Hëna e Plotë tek Akrepi

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Hëna e Plotë në datën 27 Prill 2021 në boshtin Akrepi- Demi është e para super Hënë e Plotë e vitit. Do ekzistojë akoma një në fund të Majit që përshtatet dhe me eklipsin Hënor. Përkufizimi super- Hënë e Plotë përshkruan Hënën e Plotë që ndodhet më pranë tokës, kështu duket (nëse e lejojnë dhe kushtet kohore) më e madhe dhe më e shndritshme në qiellin e natës. Kjo hënë roz, ashtu si i thuanin Amerikarët e vjetër, pasi periudhën kur shkëlqen uranic el një lule vecanërisht roz, “floks” , është një hënë e vecantë, e fortë, sentimentale dhe për disa ndryshuese dhe e rëndë. Do hedhi dritë në ndjenjat më të thella, në ndjeshmëritë dhe pasiguritë tona dhe do na sjellë në kontakt me të vërteta, por edhe ndjenjën tonë të kontrollit dhe fuqisë. Nga ana botësore mund të kemi një varësi në fenomene ekstremisht meteorologjike dhe gjeofizike, por dhe tronditje nga ana politike dhe social dhe ka mundësi cështjet ekonomike dhe të sigurisë të jenë shkak për tension.

Sekrete dhe zbulime

Këndi kryesor i Hënës së Plotë është kontrasti me Uranin që ndodhet tek Demi. Zakonisht Hëna e Plotë tenton të hedhë dritë në errësira… por një henë tek Akrepi nuk I do zbulimet, as zbulimet e sekreteve. Kështu që kini kujdes sekretet tuaja nëse nuk duhet apo nuk doni të zbulohen. Akoma, kjo hënë mund të sjellë disa kuptime nga në nivel më të thellë dhe të ndikojë aksionin tonë. Nuk do jetë e lehtë të menaxhojmë tensioni nga njëra anë, nga ana tjetër mund të na tregojë një mënyrë alternative për të gjetur zgjidhje në probleme presionuese.

Hëna e Plotë ndryshuese në boshtin Akrepi- Demi do na brë më të shqetësuar, ndërkohë mund të shkaktojë tensione në lidhjet tona apo të na drejtojë në përplasje. Nga ana tjetër kjo hënë na jep mundësinë të rilindim dhe na kujton se ndryshimi është e vetmja e qëndrueshme në jetën tonë. Hëna e Plotë krijohet në 27 Prill 2021 në gradën e 7 të Akrepit, pak para se të kthehet në vijë të kundërt Plutoni i errët dhe udhëheqësi i Akrepit dhe na fton të zhvillohemi personalisht dhe shpirtërisht, të transformohemi në fushën që na ndikon. Na kërkon të zbulojmë balancën midis dëshirabe të pasionuara tonat përballë ndjenjës së sigurisë dhe të thyejmë zinxhirat që na mbajnë të lidhur.

Kur Hëna ndodhet tek Akrepi ndjenjat tona janë më të forta. Enthusiazmohemi dhe zhgënjehemi lehtë dhe jemi më të prirur në zënka dhe intriga. Duam të kemi kontrollin dhe dyshimi dhe xhelozia mbizotërojnë. Akrepi simbolizon anën tonë të errët dhe të gjitha ato që mbajmë të fshehur brenda nesh. Gjithashtu lidhet dhe me paratë e të tjerve, kështu që mund të ekzistojnë zhvillime në cështjet ekonomike. Kontrasti që krijon Urani, që është planeti i të papriturës dhe paparashikueshmes, mund të sjellë zhvillime, ngjarje të papritura, ndryshime, impulsivitet, revolucion, por edhe zbulime.

Ndikohen më shumë Demët, Akrepët, Luanët dhe Ujorët e dhjetditëshit të parë.

 

Por le të shohim sesi do ndikojë Hëna e Plotë shenjën dhe horoskopin tonë.

