
Dashi :
Letra Taro: Ylli
♥Ribashkimi: Do merrni një telefonat në një moment të papritur ose do merrni një propozim për takim. Përfundon ndarja, ju dëshironi ketë takim në mes të javës ta përfundoni me një ribashkim.Diskutimet,rrefime,shpjegime do të çojë në një rivlerësimte lidhjës, rifillojnë ndjenjat mes jush dhe personit qe ju intereson.
♥Njohje e re: Entuziazëm do ju shkaktojë personi i ri qe do të njifni,takimi juaj aksidentale do të zhvillohet në një mjedis intime dhe familjare. Interesi do të jetë i përbashkët, shumë elementë të përbashkëta më stilin dhe karakterin tuaj. Lereni tërheqjën e përbashkët të bëjë punën e saj,më këtë person do të përshtateni më se miri.
♥Lidhja – Martesa: Nga rastesia do të nisin disa rrëfime mes jush dhe partenerit tuaj ,ju do të flisni për lidhjën tuaj më seriozishtdhe do të filloni projekte të reja. Nga mesi I javës do të filloni planet për të ardhmën dhe do të vazhdoni të dashur edhe më të bashkuar se kurrë.
Demi :
Letra Taro: Perandori
♥Ribashkimi:Mbaron pasiviteti, këtë javë do të hapën rrugët tuaja, me veprime të shënjestruara do të shfrytëzoni rastet dhe ngjarjet. Qëndrimi juaj do të jetë dinamik, lëvizjet tuaja të sakta dhe të kujdëshme do japin rezultat.Kaloni në propozime të drejtpërdrejta dhe do të merrni përgjigje pozitive.
♥Njohje e re: Personi që do njifni do të impresionohet nga stili dhe personaliteti juaj, fjalët që dëgjoni do të ndihmojnë të krijoni vetbesim.Me vrullin dhe dinamizmin qe keni fokusohuni të propozimet direkte, tani qëllimi qe ju do të vendosni do të realizohen.Merrni vendim për të jetuar këtë marrëdhënie të re me ndjenja,liri,pa frikë dhe mëdyshje.
♥Lidhja – Martesa: E guximshme dhe rinovuese do të jetë humori juaj,do të jeni në gjendje të ndikoni pozitivisht partnerin tuaj. Brenda kësaj jave, ju do të veproni në mënyrë dinamike për të ndryshuar aspektet negativ të marrëdhënies tuaj. Vendimet që do të merrni do të jenë krijuese, ndoshta dhe radikale.
Binjakët:
Letra Taro: Përmbajtja
♥Ribashkimi: Nën kontrollin tuaj do të jenë reagimet tuaja, ju do të jeni në gjendje të mendoni në mënyrë metodike dhe të lëvizni me kujdes,këto element do të çojnë në ribashkim.Takimi që do realizohet më personin që ju deshironi do të mbyllet me rezultat pozitiv, rilidhja që ju kërkoni do ta arrini.
♥Njohje e re: Personi i ri do të bëjë paraqitjen e tij, edhe pse reagimet mes jush do të jenë të kujdesshme dhe të matura , por në mënyrën që të zbuloni interesin tuaj të përbashkët.Ky person do të jetë në gjendje të dominojë jetën tuaj sentimentale të përditshme,nëse nuk do të bëni gabimin të fshihni terheqjën tuaj, atëherë lidhja është e mundshme.
♥Lidhja – Martesa: Të organizuara dhe metodike do të jenë lëvizët tuaja,kështu që do të jeni në gjendje për të orjentuar marrëdhënien tuaj me partenerin në drejtimin e duhur.Iniciativat qe do ndërmerrni do të sjellin stabilitet emocional dhe do të përfundojnë një mosmarrëveshje apo një çështje negativ,qe ju krijonin vështirësi dhe tensione.
Gaforrja:
Letra Taro: Magjistari
♥Ribashkimi: Ngjarje të rastësishme, të kombinuara me ndjenjat të përbashkëta do të sjellin më në fund ribashikim mes jush dhe ish partenërit.Rastësisht ju do të gjeni veten në një takim me partnerin tuaj të mëparshëm, duke rrëfyer ndjnjat e sinqerta dhe zemra do t’i japë zgjidhje të menjëhershme problemit apo arsyes ju ndau. Mbërrin bashkimi juaj përfundimtar.
♥Njohje e re: I bukur dhe tërheqëse do të jetë personi i cili do të bisedoni në një moment të rastesishëm dhe të papritur.Më këtë person do të bini në dashuri, menjëherë do të fitojë zemrën tuaj,do të ekzistojë një ton erotike mes jush.Komplimentet dhe ngjarjet e nxehta do të tregojnë fillimin e lidhjës tuaj.
♥Lidhja – Martesa: Duke dalë nga gjendja e pesimizmit, faktet do ju ndihmojnë të rifitoni forcën dhe optimizmin tuaj. Largoni pengesat dhe hapni rrugën drejt stabilitetit dhe sigurisë, tani do të merrni atë që ju doni.
