENI EGON PAS, SEPSE NESËR NDRYSHON RITMI!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

22 GUSHT 2026 : NJË SKENË MBYLLET — LËRENI EGON PAS, SEPSE NESËR NDRYSHON RITMI!

Dita e 22 gushtit është ditë përmbylljeje, sepse Dielli ndodhet në gradët e fundit të Luanit, në prag të hyrjes në Virgjëreshë. Kur Dielli është në fund të një shenje, sidomos në një shenjë kaq të fuqishme si Luani, ndihet se një kapitull po mbyllet. Ky nuk është mbyllje e qetë dhe e padukshme. Është mbyllje që lidhet me identitetin, krenarinë, dashurinë, fëmijët, krijimtarinë, skenën, imazhin dhe mënyrën si kërkojmë të shihemi nga të tjerët.

Pas eklipsit diellor në Luan më 12 gusht, kjo ditë ka karakter reflektues. Mund të shohim më qartë se çfarë u aktivizua në mes të muajit. Një vendim, një ndjenjë, një projekt, një marrëdhënie, një çështje me fëmijë ose një temë karriere mund të kërkojë përmbyllje ose ripozicionim. Dielli në fund të Luanit nuk kërkon që të bëjmë dramë, por kërkon të kuptojmë ku kemi dhënë shumë ego dhe ku duhet të kthehemi te zemra e vërtetë.

Më të ndikuara janë Luani, Ujori, Demi dhe Akrepi, sidomos dhjetëditëshi i tretë, me pika personale në fund të shenjave fikse, rreth 27°–29°, por edhe ata që u prekën nga eklipsi rreth 18°–22° vazhdojnë të ndiejnë jehonën e tij. Për Luanin, kjo ditë mund të sjellë përmbyllje personale. Për Ujorin, një marrëdhënie mund të tregojë se çfarë po ndryshon. Për Demin, shtëpia dhe familja kërkojnë vëmendje. Për Akrepin, karriera dhe statusi mund të jenë ende në proces.

Merkuri vazhdon në Luan dhe fjala mbetet e fortë, publike, krijuese dhe ndonjëherë dramatike. Afërdita në Peshore kërkon diplomaci, ndërsa Marsi në Gaforre shton ndjeshmërinë familjare. Prandaj sot duhet të ruhet ekuilibri mes asaj që duam të themi dhe mënyrës si e themi. Një fjalë krenare mund të krijojë distancë. Një fjalë e ngrohtë mund të hapë rrugë.

Për çështje praktike, dita është e mirë për përmbyllje projektesh krijuese, rishikim të një prezantimi, mbyllje të një diskutimi, përgatitje për ndryshim ritmi, punë me imazhin, strategji publike, korrigjim të një plani dhe përgatitje për hyrjen e Diellit në Virgjëreshë. Nuk është dita më e mirë për të nisur diçka shumë të madhe nga zero, sepse Dielli është në fund të shenjës. Është më e mirë për mbyllje, përgatitje dhe pastrim.

Në dashuri, dita mund të sjellë nevojë për vëmendje, por edhe për sqarim. Nëse dikush është lënduar në krenari, sot mund të kërkojë konfirmim. Për ribashkim, dita është më shumë për bisedë dhe kuptim sesa për vendim final. Për propozim, më mirë të pritet hyrja e Diellit në Virgjëreshë nëse kërkohet stabilitet praktik; sot energjia është ende shumë e lidhur me dramën e Luanit.

Për nënshkrime, blerje të mëdha dhe marrëveshje financiare, kërkohet kujdes. Jo sepse dita është domosdoshmërisht negative, por sepse është ditë fundi cikli diellor në Luan. Për vendime që kërkojnë analizë, detaje dhe praktikë, më mirë të presim energjinë e Virgjëreshës. Për terapi, shëndet dhe dietë, dita është e mirë për vendim të brendshëm, por jo për presion ekstrem.

Duhet të shmangen dramatizimi, krenaria, vendimet për të ruajtur imazhin, shpenzimet për luks, kërkimi i vëmendjes me çdo kusht, deklaratat publike të tepruara, konfliktet romantike dhe çdo sjellje që e vendos egon mbi të vërtetën. Sot mbyllet një skenë; nesër fillon një ritëm tjetër.

KËSHILLA E DITËS:
Mos luftoni për të ruajtur një rol, marrëdhënie apo imazh që nuk ju përfaqëson më. Përmbyllni me dinjitet, pastroni hapësirën dhe thoni atë që duhet pa krenari e dramatizim. Sot dalloni çfarë buron nga zemra dhe çfarë bëhet vetëm për t’u dukur; nesër fillon koha e veprimeve praktike.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…