
19 GUSHT 2026 : E ARDHMJA DËRGON SHENJAT E PARA — NJË NJERI, IDE APO GRUP MUND TË NDRYSHOJË RRUGËN TUAJ!
Dita e 19 gushtit është dita e parë e plotë pas hyrjes së Nyjës Veriore në Ujor, dhe kjo e bën atmosferën shumë të orientuar drejt së ardhmes. Sot mund të ndihet se diçka ka ndryshuar në mënyrë të padukshme. Nuk është domosdoshmërisht ditë me ngjarje të menjëhershme për të gjithë, por është ditë ku drejtimi kolektiv fillon të marrë ngjyrë tjetër. Energjia e Ujorit sjell pyetje për lirinë, grupet, teknologjinë, miqësitë, komunitetet, rrjetet sociale, idealet, vizionin dhe mënyrën si njeriu lidhet me të ardhmen.
Pas eklipsit diellor në Luan dhe me Nyjën Veriore tani në Ujor, boshti Luan–Ujor bëhet shumë i rëndësishëm. Ky bosht flet për dritën personale dhe rolin në grup, për zemrën dhe komunitetin, për krijimtarinë individuale dhe projektin kolektiv, për nevojën për të qenë i veçantë dhe nevojën për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe. Sot këto tema mund të fillojnë të ndihen më qartë.
Më të ndikuara janë sërish Ujori, Luani, Demi dhe Akrepi, sidomos dhjetëditëshi i tretë, me pika rreth 27°–29° të shenjave fikse. Për Ujorin, kjo mund të jetë ndjesi e fillimit të një kapitulli personal. Për Luanin, njerëzit përballë, marrëdhëniet dhe kontratat marrin rëndësi. Për Demin, karriera dhe statusi mund të japin sinjale të reja. Për Akrepin, shtëpia dhe familja hyjnë në fazë ndryshimi. Këto nuk janë gjithmonë ngjarje të mëdha sot, por janë sinjale që duhen dëgjuar.
Dielli dhe Merkuri vazhdojnë në Luan, prandaj komunikimi mbetet i fortë, krijues dhe publik. Afërdita në Peshore ndihmon marrëdhëniet dhe diplomacinë, ndërsa Marsi në Gaforre sjell ndjeshmëri emocionale. Kjo do të thotë se sot kemi një kombinim interesant: mendja shikon të ardhmen, zemra kërkon vëmendje, marrëdhëniet kërkojnë ekuilibër dhe emocionet familjare mund të jenë të forta. Prandaj duhet të mos bëjmë zgjedhje vetëm nga një pjesë e vetes. Duhet të shohim të gjithë tablonë.
Për çështje praktike, dita është e mirë për projekte grupi, rrjete sociale, planifikim të përmbajtjes publike, teknologji, ide të reja, strategji afatgjata, komunikim me miq, krijim komuniteti, prezantim koncepti dhe lidhje me njerëz që kanë mendim të ngjashëm. Është gjithashtu ditë e mirë për të parë se çfarë roli doni të merrni në një grup ose projekt. Për lançime të mëdha, duhet ende kujdes për shkak të jehonës së eklipsit, por për planifikim dhe ide, dita është shumë e mirë.
Në dashuri, dita favorizon marrëdhëniet që kanë element miqësie, lirie dhe respekti për individualitetin. Mund të ketë tërheqje ndaj dikujt ndryshe, komunikim përmes rrjeteve, kontakt nga distanca ose bisedë që hap një perspektivë të re. Për ribashkim, duhet të shihet nëse lidhja mund të funksionojë me rregulla të reja. Nëse ktheheni në të njëjtën skemë të vjetër, Nyja në Ujor nuk e mbështet. Për propozim, dita është e mirë vetëm nëse ka hapësirë, jo kontroll.
Për karrierë, dita favorizon teknologjinë, inovacionin, publikun, komunitetet, rrjetet, astrologjinë, shkencën, projektet moderne dhe punën me grupe. Për financa, duhet të mos rrezikoni në ide të paprovuara vetëm sepse duken të ardhshme. Për shëndet, dita është e mirë për metoda të reja, por jo për eksperimente të pakontrolluara.
Duhet të shmangen rebelimi i panevojshëm, ftohtësia emocionale, prishja e marrëdhënieve nga nevoja për hapësirë, vendimet e papritura në grup, investimet në teknologji pa plan, sjellja “ose gjithçka, ose asgjë” dhe dramat për vëmendje. Sot kërkohet vizion, por edhe ekuilibër njerëzor.
KËSHILLA E DITËS:
Afrohuni me njerëzit që ndajnë vizionin tuaj dhe dëgjoni idetë që ju hapin horizonte të reja. Por mos shkatërroni të vjetrën pa provuar më parë nëse e reja ka bazë. Kërkoni liri pa u bërë të ftohtë dhe bashkëpunim pa humbur individualitetin. Sot gjeni vendin tuaj në të ardhmen që po ndërtohet.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu
Ju presim…