Marsi në gjashtkëndësh me Uranin

Nga data 20 deri në 29 Maj, në shenjën sentimentale të Peshqëve, krijon gjashtkëndësh me Uranin nga Demi, një kënd favorizues për Demat, Gaforret, Akrepat dhe Peshqit që kanë lindur dhjetditëshin e parë dhe pë rata që kanë horoskop ose planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 5 deri në të 10 të shenjave të mësipërme.

Kështu që , këtë periudhë mund të arrini shumë në nivel produktiviteti, pasi tashmë do të reagoni në mënyra unike në krahasim me më parë, dhe do të kombinoni imagjinatën (Peshqit) dhe modernen (Urani). Keni më shumë vetëbesim, por dhe tendencat më të forta për pavarësi dhe liri, pasi tashmë do të reagoni në mënyrë të theksuar në provat e të tjerëve, nëse paralelisht do të ndjeni se ju manipulojnë. Gjithashtu, sjellja juaj ndaj të tjerëve ndoshta është sulmuele, sepse do të përpiqeni të siguroni lirinë tuaj, si tregoni Urani, para se të pranoni kundërshtime.

Eshtë periudhë që jeni më të fuqishëm, të vendosur dhe impulsive.Në të njëjtën kohë, jeni më bujarë, falë ndjesisë tuaj të lartë njerëzore, ndërkohë që ndjeni nevojën për zbuluar (Urani) mënyrën që do të kërkoni ato që ndjeni se janë tuajat (Marsi).Kështu që tani, do të kundërpërgjigjeni më shpejtë dhe impulsivisht, ndërsa reflekset tuaja janë mprehur, kështu që do të jeni më efektiv në aktivitetet tuaja.Ju keni shumë energji dhe gjallëri për të kanalizuar përparimin dhe ndryshimin.

Sidoqoftë, mbani mend që Peshqit ndonjëherë "mbyten" në fantazi dhe ëndrra të ditës, ndërsa Demit nuk i pëlqen të ndryshojë, kështu që është më e mençur të kanalizoni të gjithë këtë energji për të korrigjuar atë që ndodhi në të kaluarën dhe mos hezitoni të përfitoni nga mundësitë që do të vijnë në rrugën tuaj. Por nëse këto janë sipërmarrje plotësisht të reja, atëherë më mirë studioni të gjitha aspektet! Në fund të fundit, tani do të funksiononi në mënyrë të vecantë dhe është e sigurt që kërkoni të provoni momente më të forta, larg rutinës!

Shiko gjithashtu