Ndikimi i Afërditës tek 12 shenjat e horoskopit

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

                          Ndikimi i Afërditës tek 12 shenjat e horoskopit

 

Duke vazhduar përkushtimin  tonë ndaj Afërditës do t’ju sjellim ndikimin e saj në 12 shenjat. Fillojmë nga vendosjet e saj më të rëndësishme.

 

Vendi                               Shenja

Sovranitet                    Demi-Peshorja

Dobësia                       Akrepi-Dashi

Lavdia                          Peshqit

Rënia                           Virgjëresha

 

Afërdita ka sovranitet tek Demi dhe Peshorja duke i dhënë cilësitë e saj si: dashuria, kujdesi, sensualiteti dhe shpirtin e bashkëpunimit. Tek lavdia ajo punon më shumë, kështu kur gjendet tek Peshqit bën që të fluturojnë në qiej dashurie, të bashkëpunojnë të kuptojnë dhe të flijohen për të tjerët. Kur gjendet tek Akrepi dhe Dashi gjendet e dobët duke u dhënë  një mundësi për t’u pasuruar mes rrezikut. Tek Virgjëresha është në rënie, kështu që duhet kujdes se shkakton dëshirë kritike, por jep dhe cilësi pozitive si ndjenjë të mirë humori  dhe  pastërtie.

 

Afërdita në shenjën e Dashit (dobësia)

Tek burrat: Ngacmon ndjenjën e rrëmbimit tek burri duke e bërë një gjah të adhuruar. Por dhe një ndjenjë të rrëmbyer sjelljeje.

Tek gratë: Ngacmon ndjenjën e sigurisë duke e bërë atë që shumë herë të reagojë si burrë sesa si grua. Kjo ndodh shpesh me gratë që merren me biznes.

 

Afërdita në shenjën e Demit. (Sovranitet)

Tek burri: Ndikon në mënyrën se si dashuron dhe shprehet. E bën të qëndrueshëm dhe serioz.

Tek gruaja: Ndikon në krijimin e miqësive, e ndihmon të ketë sukses, të merren me bukurinë dhe me modën. Prezencën ajo e vë në plan të parë.

 

Afërdita tek Binjakët

Tek burri: Ndikon  në marrëdhënien mes shpirtërores dhe dashurisë. E ngatërron pak e herë-herë bëhet shok me të dashurën e tij, duke i bërë flirt shoqes së tij.

Tek gruaja: Ndikon në lidhjet  me pasurinë dhe udhëtimet. E bën të njohë gjithçka të veçantë dhe i hap rrugët për studime jashtë shtetit.

 

Afërdita në shenjën e Gaforres

Tek burrat: Ndikon pjesëmarrjen e tij në familje, duke shfaqur një dashuri pothuaj nëse shpreh dashurinë në kuzhinë.

Tek gratë: Ndikon në marrëdhënien e saj me familjen dhe shtëpinë, duke i dhënë vendin e kuzhinieres së mirë dhe të dekorueses së mirë.

 

Afërdita në shenjën e Luanit

Tek burrat: Ndikon në marrëdhënien e tij me zhvillimin. Në shumicën e rasteve del në rolin e komandantit në çdo bashkëpunim dhe shumë herë një komandant i adhuruar e me shpirt.

Tek gruaja: Ndikon në marrëdhëniet e saj me mjedisin duke ia kthyer atë asaj në një burim dashurie, tërheqjeje dhe njohjeje.

Afërdita në shenjën e Virgjëreshës (rënia)

Tek burri: Ndikon në marrëdhëniet e tij me veten, duke e bërë më të veçantë, me humor, me ndjenja të pastra dhe një biznesmen të shkëlqyer.

Tek gruaja: Ndikon në marrëdhënien e saj me shoqërinë që e rrethon , do ta  bëjë atë një person tepër të dashur e miqësor, apo një llafazane të bezdisshme .

 

Afërdita në shenjën e Peshores (Sovranitet)

 

Tek burri – tek gruaja: Ndikon martesën dhe çdo lidhje tjetër me seksin e kundërt, dashurinë për jetën e qetë, dëshirën për të bërë dhurata që njerëzit rreth tyre të ndjehen të lumtur, shtytjen drejt arteve të mira ( Afërdita ka treguar shumë artista) si dhe marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorët, me eprorët etj.

 

Afërdita në shenjën e  Akrepit( Dobësia)

Tek burrat – tek gratë: Ndikon në seksin dhe në marrëdhëniet me partnerin. Është Afërdita ajo që i bën të kenë kujdesin e veçantë të shokut të tyre, interesohen për  për një kontakt të mirë erotik,  janë të përkryer në marrëdhëniet me të tjerët, biznesmen shumë të mirë dhe specialistë në banka apo në çështjet ekonomike.

 

Afërdita në shenjën e Shigjetarit

 

Tek burri: Ndikon në mënyrën e të menduarit duke e bërë pak të rrëmbyer dhe të pamatur. Por bëhet një mbrojtës i fuqishëm i të pamundurës.

Tek gruaja: Ndikon në marrëdhënien e saj me natyrën duke bërë atë një adhuruese të natyrës, por shumë herë dhe anëtare në organizata të ndryshme ekologjike.

 

Afërdita në shenjën e Bricjapit

 

Tek burri: Ndikon në lidhjen e tij me të kaluarën dhe me  të afërtit e tij, duke e shndërruar në një zotëri të vërtetë. Sigurisht e bën dhe një karrierist me besim në vetvete.

Tek gruaja: Ndikon erotikën e saj duke e drejtuar atë drejt burrave me moshë më të madhe apo të ngritur ( nga ana shoqërore apo ekonomike)

 

Afërdita në shenjën e Ujorit

 

Tek burri: Ndikon në dëshirën miqësore, në ndjenjën e humorit apo të lidhjeve siç është  martesa.

Tek gruaja: Ndikon në ndjenjën e pavarësisë e stimulon beqarinë, e bën të largohet nga marrëdhëniet e zakonshme erotike, duke përfunduar në gjëra të çuditshme.

 

Afërdita tek Peshqit (Lavdia)

 

Tek burrat: Ndikon në ndjenjat dhe në ndjeshmërinë e tij duke e bërë një nazeqar të ëmbël dhe një partner të çiltër. I pëlqen deti dhe udhëtimet.

Tek gratë: Ndikon në jetën sentimentale duke e bërë atë shumë të ndjeshme. Ëndërrimi dhe romantizmi shumë herë e nxjerrin jashtë realitetit.               

Shiko gjithashtu