Luani:
Letra Taro: Bota
♥Ribashkimi: Fti do ju ndihmojë qe të rilidheni me partnerin tuaj të mëparshme, ngjarje të papritura do të ju bëjnë të takoheni rastesisht përsëri. Vjen ribashkimi,në këtë mesjavë do te merrni fjalët e hidhura që keni thenë dhe do të filloni nje cikel të dytë për dashurinë tuaj .
♥Njohje e re: Një person i ri do të shfaqet në jetën tuaj të përditshme. Dashuria e re do ju hapi rrugën për një të ardhme të suksesshme dhe afatgjatë. Këtë javë do të takoheni me personin që do të bëhet shoku juaj,do të përshtateni,do të bini në dashuri dhe do të zbuloni se ky person do të bëhet njeriu juaj I zemrës.
♥Lidhja – Martesa: Behuni gati, këtë javë ju do të realizoni një dëshirë të madhe, nuk përjashtohet një çështje lidhje.Faktet, veprimet dhe personat do të lëvizin në favorin tuaj, kushtet për ju do të jenë të favorshme dhedo të ndiheni me fat.Kërkoni me vendosmëri dëshirat tuaja,tregoni besim tek personi që doni dhe do të keni një rezultat të lumtur.
Virgjëresha:
Letra Taro: Ruleta e fatit
♥Ribashkimi: Virgjëresha ime e dashur,kjo javë do të jetë me fat, ju dilni nga mënyra kufizuese e të menduarit.Në fillim të gjashtë ditorit ju dhe bashkëshorti juaj i mëparshëm do të keni një takim të rastësishëm. Të dy do të keni nevojën dhe dëshirën për të lënë egot mënjanë dhe të përqëndroheni në ndjenjat tuaja, fjalët që do ju drejtojnë drejt rilidhjës.
♥Njohje e re:Fati do sjelli përpara jush personin simpatik që do ju pushtojë dhe ndoshta bini në dashuri. Ky person i ri që do të takoni do të nisi një marrëdhënie të qëndrueshme,më ndjenja dhe interesim reciprok. Biseda juaj e parë do të përfundojë me një propozim, që do të simbolizojë fillimin e ri të një lidhje dashurie.
♥Lidhja – Martesa: Java e juaj do të jetë plotë surpriza, krijuese dhe me shumë fat. Një ngjarje e këndshme dhe e papritur do ju japë gëzim ju dhe bashkëshortit tuaj,gje që do të përforcojë ndjenjat mes jush. Së bashku, ju merrni vendime për të ardhmën, do të flisni sinqerisht për vendime përfundimtare dhe formalizuese.
Peshorja:
Letra Taro: Priftëresha
♥Ribashkimi: Telefonata që merrni dhe fjalët e pendimit që do të dëgjoni do të ndryshojnë dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Situatat dhe ngjarjet e reja do të bëjnë që të kuptoni se ish-partenëri i juaj nuk ka pushuar të jetë i interesuar për ju dhe kjo do të jetë e barabart me rilidhjën tuaj.
♥Njohje e re: Brenda javës do të gjejë guximin për të shpëhur ndjenjat person qe ju intereson, i cili deri më tani ishte vetëm mik.I qartë dhe I drejtpërdrejt do të jetë qëndrimi që do të mbajë para jush,ajo që ju dëgjoni është e vërtetë, në dorën tuaj do të jetë nëse do të vazhdoni ketë lidhje.
♥Lidhja – Martesa: Diskutimi i sinqertë mes jush dhe bashkëshortit tuaj do ju ndihmojë të zgjidhni keqkuptimet, të justifikoni gabimet, të gjeni shkakun e situatave negative. Tani do të mësoni të dy atë që duhet të shmangni se çfarë është ajo që mund t’ju mbajë të bashkuar dhe në përputhje me rrethanat,ju do të merrni vendimet tuaja.
Akrepi:
Letra Taro: I vetmuari
♥Ribashkimi: Mbyllja dhe largësia do të jetë qëndrimi juaj ndaj ish bashkëshortit tuaj.Ketë javë ai do të ndërmarrë hapin për t’ju thirrur dhe për të biseduar, por më mirë ta mbani zemrën mbyllur. Nevoja juaj themelore është që të japni kohë ngjarjeve do të refuzoni për të zbuluar mendimet dhe ndjenjat tuaja.
♥Njohje e re: E hapur do të jetë mundësia e një njohje të re dhe ju nga ana juaj nuk mund të shfrytëzoni ate. Një person i ri do të gjejë një mënyrë për t’u afruar me ju, është mirë të mos jeni indiferentë ndaj interesit që do tregojë. Lëvizin ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, por mos u nxitoni të refuzoni raste të ndryshme qe mund të shfaqen.
♥Lidhja – Martesa: Sjellja juaj ndaj partnerin do të jenë e qetë por kjo nuk do të thotë që do të jetë e hapur ose e qertë. Heshtja do të jetë qëndrimi juaj, nuk do të lini hapësirë për diskutime analitike.Mos u largoni nga personi që doni, merrni mundimin për të zbuluar shqetësimet ekzistuese.
Shigjetari:
Letra Taro: Arma
♥Ribashkimi: Unë sugjeroj që ju të veproni drejtpërsëdrejti, Shoku im Shigjetar, do ju jepet mundësia për të marrë drejtimin e zhvillimeve në duart tuaja. Nëse ende e doni dhe mendoni për ish-bashkëshortin tuaj, atëherë përfitoni nga rasti që do ju jepet për takimi. Në këtë fazë do të jetë i gabuar në qoftë se ju uleni me duart kryq,shfrytëzoni mundësinë dhe lëvizin për të arritur një sqarim përfundimtar të gjerave.
♥Njohje e re: Nepërmjet ngjarjeve te paparashikueshme do të gjeni veten duke biseduar me një person tërheqëse,i cili do të terheqi vëmendjen tuaj.Merrni hapin për t’u afruar dhe për të shfaqur interesin tuaj direkt ose më mënyrë indirekte. Përgjigja që ju të merrni do të jetë veçanërisht e kënaqshme, zhvillimet do të çojë në takime.
♥Lidhja – Martesa: Merrni iniciativa për të shkuar përpara drejt vendime përfundimtare, ngjarjet do të jenë të favorshme kryesisht në çështjet rreth formalizimit e lidhjes. Partneri juaj do ta vlerësojë dinamikën tuaj, do të besojë në gjykimin tuaj, tani do të keni mundesinë për të drejtuar marrëdhënien tuaj atje ku dëshironi.
Bricjapi:
Letra Taro: Dielli
♥Ribashkimi:Bricjapi im,me ish- bashkëshortin tuaj do të shkoni drejt një fillim të dytë. Kjo javë do ju sjelli një takim nga afer, rrëfimet e ndershëm dhe të sinqerta do ju ndihmojë të jepni premtime që do të hapin në thelb një cikel të ri dashurie.
♥Njohje e re: Duket person i cili do të jetë i përshtatshëm për preferencat tuaja, mënyra që do ju afrohet dhe në përgjithësi sjellja që do të ketë me ju do të nxisë,do të arrijë të vjedhë zemrën tuaj. Ky person do të fitojë simpatinë dhe dashurinë tuaj, nëse ju lini ngjarjet të zhvillohen pa ndaluar rrjedhën e tyre, ju shumë shpejt do të filloni një lidhje .
♥Lidhja – Martesa: Zbulimet e partnerit nepër biseda do ju bëjnë të mësoni gjëra që do largojnë dyshimet dhe do të keni me tepër besim. Rrëfimet do të lehtësojnë gabimet apo pasigurit.
Ujori:
Letra Taro: Shenjtori
♥Ribashkimi: Do të keni një takim të rastësishëm me të kaluarën tuaj erotike, habia do të jetë e madhe. Që nga fillimi i bisedës tuaj, fjalët do të jenë të sinqerta dhe të ngrohta. Është shumë e mundshme që para mbylljes së javës, një ribashkim do të jetë i mundshëm.
♥Njohje e re: Një perspektivë e re do të krijohet në jetën tuaj mes takimeve te reja që do të bëni. Rastësisht do të hapet bisedë me një person simpatik qe do të arrijë tju frymëzojë besim, ju do të bëni shumë mirë të jeni të hapur ndaj takimeve të mëtejshme. Ky person do ju propozojë për një lidhje.
♥Lidhja – Martesa: Nëse ka një problem specifik në marrëdhëniet tuaja do të zgjidhet. Çështja zgjidhet që kanë krijuar grindje dhe irritime mes jush, nga mesi I javës do të vijnë në dritë një e vërtetë, ju do të jeni te bindur se ajo që ekziston mes jush është dashuria e vërtetë dhe nuk duhet ta helmoni ate me dyshime të kota.
Peshqit:
Letra Taro: Kulla
♥Ribashkimi: Dialogu që do keni me partnerin tuaj të mëparshme do të shfaqi ndjenja dhe situata që mund të mos i dinit për momentin. Do të takoheni, do të hapë një diskutime të guximshme për ju të dy, ju do të arrijni të vini disa gjëra në vendin e duhur. Në thelb do të keni rrëfime qe do ndryshojnë pikëpamjet dhe vendimet tuaja.
♥Njohje e re: Brenda javës do të shfaqet personi që do të nxisi interesin tuaj, por ngjarjet mund të ngatërrojnë zemrën tuaj. Ky person i ri do ju vështirësojë,mund të ketë çështje që mund të ju vënë në testet emocionale. Tërheqja juaj e dashurisë do të jetë reciproke dhe intensive, por nuk do të mungojnë dyshimet .
♥Lidhja – Martesa: Ndoshta ju grindet me partnerin tuaj, por mos u zhgënjeni.Do të dalin në sipërfaqe të vërteta,që vijnë për t’ju ndihmuar të dilni nga iluzionet dhe mashtrimet. Në fund rezultati do të jetë pozitiv dhe do të gjeni zgjidhje me vendime serioze.