DASHI

C’farë fshihni brenda në shpirtin tuaj, ndjenjat tuaja më të thella apo ëndrrat tuaja, mund të dalin tani në sipërfaqje për ti menduar apo të përballeni me to. Nëse ekziston dicka që ju “ha” gjashtë muajt e fundit dhe e fshehni apo përpiqeni ta mbysni, tani do “përballeni” me të dhe do merrni vendimet tuaja. Mund të vendosni të cliroheni nga një lidhje toksike apo të përmbushni një ëndërr që keni patur dhe nuk guxonit ta thonit. Por për shkak se Hëna e Plotë thekson dhe ndjenjat tona, ndoshta do jetoni një “dramë” me një farë mënyre. Ka mundësi, disa të mos kuptojnë sesi ndiheni apo nëse doni ti jepni një fund një lidhjeje për tu përballur me reagime të forta. Të jeni të përgatitur për gjithcka dhe vecanërisht për tensione dhe zënka. Akoma një fushë e rëndësishme që ndikon Hëna e Plotë janë financat, që do duhet ti vendosni në një rregull. Nuk është periudhë favorizuese për investime, vecanërisht nëse përfshijnë rrezik. Tani do duhet të vendosni në një rradhë borxhet dhe detyrimet tuaja. Kini shumë kujdes menaxhimin e tyre, por edhe c’farë bisedashdo bëni pas cështjeve ekonomike, pasi mund të bëhen shkak zënkash.

 

DEMI

Një Hënë e Plotë në ditëlindjen tuaj pikërisht në shenjën e kundërt nga i juaji, Akrepi, nuk ndikon vetëm ditët e ardhshme apo Javën e Madhe, por të gjithë vitin tuaj të ditëlindjes nëse shenja juaj është nga grada e 4 deri në të 10 të shenjës, domethënë nëse keni lindur në dhjetditëshin e parë. Sigurisht në c’do Hënë të Plotë që na përket, ashtu si ajo ju, kemi kujdes gjithmonë shëndetit, lidhjet, punën. Hëna e Plotë e caktuara realizohet brenda fushën së lidhjeve, të bashkpunimeve dhe të rëndësishmeve të tjera në jetën tuaj. Me një farë mënyrë hedh dritë në një lidhje dhe ju bën të kuptoni shumë gjëra. Kështu mundeni të merrni dhe vendime për vazhdimin e lidhjes ose nga ana personale ose nga ajo profesionale. Mund të shfaqet një zbulim. Apo mundet vendimet ti marri pala tjetër dhe jut i zbatoni ato. Akoma, mund të zbuloni për një person, të cilin e konsideronit shokë ndoshta, se nuk ka qëllimet më të mira përballë jush. Një situatë e papritur ndryshuese është brenda skenareve që shoqërojnë këtë hënë. Ajo që duhet të keni ndërmend është se nuk duhet të fshihni atë që ndjeni. E vërteta juaj do jetë më e rëndësishme për shëndetin e lidhjeve dhe bashkpunimeve.

Ndikimi i Hënës së Plotë është i fortë dhe lidhet me të gjitha lidhjet tuaja ku keni investuar sentimentalisht. Në përgjithësi do bëni një “vlersim” në persona që ju i konsideroni të rëndësishëm në jetën tuaj, për të vendosur nëse kundërpërgjigjen me të njëjtën bujari, besim, sinqeritet dhe besimin që u tregoni dhe ju atyre. Do jeni sentimentalisht të ngarkuar, do ti merrni të gjitha shumë personalisht dhe do kërkoni “sigurinë” e shumdëshiruar në jetën tuaj dhe në lidhjet. Nëse ndjeni se balanca ka humbur në ndonjë lidhjen tuaj, atëher do arrini të shmangni ndonjë debat apo tension në një lidhje erotike apo nja bashkpunim dhe do ftoheni të merrni vendime për të ardhmen e tyre. Të largojmë persona nga jeta jonë është me siguri e dhimbshme, por është cliruese nëse nuk përshtaten në vlerat dhe aspiratat tona.

