Afërdita në trekëndësh me Saturnin… Lidhjet bëhen serjoze! Eshtë për mirë?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 17 deri në 21 Maj, Afërdita nga shenja ajrore dhe zjarrtë e Binjakëve në trekëndësh me Saturnin e ashpër tek Ujori. Ky kënd favorizues do ndikojë pozitivisht Dashët, Binjakët, Peshoret, Shigjetarët dhe Ujorët që kanë lindur në dhjetditëshin e parë dhe për sa kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 10 deri në 15 të shenjave të mësipërme.

Kështu këtë periudhë Dashuria nuk përhapet ashtu si e ka tendencën ta bëjë Afërdita tek Binjakët, përkundrazi gjen kuptim dhe themele të forta (Saturni tek Ujori), duke bërë një lidhje që është sprovuar për fortësinë e saj, ndërkohë paralelisht nëse një lidhje fillon tani dhe pjestarët e saj kanë materialet e duhur, atëher “receta” vjen dhe “lidhet”. Paralelisht, komplimentoheni nga persona të rëndësishëm për sa keni arritur deri tani, ndërkohë mundeni të merrni ndihmë nga persona që ndoden më lartë në autoritet apo persona të moshuar (Saturni) dhe nëpërmjet eksperiencave ju bëheni më i mirë në lidhjet tuaja ndërpersonale (Afërdita), duke lënë për pak egoizmin me një anë.

Tani Koha është aleati juaj, vecanërisht në sa cështje sentimentale nuk përparuan, pasi tani shihni më me pjekuri gjërat dhe njëkohësisht ftoheni të gjeni balancat, duke bërë tolerime reciproke me qëllim qëndrueshmërinë. Ndërkohë, nuk jeni në dispozicion të bëni tolerime për c’do gjë, por vetëm për ato lidhjet njerzore që deri tani kanë treguar vlerën tyre. Në përgjithësi, këto ditë sjellin më shumë qetësinë në lidhje, pasi mundet nga njëra anë të humbasin dicka nga flaka e fortë, por nga ana tjetër shkelin në një terren më të fortë. Gjithnjë sigurisht me këshillat që dëgjoni nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

Në përgjithësi, ndikimi pozitiv i Saturnit nga Ujori tek Afërdita këtë periudhë favorizon bashkpunimet dhe kontaktet me personat thelbësorë, cilësie dhe finesse, fundja silleni me moral dhe me sinqeritet, mjafton të mos silleni… ftohtësisht (planetët janë shenja Ajri)! Në fund, ky kënd ju shtyn të bëni hapa më korrekte mbi cështjet ekonomike, nëse doni të shihni portofolin tuaj të mbushet, fundja mundësitë është e sigurt se do prezantohen.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu