18 GUSHT 2026 : NYJA VERIORE HYN NË UJOR — FATI NDRYSHON DREJTIM DHE E ARDHMJA JU THËRRET!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

18 GUSHT 2026 : NYJA VERIORE HYN NË UJOR — FATI NDRYSHON DREJTIM DHE E ARDHMJA JU THËRRET!

Kjo është një tjetër ditë shumë e rëndësishme astrologjike, sepse Nyja Veriore në retrogradë largohet nga Peshqit dhe hyn në Ujor në orën 22:35 sipas orës së Shqipërisë. Ky është ndryshim shumë i madh karmike, sepse Nyjet Hënore tregojnë drejtimin kolektiv, mësimet e fatit, takimet e rëndësishme, kthesat, lidhjet karmike dhe boshtin ku ndodhin eklipset e ardhshme. Me kalimin e Nyjës Veriore nga Peshqit në Ujor, fokusi gradualisht zhvendoset nga shpërbërja emocionale, besimi, mjegulla, spiritualiteti dhe ndjeshmëria, drejt lirisë, komunitetit, teknologjisë, të ardhmes, grupeve, mendimit të pavarur, rrjeteve dhe identitetit social.

Ky kalim është shumë i rëndësishëm, sepse Ujori është shenjë fikse dhe do të aktivizojë fuqishëm boshtin Ujor–Luan në muajt që vijnë. Pas eklipsit diellor në Luan më 12 gusht, hyrja e Nyjës Veriore në Ujor e bën edhe më të qartë se jemi duke hyrë në një periudhë ku tema unë–tjetri, zemër–komunitet, ego–e ardhme, skenë personale–rrjet kolektiv do të bëhen shumë të rëndësishme. Kjo është një kthesë që nuk duhet nënvlerësuar.

Më të ndikuara janë Ujori, Luani, Demi dhe Akrepi, sidomos dhjetëditëshi i tretë, sepse Nyja Veriore hyn në fund të Ujorit dhe fillimisht prek gradët e fundit të shenjave fikse. Ata që kanë planetë ose pika të rëndësishme rreth 27°–29° të këtyre shenjave mund të ndiejnë sinjale të forta fati, takime, vendime, mbyllje ose hapje të reja. Për Ujorin, fillon një kapitull i ri identiteti dhe drejtimi personal. Për Luanin, marrëdhëniet dhe partneritetet marrin peshë karmike. Për Demin, karriera dhe statusi hyjnë në një fazë të re. Për Akrepin, shtëpia, familja dhe baza emocionale bëhen fusha shumë të rëndësishme.

Ky kalim prek edhe shenjat e ajrit, Binjakët dhe Peshorja, sidomos dhjetëditëshin e tretë, në mënyrë më mbështetëse, duke hapur rrugë për komunikim, dashuri, krijimtari, udhëtime, studime, projekte dhe rrjete. Shenjat e zjarrit, Dashi dhe Shigjetari, gjithashtu mund ta ndiejnë si mundësi për kontakte të reja, vizion dhe lëvizje drejt së ardhmes.

Astrologjikisht, kjo ditë nuk është thjesht ditë për një veprim praktik; është ditë për të kuptuar ndryshim drejtimi. Mund të ketë takim me dikë që më vonë merr rëndësi. Mund të ketë një ide për projekt, rrjet, teknologji, komunitet ose grup. Mund të ketë ndjesi se një marrëdhënie ose një rol social nuk është më i njëjtë. Mund të kuptojmë se e ardhmja kërkon më shumë liri dhe më pak varësi nga skemat e vjetra.

Për çështje praktike, dita është e mirë për planifikim të projekteve afatgjata, rrjete sociale, komunitete, teknologji, bashkëpunime, ide inovative, kontakte me grupe, strategji publike dhe vendime që lidhen me të ardhmen. Por për nënshkrime të mëdha, duhet kujdes, sepse ndryshimi i Nyjës është energji shumë karmike dhe jo gjithmonë plotësisht e qartë në momentin e parë.

Në dashuri, kjo ditë mund të sjellë takime të pazakonta, ndjesi fati, marrëdhënie që lidhen me miqësi, distancë, internet, rrjete ose komunitete. Për ribashkim, duhet parë nëse marrëdhënia ka të ardhme reale dhe jo vetëm lidhje karmike me të kaluarën. Për propozim, dita mund të jetë shumë e veçantë, por nuk është klasike romantike; është më shumë ditë për lidhje që kanë element të fatit dhe lirisë. Nuk duhet të përdoret për të kontrolluar dikë.

Për karrierë dhe projekte, dita mund të hapë ide shumë të rëndësishme. Është e mirë për teknologji, rrjete, media, astrologji, shkencë, inovacion, komunitete dhe projekte që lidhen me publikun e së ardhmes. Për financa, duhet kujdes me riskun, sidomos nëse vjen nga entuziazëm për diçka shumë moderne ose të pazakontë.

Duhet të shmangen kapja pas së vjetrës, frika nga ndryshimi, marrëdhëniet që kufizojnë lirinë, rebelimi pa qëllim, vendimet e papritura vetëm për të provuar pavarësi, prishja e bashkëpunimeve pa arsye të qartë dhe investimet në projekte të reja pa analizë. Dita hap drejtim të ri, por kërkon vetëdije.

KËSHILLA E DITËS:
Vëzhgoni me kujdes njerëzit, idetë dhe mundësitë që shfaqen sot, sepse mund të marrin rëndësi gjatë muajve të ardhshëm. Mos u kapni pas roleve dhe marrëdhënieve që ju mbajnë në të kaluarën. Zgjidhni lidhjet që respektojnë lirinë tuaj dhe hapni mendjen ndaj së resë, pa marrë vendime të nxituara vetëm nga ndjesia e fatit.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

https://www.facebook.com/jorgopulla.astrologu

Ju presim…