 

BINJAKET

Hëna e Plotë tek Akrepi ndikon fushën e shëndetit tuaj, të rutinës tuaj të përditshme dhe të punës dhe ju fton të cliroheni nga c’do gjë që nuk ju shërben tashmë. Ose bëhet fjalë për përditshmërinë e punës ose për zakonet tuaja dhe produktivitetin tuaj, duhet të përballeni tashmë serjozisht me këto cështje dhe me qetësi të shihni se ku hecni. Mos ndodhta programi punës tuaj ju rëndon shëndetin ? Mos keni hyrë në vrullin e vetshkatërrimit dhe psikologjia juaj është copë? Nga ku merrni kënaqësi brenda ditës tuaj? Do duhet ti përgjigjeni të gjitha këtyre dhe të ruani vetëm c’farë ju zhvillon. Nuk do ndryshoni jetë dhe zakonet tuaja në një mbrëmje, por disa vendime mundeni ti merrni dhe të bëni një fillim komplet të ri. Gjeni mënyra të zbukuroni ambjentin e punës, por edhe jetën tuaj në përgjithësi. Zgjidhni tashmë një mënyrë të shëndetshme ushqimore dhe vendosni ushtrimet në jetën tuaj. Akoma, kjo hënë mund të sjellë ndryshime në punë, në programin tuaj, por edhe në disa lidhje dhe bashkpunime. Gjithashtu, mund të ekzistojë prapaskenë e theksuar këtë periudhë, kështu që të jeni të kujdesshëm.

 

GAFORRJA

Me rëndësi të vecantë në cështjet e lidhjeve erotike dhe fëmijëve vjen Hëna e Plotë, që do ndricojë shtëpinë e 5 të horoskopit tuaj diellor. Ndoshta disa gjeni mundësinë të shprehni produktivitetin tuaj, të merreni me një talentin tuaj, të besoni, të argëtoheni me fëmijët tuaja. Të tjerë nga ana tjëtër munden tani të ndjejnë nevojën të shprehni dëshirat e fshehura apo të përqafoni një pjesë të vetes tuaj që e mbanit larg vëmëndjeve. Mund të zbulohen disa të vërteta, një lidhje që ishte sekrete dhe tashmë nuk duroni errësirat, ndoshta përsëri të vendosni të flisni për sekrete që rëndojnë shpirtin tuaj, pasi besoni se me këtë mënyrë do cliroheni. Do doni të dalin të gjitha në dritë me c’do cmim. Mund t’ju shqetësojë dhe ndonjë lidhje shoqërore që tani mund të gjykohet rrugëtimi saj.

 

LUANI

Hëna e Plotë e caktuara në 27 Prill prek telat e ndjeshme nëse Diellit tuaj ndodhet nga grada 4 deri në 10 tek Luani, domethënë jeni të lindur në dhjetditëshin e parë. Shenja e Akrepit, në të cilën do ndodhet hëna, është një shenjë e kundërt ndaj natyrës tuaj. Eshtë më e mbyllur në vetvete, sentimental, të mbyllur dhe zgjedhës. Madje aktivizon dy shtëpiat në horoskopin tuaj, atë të karrierës dhe atë të familjes dhe të shtëpisë. Për disa mund të tregojë një ndryshim të rëndësishëm ose profesionalisht ose dhe në cështjet e shtëpisë. Kjo nuk do të thotë se do jetë një ndryshim i keq. Por si shenjë stabile nuk ndalon c’do ndryshim t’ju prishë rehatinë dhe t’ju krijojë paqëndrueshmëri të përkohshme apo dhe pasiguri. Qartazi do keni kujdes cështjet e shëndetit dhe lidhjeve. Nga ana tjetër, mund të dalin në sipërfaqje tani kujtime, dështime të vjetra, ndjenja të vështira dhe t’ju demoralizojë përkohësisht. Por nuk është nevoja ta përjetoni dramatikisht. E kaluara nuk ndryshon, por mund t’ju duket vecanërisht e dobisme nëse dëshironi të shihni në sy të vërtetën dhe nuk fshiheni nga vetja juaj. Nuk do jetë një Hënë e Plotë e lehtë për ju pasi prek shpirtin tuaj dhe ndoshta sjell në sipërfaqje gabime të gabuarës që i rrotulloni në mëndjen tuaj. Ndoshta dhe mund t’ju kapi nostalgjia për persona që nuk ekzistojnë më në jetën tuaj dhe të bjerë psikologjia juaj. Por, kjo nuk do jetë gjëmbi i vetëm i Hënës së Plotë që do t’ju lodhë. Do ekzistojnë tensione, ndoshta dhe ndryshime në lidhjet profesionale dhe ato familjare. Dhe përshkak se të gjithë me këtë hënë do jenë më sentimentalë, nevojitet dipllomaci dhe jo tone të larta. Përpiquni të kontrolloni sa mundeni anën tuaj pushtetëse, pasi nuk do t’ju drejtojë gjëkundi. Mund të keni zënka me partnerin tuaj dhe të trondisni ndjesinë e sigurisë tuaj apo mund të ndryshojnë të dhënat në marrveshje që keni patur në punë dhe tani të kërkojnë nga ju gjëra të ndryshme dhe e gjitha kjo të lodhë sistemin tuaj nervor. Tregoni qetësinë e kërkuar dhe përpiquni të mos shtyheni në shpërthime sentimentale, pasi krisjes që do happen me këtë hënë vështirë do mbyllen në vazhdim.

 

VIRGJERESHA

Hëna e Plotë tek Akrepi nga njëra anë na ndihmon të përforconi vetbesimin tuaj, por nga ana tjetër kjo mund t’ju sjellë në përplasje me personat e ambjentit tuaj. Do keni nevojën të ndiqni ëndrrat dhe qëllimet tuaja me mënyrën tuaj dhe do mbyllni veshët tuaja në kritikat që pranoni për veprat dhe vendimet tuaja dhe ashtu si është e mirkuptueshme kjo do shkaktojë reagime, vecanërisht në ato që tashmë nuk do llogarisni mendimin e tyre dhe sulmimi që do pranoni është e mirqënë. Ju do doni të tjerët të ndjekin ritmin tuaj, por nëse e bëni me mënyrë provokuese do shkaktohen fërkime me personat e ambjentit tuaj, por dhe tek bashkpunuesit tuaj, që ndoshta drejtojnë dhe në ndryshime. Gjithashtu, mund t’ju shqetësojnë cështjet e studimeve dhe arsimimit.

 

PESHORJA

Hëna e Plotë tek Akrepi do ju bëjë ti masni të gjitha dhe paratë dhe ndjenjat. Përcaktimi kufinjve në lidhje dhe financa është i nevojshëm me këtë hënë, por do duhet ta bëni me kujdes për të mos ekzistojnë reagime. Do merreni me të ardhurabet dhe shpenzimet duke u përpjekur të vendosni në një rregull, por dhe të gjeni mënyra të kurseni para. Dëshira juaj tëe shihni një program në jetën tuaj dhe të kuptoni se ku shkojnë paratë tuaja, ndoshta përbën shkakun për zënka me kolegë apo  me partnerin tuaj. Në përgjithësi do jeni në një fazë ku do përpiqeni të zbuloni c’farë ndodh nën sipërfaqje, jo vetëm në portofolin tuaj, por edhe në lidhjet tuaja me të tjerët dhe mund të ekzistojnë zbulime në lidhje dhe bashkpunime që do t’ju drejtojnë në vendime, të cilat nuk do jetë të lehta dhe do hyni në dilema.

 

AKREPI

Hëna e Plotë e 27 Prillit realizohet në shenjën tuaj të dashur Akrepë dhe ndikon më shumë sa kenë Diellin tuaj nga grada e 4 deri në të 10 të shenjës tuaj. Kontrasti me Uranin, që është këndi kryesor i kësaj hëne, mund të sjellë shumë të vërteta në sipërfaqje aq për lidhjet tuaja aq edhe për ato që fshihni ju brenda jush. Eshtë një Hënë e Plotë e fortë që mund t’ju bëjë të jeni më sentimentalë këto ditë të Javës së Madhe, më të pasigurt apo më të ndjeshëm ne krahasim me atë që keni në përditshmërinë tuaj. Por është dhe një Hënë e Plotë që mund t’ju bëjë të zbuloni fuqinë dhe forcën tuaj personale që disa herë injoroni. Cështje lidhjesh dhe shëndeti do duhet të kujdesen vecanërisht. Tendenca për tensione dhe përplasje do jeni më të fortë nga e Diela deri të Mërkurën.

Me Hënën e Plotë në shenjën tuaj ndryshimet janë pothuajse të mirqëna dhe ndoshta të ndiheni të ngatërruar dhe psikologjikisht të presionuar. Do jeni sentimentalisht të ngarkuar dhe c’do program që do prezantohet do e përballeni me zemrën tuaj dhe jo me llogjikë dhe kjo do ju japë shtysë. Përforcimi do jetë i fortë, kështu para se të vendosni për dicka apo para se të drejtoni ndonjë bisedë në rrugë pa dalje, do duhet fillimisht të keni sqaruar në mëndjen tuaj c’farë doni. Keni nevojë të theksuar të ndjeni siguri në lidhje dhe bashkpunime dhe dëshironi t’ju ntregojnë dhe të tjerët vlersimin e tyre menjëherë. Sqarimet që ju dëshironi, ndoshta të tjerët të mos jenë të gatshëm ti bëjnë dhe situata të drejtojë në përplasje. Jeni ëm të fortë nga vështirësitë dhe e dini, thjesht jepini dhe të tjerve kohën që kanë nevojë. Kujdes dhe shëndetit.

 

SHIGJETARI

Hëna e Plotë kërkon më shumë kujdes në shëndet, por dhe në lidhjet profesionale. Tani do mendoni se një nivel më i brëndshëm c’farë është ajo që ju mbush, cilët janë tensonat që doni pranë jush dhe sesi do gjeni paqjen dhe qetësinë në jetën tuaj. Hëna tek Akrepi do krijojë një krisje sentimentale, që ama do ju ndihmojë për të parë të dhënat më qartë. Periudhën e fundit vraponi dhe nuk arrini dhe nuk ia dilni të gjykoni c’farë dhe kush ia vlen. Puna, dëtyra, detyrimet, ju kanë thithur dhe nuk jetoni. Ndaloni pak, shplodhuni dhe gjeni c’farë ka kuptim për ju. Mbyllni veshët tuaja në kërkesat e të tjerve dhe shihni nevojat tuaja dhe sesi do përparoni me lidhje të shëndetshme dhe bashkpunime dhe rrethana të sakta në përditshmërinë tuaj. Lëreni të “sëmurën” pas dhe kushtojini rëndësi shëndetit dhe situatës tuaj fizike që keni lënë pasdore. Kushtojini rëndësi vetes dhe dojeni atë. Konsumoni ushqime të shëndetshme, dilni në natyrë, hecni dhe lëreni trupin dhe mëndjen tuaj të shplodhet. Dhe atëher zgjidhjet do dalin dhe vendimet do jenë të sakta.

 

BRICJAPI

Hëna e Plotë ndikon lidhjet personale, erotike apo shoqërore, por duke sjellë në disa raste tension dhe ndryshime. Nga njëra anë do jeni social, do doni të kontaktoni me shokë dhe të njohur, ndodhta dhe nga e kaluara, por do keni një tendencë të krahasoni veten tuaj me të tjerët dhe ndoshta nga një bisedë e gabuar të devijojë biseda. Por dhe në punë do duhet të keni kujdes lidhjet tuaja me kolegët tuaj, pasi ambicja juaj do jetë e lartë dhe së bashku me një ndjenjë xhelozie dhe konkurimi që do ju pushtojë, mund të bëjë fjalën tuaj të ashpër dhe të ekzistojnë përplasje. Në përgjithësi kjo javë do jetë presionuese dhe në financat tuaja, kështu që tregoni korrektesën e nevojshme në shpenzime dhe blerje.

 

UJORI

Hëna e Plotë e Prillit në 27/4 ju prek të dashur Ujorë, vecanërisht nëse Dielli juaj ndodhet nga grada e 4 deri në të 10 të shenjës tuaj. Ndikon kryesisht fushën e karrierës, por edhe të familjes dhe të shtëpisë dhe përbën ndoshta një pikë ku mund të shfaqen ndryshime të papritura. Ka mundësi të merrni dhe ju vetë vendimin për një ndryshim në karrierën tuaj apo të përfundoni një angazhim profesional, që ju merrte energji pa ju sjellë fitime thelbësore. Nga ana tjetër mund të përfundojë tani një përshtatje të kohës të caktuar. Por, me të njëjtën mënyrë papritmas mund të vijë një propozim i ri apo një ide e re për dicka që mund t’ju enthusiazmojë. Ndryshime mund të shfaqen dhe në shtëpi. Për shembull, mund të nevojitet të ndryshoni shtëpi, të zhvendoseni apo për shkak të një pune të re që mund ta bëni në një pikë tjetër gjeografike të nevojitet përkohësisht të braktisni shtëpinë tuaj.

Pranoni ndikimin e fortë të Hënës së Plotë në boshtin e karrierës – familjes dhe ndoshta nuk do arrini të shamngni tensioned he kundërshtime. Mund të ekzistojnë ndryshime të papritura që ju ndikojnë të ardhmen në punën tuaj dhe të duhet të merrni vendime nën klimën e ngarkesës sentimentale. Me ndonjë mënyrë karriera juaj mund të ndikojë lidhjen me partnerin tuaj apo familjen tuaj, pasi do ndryshojnë disa të dhëna. Mund të ndryshoni postin apo të duhet të transferoheni në një vënd tjetër apo të shkoni dhe jashtë vëndit dhe kjo situatë të krijojë probleme në lidhjen tuaj. Nga ana tjetër , mundet këto ndryshime të lidhen me shtëpinë tuaj dhe të ndikojë dhe punën tuaj. Do duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos nxitoheni as në vendimet tuaja, as edhe në zhvendosjet tuaja.

 

PESHQIT

Ndoshta do ju trondisi kjo Hënë e Plotë dhe do ju bëjë të gjeni mënyrë për tu zhvilluar. Disa ndryshime të papritura që do ju presionojnë, ose në financat ose në punë, do ju bëjnë të “detyroheni” të merrni vendime për të ardhmen. Pavarsisht do keni programe presionuese dhe ndoshta tone të lartë në punë apo shtëpi, ju do mendoni vazhdimisht c’farë mundeni të ndryshoni dhe sesi do zgjeroni aktivitetet tuaja për të bërë përparim. U mërzitët kufizimet që vetë ju I keni imponuar vetes tuaj dhe tashmë doni të gjeni këndvështrime të tjera për të bërë hapa përpara, pa frikë dhe me shumë pasion. Jeni lodhur të shqetësoheni aq shumë për të tjerët dhe të gjitha dhe të qëndroni të mbyllur dhe të trembur në strofkën tuaj. Tashmë do kërkoni eksperienca të reja dhe do provokoni më shumë fatin tuaj.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu